“Skënderbeu” te shqiptarët e Ukrainës

July 6, 2019 19:22

“Skënderbeu” te shqiptarët e Ukrainës

Busti i heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në Karakurt të Ukrainës, një fshat të banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.

Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.

Figura e  heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.

Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë.

Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh, me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin iniciator për këtë nismë si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin me diasporën tonë në Ukrainë.

Më tej, ata i shoqëruan dhe në shtëpinë e Kulturës, në muzeun dhe bibliotekën e Fshatit Karakurt.

Krahas saj, ministria e Diasporës së Shqipërisë ka parashikuar dërgimin e librave shkollore dhe një mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shkollës së fshatit, si dhe një grup valltarësh që do përformojnë një koncert me këngë e valle shqiptare për disa ditë.

j.l./ dita

July 6, 2019 19:22
Komento

1 Koment

  1. Inxhinjeri i punesuar jashte July 7, 07:58

    Ministria e diaspores

    Po me qindra femije te lindur nga Emigranten shqipetare ne gjithe boten i keni haruar???

    Femijet tane, dy prinderit shqiptare dhe vetem gjuhen e Folur dine.
    Po ATA qe nje prind, Nene Öse Babe e Kane te huaj?

    Merakosuni per keta nje here,.

    Gjermani asnje lloj aktiviteti. Kosovaret ne qytet Jane shume me aktive.

    Po nga shtetit shqiptar NUK kemi degjuar asnje gje.

    Femijet e femineve tane so flasim me keq se arbeteshet e italise.

    Dhe MOS harroni:

    Ne SHQIPERINE mëmë jeni a s’jeni 2 Million. Te tjeret jemi Emigrante, tendenca ne rritje:-(

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?