Skënderbeu përballë Besiktas për historinë

September 16, 2015 17:55

Skënderbeu përballë Besiktas për historinë

Rritja e viteve të fundit e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk është pasqyruar vetëm te ekipi Kombëtar, por edhe me përfaqësimin e parë në histori të një ekipi nga Kategoria Superiore në fazën finale të Kupave të Europës.

Skënderbeu është skuadra e parë shqiptare që do të luajë në Europa League në Grupin H. Korçarët debutojnë në futbollin e madh ndaj Besiktas, një prej skuadrave më të mëdha të futbollit turk.

Skuadra nga Stambolli paraqitet në “Elbasan Arena” me ambicien për të fituar. Kualiteti i skuadrës ku spikasin lojtarë si Quaresma dhe Mario Gomez, por eksperienca e gjatë në ndeshje të këtij niveli janë faktorë që shkojnë në favor të Besiktas, raporton Supersport.

Megjithatë, turqit i kanë të gjitha arsyet përse duhet ti tremben Skëndërbeut. Pas pesë titujve radhazi, skuadra e Mirel Josës e nis aventurën në Europa League aty ku ka pikën e saj më të fort: në ndeshjet në shtëpi. Përpara humbjes 2-1 në kohën shtesë me Dinamon e Zagrebit, korçarët ishin të pamposhtur në shtatë ndeshje në fushën e tij, duke fituar në gjashtë raste. Në të gjitha aktivitetet, ajo ishte disfata e parë në 28 ndeshje në shtëpi.

Me mbështetjen e tifozëve dhe rikthimin e golashënuesit Hamdi Salihi në repartin ofensiv, bardhekuqtë do të synojnë rezultat pozitiv dhe nuk do të luajnë vetëm për t’u mbrojtur.

Një fitore historik nuk është e pamundur, edhe sepse disa faktorë luajnë në favor të Skënderbeut. Besiktas nuk është një ekip i pathyeshëm jashtë fushe. Në sfidat ndërkombëtare, turqit kanë humbur tre nga gjashtë ndeshje si udhëtues, dy prej të cilave radhazi në Europa League, pavarësisht se gjatë sezonit të kaluar u kualifikuan deri në 1/16 e aktivitetit.

Për më tepër, objektivi madhor në këtë sezon për skuadrën e drejtuar nga Senjol Gunesh është gara për dy vendet e para në Superligën turke, që përkthehet në kualifikim në Champions League.

September 16, 2015 17:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*