“Libohova, pse unë jam antifashist i përjetshëm. Deri sa të vdes!”

November 17, 2019 15:00

“Libohova, pse unë jam antifashist i përjetshëm. Deri sa të vdes!”

Nga Moikom Zeqo

 

Është shumë e vështirë (entropi, gati titanike)- të shkruash diçka siç duhet, meritore, për gjërat,- që do më shumë,- që janë padyshim, më emblematike dhe eterne.

Kështu më ndodh kur dua të shkruaj për Libohovën, vendlindjen e babait tim.

Si arkeolog kam përgjegjësinë që nuk kam hulumtuar ende historinë e kryehershme dhe gjenezën antike të Libohovës.

Ç’paraqet Libohova në histori? Sa e lashtë është Libohova? Pse nuk është shkruar historia e saj e Antikitetit dhe Mesjetës? Pse vallë? Si ka mundësi?

Libohova si qendër urbane është shumë e hershme, të paktën që nga shekulli IV-III para Krishtit!

Pse e them këtë?

Në luginën e Dropullit të sotëm, qendra kryesore urbane, si thelbi organizues dhe administrativ është qyteti i rëndësishëm antik i Antigonesë,- i ndërtuar nga Pirroja i Madh,- për nder të gruas, Antigonës.

Qyteti i Antigonesë i ndërtuar në mal dhe i fortifikuar shpreh situatën e luftërave të kohës dhe të mbrojtjes.

Antigonea është sekreti i madh i një vargu qytezash ilire të quajtura si “qyteza asteroide” si Libohova, Labova, Melani etj, që qenë shumë të rëndësishme për kryeqendrën Antigonea në të gjitha kuptimet.

Në këtë periudhë antike Libohova ka patur një emër fillestar, antik.

Studiuesi i madh i hartave të vjetra, Kiperti, në bazë të gradëve dhe dimensionimit real gjeometrik,- me pozicionin e sotëm të Libohovës -vendos një qytet të lashtë me emrin Orestia.

A është kështu? Kjo duhet vërtetuar.

Një gjë jam i sigurtë që emri fillestar antik i Libohovës ka qenë ndryshe nga toponimi i sotëm sllav, që për mendimin tim është vendosur nga shekulli VIII ose IX gjatë pushtimit të perandorisë bullgare.

Në shekullin II pas Krishtit jeta administrative e Antigonesë vdes dhe perandori romak Adriani ndërton në fushë të Dropullit, kryeqendrën e re, zëvendësuese, qytetin me emrin e vet, Adrianopolin (nga vjen edhe toponimi Dropull) në epokën e Pax Romanas të Paqes Romake, – ndaj ky qytet nuk ka mure fortifikuese.

Libohova është gjithashtu një “qytezë asteroide”- e Andrianopolit sigurisht.

Në shekullin VI pas Krishtit, pra mbas 4 shekujsh në epokën e trazuar plot luftëra të perandorit ilir të Bizantit, Justinianit të Madh, Andrianopoli- vdes si kryeqendër administrative- dhe këtë rol madhor e merr qyteti hijerëndë i Gjirokastrës.

Për emrin e qytetit janë shtjelluar teza nga më të ndryshmet.

Është shtjelluar teza se Gjirokastra vjen- nga emri Pirrokastra, që lidhet me emrin e Pirros së Epirit.

Një tezë tjetër e lidh emrin e Gjirokastrës- me emrin e princeshës Argjiro sipas një balade.

Këto nuk janë shkencore.

Gjirokastra në shekullin XIV ka qenë një kryeqendër e princit të famshëm Gjin Bue Shpata.

Muzeumologu patriark i Gjirokastrës,- miku im i ndjerë Lefter Dilo,- fliste për ekzistencën e një Kronike në pergamenë,- që i takonte si kohë shekullit VI pas Krishtit.

Ku ndodhet sot  kjo Kronikë?

Të shumtë janë udhëtarët që kanë folur për Gjirokastrën.

Gjatë vitit 1996 kur unë studioja në Dumbarton Oaks në Washington D.C. shfletova librin e botuar nga dijetari i madh Zef Valentini me titull: “Contributi alle Cronollogia Albanese” Romë 1957.

Në këtë libër në faqen 109 – mbështetur në burimet bizantine thuhet – se kështjella e Gjirokastrës është ndërtuar me 565-579 nga një funksionar bizantin gjysëm i pavarur, i quajtur Livaton Argjiri (Argyro Livatone), – i cili ka jetuar në kohën e Justinianit të Madh dhe ka ndërtuar dhe bazilikën – e quajtur Pantakrator dhe Nëna e Zotit.

Në disa dokumente në vitin 578-582 Livaton Argjiri, quhet Zot i Gjirokastrës, Guvernator i Drinopulit dhe Kaonisë.

Këto dokumente, – që unë do t’i shtjelloj më gjerësisht herë tjetër,- bëjnë të qartë se emri i Gjirokastrës- lidhet konkretisht me emrin e një figure historike – në shekullin e gjashtë pas Krishtit.

Kjo tezë thuhet për herë të parë në shkencën historike shqiptare.

Unë mendoj që Zef Valentini na ka ndriçuar përfundimisht të vërtetën e emrit të Gjirokastrës.

U zgjata pak për Gjirokastrën sepse paralelisht me të Libohova- (e cila në shekullin VI nuk kishte fare emrin sllav) ekzistonte si qendër urbane- dhe banorët e saj kanë ndikuar drejtpërdrejtë në formimin e Gjirokastrës.

Libohova në pikëpamje kronologjike, dmth kohore, është gati 10 shekuj më e lashtë se qyteti i Gjirokastrës.

Në shekullin XIX Ali Pashë Tepelena ndërton kështjellën për motrën e tij Shenishane në Libohovë.

Libohova kurrë s’ka qenë fshat.

Nuk ka fshat me kështjellë kaq të madhe.

Kështjella,- ku ishin dhe sarajet e Shenishasë qenë një kryevepër ndërtimore, e bërë nga ndërtues vendas dhe francezë.

Prishja e sarajeve qe një tragjedi.

Gjendja e mjeruar e ruajtjes së kështjellës është një turp i madh.

Ruajtja ndërkohë e sarajeve të Myfit bej Libohovës, të paktën ruan një pamje qytetase të Libohovës.

***

Figura më e madhe e Libohovës së mëpasme është Heroi i Popullit Avni Rustemi.

Kujtimi i tij është një flakadan drite i pashuar, një fener i vetëdijes dhe dinjitetit.

Sa pak, sa pak kemi bërë për Avni Rustemin e pavdekshëm.

Për Libohovën kanë shkruar Bajroni në shekullin XIX dhe – sidomos Elvia Çelebiu – dy shekuj më parë – në shekullin XVII.

Të dy e meritojnë nga një monument sejcili – në qendër të qytetit.

Rrapi i Libohovës është monument i jashtëzakonshëm i natyrës.

Një mrekulli e parrëfyer!

***

Diçka për familjen time.

Stërgjyshi im i shekullit XIX quhej Zeqirja, dmth shkurt Zeqo, qe i diplomuar për jurisprudencë në Stamboll dhe ka qenë kryekadi në qytetin Kozhan të Greqisë, ku edhe vdiq.

Prej tij ruhet vetëm një fotografi.

Djali i tij Jaho, i mbiquajtur si i Zeqos, në rini qe në Stamboll, u kthye në Libohovë, ku u martua me Faika Rustemin, që e kishte Avni Rustemin, djalin e xhaxhait.

Bënë dhjetë fëmijë, nga të cilët rrojtën shtatë.

Djali i madh Zihniu (babai im) i lindur në 1918 mbaroi shkollën shqipe në Libohovë, në 1938 është ushtar në Shkodër.

Nga ky vit ruaj një fotografi të Marubit, ku Zihniu është muzikant, klarinetist, mes bandës muzikore ushtarake të Shkodrës.

Pra ka patur një kualifikim muzikor.

Në 1939 Italia Fashiste pushtoi Shqipërinë.

Zihniu qe në Shkodër dhe u lidh që herët me lëvizjen komuniste me Manush Alimanin.

Qe ndër partizanët e parë të Batalionit “Perlat Rexhepi” dhe në Betejën e Reçit në 1943 u plagos për vdekje.

Në mënyrë ilegale u fut në Shkodër,-tek një familje shkodrane,- ku u mjekua për shumë muaj  ne ilegalitet te plote – dhe shpëtoi nga vdekja.

Vëllai i tij Mehdiu, me Brigadën e Parë luftoi në Betejën e Çlirimit të Tiranës dhe qe heroi i një sulmi me granata mbi një fortino gjermanësh në Laprakë të Tiranës.

Për heroizmin e tij kanë shkruar Mehmet Shehu dhe shkrimtari partizan Haki Stërmilli.

Të lidhur me lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare qe edhe xhaxhai tjetër më i vogël Zeqoja,- si dhe hallat e mia Engjelli, Nurija, Bukurija dhe Bajamja.

Pra shtatë antifashistë,- që unë s’mund t’i harroj dot dhe asnjëherë.

Ndaj edhe unë jam një antifashist i përjetshëm.

Deri sa të vdes!

Gjyshi im Jaho qe një njeri i famshëm në Libohovë. Ai kishte hapur një gjellëtore në Libohovë. Ishte plot humor dhe zgjuarsi të hatashme.

Në 1924 qe në Revolucionin e Qershorit me Fan Nolin. Ruaj një fotografi të tij me armë si fanolist.

Jaho qe i çuditshëm dhe mjaft inteligjent. Ai dinte të rregullonte orët ishte mjek popullor, – si dhe qe njeriu më kryesor per tere zonen,- që bënte synet djemtë e rij sipas ritit.

Në shtëpinë tonë në Libohovë ruheshin një Kuran, që Jaho e lexonte në arabisht dhe një Bibël, në greqisht, që gjithashtu e lexonte në këtë gjuhë!

Gjyshja ime “aneja” Faika qe një grua trupvogël,- por mjaft e autoritetshme.

Në sëndukun e saj ajo ruante rrobat e saj “për çastin e vdekjes”, një shami e bërë me gjak nga trupi i Avni Rustemit të vrarë, -si dhe kopja e parë e “Milosaos” e De Radës.

Avni Rustemi kishte studiuar në kolegjin deradian të Shën Adrianit.

Këtë “Milosao” të vitit 1836 e kam trashëguar unë tani dhe e ruaj me një kujdes idolatrik.

Babai im Zihniu vdiq më 1960, në moshën 42 vjeçare nga kancerizimi i plagëve të luftës.

Qe dy herë i plagosur.

25 vjeç Zihniu qe invalid i Luftës Nacional-Çlirimtare. Dhjetë vitet e fundit të jetës punoi në ekuipazhet e anijeve transoqeanike “Partizani” dhe “Liria” të Flotës Tregtare të Shqipërisë.

Vdiq menjëherë, mbas udhëtimit të fundit detar, stoik dhe i heshtur, i sfilitur dhe i tretur tmerrësisht nga dhimbjet e mëdha.

Diçka tjetër për familjen e babait tim. Emri më  hershëm i familjes është Zako. Zeqo është sipas stërgjyshit Zeqirja, shkurt Zeqo, që u bë mbiemri i Jahos, gjyshit tim. Zako është një emër- që del edhe në Zagori.

Përsa i përket jetës time, unë linda në Durrës ne 3 qershor  1949.

Mbas vdekjes së babait u bëra më shumë i vetëdijshëm për origjinën e pashlyeshme nga Libohova.

Shtëpia dykatëshe gurëgdhendur ,e gjyshit dhe babait tim është edhe sot në Libohovë.

Unë shkoj shumë shpesh atje.

Me mall përvëlues.

Para ca muajsh vajza ime e madhe Arnisa, që punon si historiane arti dhe jeton e martuar në Amsterdam të Holandës, erdhi me të shoqin Vincentin, piktor dhe historian arti, në Libohovë, qëndroi e mallëngjyer te shtëpia ime prindërore,- vajti tek Rrapi i Libohovës,- dhe kur u kthye më solli një shishe me ujë nga burimi i madh,- mes rrënjëve të Rrapit shekullor.

Jam Qytetar Nderi i Gjirokastrës, Durrësit, Mallakastrës, Beratit , por së pari Qytetar Nderi i Libohovës.

Kam botuar mbi 100 libra. Edhe libra jashtë shtetit, në disa gjuhë të huaja. Por fama nuk më intereson.

Nuk do rresht të mendoj dhe të nderoj Libohovën e pavdekshme.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

November 17, 2019 15:00
Komento

28 Komente

  1. Alban Hamzai May 30, 16:01

    Z.Moikom ! Duke ju respektuar per punet tuaja ,ne shkrimin tuaj te mesiperm per Libohoven ,ka disa gjera qe ose nuk I keni permendur,ose I keni shkruar gabim . Pa u zgjatur ,ja disa prej tyre . Adrianopolis eshte themeluar nga greket dhe romaket u vendosen atu pas 5 shekujsh.Edhe ekspedita e fundit italo-shqiptare e vertetoi kete gje.Megjithese ata donin te groposnin 400 vjet histori dhe ta konsideronin Adrianopolis si qytet romak ,perballe fakteve arkeologjike u detyruan te dorezohen dhe prof.Dhimiter Kondi ,drejtor I punimeve arkeologjike italo-shqiptare ,u detyrua te pranoje se ” zbulimi ne pjesen verilindore te qytetit antic te teatrit antic ,te godinave greke te shek.6-5 para Krishtit ,te shume eneve ne qeramike,monedha,amfora ,qe jane shume me te hereshme se periudha romake ,tregojne se qyteti romak u ndertua mbi qytetin e zhvilluar grek . Gjithashtu ,I nderuari z.Moikom ,dua tju kujtoj se banoret greke te Libohoves u debuan nga agallaret osmane ne shek.16 dhe u vendosen ne Maqedonine Perendimore ku krijuan fshatin Ajia Marina (Shen Marina),per nder te kishes se tyre me po kete emer ne vendin me po kete emer ne Libohove . Dhe ne shtepite e tyre te braktisura u vendosen osmane e shqiptare si oficere,ushtare ,nepunes te Perandorise Osmane .etj.etj.Nuk besoj qe keto gjera nuk I dini. Ne qofte se nuk I dini ,I mesoni ,sepse njeriu meson gjithe jeten .Por ne qofte se I dini dhe nuk I shkruani atehere eshte shume gabim .Sepse ,sic na meson Ciceroni,detyra e pare e historianit eshte ti shmanget genjeshtres ,e dyta-te mos fshehe te verteten ,e treta- te mos jape shkas te dyshojne . Me respect!

    Reply to this comment
    • Pellazget do rikthehen November 17, 18:34

      Gjuha e lashte pellazge qe sot dhe kaq kohe na shitet per GRAQISHTE te LESHTE i ka ardhur koha te zberthet dhe te qartesohet. I perjeteshmi MOIKOM ZEQO na sjell perhere e me shume argumenta per lashtesine e kombit dhe emertimeve ne territorin ILIRIK. ILIRET keta trashgimtare te paster PASPELLAZGE jane shtrire ne gjithe territorin qe gabimishte akoma shkenca dhe historishkruajtesit tane i thone “BALLKAN”. Dhe cudia me e madhe e gjithe pseudoshkences “HELENISTIKE” e cila edhe pordhet i ka kthyer greke “PORDHOS” lumturohet per emertimin “BALLKANOS”. Ne shume emertime te qyteteve te lashtesise shihet qarte emertimi “POLE” PO-LE qe greket i shtojne “S” duke mare fjalen e re qe ne ne shqip e quajme qytet, ndersa sllavet POJA i japin kuptimin e fushes. Keshtu qe ne pak shembuj shohim se si emertimet ne gjuhen PELLAZGO-ILIRE si ALBANOPOLE, NIKOPOLE, KOSTANDINOPOLE, ADRIANOPOLE apo qofte DRINOPOLE te cilat jane emertime te pastra PELLAZGO-ILIRE nga fjalet PO dhe LE. Fjala LE eshte bazorja e shume fjaleve si LE-VIZE, LIS (pjell) LINDE. Keshtu keto emertime vijne nga gjurmet qe lane ALBANI, NIK KOSTANDINI, JUSTINIANI apo lugina DRINI.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi November 17, 19:34

        Me te ketille partizane si ju, Moikomi mbetet i madh! Por ne njerez studjues, Moikomi mbetet per historine antike dhe ate te lashte nje femij corodites! As e ka idene c’jane iliret! Por thjesht i ben te gjithe ilire, duke parakuptuar me keta nje popull te caktuar nacional, si keta te sotmit!!! Kjo vjen sepse Moikomi nuk ka studjuar per te bere shkence, por thjesht si bejleret e periudhes osmane te zere nje qoshe te ngrohte e te marre nje cope rroge, e kur i jepet mundesia, te beje edhe nga pak karriere. Moikomi eshte thjesht nje karrikexhi dhe karrierist si gjithe kjo sere, me te vetmin ndryshim, qe eshte nje enciklopedist i persosur, gati per tu admiruar, sidomos per periudhen pas antikitetit e te mesjetes.

        Reply to this comment
  2. Epoka para gjyqit May 30, 16:16

    Orestia eshte quajtur nga greket e lashte kryeqyteti i dikurshem i perandorise osmane Adrianopoja. Sot ky qytet quhet Edirne. Kiperti mund te kete qene vertet studiues i madh i hartave të vjetra, por kapitalin e se vertetes s’mund ta kete askush nga dijetaret. Te gabueshem apo te pagabueshem qofshin. Nje shenim lapsi ne harte eshte i pamjaftueshem per te bere nje lidhje llogjike midis Orestia dhe Libohova.

    Reply to this comment
  3. demo May 30, 19:14

    Neqoftese i referohesh Zef Valentinit per emrin e Gjirokastres dhe ndertimin e keshtjelles,ke ndertuar nje keshtjelle ne rere.
    Zef Valentini sjell shume prurje ne dokumenta per historine shqiptare,por duke qene nje diletant i apasionuar ne fushe te historise dhe arkeologjise,ashtu si Zeqo,shpesh gabon.
    Ka gabuar ne leximin e nje mbishkrimi ne kishen Muzakiane te Kosturit te lene nga piktori ikonografik Onufri ne lidhje me qytetin Venetion.Me te drejte studiuesit e sotem e identifikojne me Venedikun dhe jo me Beration,si rreket te binde Valentini.
    Duke mos qene expert i njohjes se greqishtes bizantine,ja fut si kau peles dhe per 50 vjet shqiptaret e mbanin Onufrin si nga Berati.
    Nuk ka germadha te shekV-VI ne keshtjellen e Gjirokastres.Po te ishte ndertim i ketij Livaton Argjirit ne kohen e Justinianit,do te ishte ne listen e keshtjellave te ndertuar nga Justiniani,qe deshmon Prokopi i Cezarese.Ndertimi eshte i shek IX-XI,ka emrin e fisit te Argyreve,fis epirot qe shtrihej nga malet e Kurveleshit ne luginen e Drinos.
    Edhe Emri i Dropullit te sotem,nuk rrjedh nga emri Adrianopolis,por nga emri i lumit Drino te deshmuar nga historiane greke 5 shekuj para shekullit te dyte.Edhe emri i qytetit deshmohet Drinopolis.
    Ja cfare shkruan nje gjigand i arkeologjise..
    Emri Drino qe e ndeshim dhe dy here te tjera ne vise te ndryshme te Ilirise,na lejon te mendojme se emri qytezes ka qene Drino dhe na eshte nkumtuar ne gjuhen greke(gjuhe e shkruar e kohes) Drinopolis.Ne shek,II te eres sone,per t`i bere qejfin perandorit Hadrian,qe nnuk kishte asnje arsye te themelonte nje qytet ne Epir,ne burimet e permendura me siper(romake)emri u shnderrua ne Hadrianopolis.

    Reply to this comment
    • Libohoviti November 17, 18:53

      Kerkohet nje Avni

      Reply to this comment
    • Gzim Kulufi November 17, 19:42

      Pikerisht rruga e sotme Ballsh-Kakavije eshte nje nga tre rruget e njohura qysh ne kohe te romakve, te cilat shkonin per ne Helade (Greqi). Ndaj, kalaja e Gjirokastres nuk ka si te jete ndertuar kaq vone, ne shek. IX-XI. Kjo kala dhe ky vend kane nje periudhe shume me te hershme te papercaktuar deri me sot qarte.
      Pervec kesaj, Dropulli, Drino, Adrianopolis, e tjere me “dri” jane thjesht emertime percaktuese te trinitetasve, (sot keta jane me se shumti ortodokset kristiane dhe deri diku bektashinjte). Keta trinitetas i kishe atyre kohrave te disa popujve (gjuheve), ndaj nuk behet fjale fare per greke, apo shqiptare!

      Reply to this comment
    • Bragjini November 18, 09:07

      Demo,per here te pare te jap te drejte.Pse nuk shkruan vetem per historin antike?

      Reply to this comment
  4. Hessen November 17, 16:35

    Respekt, respekt dhe vetem respekt per Moikomin tone!

    Reply to this comment
  5. Zigur Qarri November 17, 17:17

    Perse gegët thone Gjinokastra dhe jo Gjirokastra?Zevendesimi i R-s me N-n,ka te beje vetem me dialektin,apo keshtu eshte origjinali?
    Perderisa thuhet qe gegerishtja ka më afersi me greqishten e vjeter se sa toskerishtja,atehere mbetet te thuhet Gjinokastra,Keshtjealla
    e Gjinit,Gjin Bue Shpates,si emertim i paster fare.Emertimi Gjirokaster i shkon per shtat perralles greke me Argjiron ne periudhen e
    pushtimit Osman,megjithese emertimi Gjinokaster ka ekzistuar para ardhjes se tyre.Perse injorohet kujtesa popullore?

    Reply to this comment
  6. Ρrushi November 17, 18:11

    Natyrisht mos kerkojme tek nje individ persosmerine dhe juridiksonin e njohjen absolute. Ajo qe dua te them se me aq sa e njohim me studimet e tija Moikom Zeqo eshte nje nga korifejte e njohjes dhe studimit, nje nga shtyllat e vetedijes shqiptare. Ky shkrim ne fakt me shton friken se Moikomi po le pas disa nga amanetet e tija per te ardhmen duke iu kushtuar te shkuares te kombit tone .

    Reply to this comment
  7. Urbe November 17, 18:34

    Libohova qender urbane, shkruan. Ky nuk e ka idene se çfare do me thene qender urbane.
    Ishte nje qyteze. Po jo qender urbane qe ka kritere te caktuara historiko politiko administrative

    Reply to this comment
  8. Cimi. November 17, 18:59

    I Madhe je e i Madhe do mbeteshe ne te gjitha kohrat o Moikom Zeqo.

    Reply to this comment
  9. A November 17, 19:10

    MOIKOM ZEQO, pamvaresisht se je i majte nder mendime dhe studime historike duhet te jeshe i sakte dhe i qarte dhe i paanshem, ne menyre qe te dali e verteta ashtu si duhet.
    Pamvaresisht se kam lexuar mjaft shkrime te juaja, sepse me te vertete hulumton.
    Ne kete rast ne lidhje me qytetin e LIBOHOVES dhe historine e saj duhet te permendesh edhe Familjen LIBOHOVA, ne menyre te veçante per MYFID bej LIBOHOVA, ku fjala bej per shume komunista debila i vret veshin si fjale “e perdale”.
    MUFID bej LIBOHOVA (1876 -1927) ka qene i njohur ne historine dhe politiken shqiptare, i martuar tre here. I vdekur ne nje kohe qe komunizmi nuk kishte lindur akoma, PKSH lindi 1941.
    Qyteti i Libohoves eshte 11 km ne jug-lindje te Gjirokastres.
    Bashkeshortja e trete e MYFID bej LIBOHOVES ishte Kontesha Daneze OLLGA SCHWEIZER dhe kishin nje djale me emrin ELMAZ.
    Pa i bere asgje, mbas date 28 nentor 1944 ku Shqiperia u çliruar nga pushtimi nazi-fashist dhe i pushtuar nje kohesisht nga DIKTATURA ME e EGER e MAJTE PARTISE KOMUNISTE me ne Krie ENVER HOXHEN, ne vitin 1945 e deri ne vitin 1963 Kontesha Daneze OLLGA ka qene e internuar ne Shijak e pastaj deri sa vdiq (1963) ne fshatin TRESH te Lezhes e strehuar ne nje stalle derrash.
    Thekesoj kete pa i bere asgje sistemit diktatorial komunist te Enver Hoxhes.
    Vdiq ne kete gjendje te mjeruar padrejtesisht kur ishte rritur si Konteshe Daneze, por e donte atdheun dhe memedheun e burrit te saj shqiptar. Eshtrat e saj pas vitit 1990 jane sjelle ne varrezat e Tufines ne Tirane.
    I biri i saj ELMAZI, mbasi doli nga burgu dhe mbas disa kohe u martua dhe beri TRE femije, djem, te cilet duke ndigjuar dhe shikuar krimet e komunizmit, e thekesoj edhe njehere pa bere asgje, pas VITIT 1990 u larguan perfundimiesht nga Shqiperise me ardhjen e “DEMOKRACISE” te drejtuar deri ne keto momente nga KRIPTOKOMUNISTET te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, LULZIM BASHA dhe EDI RAMA. MOIKOM te shkuara meqenese ke qene i semure, ku qenefria aktuale e E.R.te la ne balte. Tung.

    Reply to this comment
  10. Edi November 17, 19:39

    …dhe nje komunist i perjetshem deri sa te vdes!
    Shtoje dhe kete o Komi, mos e mba macokun ne bark.

    Reply to this comment
  11. intelektuali November 17, 20:02

    Moikom Libohoviti, Antifashisti i Enverit te Bahri Omarit dhe i Nexhmije Fashistes:

    Po Poliagjentin dhe Armikun e rrezikshem te Partise dhe Popullit, kasapin e Luftes se Kllases dhe veglen vrastare te Enverit, Mehmet Shehu pse e ke permendur?

    sepse:

    Ke harruar Madam Ollgen, aristokraten nga Danimarka, te vene e Myfit Beut, Ollga Schweizer Libohova, gruaja e Myfit bej Libohovës: Kontesha daneze e internuar në Lezhë, që shpëtoi djegjen e Libohoves dhe 100 burra nga pushkatimi i gjermanit, me shume ishin komuniste dhe partizane. Lere se na bere te qajme me lote per cubin e Moskes, Avni Rustemi qe ishte analfabet dhe injorant kokpalare aq i varfer sa nuk kishte breke ne bythe dhe jo te shkonte ne Paris dhe te vriste Kryeministrin shqyptar qe kishte shkuar te mbronte Vatanin nga coptimi i Fuqive te Medha, cfare antifashizmi amoral vrastar dhe asgjesues eshte ky ky antifashizmi yt o Moikon Mavria Libohoviti?

    sepse:

    Ja cfare tregojne libohovitet e vertete per Madam Ollgen qe ti e injoron totalisht:

    “…Për të, banorët e zonës tregojnë histori, që u ngjajnë gojëdhënave. Histori që të kujtojnë subjektet e romaneve të Ismail Kadaresë. Të vjen ndër mend “Darka e gabuar”, pengjet e shpëtuar, por kësaj here nga një grua daneze. Bëhet fjalë për konteshën Ollga Schweizer, e martuar në Shqipëri me ish-ministrin e Brendshëm, Myfit bej Libohova. Gruaja e hijshme, e cila do të mbetej e ve pas 19 vjetësh, do të pësonte vite të tëra internimi dhe persekutimi familjar. Do të nxirrej forcërisht nga shtëpia me urdhër të Petrit Dumes, për të jëtuar në një kasolle pranë një stalle lopësh në Shijak. Punët që iu caktuan ishin nga më të rëndomtat, nga fushat e misrit te pastrimi i stallave. Më pas, jeta e vështirë e në skamje, së bashku me të birin e vetëm të lindur nga kjo martesë, do ta ndiqte edhe në internimin e dytë, në fshatin Tresh të Lezhës, aty ku ajo mbylli sytë për t’u varrosur në vitin 1963. Një nga dëshmitaret që e ka njohur nga afër, Fatbardha Saraçi Mulleti, tregon për takimin e befasishëm me konteshën, e cila rrinte në derën e kasolles, duke zënë hundët me dorë për shkak të erërave të forta të stallës pranë, ndërsa i biri, i kthyer nga studimet në Itali, bënte punë krahu në bujqësi e jo vetëm. Fshatarët e zonës përreth e tregojnë një grua bujare, e cila, edhe pse në skamje, i ndante ato pak gjëra me familjet aty pranë. Ollga Libohova u shqiptarizua deri në varr, duke mos e braktisur për asnjë ditë vendin me të cilin lidhi nyje ndjenjat, bashkë me jetën e saj. Vetëm pak vite më parë, nipi i familjes i zhvarrosi eshtrat e gjyshe Ollgës, për t’i afruar në Varrezat e Tufinës, vend ku prehen edhe sot e kësaj dite…”

    He mo Moikom Antifashisti si te duket ty kjo histori e vertete per nje libohovite te njohur qe u masakrua me familje nga xhelatet antifashiste te Enverit sepse shpetoi Libohoven nga djegja dhe u shpetoi jeten 100 partizaneve komuniste te Enverit duke u folur fashisteve qe kishin ardhur per reprezalje ne Libohove me nje gjermanishte te paster saqe habiti kumandarin e tyre dhe keshtu shpetoi katunaret dru me pre, bashkefshataret e tu?

    Le te mos harrojme se ishte Madam Ollga qe nderhyri te Ahmet Zogu per burse Mbretnore per Enver Hoxhen ne France dhe kur ai nuk mori dot as dipllome dhe asnje provim ishte po Madam Ollga qe nderhyri tek Ministri i Jashtem i Ahmet Zogut, Eqrem bej Libohova per ta emeruar Enver Hoxhen si sekretar ne Ambasaden shqyptare ne Bruksel pa patur asnje dipllome dhe asnje shkolle..

    PO KOSOVARET QE ENVERI JA DOREZOI ANTIFASHISTIT RANKOVIC PER T’I VRARE DHE MASAKRUAR NE TIVAR?

    Cfare Antifashizmi Vrastar Gjakatar eshte ku Antifashizmi yt o Moikom Libohoviti?

    Reply to this comment
  12. Shahisti November 17, 20:05

    Se fundi eshte vertetuar se Libohova ka qene kryeqyteti i Perandorise Romake te Lindjes, ose Bizantit. Ne gjuhen e vjeter greko-pellazge Libohova dmth Qyteti i Libos, nje variant tjeter i emrit Konstandin, pra Libohova eshte Konstandinopoja e vjeter, para se te ndertohej Konstandinopoja e Re. Portat e Konstadinopojes se vjeter i ruante nje luftetar me emrin Molotov Zakoni, qe me vone e beri Moikom Zeqo se nuk donte qe ta merrnin per agjent rus. Shendet!

    Reply to this comment
  13. Po qe shqiptar, tan punet i ban November 17, 21:50

    Po qe shqiptar tan punet i ban, dmth edhe historian ! Ketu te gjithe komentuesit jane shqiptar, me rregullin e treshit i bie te jene te gjithe historian !

    Reply to this comment
  14. lato November 18, 02:16

    Zeqo ne Arkeologji eshte nje amator i corroditur.
    Qyteti Drinopolis e merr emrin nga lumi Drino.
    Qyteti eshte disa shekuj me i hershem se perandori romak Hadrian.Kete e verteton teatri i Sofratikes i ngjashem me teatrin e Amantias.
    Keshtjella e Gjirokastres shenon ne themele shekIX-XI.
    Emrin qyteti e merr nga Fisi i Ergyreve (shih Nelson Cabej).Populli ruan pikerisht Formen e Lashte te emrit te fisit te Ergyreve ne kujtesen e tij te mahniteshme:
    Kervelesh e Gegeri
    C`u mblodhe ne Ergjeri.
    Zeqo,ashtu si kapterr Nishani jane jevgjite te Libohoves,ne sherbim te bejlereve dhe pashallareve te Libohoves,prandaj kane nevoje te ndryshojne emrat dhe mbiemrat,por nuk ndryshojne dot ngjyren e lekures dhe sjelljen prej Rajash.

    Reply to this comment
  15. demo November 18, 02:23

    Ne fund te shek’XIX nuk ka pasur fakultet Juris-Prudence ne Stambol,sipas standarteve Evropiane.Ka funksionuar nje shkolle e Administrates,qe quhej Mylkije.
    Ne Perandorine Osmane funksiononte sistemi i Kadilereve,qe shume shume mund te kishin ndonje shkollim fetar,medrese ose mejtep.
    Prandaj Zeqo genjen kur shkruan se stergjyshi i tij ka studiuar juris-prudence ne Stamboll.

    Reply to this comment
  16. Heretiku November 18, 02:52

    Nderim dhe respekt per Moikom Zeqon, intelektual i vertete, studiues serioz dhe mbi te gjitha individ thellesisht human, gje e rralle sot ne Shqiperi. Njerez si Moikomi duhet te klonohen, ne rast se do te ishte e mundur.

    Reply to this comment
  17. Aleksander Thana November 18, 03:07

    Qirjes Hamzaqis, qe rri gati si nje nga hienat e Janulles per te shqyer gjahun!
    Qyteti i Adrianopolit eshte I vendosur ne Epirin antik dhe eshte themeluar nga epirotet, pra iliret, si gjithe qytetet e tjera te Epirit, ne te cilin jetonin Thesprotet, Kaonet dhe Molloset, si Tre fiset kryesore me te fuqishem, qe krijuan Lidhjen Mollose, Federaten Epirote dhe shtetin e Epirit me Pirron e famshen te gjakut shqiptar. Asnjehere nuk ka patur “greke” ne Epir dhe as Helene. Ne se e ke idene e emrit “grek”, nuk eshte me I vjeter se 200 vjete P.E.se Re, me te cilin romaket fillimisht kane quajtur nje fis ilir te Jugut te gadishullit Apenin.
    Vete emri I qytetit ne fjale ka si rrenje fjalen “Drin”, ashtu sic e ka edhe toponimi I Dropullit. Ne Epir Jane jetuar e jetojne, pa asnje ndryshim te dukshem demografik shqiptaret, padardhesit direkt te fiseve ilire, me perjashtim te dyndjes barbare te “grekeve” te Turqise, qe u vendosen qellimisht ne Thesprotine antike (ne Camerine e Sotme), piketisht per te ndryshuar perberjen demografike me kryq dhe shpate ne dore.
    Megallomania dhe injoranca shovene e neogrekeve me sallate nacionalitetesh, eshte dhe ka per te mbetur nje fiasko.
    E gjithe kultura arkeologjike e Epirit (tumat, varret, objektet e qeramikes, menyra e varrosjes, inventari I armeve dhe sendeve prej metali, kane karakter ilir, si ne mbare trevat dhe gjetjet e tjera arkeologjike ne Shqiperi e me tej. Keta lloj “grekesh”, si puna juaj, jane thjeshte manikina te konvertuar; flasin shqip, veshen me fustanella shqiptare, kendojne “labce-vence” ose si thuhet ndryshe polifoni, te cilet e kane vetem shqiptaret, onomastika e tyre (mbiemrat dhe me pare edhe emrat), kane qene e jane tipike shqiptare; doket, zakonet dhe traditat jane te gjitha shqiptare, pa perjashtim, etj, etj.

    Reply to this comment
  18. gentian November 18, 11:28

    E para . Greket e pranojne vete ne historine e tyre qe e fabrikojne lart e poshte se kur eshte perdorur per here te pare emri Greqi. Nuk ka Greke ne shekullin e 5 apo 6 para krishtit. Mund te kene qene lloj-lloj,por jo greke Te paret qe e perdoren emrin Greqi ishin Romaket. Ai qe e ka permendur i pari emrin Graeci (Γραικοί) tek vepra e tij Meterologjia.(https://en.wikipedia.org/wiki/Name_of_Greece). Pra, greket dhe pse duan, nuk e cojne dot me lashte se kaq emrin e tyre. Dhe prap ky limit kohor ka rezervat e veta. Nderkohe qe Γραικοί me teper anon nga Graria se sa toka e grekerve. Po dhe sikur toka e grekerve te jete, rrenja e fjales eshte Gra – Grua. Pra toka e grave. Ka disa teori per emrin. Ca e lidhin me terrenin shkembor dhe kodrinor por ca e lidhin dhe me rrenjen e fjales Gra-Grua. Pa i hyre me teper ne detaje sepse mund dhe te provoje reagime jo te kendeshme , kerkoni ne net per lidhjen qe romaket bejne midis emrit Gra-grua dhe pse Romaket e quajten toka e Γραικοί. Shikon shume referenca ne we portale qe presin shkurt. Eshte koloni greke qe u formua ne shekullin e 5 apo 6 para heres sone. Ne kete kohe ish- Greqia kishte probleme mbijetese ne lufterat mes qytet shteteve por dhe me perset e Darit, keshtu qe nuk ishin te ngeshem te merrnin trastat dhe te dilnin verdalle te formonin koloni. Formon koloni ai qe e ka ne terrezi biznesin dhe shikon ku te gjeje terren per t’u hapur ne toka te reja dhe jo ai qe eshte ne lufte per. Dhe po te pranosh se kane qene njerez te ikur nga lufterat e asaj kohe, nuk eshte normale qe dikush te iki per t’u fshehur apo shpetuar koken nga lufterat ,merr dhe bankat me florinj me vete dhe na ngre qytete me teatro. Kjo nuk ka bere kurre vaki ne historine e njerezimit, pervecse ne raste shume te rralla. Por dhe ndertimi ,fuqizimi i kolonive qe kane krijuar ka zgjatur me shekuj e jo me dite. Pra. Nuk ka greke ne shekullin e 5 apo 6 para eres sone. Kur nuk e pranojne vete ata (grekete) , si mund t’a pranojne te tjeret qofte dhe ca ketu me postimet e tyre?
    Sa per Gjirokastren. Ne kalane e Gjirokastres jane bere germimi arkeologjike ne 1983 dhe 1984. Shikoni ketu.
    https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1988_num_18_2_1503
    Brenda perimetrit te keshtjelles jane gjetur mure por dhe material arkeologjik qe datojne te jene te shekullit te IV deri shekulli I para eres sone. Gjetjet jane prova te pakundershtueshme per egzistencen e nje vend banimi apo fortifikim ne kodren e kalase. Sa dhe si ka qene fortifikimi mund te provohet duke germuar akoma.

    Një mbështetje të pakundërshtueshme e gjejmë tek Emile Isambert(81), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: “Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra”, që don të thotë: “Kështjella e Pirros”. Grekët e quanin :”Pirru – haraks”. Që në shqip don të thot : vija mbrojtëse e Pirros.

    Njerez. Historia behet me fakte me llogjike dhe jo me gjak ne koke dhe me mllefe.

    Reply to this comment
  19. Vasili November 18, 13:26

    Duket qe dicka,qe ka te bej me disekuilibrin e tij psiqik,ka ndodhur vecanerisht kohet e fundit me zeqon,qe pasqyrohet ne shkrimet e tij te fundit.
    Cdo person burra e gra,ne fisin Zeqo,shkelqejne sipas tij ne te gjitha dimensionet,megjithse nuk e kuptoj,cfare borxhi i ka gazeta dhe lexuesi qe te pralliset me kete panair personash,qe nuk kane asnje domethenie per ta.
    E mban veten per arkeolog zequa dhe pa ja bere syri tere e vret veten,pak me poshte ku ,megjithse permend dhe emra autentik grek,e injoron historine helene te atyre aneve.
    Zequa tund deri ne ulurime flamurin antifashist,por logjika ja donte qe para se te vinte tek antifashizmi,duhej te ndalesh tek paraardhesit e tij laraman myslyman-osman,qe sic i pershkruan dhe vet ai i kane sherbyer ne poste te larta dushmanit osman,qe per 5 shekuj shkaterroi dhe denatyroi kete vend dhe kete popull me ndihmen e tyre.
    Dhe fazhizmi,mor zeqo ´´arkeologu´´ dhe ´´patriot´´ i marre, ish vetem 3 vjet pushtues dhe la mbas ndertime.qe nuk konkurohen dhe sot e kesaj dite.
    Prandaj mor zeqo,sic e shkruan dhe vet,ti mbetesh dhe je vec nje patriot pervers i erresires shperfytyruese osmane,e cila e ka mbytur kete vend dhe i mesuar gjithmone me maska,nuk e ke per gje te vendosesh nje maske perendimore per perfitime te castet,kur ta lyp nevoja.
    Dhe nje ndjenje te thelle peshtirosje perjeton,per kete te mjere,qe shkon dhe vetmbytet ne gjirizin e vet.

    Reply to this comment
  20. Tanush November 18, 16:38

    Ne Gjirokaster dhe vecanerisht ne Libohive ka edhe Cekreze qe u vendosen nga perondaria osmane ne shek XVI. Perse nuk flitete per ta? Normalisht ata jane shqiptarizuar, por shume nga familjet libohvite mund te ken prejardhje cekreze.

    Reply to this comment
    • Shahisti November 18, 17:52

      Or Tanush e di ti qe e ke mire fare, po t’ia shikosh turinjte ketij Molotovit ashtu eshte me tipare aziatike si te Cerkezeve.

      Reply to this comment
  21. Aleksander Thana November 18, 19:07

    Tanush, perse nuk flet per “greket” e Shqiperise, se nga kane ardhur dhe kush ua mesoi greqishten. Nje nder ta eshte murgu i Zi Kozma, qe hapi shkolla greqisht me parate e Patrikanes dhe ferman te Sulltanit 250 vjete me pare, kur shqipja anatemohej si gjuhe e djallit nga prifterinjte dhe sulltanati. Ne Dropull ka patur nje enkkave sllave qe pranoi greqishten e murgut ne vend te shqipes dhe qe me vone kjo pakice u shumua me shqiptare e sidomos cobene te konvertuar deri ne kohen kur bejleret shqiptare pranuan argate nga ishujt e Egjeut dhe mbeti Dropulli qe njohim.
    Envklave e madhe sllave ka ekzistuar ne Peloponez deri ne fund te shekullit te 17, por qe sipas eksperteve greke sllavet u shkrine ne “detin e madh Helen”. Sllavet bullgare jane me shumice ne Maqedonine dhe Thrakine e shtetit grek. Te tjeret dihen, shumica shqiptare (,arbereshet), kuco-vllehet, cifutet, armenet, arabet, evgjitet etj. Keta jane “greket”. Por po te pyesesh hamzaqis dhe tanushin, do te molloisin per “detin e madh helen,” qe bashke me prifterinjte,I shkrine te gjithe dhe I kthyen ne greke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim