Skënderbeu humb tifozerinë, numërohen “me gishta” në stadium

February 11, 2019 19:05

Skënderbeu humb tifozerinë, numërohen “me gishta” në stadium

Është e trishtë pamja që të ofrohet sot nga shkallët e stadiumit të Korçës, teksa për të ndjekur të zotët e shtëpisë në sfidën e delikate ndaj Laçit, janë vetëm një “grusht” tifozësh.

Skënderbeu vjen pas një periudhe aspak të mirë, ku ka humbur 6 ndeshje radhazi, ndërsa tifozët korçarë, të mësuar me një ekip pretendent për titull në vitet e fundit, mesa duket e kanë të zorshme ta përballojnë këtë realitetit.

Përveç një numri të paktët besnikësh, pjesa tjetër e stadiumit është e zbrazët. Gjithsesi, shpresojmë që ekipit t’i rikthehen sa më shpejtë tifozët për ndeshjet e ardhshme, pasi është një mëkat i vërtetë të shohësh stadiumin e Korçës në këtë gjendje.

f.h/Dita

February 11, 2019 19:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*