Skënderbeu, të pathënat e një legjende

January 3, 2018 22:15

Skënderbeu, të pathënat e një legjende

Autori i librit “Skënderbeu, kryqtari i fundit”, Virgjil Kule tha në emisionin ” Arena” të Dritan Hilës se osmanët bënin konkurse për të marrë fëmijë të ndryshëm nga qytetet që pushtonin, për t’i çuar më pas me studime.

Osmanët bënin një konkurs të madh, me psikologë, mjekë, ushtarë etj., në qytete të ndryshme të cilat kishin pushtuar. Aty zgjidheshin fëmijët të cilët do të çoheshin për studime. Ky ishte një stimul shumë i mirë. Një pjesë tjetër i merrnin fëmijët dhe i çonin në kazerma. Natyrisht që i biri i Gjonit, nuk iku në asnjë prej këtyre dy formave. Përkundrazi ai iku me karrocë, pasi ishte i biri i një fisniku. Skënderbeu ishte një mjeshtër i vërtetë për të ndërtuar plane, e këtë aftësi e ka pasur që në fillim. Ai ishte edhe në pjesën administrative, po ashtu edhe në atë ushtarake”, deklaroi Kule. 

Historiani Pëllumb Xhufi tha se figura e Skëndërbeut duhet të vendoset në kontekstin historik dhe se shqiptarët njiheshin që më parë nga Perandoria Bizantine.

Unë jam me mendimin që Skënderbeu duhet historicizuar, duhet të vendoset në kontekstin e tij. Shqiptarët kanë ikur shpejt në burimet Bizantine, që në shekullin e X dhe përmenden si një popull krejt i veçantë. Ata kishin të drejta të barabarta me bizantinët dhe kishin raporte me traktate e perandorin bizantine. Shqiptarët kur përmenden në kuadrin e ushtrisë bizantine, gjithmonë quhen shqiptarë dhe jo bizantinë”, deklaroi Xhufi.

January 3, 2018 22:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*