Skënderbeu si histori dhe antihistori

October 17, 2018 12:16

Skënderbeu si histori dhe antihistori

Kundër shpifjeve  dhe sulmeve absurde ndaj Skëndebeut. (Intervistë e Moikom Zeqos dhënë gazetares Valeria Dedaj)

Historiani dhe studiuesi i letrave shqipe, Moikom Zeqo, tregon arsyet se përse Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duhet të mbrohet kushtetutshmërisht. Sipas, tij kjo gjë duhet të fillojë nga struktura etike e medieve shqiptare, të cilat nuk duhet të lejojnë kritika të tilla denigruese mbi Skenderbeun.Ndërsa, për Talha Ugurluel (“historianin” turk që sulmoi figurën e Skënderbeut në Lezhë), mendon se, statusi i Ugurluel-it, që u përpoq të hidhte baltë mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar është i papërfillshëm, sepse nuk është as “historian” dhe as “shkencëtar.” Megjithatë duhet që ky individ të shpallet non grata, në mënyrë që raste të tilla mos të përsëriten më. Ndërsa institucionet vendase, që vetëdija e brezave të rinj të rritet për figurat kombëtare dhe të mos mbetet virtual, duhet të thellohen edhe më tepër në studimet e këtyre figurave.

Zeqo mendon se shqiptarët nuk i bashkon vetem  gjuha, aq sa i bashkojnë emra, si Skënderbeu, Marin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Migjeni etj,qe perbejne strukturen e Kujteses Kombetare.

Teksa rendit raste konkrete, se si vendet e tjera punojnë për forcimin e kujtesës ndaj figurave kombëtare, shton se, për Gjergj Kastriot Skënderbeun, përveçse duhet që të ketë botime, në të cilat të dihet se çfarë është shkruar, duhet edhe që të krijohet Qendra Studimore “Skënderbejane”  edhenë Itali, e cila mund të funksionojë edhe në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, në Kozenca etj.

-I nderuar  Moikom, si duhet të përkthehet deklarata e “historianit” turk Talha Ugurluel-it, ndaj figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, me mohime absurde dhe antihistorike?

-Ai u përpoq që të hidhte një baltë të neveritshme mbi figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Së pari, statusi i këtij njeriu është i papërfillshëm, sepse nuk është as “historian” dhe as “shkencëtar”. Mund të jetë shtetas i Turqisë, por nuk përfaqëson Turqinë. Megjithatë, mllefin dhe konceptin, që ka ndaj Skënderbeut, unë e kam vënë re, si mentalitet dhe tek njerëz të tjerë, nganjëherë edhe te diplomatë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë që disa sekte myslimane vehabite, ekstremiste të skajshëm, duke e konsideruar veten myslimanë, hedhin poshtë Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në raste të tilla, deklaratat e të vetëquajturve imame, që mund të jenë edhe shqiptarë me origjinë, kundër këtyre dy figurave, janë zëra në minorancë, që nuk përfaqësojnë asgjë.

-A duhet që të ketë një strukturë etike për mbrojtjen e këtyre figurave?

-Mendoj se figurat, siç është Skënderbeu, që kanë vlerë kushtetuese (të mbrojtur kushtetushmërisht), duhet patjetër që të jenë edhe në strukturën etike të medieve shqiptare. Në mënyrë kategorike, mediet shqiptare nuk duhet të pranojnë, që të shahet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Të gjithë heraldiket që kemi ne, duke filluar që nga flamuri, por edhe heraldiket e tjera, ku paraqitet përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë simbole identifikuese të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, janë kredenciale të kombit shqiptar.

Unë mendoj se edhe statusi i njerëzve që flasin në medie duhet parë; përse duhet të bëhej publike një thënie delirante apo armiqësore e një të vetëquajturi historian?! Për të hapur një debat artificial, i cili është steril në esencë apo për të treguar një alarm? Alarmi që, për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka më tabura, nuk ka më elementë të mbrojtjes së logjikës historike, por përkundrazi mund të shahet lehtësisht. Të gjitha këto lidhen me pakuptueshmërinë relativiste  te mediave dhe me vetëdijen tonë për historinë e Shqipërisë.

Një kritikë shkencore ,apo një mendim alternativ për figurat historike, pa sharje, mund të krijojë debat. Por, kjo është çështje shkencore. Ndërsa, sharjet ndaj figurave që përfaqësojnë kredencialet, shpirtin dhe çdo gjë të shenjtë që kemi në shqiptarët, në mënyrë kategorike nuk duhet as të pasqyrohen në media, sidomos kur këto gjëra thuhen nga njerëz pa asnjë lloj përfaqësimi. Kam njohur edhe historianë turq, që kanë prezantuar tezat e tyre shkencore, por me mirëkuptim.

-Reagimi ndaj kësaj figure a duhet të jetë vetëm publik apo duhet të ketë edhe penalitet ligjor?

-Kjo figurë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka një mbrojtje kushtetuese, prandaj çdo përçmim dhe sharje ndaj tij, duhet të ketë një paralajmërim. Detyrimisht, ambasadat turke që kemi në Shqipëri duhet të kenë një lloj përgjegjësie, t’i tërheqin vëmendjen dhe të marrin një lloj mase për të, duke nisur që nga verifikimi, nëse është apo jo shtetas i Turqisë. Që mos të përsëriten më gjëra të tilla. Mendoj se ky person duhet të shpallet non grata.

-Po nga institucionet tona?

Duhet të ketë një veprim. Kjo ka të bëjë me fuqinë konceptuale dhe me vetëdijen e shtetit dhe kombit shqiptar. Shpesh te ne, kjo vetëdije është e zbehtë. Aq më tepër që, gjenerata e re është pak indiferente dhe nuk ka njohje në thellësi për figurën madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ne nuk mund të lejojmë që thashethemet, mllefet apo deliret, kundra kësaj figure, të kenë statusin e një lirie në të folur. Në emër të kujt është kjo liri e të folurit?! Perversitetit?! Perversiteti nuk është status, është anti-status.

-Nuk është hera e parë, që hidhet baltë mbi figurën e Skënderbeut. Para dy vitesh u gjet një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar, në Qafë Kashar të Tiranës…

-E vërtetë, u gjet një pseudoskulpturë në bronz, ku Skënderbeu paraqitej me forma të përçudnuara, ishte një skulpturë groteske, e cila bëri bujë të madhe në atë kohë. Dikush e ka bërë, prandaj shikoj se ky sekt ka fituar një lloj terreni, te myslimanët ekstremist, që nuk kanë të bëjnë me islamin e vërtetë. Ata mendojnë që Skënderbeu është një figurë anti-islamike, tradhtare, sepse ka “tradhtuar” islamin. Thjesht marrëzira të in-absurdes, por që duhet pasur kujdes. Nëse ne i ndalojmë këto, duke mos i bërë publike, fare mirë mund të shmangen dhe debatet, që mund të quhen sterile.

-Si mund ta përforcojmë statusin e këtyre figurave kombëtare?

-Çdo e keqe ka një të mirë. Ne, këtej e tutje duhet të përforcojmë statusin kushtetues, që ka një figurë unikale, përfaqësuese për kombin shqiptar, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Mendoj se duhet të nxirret një mësim. Ky mësim mund të jetë një katharsis edhe për ne shqiptarët, që kemi një koncept për këtë figurë.

-Përveçse përforcimit të statusit kushtetues, brezat e rinj, si duhet t’i thellojnë njohuritë e tyre?

-Njohja themelore për brezat e rinj, në mënyrë institucionale, të patjetërsueshme dhe të pazëvendësueshme, është vetëm arsimi. Unë jam i bindur, por nëse ne e vërtetojmë, që në këta 25 vjet arsimi i mesëm dhe i lartë në Shqipëri është me tipare virtuale, formale dhe jo në substancë, aq sa është zbehur dhe njohja e figurave të tilla, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Çfarë na bashkon ne shqiptarët? Ne themi se na bashkon gjuha. Por, gjuha edhe mund të na ndajë, sepse me të njëjtën gjuhë edhe shahemi me njëri-tjetrin, në mënyrë të skajshme. Atëherë çfarë na bashkon? Janë disa figura, të cilat në mënyrë konsensuale janë të përbashkët për të gjithë ne, pavarësisht ideve politike. Është Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, De Rada, Migjeni etj. Ne quhemi shqiptarë, sepse në kujtesën tonë janë këta emra.

-Dhe së fundmi, ju si historian çfarë sugjeroni për të bërë më konkretisht?

-Unë mendoj se Shqipëria duhet të ketë detyrimisht një qendër, (që mund ta hapë edhe në Itali), që mund të quhet Qendra e Studimeve Skënderbejane. Për Migel Servantes, spanjollët nuk kanë lënë shtet, pa ndërtuar një qendër servastiane. Po ashtu edhe italianët për poetin e tyre Dante Aligeri. Nëse ata janë të njohur mjaftueshëm, përse ndërtohen këto qendra?! Mendoj se, nëse nuk studiohen mund të zbehen dhe në kujtesë. Prandaj ne duhet detyrimisht të kemi Qendrën e Studimeve Skënderbejane. Kjo qendër mund të jetë edhe në Itali, Krujë, Tiranë, por duhet të jetë edhe në Prishtinë, në Tetovë, por në Kozenca tek arbëreshët në Kalabëri. Gjithashtu duhet të jetë edhe në Francë, sepse atje ka sheshin më të madh me emrin “Skënderbe”.

POST SCRIPTUMI I INTERVISTES:

Talha Ugurluel-Një video e transmetuar, së fundmi, në mediat online, tregon “historianin” turk Talha Uğurluel, që sulmon Heroin Kombëtar të Shqipërisë, gjatë një turi në vendvarrimin e tij në Lezhë. “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKKurde. Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”, shkruajnë mediat. Bashkia e Lezhës, Uğurluel-in, e ka shpallur non grata.

Në vitin 2014, një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut u gjend e hedhur në Qafë Kashar të Tiranës. Asokohe, Ministria e Kulturës, e ndoqi ngjarjen dhe doli në përfundim, se statuja nuk ishte objekt i trashëgimisë kulturore, por i paidentifikuar.

 

October 17, 2018 12:16
Komento

12 Komente

  1. demo October 17, 14:05

    Cdo xhami e re qe ndertohet eshte nje ushtri turke kunder Skenderbeut..Xhamia e re qe po ndertohet ne sheshin para parlamentit,eshte rrethimi i fundit turk i Skenderbeut nga sulltan Erdogani me tradhetarin Ballaban pashe Rama.

    Reply to this comment
  2. SHQIPTARI... October 17, 15:00

    …KOLERA, me ne krye ate turke, eshte burimi i te gjitha fatkeqesive tona kombetare, eshte MALLKIMI qe po ndjek brez paz brezi kete popull te drobitur dhe te deformuar ne ADN-ne e tij…!..

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI... October 17, 15:01

    …KOLERA, me ne krye ate turke, eshte burimi i te gjitha fatkeqesive tona kombetare, eshte MALLKIMI qe po ndjek brez paz brezi kete popull te drobitur dhe te deformuar ne ADN-ne e tij…!…..

    Reply to this comment
  4. Linda October 17, 15:12

    Bravo koment i persosur

    Reply to this comment
  5. Pellazgos October 17, 16:41

    Pa Turqi nuk ka Albania myslimane.
    Zoti Zeqo,ne qofte se sipas Marin Barletit ky vend qihej Epir dhe Prijesi i Saj Epirote,atehere pse ju mohoni Vorio Epirin?
    Jini frikacak?
    Identiteti i Alvanias eshte Islamik zoti Zeqo,sado te mundoheni te tregoni veten se jini nje rrace e “paster” dhe ndryshe nga Greket.
    Alfaveti fillon nga Alfa zoti Zeqo dhe jo nga t apo th ja.
    Beni kerkese per emrin Epir dhe do shikoni se do qeshin edhe Breshkat.
    Ashtu sic bejne Sllavet e Shkupit per emrin Maqedoni,kur vete Gligorov deklaronte perpara kamerave qe thoshte:Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
    Mirepo ata qe nuk jane ngopur akoma me gjak e njohin me emrin Maqedoni,kjo eshte e verteta.
    Ju pse i njifni me kete emer sllavet e Shkupit?
    Apo jini mesuar me thike pas shpine,si ja bete me Narrevexhjen e Detit Greqise.
    Marreveshja ishte qe na fusni ne Nato dhe ne do firmosim Marreveshjen e Detit,pamvaresisht qe eshre ne kundershtim Turqia.
    Dhe Greqia e pesoi nga Gjykata Turke 9 me 0.
    Keto ishin te planifikuara dhe nuk ka patur ndonje tradheti ashtu sic perpuqen mediat dhe politika tyrkoshqipetare,ndryshe duhet denuar per tradheti.Mirepo Vetingu nuk ka te bej me kete “tradheti” te Berishes se nuk eshre e rendesishme kjo edhe sipas amerikaneve qe nuk donin kurre te mbaronte Marreveshja.
    Keta kujtojne se ata te zgjedhurit e Marreveshjes se pare ishin tradhetare,kurse gjykata turke ne Shqiperi me rezultatin 9 me 0 nuk jane tradhetare,por heronj.
    Do te firmosni Marreveshjen se sben,se thika pas shpine,pickimi i Akrepit,mbarojne nje dite.
    Kjo per aresye edhe te qindra miherave Shqipetare qe kane ndertuar jeten ne Greqi.
    Mirepo kupton sperma turke e Erdoganit Meta me kompani?
    Po si harroni pengjet,vrasjet,perdhunimet ju qe nuk jini myslimane xhanem.
    Do thote dikush qe,une jam “shqipetare” vetem Emrin kam Elton i biri i Hamzait apo Sulejmanit,shkoj ne Xhami te degjoj Hoxhen qe ka sjellur nga Arabia “mjaltin” e Allahut,festoj Barjamin,Novruzin,Namazin njesoj si “paraardhedit” e mi Pellazge.
    Ironia dhe paturpesia eshte qe nuk lini rast pa ofenduar Kishen jo Autoqefale Greke te Jeorgios Kastriotis.
    Pamvaresisht qe edhe kjo Fe eshte njesoj si te tjerat,por na zuri deren dhe kjo ishte para Turqise per 1500 vjet.

    Reply to this comment
    • ... October 17, 17:44

      Po kush ka thene more idiot “Pellazgos” qe epirotet jane greke!!! Je nje maskara i ndyre shqipshkruajtes qe vetem provokon. Pirro i Epirit nuk ishte grek dhe kete e kane shkruajtur historianet greke mbi 2000 vjete perpara, duke I quajtur epirotet “barbare”. Ytt sperme e coroditur qe kerkon te dije se nga cila koqe ka dale!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 17, 19:28

        ……
        çja fut kot dhe ti
        gjithë bota është greke!kanë pak problem me pjesën tjetër,atë turke,por ska rëndësi,e rëndësishme është që e gjithë bota është greke!!
        asnjëherë nuk duhet të vësh në dyshim fjalën e këtij rob qirit!!ky nuk e ka ngrënë asnjëherë kot mutin!!

        Reply to this comment
  6. demo October 17, 18:53

    Ketu ne forum komentonte nje qytetar mjaft i kulturuar me nofken Pellazgu,qe kur e provokonin keta grekomanet irritohej mjaft dhe i shante cti vinte per goje.Keta i kane vjedhur nofken,ja kane grekezuar,ashtu si bejne me historine,me dheun tone,me kenget dhe kostumet tona,me fustanellen dhe Ison tone,me Epirin dhe Camerine tone. Ky Pellasgoja grekoman po kerkon sot detin e shqiptareve.se Alexandrin ja paska dhene vete Gligorovi.Alexandrin ta ka dhene Gligorovi,po Filipin nuk ta jep Dhimosteni,o Pellasgos.Gligorovi vertete eshte sllav i ardhur ne gadishullin Ilirik,por Dhimosteni ishte grek nga Athina,safi grek,jo si ju vllahet e Pilurit dhe plasi i shkreti nga marazi se greket nuk po luanin vendit kunder Filipit qe,NUK ISHTE GREK,POR BARBAR MAQEDONAS,NGA ATA BARBARE,QE AS SKLLEVER MUND TE BLIJE.,..Demosteni-Filipiket,fq 172

    Reply to this comment
  7. katarakti October 17, 19:18

    Ekziston nje rrezik i madh i shperberjes se kombit shqiptar. ose i kthimit te tij ne nje komb ulok apo zombi. Sot nuk ka me patriotizem, ka vetem kurva, biznes dhe qef. Askujt nuk i rruhet per vendlindjen. Nuk ka me edukim patriotik, por edukim seksual, plus LGBT dhe rendje pas parase. Jemi te ndare ne veri dhe jug, jemi po ashtu te ndare ne 4 bashkesi fetare. Disa urrejne Skenderbeun dhe festojne ditelindjen e nje sulltani turk. Disa te tjere se ç’i ka kapur me nje Baba Abaz Ali qe ka lindur dhe ka vdekur ne Qerbela te Iranit! Kisha greke punon qe t’i binde shqiptaret ortodokse se jane greke ne gen! Ndersa katolikeve shqiptare iu duket vetja se jane me europiane se te tjeret se quhen Xhovalina dhe Xhuzepina! Me nje fjale punet jane keq. Ndertohen superxhami te tjera ne qender te Tiranes! Nga ana tjeter greku i varros ne Shqiperi ushtaret qe iu vrane ne lufte me Italine e Musolinit. Serbet kane nje shprehje qe thote: ku ka varr serb eshte Serbi. Edhe greku neser do te thote se ne keto toka eshte derdhur gjaku i bijve te tij! Pra ato i perkasin Greqise! Per mua Shqiperia asnjehere nuk ka qene kaq e perçare, kaq e capalitur, kaq e pafuqishme sesa sot.

    Reply to this comment
  8. h October 18, 09:19

    Skenderbeu eshte eroi yne mbarekombetar i padiskutueshem.
    Kryqezata qesharake ti mbyllim gojen cilindo shpreh kritika
    ndaj tij,nuk ben gje tjeter vetemse e ben te dobet dhe te sulmueshem.
    Historia na meson se me ligje arrogante apo inkuizitorjje nuk ndalon dot
    anjeri te thote cfare mendon edhe se mendon gabim.
    Kjo forme sulmi paraprak ndaj cilido,tregon frike dhe dyshim.
    Behet fjale per interpretare te kohes dhe jane te verteta.
    Gjate pushtimit nazist,partizanet ishin bandite, sot quhen clirimtare.
    Gjate diktatures kundershtaret ishin armiq,sot jane atdhetare.
    Jam kunder censures dhe pro diskutimit me dokumenta historike.

    Reply to this comment
  9. leka October 18, 14:17

    Shume dakort. Ta ruajme Skenderbeun nga sulmet sllave-greko-turke . Pale na dalin edhe ca bicim grekesh qe jane konvertuar nga mysliman ne ortodoks e pretendojne se bejne histori . Epiri e epiriotet ishte shprehja qe ishulloret i jepnin tokes dhe si epiriotet ashtu edhe maqedonasit nuk ishin grek e shkruajtur kjo nga historianet greke te lashtesise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*