Skënderbeu pas akuzave nis t’i fitojë miqësoret

January 16, 2015 23:11

Skënderbeu pas akuzave nis t’i fitojë miqësoret

Skënderbeu ka krijuar një marrëdhënie të mirë me miqësoret në këtë pikë të fundit të fazës përgatitore. Me sa duket “preja” e preferuar e korçarëve janë ekipet gjermane.

Pas fitores kundër Freiburg bardhekuqtë kanë mposhtur SV Vehen me rezultatin minimal 0-1. Sërish njeriu i cili vendosi fatet e sfidës ishte Gerhard Progni.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Partizanit në takimin miqësor kundër Mamurrasit. Të kuqtë regjistruan suksesin e katërt në po kaq ndeshje miqësore.

Stevan Raçiç do të prishte shifrat e bardha në minutën e 38-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar nga Fejzullahu.

Me rezultatin 1–0 do të mbylleshin edhe 45 minutat e para të takimit. Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Duro hodhi në fushë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë sfidë.

Ka menduar sulmuesi Vatnikaj për të thelluar fitoren e radhës së të kuqve me 2 golat e realizuar në harkun e 5 minutave 85 dhe 90 dhe vulosur njëkohësisht edhe fatet e kësaj sfide.

Takimi është ndjekur edhe nga mjaft tifozë ndërkohë që nuk ka munguar edhe prezenca e presidentit të klubit Demi.

January 16, 2015 23:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*