Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…

July 6, 2016 08:39

Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…

Nga Ahmet Dursun

 

‘’Ti mund ta dish nëse fëmija që ke në bark është djalë, apo vajzë, por Zoti e di se ç’do bëhet me të deri në fund të jetës së tij/saj!”

Ky është përfundimi që nxjerr prej një pjesë të sures “Fatiha”, me të cilën hapet Kurani, dhe të lë të lirë që t’i bësh me dhjetëra interpretime, sipas kushteve në të cilat ndodhesh…

Sharlatani ciceron i cili mbahet si historian dhe akademik në Turqi, duke refuzuar të thotë suren “Fatiha” në tokën ku prehet Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bëri një të mirë të madhe: Nuk e ndyu Kuranin, para njeriut që e shpëtoi po me aq besim edhe qytetërimin e pastër islam…

Të dashur miq,

Kam një përparësi para historianëve klasikë, sepse ua di gjendjen e urisë, pritjes, servirjes, ngrënies dhe ngopjes së parive që kanë drejtuar perandoritë më në zë të kohës. Për mua, historia mund të shkruhet drejt vetëm në saj të ritualeve, pasi ngjarjet sporadike pjellin veçse rastësi.

Në vitin 2002 pas hulumtimeve, udhëtimeve dhe dëshirës së madhe, nxora për herë të parë kulinarinë otomane jashtë kufijve të Turqisë. Qëllimi im ishte që kryeqyteti, pra Tirana, të ofronte një shije e cila kish bashkuar me dhjetëra kultura deri sa kish përfunduar në sofrën e sulltanëve dhe shumë prej jush e mbani mend se me çfarë fryme dhe sa të zhveshur nga rryma e “thellësisë strategjike të neo-otomanizmit” e trajtova këtë pasuri. (Për t’u ardhur në ndihmë përkthyesve dhe atyre që kanë pranë, nëse i kanë dëgjuar ndonjëherë këto emra të pjatave otomane: sefercelliyye, mutancene, salma asi, merserem, tuffahiyye, cessidiyye…)

Turqit për rreth 500 vite bënë udhëtimin më mbresëlënës në histori. Të detyruar nga sulmet mongole, në kushtet e një varfërie ekstreme dhe më pas me dëshirën për t’u zhvendosur sa më në perëndim, realizuan ëndrrën e tyre vetëm pas pushtimit të Stambollit…

Mehmeti II, një strateg i jashtëzakonshëm, shkencëtar, dijetar dhe më mendjehapur sesa mbretërit e asaj kohe të perëndimit, gjatë plaçkitjes legjitime tre ditore të Stambollit dha urdhër të mos digjet asnjë libër, dhe të spostohet kisha armene nga qyteti i Bursës në Stamboll… por nuk mund të ishte aq i fuqishëm, sa për të frenuar euforinë kolektive të perandorisë së sapokrijuar (u helmua 49 vjeç nga biri i tij).

Kulinaria zbulon jo vetëm mjedisin në kohën që Skënderbeu ishte në Portën e Lartë, por edhe frymën euforike që zotëronte mbi ushtarakët, ushtarët e këdo veçse për toka të reja. Egërsia e shfaqur me ushqime gjatë ceremonive të organizuara ku merrnin pjesë jeniçerët, tregonte qartë që kjo perandori do të synonte një zgjerim për në perëndim, por tashmë jo të studiuar si në rastin e Stambollit, por thjesht pa asnjë objektiv të qartë.

Pikërisht këtu del “tradhtari” Skënderbe, jo vetëm si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila si fillim do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…

Sot Skënderbeu në perëndim vlerësohet si njeriu që pengoi këtë shkatërrim, ndërsa në Turqi ende po shihet si një tradhtar. Kjo sepse historianët e mirëfilltë nuk pranojnë të notojnë në “thellësi” strategjike, aq më tepër kur kanë përballë një cektësi të tillë dhe rrinë të mbyllur në katedra, apo në shtëpi…

Nëse nuk do të ishte Skënderbeu, sot në Stamboll ndoshta nuk do të festohej Bajrami, as kadaif, as bakllava dhe as imam bajalldi nuk do të gatuhej, por çdo menu do të fillonte me jahni prifti….

Prandaj Skënderbeu duhet të shikohet si njeriu që me “tradhtinë” e tij, shpëtoi si qytetërimin perëndimor dhe atë të lindjes, evitoi gjakderdhjet dhe e bëri Ballkanin vendin më me ngjyra të botës.

Sot, shumë shesheve të Turqisë duhet t’i vihet emri i tij, një universiteti, një xhamie dhe patjetër një urë që lidh Azinë me Evropën duhet të ketë emrin e tij…

Turqia a do ta bëjë një gjë të tillë?

Nëse vërtet e do Evropën, duhet!

E nëse do t’i mbajë ende për kallauzë kësi lloj sharlatanësh, edhe Ballkani do t’i shfaqet veçse në ëndrra…

July 6, 2016 08:39
Komento

20 Komente

  1. Jafut Tefegesit July 6, 12:10

    Gjysma e gotes historike eshte e mbushur – pragmatizmi i Dursun eshte per tu duartrokitur. Urime!

    Reply to this comment
  2. Arben July 6, 12:48

    VELLEZERIT E MOTRAT E SKENDERBEUT

    STANISH
    BOGOJE
    MAMICA
    LAICA
    STAICA

    E EMA

    VOJSAVA

    KRYEKOMANDANTI I USHTRISE

    VRANA.

    PERSHTYPJA QE TE JEPET KUR LEXON KETO ESHTE QE VETE SKENDERBEU KA MBAJTUR EMRIN GJORGJE, SA KA QENE GJALLE, GJE TJETER SE NE PAS 5 SHEKUJSH E QUAJME GJERGJ.

    Reply to this comment
    • Nazim July 6, 16:15

      eh mor serb i qelbur fole ti?

      Reply to this comment
      • Arben July 6, 16:49

        SE HARROVA, VOJSAVA ISHTE E MOTRA E KRALIT TE SERBISE, QE JA KISHTE DHENE GJONIT TA MBANTE PER GRUA.

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati July 8, 21:21

          Po te ishte Vojsava e motra e Krajlit te Serbise atehere Skenderbeu nuk kishte pse te luftonte me Sulltan Mehmetin sepse Sulltan Mehmeti kishte gjyshen serbe dhe njerken serbe
          Dhe ky Sulltan kishte maredhenie te shkelqyera me serbet
          Biles ky kerkoi qe te ishte trashegimtar i frontit te Serbise sepse i takonte nga gjyshja e tij serbe , e cila ishte nga familja mbreterore e Serbise

          Pra ,nqs kishte nenen serbe , Skenderbeu nuk kishte pse luftonte per Shqiperine , por duhej te ishte Aleat me Sulltanin sic ishin gjithe serbet

          Reply to this comment
      • Une... ti... ne te gjithe... July 6, 23:17

        O beni, une them qe kete muhabet le tua leme turqeve te thone verdiktin e fundit. Ata e moren qe te vogel e rriten e bene te zgjuar e te forte dhe ata jane qe kane provuar me mire nga te gjithe ne ballkan se cfare topesh kishte skenderbeu.

        Turqit nuk kane interes ti veshin skenderbeut fanella te kombesive qe ai nuk i kishte. Ndersa ju dobicat e grekut e te serbit edhe ali pashe tepelenen kerkoni ta beni prift. Vec se atij nuk ja beni dot motra e gjyshe e nene serbe e greke se ai per aq sa ishte i ka te dokumentuara te gjitha shkerdhimet e motrave nenave e grave tuaja dhe prifterinjeve tuaj. Ju i rate kembet per nje burre shqiptare si i e gjergji. Cte semave u gjeti xhame se ne u kemi dhene plot, saliun ua dhame serbeve fatosin e ilirin ua dhame grekeve, po tani se ju i tredhni e ata nuk u bejne dot derman nuk kane faj shqiptaret. Mbajini keta te sotmit ashtu si jane se atyre te djeshmeve ju nuk kishit dhembe as tu rruanit leshin. Ju jeni fise bethacesh e pederastesh e nuk ka pas se si te mund te kishit ne radhet tuaja burra si skenderbeu dhe ali pashaj!!

        Reply to this comment
    • Gjergji July 6, 18:28

      Ai zagari i Cubrilovicit tend e kishte emrin vertet Georg. Edhe atij i sajuan ca motra e vellezer me emra sllave. Po s’besove, pyet stergjyshen se ajo me siguri do tja kete matur pallen me pellembe Gjergjit te Kastriotajve. Po qe se do ta provosh dhe ti kelysh i Cubrilovicit shko se e gjen ne muzeun historik te Vjenes.

      Reply to this comment
    • elio July 6, 20:53

      Atehere dy kombet tona, ai serb dhe ai shqiptar luftonin bashke..Kjo edhe nga shume nga emrat qe sot kane vendet e Shqiperise…Ne fund te fundit Motra e Andronikit (Donikes) eshte sot shenjtorja me e madhe e serbise(u martua me despotin dhimiter), sikurse gruaja e Kastriotit, Vojsava ishte fisnike nga Pollogu i Maqedonise (jo vajza e mbretit te Serbise)..Historia mori ndryshe dhe nuk mund te gjykosh sot me budallalleqe xhamish dhe nacionaliste idiote turq.Ne fillim Vrana (kemi edhe tani disa fshatra me emrin Vranisht) dhe me vone Urani kane qene mbrojtesit e mureve te keshtjellave. Ne fund te fund te fundit Skenderbeu (Aleksander Bej) ishte princ dhe vasal i Mbretit te Napolit, me nene sllave, asnjehere mbret thuhet ne histori..por c’rendesi ka, ishte leaderi absolut i shqipetareve, luftoi me dhe per ta, dhe ai qe mbolli faren e Shqiperise si Komb…duan apo nuk duan xhamite..Ne fund te fundit sot ne Evrope shumica e Mbreterve nuk jane me origjine nga vendi ku mbreterojne apo jane te perzier…

      Reply to this comment
    • Feniks July 6, 23:19

      Kelyshi serb Arbeni!Po pas 500 vjetesh kur te lexojne emrat e sotem qe vene shqiptaret si Frenc,Rudolf,Xhon etj mos valle do thone se kemi qene anglo-saksone?

      Reply to this comment
  3. Zekthi July 6, 15:04

    Nje analize objektive dhe e shijshme, tamam si Imam Bajalldi ! Birinxhi Ahmed Dursun .

    Reply to this comment
  4. Nazim July 6, 16:16

    Te lumte dora Dursun!

    Reply to this comment
  5. Kevin July 6, 22:20

    Analiz idjotesh osé e cunguar.
    E servirur vetem per budallenjet

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 6, 23:34

    Ka shume te ngjare qe Skender-beu kishte lidhje te forta me sektin e templareve dhe po ashtu te jenicereve. U perpoq te lozte fort, sic beri Enveri ne periudhen ’50-’75, fiks 25 vjet edhe ky, se historia perseritet. Por c’ti besh, nje vend i vogel aq e ka hapin. Jo nje here, por shume here Skender-beu beri paqe me sulltanin, e permend Barleti. Sidoqofte, Skenderbeu dha shembullin se kur arberoret bashkohen behen te pathyeshem. Prandaj ai per ne nuk simbolizon thjesht heroin, por Frymen e unitetit kombetar. Kurse, ushqimi sigurisht ka ndikim ne euforine e trupes, racioni K qe racioni i Luftes. Tek nje roman,”L’apprendista di Venezia”, feudalet hengren mish luani per tu ndjere luane. Kuzhina turke?! Hahaahaaa, prej andej vjen metafora qe thote se Qepa eshte mbreteresha e guzhines. Kurse bakllavaja dhe hallvaja leri te rrine atje ku jane, ti hane turqit edhe per 500 vitet e ardhshme. Qe ta dish ti, papa Piu po organizonte nje kryqezate me Skenderbeun kryegjeneral, por duket e sabotuan venediket se kishin interesa tregtare me osmanet e keshtu, qe atehere financat prevalonin ndaj demagogjise fetare, prandaj ha ca debat te konsiderosh Skenderbeun”hero te dy boteve”, ashtu si italianet konsiderojne Garibaldin.

    Reply to this comment
  7. raimond vlonjati July 7, 01:05

    Pse more shoke te gazetes Dita nuk e keni postuar komentin tim ?

    Reply to this comment
  8. Osman July 7, 05:48

    Pse po genjen te lutem. Ne kuran thuhet se vetöm zoti din se a lindet djale apo vjaze. dhe tek fatiha nuk eshte ajo fjali. Ja üfare ka tek fatiha:

    El Fatiha – Ayaa 1
    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ( 2 ) El Fatiha – Ayaa 2
    Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
    الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ ( 3 ) El Fatiha – Ayaa 3
    Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ( 4 ) El Fatiha – Ayaa 4
    Sunduesit të ditës së Gjykimit!
    إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ( 5 ) El Fatiha – Ayaa 5
    Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
    اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ( 6 ) El Fatiha – Ayaa 6
    Udhëzona në rrugën e drejtë!
    صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ( 7 ) El Fatiha – Ayaa 7
    Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

    Reply to this comment
  9. Deshmuesi July 7, 09:48

    Dhe thone pastaj se shqiptarit ja kane fajin te huajt…
    Se ka gjakprishur mes vehtes qe kerkojne te perdhosin Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti me fort se armiqte e Shqiperise…
    Shkoni jo larg, ne Greqi, e gjeni nje te perdhose Akilin apo Leoniden si tradhetar, nuk e gjeni dot. Se kane nacionalizem tjeret e nuk behen kurre kunder herojve te tyre.
    Armiku me i math i Shqiperise jane vertet shqiptaret.
    Kjo fatkeqsi duhet pranuar me dhimbje, pastaj mund te kerkojme armiq te jashtem.

    Reply to this comment
  10. realalbanian July 7, 11:19

    U bon turqit e ndyr me komentu x shqiptaret.. po normal kur 70% jan tradhtar ktu turqia armiku me i madh i te gjitha koherave sot na behet mik! Kulmiii! Varni 1 gur ne qaf dhe mbytuni ne det te gjith.. se po e ndryshoni historin dhe mohoni gjakun e lufterve tan vetem se sot ju bashkojn interesa te ndyra si bythshklym qe ishit u all gonna burn in hell. Se kur gjith ballkani u bashku me shporr harrxhiun turk vetem shqipria e drodhi dhe ankoheni x serbin e grekun qe ju kan majt me buk gjith kto emigrant turp turp turp.

    Reply to this comment
  11. Fatmir July 11, 00:45

    Sikur te kishte Komb në ato kohra atëher do kishte edhe ndonjë Hero Kombtar.por Fiset dominoni dhe luftat ishin vetëm interese klanore APO Mafijoze (me gjuhën e sodit)

    Reply to this comment
  12. ELIOT May 25, 14:53

    ceshte ky turk qe na can trapin me idiotizma ;;; skenderbeu tradhetar ,,,,, po turqit qe na vrane masakruan toturun cfare ishin more fshatar turk ,,,,, gjergj kastioti i mblodhi shqitaret kunder plerhave turke qe na vodhe dhe ndane per se gjalli ;;;;; SI NJE GAZETE SHQIPTARET LEJON NJE DEBILE MENTALE TE ZHGARRAVISI GJERA TE TURPSHME . SI …PO TA SHAJNE TE PERRALLISIN PER JEAN DARC NE FRANCE …. GJUKATA E FUT NE BURG PER GJERA FALLSO PREOPOGANE KUNDER PATIOTEVE FRANCEZE…. DHE ASNJE GAZETE SE SHKRUNA NJE GJE KAQ TE NDYRE … POR JU NE SHQIPERI SKENI NJE CIPE RRESPEKTI PER SHQIPTARET ..ME BERI PER TE VJELLUR KU ZVARRANIKU ….. TURP TE KETE …. DHE PER DISA DEBILA ANALFABETA…QE …….. PO TE ISHTE SKENDERBEU SERB GREK … I PRISITE TURQIT NE BEOGRAD NE ATHINE DHE JO NE KRUJE ..KOQE IDIOTASH …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*