Skënderbeu mposht Laçin, këmbejnë vendet në renditje

February 11, 2019 20:12

Skënderbeu mposht Laçin, këmbejnë vendet në renditje

Skënderbeu mundi 2-1 Laçin, në ndeshjen që uli siparin e javës së 21-të në Kategorinë Superiore.

Një fitore kjo, që sjell edhe rokadën mes dy ekipeve në renditje.

Krasniqi, me një gol me kokë, dhe kroati Pervan, nga pika e bardhë e penalltisë, i dhanë suksesin e merituar korçarëve, që kalojnë kurbinasit dhe marrin vendin e katërt, duke iu afruar edhe më shumë zonës së kupave europiane.

Nuk shërbeu për asgjë, rrjeta e vonë sërish me penallti e Laçit, me anë të portierit Selmani.

o.j/dita

February 11, 2019 20:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*