Skënderbeu dhe Laçi drejt gjysmëfinaleve të Kupës

January 31, 2018 17:10

Skënderbeu dhe Laçi drejt gjysmëfinaleve të Kupës

Dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të luajtura sot në orën 14:00, kanë përfunduar me fitoren e Laçit përballë Luftëtarit dhe atë të Skënderbeut ndaj Teutës.

Që të dyja ekipet, ai kurbinas dhe ai korçar, thuajse e kanë siguruar që tani biletën e kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës.

Laçi shënoi tri herë në portën e Luftëtarit, me autorë të golave Nikën, Reginaldon dhe Qaqin.

Ndërkohë, në “Niko Dovana” nga skuadra korçare shënoi dy herë James Adeniyi.

Në orën 17:00 kanë nisur dy  takimet e tjera të çerekfinaleve të Kupës, ajo mes Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe Tiranës e Kukësit.

o.j/Dita

January 31, 2018 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*