Skënderbeu nuk lëshon, vetëm 300 bileta Partizanit

April 12, 2015 09:26

Skënderbeu nuk lëshon, vetëm 300 bileta Partizanit

Skënderbeu ju mbyll derën tifozëve të Partizanit. Pas shumë tratativash me të kuqtë klubi korçar vendosi t’i përmbahet kuotës që përcakton rregullorja për tifozët e skuadrave udhëtuese, me 5% të vendeve të stadiumit, duke refuzuar kërkesat e njëpasnjëshme të Partizanit për të vënë në dispozicion një kuotë shtesë biletash për tifozët e kuq. Në këtë mënyrë Partizani ka në dispozicion vetëm 300 bileta për tifozët e tij në kryendeshjen e javës së 30-të të Kategorisë Superiore.

Përkrahësit e Partizanit kanë shprehur interes të jashtëzakonshëm për takimin e së hënës, duke kërkuar që të udhëtojnë masivisht drejt Korçës, por tanimë shumë pak prej tyre do të kenë mundësinë për të mbështetur skuadrën në stadium. Nisur nga interesimi i tifozëve, Partizani i kishte kërkuar Skënderbeut një kuotë ekstra prej 2 mijë biletash, nisur edhe nga precedentët e mëparshëm kur klubi korçar kishte akorduar 800 bileta shtesë plus normës që përcakton rregullorja për tifozët e Partizanit në Korçë.

Gjithsesi që atëherë gjërat duket se kanë ndryshuar, pasi të kuqve ju është dashur të përballen me refuzimin e Skënderbeut dhe pavarësisht se në negociata kanë ulur pretendimet deri në 500 bileta shtesë, nuk kanë arritur të bindin drejtuesit e skuadrës korçare. Arsyetimi zyrtar nga ana e Skënderbeut është se klubi nuk mund të lërë tifozët e tij pa bileta, por edhe se tashmë në fund të kampionatit marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë ato të mëparshmet. Te Skënderbeu ju druheshin trazirave të mundshme nëse do të lejonin në stadium një numër të madh tifozësh të Partizanit.

April 12, 2015 09:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*