Skifter mos qofsh!

April 9, 2018 09:02

Skifter mos qofsh!

Elsa Skënderi*

 

Ti ç’farë ndere, Mujo, po na lypë?

Qi dy djepat na i ke vu në gjumë?

A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don dije, Mujo a don gjuhë?

Lyp shka të duesh – Mujos te i kan thanë.

-Shpesh po m’ngucin çobanija

Paj me forcë me ja u kalue un due.

 

Eposi thotë se zanat e pyetën Mujin se çfarë dëshironte: forcë, pasuri apo dije? E ai gjakon forcë, që të mundë barinjtë e tjerë. Nuk iu duk se kishte nevojë më shumë as për pasuri, as për famë, as për dije, sesa kishte nevojë për fuqi për t’u mundur. Forca ia mundësoi që nga delmer, të bëhej kreshnik. Ky fragment, që sa herë përmendet duket se vjen bashkë me jehonën e bjeshkëve, na kumton diçka përtej ligjërimit epik të cilit i përket. Rëndësinë e të qenit i fortë, rëndësinë e mundjes së të tjerëve, superioritetin përmes fuqisë së pashtershme fizike.

Në kohëra, thuajse të mugëta, në vise të vendit tonë. Një shkuesi/ lajmësi që ka shkuar të kërkojë nuse, i bëhet pyetja: “po ç’ka grabitur ky djali? Ç’bëma ka bërë?”. Çudë e madhe! Pyetja bëhej nga nevoja për t’u siguruar që dhëndri i ardhshëm ishte “sypatrembur dhe i zoti për ta siguruar jetesën”. Kusaria është sprovë për t’u kapërcyer. Në shqipe, madje, kemi dhe foljet “kusaroj – jokal. Vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, merrem me kusari, rroj me kusari” e “kusarohem – vetv. Bëhem kusar, filloj të merrem me kusari”.

Kur shekulli XX, sapo kishte nisur të përvijohej, më 1903-shin, Asdreni përkthen një reportazh, të shkruar në gjuhë të huaj, që botohet në “Albaninë” e Konicës. Përshkruhet një udhëtim me kuaj, nga Durrësi në Tiranë. Udhëtim me kokën në torbë, që e bënte të domosdoshme pasjen e një shoqëruesi që do t’i ruante ata që kishin marrë rrugën nga rreziku serioz i kusarëve. Në tekst thuhet “Ndryshe me vrasje e me vjedhje shumë janë që duan të bëjnë një mënyrë rrojtje. Që të jesh kusar (hajdut) i udhës’ së madhe kio është një pun’ e ndershme, e cila s’e shnderon as fare atë që e bën. Këtu jet e nieriut ka aqë fort të pakë vlerë”. Kusaria është mënyrë jetese, është punë, madje e ndershme (sic!).

Në çapitjet, përpjekjet, udhëtimet prej Sizifi ndonjëherë, në historinë tonë ka pasur shpesh shfaqje, ngjarje, a gjëma kusarie. Plaçkitje individësh, plaçkitje udhëtarësh, plaçkitje fabrikash, plaçkitje uzinash, plaçkitje nëntoke, plaçkitje ministrish, plaçkitje shtëpish, plaçkitje bibliotekash, plaçkitje ndaj Shqipërisë.

Profili i kusarëve mund të jetë i variueshëm, por filli që i bën bashkë të gjithë, është prezuntoziteti i të qenit i fortë, i të mundurit të gjithë!! Disa kusarë janë të pashkolluar, disa janë ordinerë, disa janë hequr si njerëz me mend në kokë, disa historia na i ka shfaqur me petkun e politikanëve, disa vijojnë të vetëquhen të ndershëm e vijojnë të kusarohen.

Të qenët skifter në shekullin XXI

“Skifterat” titulli i një kënge që është shfaqje par excellence e kitçit muzikor, masovike jo vetëm për nga numri i klikimeve, një farë përpjekjeje për të parodizuar, shfaqje kallpe muzikore. Pa merita artistike për t’u përmendur, (do të kishim përdorur në një situatë tjetër shprehjen me nder me thanë, por edhe kjo është e pavend, sa kohë që nderi në situatat e sipërpërmendura është lidhur dhe me kusarinë) teksti i këngës himnizon në mënyrë tepër joshëse për masat, profilin e kusarit “modern”.

“Skifteri” është ai lloj emigranti që shkon në Itali dhe grabit, plaçkit e bëhet i pasur. Gjithë rrugëtimi i “pursue of happiness” (kërkimit të lumturisë), arrihet përmes kusarimit dhe pasurisë vënë prej saj. Këta skifterë, sipas këngës, janë heronjtë e jetës së përditshme që konsiderohen “T’funit nshkoll e t’parët n’jetë skifterat, skifterat”. Teksti vijon “Hyna ka ballkoni nuk hyna ka porta/ Mu ke dhoma gjumit jasha kasaforta/ U çu i zoti shpis o mio Dio/ Dormi mio caro perche sono io”…

Parodizimin e të njëjtit personazh, skifterit e gjejmë në shfaqjen e humorit “Portokalli”. Saora, në ligjërimin bisedor dhe në zhargonin urban, tashmë emrit skifter është shtuar një kuptim i ri sinonimik me atë të fjalëve kusar/ plaçkitës/ gangster i kamur, përveç dy kuptimeve që ka në fjalorin shpjegues: 1. zool. Shpend grabitqar me sqep të kthyer e me kthetra të fuqishme, që rron nëpër shkëmbinj; 2. fig. Njeri trim e i vrullshëm në sulm.

Skifter mos qoftë kush!

Lajmi i parë në radio teksa po çoja djalin në kopsht. “Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në Fier. Burime zyrtare bënë me dije se 4 persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të hyjnë në banesën e një shtetasi. Por pas sinjalizimit të policisë, hajdutët janë përballur me forcat e rendit dhe kanë hapur zjarr ndaj këtyre të fundit. Për pasojë, gjatë shkëmbimit të zjarrit njëri nga autorët ka gjetur vdekjen.” Në atë çast pata një sërë përjetimesh që nga keqardhja, ndjenja e pasigurisë, mendimi për formulimin e lajmit të vdekjes me fjali joveprore për të fshehur përgjegjësinë e policisë dhe zija e mungesës së shpresës, zija si e ngjyrës së skifterëve.

Më vonë gjatë ditës u mësua se i vrarë kishte mbetur një 20-vjeçar, me precedentë penalë. I ndaluar edhe në Greqi e Itali. Në disa kronika e quajtën “person problematik, sipas fqinjëve”, diku tjetër “djalë të vetëm”. Në pamjet shoqëruese shihej një grua që kishte vënë kujën, thuajse e shtrirë  përtokë, në mes të rrugës. Mesa dukej ishte familjare e të riut.

Një njeri që i hyn rrugës së kriminalitetit kaq i ri, sa të ketë dhe përvoja arrestimesh brenda e jashtë vendit, duhet të jetë këmbanë alarmi, jo vetëm për qytetarët që të sigurojnë me sa më shumë shula dyert e shtëpive të tyre. Por duhet të shqetësojë e të shkundë të gjitha instancat shtetërore. A është bërë mjaftueshëm për punësimin e të rinjve, apo mundësia për mbijetesë duhet parë (ende) qoftë edhe duke kusaruar? Çfarë politikash sociale dhe edukuese po ndiqen, teksa ndër të rinj sheh të kultivuar, me gjasë prej mungesës së shpresës e mundësive konkrete, kultin e “skifterit”? A i kemi rrumbullakosur ndopak të gjitha cepat e pengesave të jetesës në këtë vend, teksa lista e problematikave që kërkojnë zgjidhje është varg e vijë? Sa të sigurtë e kemi pronën, shëndetin, jetën?

Askush, nga ata që përgjegjësitë duhet t’i marrin përsipër me fjali veprore, nuk di të flasë veçse për reforma, po aq kallpe sa kënga për lavdinë e skifterëve. Thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. Fundja, Muji mund të kishte kërkuar nga zanat dije dhe jo forcë për t’i mundur e mposhtur të gjithë. Por, prapë fataliteti, fatumi i paracaktuar është kartë kusarësh të një lloji tjetër, e përdorur gjer në dalje boje. Jeta duhet çmuar më fort e koncepti i të jetuarit të ndershëm duhet ndarë një herë e përgjithmonë nga kusaria, nga të qenët skifter. Zbrazëtia botëkuptimore do mbushur me politika sociale të mirëfillta jo mitesh urbane, me modele të shëndetshme suksesi, me shkollim, me libra, me biblioteka! Të rinjtë nuk bën të lihen në mes të udhës së madhe!

****

Botuar nga Dita. Autorja është pedagoge e gjuhësisë në Departamentin e Gjuhës shqipe, FHF, Universiteti i Tiranës

April 9, 2018 09:02
Komento

21 Komente

  1. predator April 9, 09:09

    Mire e ke moj moter, po kush te degjon
    Ne qe te lexojme jemi te pafuqishem. Ata qe DUHET te te kuptojne jane hajna per vete.
    hajna me kostume e kollaro

    Reply to this comment
  2. katarakti April 9, 09:51

    Une sa here qe degjoj ose lexoj se ne Itali, Shqiperi apo Greqi policia vrau nje “skifter” shqiptar, hidhem perpjete nga gezimi. Nje hale me pak.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku April 9, 09:54


    As skifterat as bufat nuk dijne me lexue…
    Duhet me u than’me kange…me cifteli..!

    Reply to this comment
  4. Mërgimtari April 9, 10:20

    Në Itali quhen edhe “Muratorë”. Nate, natyrisht. Një djalë nga Kosova po më thoshte se kishte njohur një djalë nga Shqipëria, që punonte si murator dhe që i kishte thënë se, po të donte, mund ta merrte si ndihmës. I thashë kosovarit: pyete a murator dite apo nate? Në darkë kosovari më tha se punonte si murator nate. Naiv kosovari, prapë nuk kishte kuptuar gjë. I thashë se nëse të “ofron punë” mos shko. Pastaj ia shpjegova të gjitha.

    Reply to this comment
  5. vasili April 9, 12:24

    Elsa duhet,pershendetur per te verteten,qe pak nga qeniet qe frymojne ne kete vend,pasi shume shume pak nga nga ato guxojne te hedhin syte mbi vete.
    Megjithate,mendoj se eshte pare maja e ajzbergut:
    Ketu qe para mijra vjetesh zbarkoi kultura greko-romane,me Butrintin,Apolloni,Dyrrahin etj,qe vazhdon te ndricoje hapat e njerezimit ,ne rrugen e tij te perparimit
    .Por te paret tane,vazhduan tu bejne shoqeri bagetive,duke grabitur dhe vrare njeri tjetrin.
    Dhe te mos e zgjasim,ne vazhdim,ne keto dekada te fundit,ky vend u pushtua dhe u masakrua,nga banda te egra dhe primitive, te zbritura nga malet,qe vazhdojne te mbjellin terror dhe frike,ne nje shtet te squllur dhe i pavetedijshem per forcen dhe mundesine qe ka.
    Ja vec sot,nje rob i trashe dhe injorant sa me ska,Ndoka,pafundesisht deputet i superushqyer,qe ka ndyrur keq kete karrige,ben ´´trimin´´budalla me fjale gjirizi,drejtuar kryeministritqe nuk ka se cfare i ben ligji i institucionit shteteror.
    Dhe per hir te se vertetes,banda e zbritur nga malet haxhiqamilase,ka bere cfare ka dashur,duke shkretuar si trupin dhe shpirtin e qytetarit te ndershem ne kete vend dhe institucionet shteterore vazhdojne te bejne sehir,sepse pikerisht e peson ky qytetar dhe ky vend dhe jo pushtetari frikacak.
    Dhe per hir te se vertetes duhet thene,qe po te veproje ligji,karshi krimeve qe bejne kreret e bandave dhe ndonje capaculi si ndoka,ata mbas kesaj do te behen pula te lagura,mbasi ky pushtet frikacak me ne fund duhet te ndergjesohet se kete comange te ligjeshme,qe duhet ta valevise eshte nje popull i tere qe pafundesisht e pret,pervec pjestareve te bandes.
    Pra koken e krimit dhe hajnise se eger, cuditerisht zonja Skenderi e ka anashkaluar!!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 9, 15:33

      vasillaqi, nje pietje kisha une per tia, kush i mbajti per 50 vjet bandat primitive, ne male te izoluara e te lidhura me zinxhir? Dhe perse nuk u perpoq mender shteti i athershem t’i zbuste e t’i kulturonte pak nga pak? Apo i vinte me mbare t’i mbante nen kamxhik. Sot paguhet trashe ajo politike idioteske e mender lesh-shtetit te Enver Bythos.

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën April 11, 20:27

        Ik[ ore matuf idjot e xhuxhumak , sikurse ke zgjedhur , se je pjerdhur nga trute me kohe e të vjen era e shurrës deri këetu ! Atëhere , për kur flet ti , kishte shtet , me ligje e rend dhe plehra si puna jote , rrinin si mut , tani kanë marrë kallaçn dhe plaëçkitin , ndaj të vjen keq , që të ikën kot , gjithë ato vite !

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku April 11, 22:29

          Ty te vjen era mut, po mut i vjeter shume se edhe babait tend era mut i vinte. kurse gjyshi jot kishte zakon qe edhe e hante nga pak, se nuk i dilte krodhja qe i hidhte gjyshi im/ E more vesh, o palo brekegrisur i Enver Bythos?

          Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën April 11, 20:20

      Po duhen koka të mëdha si Vasillaqisi Athinaqisi , për ti kuptuar këto probleme kaq të thella , të cilat Vasillaqisi ka pasur mundësine ti mesojë ne shkollën e Janullaqisit , në Durrës dhe pastaj bëri “masterin” në Athinë ! Kjo vihet re në çdo koment të tij !

      Reply to this comment
  6. demo April 9, 17:12

    Ne gjuhen shqipe NUK EGZISTON FOLJA-KUSAROJ.
    Ti kerkon te shtiresh “koniciane”,te kerkosh rrenjet e kuserise ne traditen shqiptare,te fajesosh popullin se e meriton dhe ti del e kulluar parimore qe nuk ben kompromis me te verteten.Mos ver tituj e grada para emrit,sepse niveli i shkrimit te tregon se kush je!JE NJE SHTRIRRAQE,NJE E SHTIRUR,E SIPERFAQSHME,Vetem kaq mjafton:Folja kusaroj ne shqipe nuik egziston.Mos me trego fjalorin!Nuk kam nevoje te shoh fjalorin!Edhe emri kusar ne shqipe eshte nje huazim i vone nga venecianishtja-corsari.Pika ne vend kush ju ben ju pedagoge.

    Reply to this comment
    • Desi April 9, 17:35

      I ke pi ilaçet vllai? pse grindesh kot si trap

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 9, 18:18

        Mos ia ve re shume ketij demo-s, eshte nje kokerr gom-ri, qe nuk e ka shokun. Me duket se ka qene Pedagog ne Shkollen e Partise, V.I.Lenin-Pordhin.

        Reply to this comment
    • PSE ? April 11, 20:36

      U hapën dyert për të shitur “mallin ” e tij stok të injorancës edhe alabakë , si puna e këtij surrogatos @demo , që kujton se po mësove alfabetin , mund të debatosh edhe me një zonjë të nderuar , të arsimuar e kulturuar , që përpiqet sadopak , të kontribuojë për vendin e saj , kurse idjoti demo ,si kurdohere , di vetëm të pështyjë e përbaltë këdo , që nuk e lëvdon , si “derr të kënaqur” !

      Reply to this comment
  7. vetëm gjysmë dite.. April 9, 18:08

    Zonja/zonjusha edhe pse ka bere shkrim interesant ka nje gabim foshnjarak:
    .
    Jane dy lloj skifteresh:
    .
    1-Skiftere te rruges anonime si thote dhe kenga “T’funit nshkoll e t’parët n’jetë”
    .
    2-Skiftere te Politikes
    ku do te vecoja Sali Bishen me egersirat e Tropojes ku lista e egzekutimeve te tij (tyre) eshte qindfish nga te vraret ne luftrat e zhvilluara ne Shqiperi qe nga 1912 …kujtojme 4000 te vraret e 97-otranto-remzi hoxha-fisi i haklajve-deputeti xhindi-skardiljad konomi-isa coba Kosta Trebicka…e deri dhjetra te helmuar ne spitale..i fundit ishte Dritan Prifti..
    .
    I vetmi qe e vuri ne rrjesht kete popull ishte Enveri sa arriti dhe te zhduke Hakmarrjen qe nuk e arrti as perendia…
    .
    Vetem nje gjysem dite te kthehej Enveri per 2-3 ore do te ishin larguar te lemerisur kusaret kriminelat dhe tradhetaret qe po bejne palle me peshkatarin Lu qe do kapte pesh te medhenj por deshtoi ne menyre te turpeshme sa dhe Tik Llalla po ben gallate me te.

    ..
    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Reply to this comment
  8. Hahahaa... April 9, 18:27

    Me pelqen shume shkrimi , jovetem per mesazhin qe percjell , porse eshte kombinuar bukur , qysh nga poezia e Mujes, e pastaj ke texti Komik qe i kendohet Skifterit ( me lot )
    pa dashur te krijoj ndonji keqkuptim mbi temen . Natyrishte qe eshte nji ves shum i ulet te vjedhesh shtepite ! S’dua te zgjatem e Do thoshja se , tema te tilla sociale jane shume te domosdoshme per ate shoqeri qe mherishte ka disa Banda politikanesh qe i ” kusarojne” jeten por edhe Trute atij populli dhe Skifterin me te Zote e Graduan President

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit April 9, 18:32

    shkrimi me pelqen dhe per te qene te sinqerte, nuk eshte i pari qe godet mentalitetin e ri tranzicionist, se i zoti eshte ai qe di te beje para shpejt dhe shume.Eshte i njemijti apo o dymijti. E ne mos qofsha i gabuar, me teper se histori suksesi, “berja e Lekut” eshte shpallur Bibel e ka predikuesit dhe besimtaret e tij ne rritje eksponenciale. Rezultat i kesaj jane shperdorimi i sjelljes dhe edukates, karshilleku ndaj qytetarise e Ligjit, dhe kjo sherbeu si metode dhe praktike qysh ne fillimet e demokracise, e nxitur nga kreret e pastaj e pervetesuar deri tek shabani me i fundit. Ose per te qene me te sakte, kjo praktike kish filluar qe ne epoken socialiste, me ato nderet dhe dallaveret e shperdorimet me pushtetin. Sidoqofte, me aq pak sa e njoh shqipen, kusaroj sikur me tingellon si metalike, plaçkitje po. Kusaret plaçkitin kam degjuar, kusaret kusaruan si fjalori i Tupes…Biles, ne imagjinaten e shqiptarit mesatar, kusar dmth plaçkites qe ze prite, i gatshem te marre pengje edhe vret , kurse hajdut nenkupton deme me te vogla. Nga kjo mund te influencoje edhe termi ne italisht Corsaro, qe ne kembim te sherbimit ndaj nje autoriteti feudal ka te drejte te plaçkite anije apo karvane ( ne feudet reciproke), gjithnje duke u perleshur me arme. Atehere, kusaria i ka rrenjet ne lashtesi dhe e ka origjinen njekohesisht me karvanet e para qe merreshin me shkembime tregtare. Po te themi me shqip, ushtrite linden si nevoje e mbrojtjes nga kusaria, se kjo cenonte pasurine e popullsive ne territor. E dini si u zhvilluan tregtaret e pare? Ishin ata qe formonin nje ushtri te tyren per te shoqeruar mallrat, se ishte shume normale qe karvanet te sulmoheshin e te pervetesoheshin nga kusaret. Templaret psh. u organizuan si nje urdher per te mbrojtur tempullin e Solomonit, por tamam u specializuan ne ruajtjen e karvaneve qe kryenin tregti, madje templaret qene te paret qe u morren me sigurimin e thesareve gjate transportit. Por si e benin kete? Me nje forme diçka me ligjore sesa rregulli i zakonshem i kusarise. Ose le te themi per heroin tim te preferuar, Robin Hudin, mbretin e kusareve, qe me stilin e tij ishte paraardhes i socializmit shkencor. Qe Robin Hudi ishte kusar nuk ka filozof ne bote qe ta mohoje, por reagimi i tij ndaj feudalizmit absolut qe nje forme per tu pershendetur dhe kjo nuk eshte e njejta gje me keta palaçot qe vjedhin ne shtepite. Keta hajdutet e shtepive jane llango bulevardi, nuk i ke per skiftere. E kane burgun si byrektoren e lagjes, s’u ben me pershtypje. Kur e riperseritin burgun mbi tre here, eshte e kote ti kthesh ne rrugen e Zotit me agjerime. Kurse “skifteret” jane tjeter gje. Ata jane pusher droge qe shkembejne me njerezit e pushtetit interesat e perbashketa. Njerezit e pushtetit u duhen per tu ruajtur nga Ligji, ketyre te fundit u duhen keta skifteret se politika eshte bije e shantazhit dhe e kercenimit. Kur thote berishaja se do ia nxije ftyren si kpuca, ta do mendja se nuk do e beje vete doktori, por ka pas vetes skifteret e rruges, mamurrzaket demokrate dhe bandat e Azemit. Kush do studioje neser kete anarki pre 3 dekadash ne Shqiperi, padyshim shperthimin eksponencial te krimit ne te gjithe diapazonin e mundshem do e gjeje tek maskarada e politikes. Se asaj i duhej ne fillim e pastaj ne vazhdim e nuk ka sesi te çlirohet me nga kjo, duke qene se u bene pjeset e domosdoshme te nje trupi te vetem, qe mund te quhet Tranzicioni “demokratik”.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 9, 23:11

      ua pata thene edhe me pare, qe here pas here rreshkas, po kohet e fundit po me ndodh shpesh. Sidomos gomarllek me te madh se qe Robin Hudi na qenka parardhesi i socializmit shkencor nuk e ba dheu. Ma beni hallal

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit April 9, 23:42

        hahahhahahaha, ti qenke goxha dublues more mik. Patjeter qe po ta bej Ha-dhalle, edhe pse po me çan derrasat.

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit April 10, 01:17

          ja e kam fiksim qe i vogel kete punen e derrasave, qysh i vogel fare m’i cante babi, derisa me beri oficer me zorr, pastaj nuk me lane derrase pa care derisa e gjithe ushtria u pordhe e vajti ne hale te gomereve e ne oficeret trima mbetem jetime.

          Reply to this comment
  10. kryeskifteri i lugut te zi te tropojes.. April 9, 19:54

    Elsa Skenderi me fal por je ne fushe te gabuar.Te garantoj qe me kete bukuri fytyre dhe me kete artikull pothuajse roze kunder skiftereve besoj se nuk te prek skifter me dore per te vjedhur ose per te vrare…ti Elsa ruhu nga skiftere tip Ylli Pango mos te heqin ndonje mbrethecke dhe qe per cudi mori 400 mije dollare per cenim dinjiteti…..kurse Skifteri Shukri Xhelili mbahet ne burg edhe pse kishte breke te grisura..nga gracka e Skifteres Edselamit
    .
    Kjo pasarele gallate me “Skiftere” tingellon tallese dhe poshtruese per ate komb per ate vend sepse sa kane bere vrasje dhe grabitje gjithe skifteret shqipfoles qe nga koha e Skenderbeut i kane bere disa fish me shume Skifteri Berishe me Korbat e tij;
    Skifteri nr 1 Xen Berisha= bosi gerdecit jo vetem qe vuri dore ne grabitjen e armatimit shqiptar qe kapte vleren reth 30 miljard dollare por vrau 26 skllever….
    .
    Skifteri nr 2 Lul Basha= bosi i rruges kombit qe SKIFTEROSEN gjysem miljardi dhe nuk mjafton kjo por i falen ne 21 janar 2018 (pikerisht ne 21 janar ..vini re) dhe tani me ca kukukuksiane dogjen sportelet e rruges kombit..
    Kryskifteri plak eshte me skandaloz…..burri i shtetit i arvizuse dhe dollibashi i donaldluse ka nje vargmal me krime skifteresh,,,,dhe ka pushtuar mediat shqiptare aq sa edi rama me donaldlune duken zogj pule.
    Ju lutem analizoni nje pjese te vogel nga SKIFTERIMET E KRYSKIFTERIT SALIMADHERFUCKERIT:

    Bombardimi i Vlorës
    Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
    SHIK-u famëkeq
    Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
    Zhdukja e Remzi Hoxhës
    Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
    Trafiku i armëve
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
    Vrasjet e 21 Janarit
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Vrasjet e Gërdecit
    Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
    Shitja e detit Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
    Grabitja e SHQUP-it
    Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
    Zhdukja e Kosta Trebickës
    13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
    Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
    5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
    Zhdukja e 1.3 miliard USD
    .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
    Përplasja me SHBA për SHISH
    Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
    Shkarkimi i kreut të SHISH
    Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
    hkarkimi i Ina Ramës
    muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
    Spastrimet në Ushtri
    as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
    Masakra në drejtësi
    Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
    52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
    Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
    20 ligje klienteliste
    Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
    Shitja e Albtelekomit
    . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
    Fshesa në administratë
    Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
    Fahri Balliu
    15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani……VAZHDON DHE 1000 KRIME TE TJERA;;;
    .
    Nuk e di ai lexon komentet pedagogia Elsa Skenderi por te flasesh per skifteruce ordinere dhe te mos thuash asnje fjale per Kry Skifterin e Viqidolit eshte vetem tallje dhe me shume duket si reklame per “life style” se sa si profesoreshe…

    Ku e le kryskifterin serbiberoviq zonja modeliste ?

    Reply to this comment
  11. Dhimbia e madhe popull. April 15, 17:32

    “Vetem gjysme dite “mendimtare te kishim
    Keto qe pa na ndodhin nuk do ti kishim,
    Me te lumte pena ,”skifteret” DALUAR,
    Me te qarte ne e ben; Ne “kryeskifterin”
    Paragrafi fundit bojen ua ka nxjerre….
    FALEMINDERIT dhe mbeshtetesve te tjere pa “plakuxhuxhumakun me pasuesit e tij ,,Vi….,qis dhe sebobero..vicet…

    Dhimbia e madhe POPULL !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*