Skënderbeu është një mit!

January 23, 2018 11:47

Skënderbeu është një mit!

Rilindja-me Skënderbeun,
thelloi çështjen kombëtare,
doli në shesh të betejës,
me shqiponjën dykrenare!

Mbi atë Vigan Lirie,
çfarë kish tjetër Shqipëria,
themeli më i çeliktë,
ku mbështetej historia!

Skënderbeu qe Sublimi,
midis qiellit e dheut,
ndaj në vargje shkroi Naimi,
Historinë e Skënderbeut!

Brumi i Marin Barletit,
nëpër vargjet e Naimit,
Burri më i lartë i shtetit,
dhe mbrojtës i Krishterimit!

Qe më shumë se Shqipëria,
Kalorësi i Krishterimit,
shqiptarët tek emri i Tija,
kishin pikën e takimit!

U ça rrugë e historisë,
me shpatën e tij në dorë,
Histori e Shqipërisë,
Skënderbenë e ka kurorë!

Po dhe në Kohën e Mbretit,
Skënderbeu lart u ngrit,
ju dha fama e Hazretit,
dhe u kthye në një mit!

Kur kishim Zogun e Parë,
asnjë debil nuk guxonte,
që Heroin Kombëtar,
me gjak serbi ta mendonte!

Pastaj erdhi Komunizmi,
ku një popull mbretëronte,
kur mori Gjergj Kastrioti,
lartësinë që meritonte!

Ai u bë përmendore,
si Heroi Kombëtar,
në çdo zemër njerëzore,
ku rridhte gjak shqiptar!

Kujt në mëndje do t’i shkonte,
që të bënte Don Ki Shotin,
ç’njeri i marrë do guxonte,
të cënonte Kastriotin!?

Po ndodhi pas Nëntëdhjetës,
që dolën njerëz me bisht,
dhe tabunë tonë të vetme,
e sulmuan barbarisht!

Një Koqe akademike,
turp e gazi i miletit,
thotë-se historinë e tij,
e shkroi Sigurimi i Shtetit!

Ka dhe të tjera mushkonja,
sorra që hiqen zgalem,
mbi të gjithë Fatos Lubonja,
tek kjo lukuni shkëlqen!

S’dua ta zgjas hidh e prit,
po direkt do t’ja këput,
Skënderbeu është një Mit,
e Fatosi është një Mut!

Arben Duka

January 23, 2018 11:47
Komento

11 Komente

  1. anticensurë25642654 January 23, 12:14

    “Rilindja-me Skënderbeun,
    thelloi çështjen kombëtare,
    doli në shesh të betejës,
    me shqiponjën dykrenare!”
    sa bukur
    po për “RI rilindjen” çdo të thuash beno??
    që na shiti te gërku??
    apo sta mban nderi të presësh në besë të pabesin!!
    megjithë se nderin ta bëri ty,dhe ti ja këthen duke mos folur për pabesinë që po i bën shqipërisë??
    gjat L2B patëm tradhëtarë dhe të paditur që ju shkuan pas tradhëtarëve,dhe patriotë që luftuan për çlirim!
    një pjesë e tyre,tradhëtarëve, mbetën të tillë tërë kohën deri më sot!një pjesë e patriotëve o u bënë hajdutë,o tradhëtarë,o heshtin për tradhëtinë!!
    ka dhe një pjesë që kanë mbetur si të parët e tyre,si ata që dhanë gjak për çlirim,ndërtim dhe sot nuk prnojnë pushtimin gërk!!
    këta të fundit quhen budallenj!
    unë personalisht e kam për nder të jem pjesë e këtyre budallenjve të fundit!!

    po ti beno??
    e ke për nder atë që po bën????
    ps:të dy jemi lebër beno!!por si i thonë fjalës,pylli ka shumë gjëra brënda tij!!

    Reply to this comment
    • rapsodi popullor January 23, 14:32

      Hesht autocensure, me degjo mua,
      ketij Dukes kot po i thua,
      eshte non-Stop ne byth te Rames,
      ka Rilindjen ne vend te nanes.
      mos prit nga Duka te arsyetoje,
      eshte militantuc, s’di te llogjikoje.

      Reply to this comment
  2. Kasandra January 23, 14:39

    F. Lubonja dhe Kolibi:
    Kur “zogjtë e vegjël Kolibi” ndërtuan shtetin shqiptar dhe Shqipërinë, një takëm si Z. Lubonja i vunë minat atyre. Edhe sot, megjithëse në demokraci, ankohen se nuk gjejnë hapsirë të fusin idetë dhe konceptet e tyre allishverish që të mësojnë popullin “infantil” (foshnjarak):
    – të mos vlerësojë “gënjeshtrat”, po të “piqet”. Cilat gënjeshtra? Që Skënderbeu është i madh se bëri atë që nuk e bën kushdo dhe se Europa i ndiqte me vëmendje betejat e tij dhe e mbulonte me konsiderata të larta, se qysh atëhere nuk kanë të sosur admirimi dhe veprat e shkruara për të nga shqiptarë dhe të huaj?;
    -të luftojë vetëveten si komb se quhet nacionalizëm, po pse nuk qenka edhe patriotizëm? Sa më mirë do të ishim ne sot po të ishim të gjithë shqiptarët nën një çati?! Apo të luftojmë nacionalizmin e të vazhdojmë të jetojmë të coptuar kur të tjerë zmadhohen e forcohen me territore të huaja?!;
    -që populli të harrojë historinë e tij gojore dhe të shkruar e të merret me jehonën e saj, zbërthimin e miteve. Vërtetë kujton ai se ne nuk i dimë ato, se nuk dimë të dallojmë faktin nga miti, Skëderbeun strateg e luftëtar nga kali i tij që “futuron”?;
    -që shqiptarët të kuptojnë vetveten se nga vijnë se Lubonja e dyshon egzistencën e territoreve shqiptare për lidhjet e tyre me bashkëpunëtorë të jashtëm dhe për pasojë nuk mund të flitet për shtet shqiptar. Po territoret shqiptare sot në administrimin e fqinjëve nuk janë më shqiptare? Po princat shqiptarë nga të gjitha principatat shqiptare që u mblodhën në Lezhë dhe bënë bashkimin për tu mbrojtur duke siguruar kështu premisën për themelimin e shtetit shqiptar dhe nga 25 beteja humbën vetëm një nuk përbëjnë fakt hisorik?! Ndërhyrja Osmane e pengoi formimin e shtetit shqiptar, ndërhyrje të tjera më vonë na dëmtuan shumë, po falë “zogjve të vegjël Kolibi dhe heronjëve të tyre” që ne jemi sot midis kombeve ;
    -populli qenka “infantil”që nuk di se “figurat e mëdha kanë dalë nga metropole të mëdha”- insinuatë infantile antikombëtare;
    -popull që ndërron heronjtë nëse ndërron politika dhe kthehet te tradhëtari Ballaban Pasha dhe e sheh atë si figurë të madhe që tregon se Lubonja ka zero konsideratë për popullin e tij. Në fakt këto gjëra ndodhin po jo popullit;
    -se populli ka mbetur injorantë e i përdorur nga “Skënderbeu i radhës” për të qenë i tillë, i paditur, egocentrist, i izoluar etj.prandaj u dashka të marrë dituri për të luftuar konformizmin, krenarinë dhe krahasimin me kohën e heronjëve dhe njerëzve të mëdhenj si Skënderbeu, Naimi apo të tjerë më parë e më pas që trashëguan, zhvilluan dhe forcuan shpirtin shqiptar në shekuj, gjuhën, kulturën dhe trojet e tyre;
    -se për të gjitha këto e ka fajin nacional-komunizmi, prandaj, o burra, t’i bijem nacional-komunizmit dhe të harrojmë historinë dhe detyrat aktuale se u bë bota njësh, pa kufij e pa nacionalizëm etj. Cila botë? Cili shtet komb apo shtet shumëkombësh ecën me të tilla mendime? Kësaj i thonë ler dasmën e shko për shkarpa. Kasandra.

    Reply to this comment
  3. T. Topi January 23, 15:42

    Ç’ka bërë sot vaki me ty kapter Dukë,
    Pse shkove kaq larg ke i madhi Kastriot,
    S’të serviri prapë tjetër ushqim nënë partia,
    Përveç groshës pllaqí me një goxha karrot ?

    Sot të shoh paksa të vrazhdë në fytyrë poet,
    Mos u tret he burrë, na thuj ku po i reh rilindjes çekani,
    Ke varrzezat misterioze dakordësuar sipas qefit të vet,
    Apo ke eshtrat evro-sunite që po hedh nga qielli shejtani ?

    Reply to this comment
  4. katarakti January 23, 15:53

    Nuk eshte vetem Skenderbeu qe po neperkembet o Arben Duka. Por gjithçka shqiptare, ne çdo fushe. Llumi ka dale siper. vetem plehrat degjohen. Plehra ne politike, plehra ne tele, plehra ne rruge. E filluan me partizanet qe u vrane ne Luften e Dyte Boterore, pastaj u sulen kunder Avni Rustemit dhe ngriten lart Esad Pashen. Edhe Haxhi Qamili po na del sot patriot. Kemi marre fund si popull dhe si shtet.

    Reply to this comment
  5. Dhimbie e Madhe popull January 23, 19:15

    Pse me kujtoni HIROSHIMEN!?

    Nocionin mes- diter e nates humbur
    Para kompjuterit jam ngujuar,
    Dhimbie te dyfista sa turbull.
    Sjelle ca mendie, sa shkruajne.

    E di ne pluralizem liri mendimi ka
    Fitore kjo, jo vetem per ca e ca,
    Po mua me kujtoni Hiroshimen,
    Pasojat e saj, ndihen akoma.

    Ne vendin tim,si hiroshima,
    Po shperthen ajo qe thiret- urrejtie,
    Te tera do i pranoje te verteta
    Po jo,Heroin Kombetar,pergojosie.

    Ca pena,si profete japin deviza
    Mire ben KASANDRA me “takemet”Lubonja,
    Autocensurra.. mire e ka,”budallenj” s’ka
    Po me c’perjeton vendi, them se ka.

    Pena T. Topi,ne dukie malsor me -hej burre!
    Them ka te drejte POETEVE thene…
    Mjaft me partira; pseudo partira
    Ne dem te atdheut,komshijve Servilosur.

    Katarakti me te drejt shqetesohet,
    Gjithcka shqiptare po neperkembet,
    Po nuk jam dakort e nuk pranohet:
    -“Kemi mar fund si popull e si shtet”.
    “Katarakti” nocion gjeografik eshte
    Po “fundin”qe frazoni, gaboni.
    “Dhimbie e madhe popull” me ju jam
    Sa,Atdheun dhe “heronjte e tij,zemer i KAM.
    Qeverrite sa Partite shkojne e vine
    Atdheun,UNITETIN e Tij te RUAJME!

    Toronto23-01-2018 Dhimbia e Madhe popull.

    Reply to this comment
  6. Izeti January 23, 21:14

    ARBEN DUKA o mjeshter I fjales. Te lumte pena ,ju ke.dhene hakun atij hale akademikut dhe atij mut-mut Lubonjes dhe shume.qenerve te tjere qe lehin per HEROIN KOMBETAR GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU. Respekte dhe shendet O MIK I SHQIPTARVE

    Reply to this comment
  7. shqiptari January 23, 21:21

    I madh si gjithon shkelqen poeti yne i madh. Zagaret e qente le te lehin se mutin e tyre do hane.

    Reply to this comment
  8. Flatun Zaimaj January 25, 09:32

    Arben Duka je gjenial!
    (Lum’ nëna, që lindi djalë!)
    Ti punon për Shqipërinë.
    Kudo, vepra jote ndrin.

    Poeti më i pa u lodhur,
    Dora jote s’ka pushim,
    Vepra jote e kudondodhur,
    Frymëzim për mirësinë.

    Je nderi për ҫdo shqiptar,
    Për Atdheun je flamur,
    Burrë, qe ngrihesh lapidar,
    Shqipërisë ti i jep nur…

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 January 25, 11:07

    oooooooooooooooooooooo dddddddddduuuuuuuuuuuukeeeeee
    hape gojën për tradhëtinë!!!
    nuk vlen as jeta tënde e as timja për ta mbajtur të mbyllur!!
    varri tënd dhe timi nesër do të jenë në greqi o lab muti!!!!
    që sot fitove dhe ti një mbiemër!!
    nuk je më lab si unë,u ngjite një shkallë më lart!!!!!
    qënër të ndyrë!!kujton se ke për të rrojtur 1000 vjet duke i thurur himne tradhëtisë???

    Reply to this comment
  10. info analitike February 2, 12:25

    Na eshte rritur bejtexhiu me mite e na i shet si te ishin simite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*