Skënderbeu kualifikohet në turin tjetër, fiton ndaj Kairatit

July 20, 2017 22:00

Skënderbeu kualifikohet në turin tjetër, fiton ndaj Kairatit

Ekipi i ‘Skënderbeut’ luan ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës përballë kazakëve të Kairat Almatit. Ndeshja ka nisur në orën 20:00 dhe pjesa e pare ka perfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, korçarët kanë kaluar në avantazh me golin e Sabien Lilaj në minutën e 50 kurse në minutën e 83 Sebino Plaku dyfishon rezultatin duke cuar shifrat ne 2-0.

Më këtë fitore, Skëndërbeu kalon në turin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1. Trajneri Ilir Daja nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacionin titullar duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e parë.

MINUTE PAS MINUTE:
90+1′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Taku, në fushë Dita.

90′ Kuat ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

85′ Kairati mbetet gjithashtu me 10 lojtarë pasi Arzo ndëshkohet me karton të kuq për veprim anti-sportiv duke goditur Vangjelin.

83′ Skënderbeu dyfishon avantazhin. Një top i gjatë i pasuar për Plakun kontrollohet mjaft mirë nga sulmuesi i cili e udhëheq me siguri dhe godet me parabël në hyrje të zonës duke tundur rrjetën e Kairatit.

78′ Kairati kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Isael, në fushë Anene.
50′ GOOL Skënderbeu kalon në avantazh. Lilaj i rrëmben topin mbrojtjes së Kairatit brenda zonës dhe pasi del përballë portierit, gjuan nga një pozicion jo i lehtë për të shënuar dhe gjen rrjetën.

46′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhejms i dëmtuar, në fushë Plaku.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kairati luan topin e parë.
38′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta, por Kairati duket që po fiton terren në fushë ndaj Skënderbeut.

28′ Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.
20′ Islamkhan tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë pa rrezikuar aspak portën e Shehit.

16′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar një krosim të ulët në zonë, por topi nuk arrin të devijohet nga askush dhe shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

14′ Jashanica tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.
9′ Osmani tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

4′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga portieri i Kairatit dhe devijohet në goditje këndi.

2′ Nimaga tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.

Formacionet zyrtare:
Screenshot002
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku, Lilaj, Osmani, Nimaga, Latifi, Xhejms
Trajner: Ilir Daja

Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael, Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze.

July 20, 2017 22:00
Komento

1 Koment

  1. PidhiISateme July 21, 01:32

    Nuk eshte Liga e Kampioneve, eshte Liga UEFA, ose si i kane thene perpara Kupa UEFA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin