Skënderbeu blindon vendin e parë, mposht 1-0 Flamurtarin. Por ka polemika

February 9, 2018 20:16

Skënderbeu blindon vendin e parë, mposht 1-0 Flamurtarin. Por ka polemika

Kryendeshja e javës së 19 në stadiumin ‘Skënderbeu’ mes korçarëve dhe Flamurtarit, pa të triumfojnë vendasit me rezultatin minimal 1-0.

Ky 3 pikësh e shkëput Skënderbeun në krye të renditjes, me plot 11 pikë diferencë nga vlonjatët, që mbajnë përkohësisht vendin e dytë, çka bën që skuadra e Dajës të jetë më e qetë në rrugën drejt titullit kampion.

Ishte një takim nga i cili pritej shumë, por në fushë u panë dy skuadra të kujdesshme, që mundoheshin të mbyllnin hapësirat e kundërshtarëve. Korçarët patën disi më tepër iniciativë, ndërsa te Flamurtari, dy debutuesit e ardhur me shumë bujë, Tounkara dhe Muarem Muarem, nuk arritën të lënë gjurmë, duke qenë shumë larg pritshmërive.

Goli erdhi vetëm në minutën e 82-të dhe u shënua nga Gjergji Muzaka, që shfrytëzoi mjaft mirë një top në rrëmujë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Duket se edhe këtë herë nuk do të mungojnë polemikat, pasi vlonjatët protestuan gjatë për faullin që akordoi gjyqtari, dhe që solli në vijim golin. Edhe në momentin e golit, pak para se Muzaka të dërgonte topin në rrjetë, pati një goditje nga James, që dukej në pozicion të dyshimtë jashtë loje, gjë që u pretendua edhe nga portieri Nurkoviç.

Gjithsesi, në fund buzëqesh Skënderbeu, që vijon të shkëputet nga ndjekësit e tij dhe nga java në javë, afrohet më shumë me titullin kampion.

Pas fitores së sotme, skuadra e Skënderbeut shkon në kuotën e 43 pikëve, duke diktuar edhe më fuqishëm këtë kampionat. Me një epërsi prej plot 11 pikësh nga vendi i dytë ku ndodhet pikërisht Flamurtari, bardhekuqtë kanë mbërthyer me një dorë trofeun. Nga ana tjetër, skuadra e Flamurtarit ka menaxhuar për pjesën më të madhe të ndeshjes të mbajë të paprekur portën, edhe pse iu imponua lojës së Skënderbeut, duke u kundërpërgjigjur vetëm me gjuajtjet e Alves, gjithsesi pa rezultat. Tashmë vlonjatët rrezikojnë edhe vendin e dytë në klasifikim, me ndjekësit që ndodhen shumë pranë.

a.s/dita

February 9, 2018 20:16
Komento

1 Koment

  1. spata February 10, 10:11

    Pamvarsisht ankesave ne drejtim te arbitrit Flamurtari beri nje ndeshje apatike .rastet nuk munguan nga te dy palet ku Flamurtari edhe ne vijen fatale nuk shtynte topin ne rrjet .
    Arbitri u cfaq asnjanjes por ndihmoj Skenderbeun ne momentin qe duhej .Dha kartona kunder Skenderbeut qe nuk paraqisnin rrezikshmeri dhe e kompesoj para portes se Flamurtarti .
    Ja ky eshte futbolli i Armandos .Edhe gol te bente Flamurtari Skenderbeu do te fitonte .
    Kam dhe nje sygjerim ne se e lexojne komentatoret . Te jen shume te kujdesshem kur komentojne . Fjalori eshte i dobet dhe zgjedhin fjale qe perdoren neper kopshtet zoologjik . Ujqrit e bores thuhet per Skenderbeun . Korcaret si popull sngjajn fare si ujqer. Jan me te edukuarit ne kopshtin zoo te shqiptarve. Po per Kuksin pse nuk thone Ariu i shpellave e per Durrsin peshkaqent e detit .Futjani se i han shqiptaret te gjitha .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*