Skënderbeu rrezikon 10 vite përjashtim nga Europa

February 15, 2018 15:27

Skënderbeu rrezikon 10 vite përjashtim nga Europa

 

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s.

Sipas kërkesës së tyre, drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

Ky është vazhdimi i një procesi që ka zgjatur më tepër se dy vite nga organi i futbollit europian për Skënderbeun.

Ekipi korçar është penalizuar nga UEFA dy vite më parë me një sezon përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare për dyshime në implikime të ndeshjeve me rezultate të paracaktuara.

Ky ka qenë një penalizim administrativ dhe sipas UEFA-s, pritet edhe një penalizim disiplinor.

Pikërisht për këtë arsye është edhe kjo kërkesë e inspektorëve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, ndaj Komisionit të Apelit, një proces i cili do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Për momentin ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi disiplinor.

Ashtu siç duket edhe në dokumentin e publikuar, kjo është një kërkesë për referim te Komisioni i Apelit në UEFA, çka dëshmon se hallka e parë e gjykimit, Disiplina, konsiderohet e ezauruar.

Sikurse dihet, UEFA ka dy organe juridike të vetat, Komisionin e Disiplinës dhe të Apelit, por vendimi konsiderohet përfundimtar vetëm pasi të shprehet edhe CAS-i i Lozanës në Zvicër, nëse palët i drejtohen këtij tribunali të mirënjohur ligjor sportiv.

Kujtojmë se Skënderbeu ka reklamuar në këtë gjykatë sportive edhe vendimin e Etikës pranë FSHF-së, që i ka hequr titullin e para dy sezoneve skuadrës korçare.

Shkresa e plotë e dalë nga UEFA:

Kërkesa e inspektorëve të etikës dhe disiplinës së UEFA-s

Bazuar në konsideratat e sipërpërmendura, Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës u kërkojnë Komisionit të Disiplinës së UEFA-s që:

1 – T’ia referojnë çështjen Komitetit të Apelit të UEFA-s në përputhje me nenin 34 (3) të Statutit të UEFA-s dhe nenit 29 (3) DR.

Në çdo rast, kërkohet me respekt që autoriteti përkatës i UEFA-s:

2 – Të deklarojë se Skënderbeu është i përjashtuar nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s për dhjetë (10) vite.

3- Të vendosë një gjobë 1.000.000 për Skënderbeun.

Inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës ruajnë të drejtën për të ndryshuar raportin e tyre nëse vihen në zotërim të informacioneve të tjera në lidhje me këtë çështje.

Nyon, 7 shkurt 2018.

Miguel Lietard Fernandez-Palacios, avokat

Karl Doht, ekspert bastesh

Inspektorët e Komitetit të  Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s

a.s/dita

February 15, 2018 15:27
Komento

5 Komente

  1. spata February 15, 16:30

    As u ben pershtypje fare drejtuesve te klubit Skenderbeu. Kjo eshte njalla me e madhe qe i behet qytetit te Korces ne ter historin e tij.Por kete turp ta marrin cibanet qe i kan hedhur kthetrat futbollit per pastrimin e parave . Bode lavatricja e pastrimit te parave te vjedhura popullit ti hidhet litari ne fyt nga banoret e Korces . Prokuroria i ka shum dosje ne dore. Le te jet Bode peshku i madh qe te hapi koshin e peshqeve te tjer .

    Reply to this comment
  2. Guri February 15, 16:44

    Shkruajeni ne thonjza “Skenderbeu” se late nam, duket sikur Gjergj Kastriotin e ka denuar UEFA!

    Reply to this comment
  3. SKANDALI radhes kundra shqiptareve gjithmon bij e kurves February 15, 16:54

    nuk i lihet shanc shqiptareve te zhvillohen ,pasurohen,
    e ndryshojne duke ju afruar Botes ,
    ne asnji drejtim
    luffohen kudo ne politike , Shtet ,Ushtri ,Sport ,ekonomi ,kerkohet vetem te paguajne per te pangopurit monstrat e mafiozet europian .
    ptuuuuuuuuuuuu neofashista te ndyre . skan faj kta kurva e bij kurvash por shteti shqiptare .

    Reply to this comment
  4. tajarja February 15, 17:49

    Skenderbeu operon si mafia

    Reply to this comment
  5. Arben February 16, 06:56

    Kaq pak????!!!!

    te jete per duken e ka ymrin 100 vjete, sepse shqipetaret

    jane te korruptuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*