Skënderbeu rrëzon Flamurtarin dhe merr flamurin e kampionatit

October 31, 2015 20:30

Skënderbeu rrëzon Flamurtarin dhe merr flamurin e kampionatit

Skënderbeu i bashkangjitet Partizanit në krye falë sulmuesve të saj me Salihin e Olayinkën që shënuan në suksesin 2-0 ndaj Flamurtarit në takimin e fundit të fazës së parë.

Ekipi i Josës triumfoi jo pa probleme në një ndeshje që e dominoi por që hasi rezistencën e Halilajt, i cili ishte më i mirë për të tijtë dhe pse nuk evitoi dot humbjen.

Të dyja ekipet vinin pas një jave aspak të qetë, Skënderbeu pas polemikave me Partizanin dhe raportit të “Federbet”, ndërsa Flamurtari në krizë financiare që solli dhe “arratisjen” e trajneri Stanislav Levi.

Skënderbeu e gjeti vetëm në fillimin e pjesës së dytë golin, kur Berisha në të 56-tën fitoi një 11-metërshi, që e shndërroi në gol Hamdi Salihi.

Në minutat e mbetura Flamurtari, që e mbylli ndeshjen me zero goditje në kuadrat u përpoq të shikonte disi drejt sulmit megjithatë nuk kishte forcën e duhur. Madje në minutën e fundit vlonjatët u ndëshkuan për herën e dytë, kur Olayinka shfrytëzoi një pasim të Latifit.

October 31, 2015 20:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*