Skifteri kundër Pëllumbit: Më vodhe “Dy krisma në Paris”

December 2, 2017 12:12

Skifteri kundër Pëllumbit: Më vodhe “Dy krisma në Paris”

Nga Skifter Këlliçi

Në zërin PËLLUMB KULLA që përfshihet në Fjalorin Encikopedik Shqiptar”, (vëllimi i dytë, faqe 1409) , botim i Akademisë së Shkencave  të Shqipërisë, (2008), midis të tjerave, kur përshkruhet krijimtaria e tij letrare, theksohet se drama  “Dy krisma në Paris”, vënë në skenë nga Teatri “Bylis” i Fierit, më 1980, është origjinale, shkruar në bashkëpunim me një autor tjetër.

Nuk është aspak e vërtetë.Në artikullin “Plagjiatura si vjedhje e pronës intelektuale të tjetrit”, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Mihal Luarasi, veç të tjerash, i referohet kësaj drame. Pasi nënvizon se një dramaturg i ri pati shkruar dramën me titull “Mbarimi i shkollës, fillimi i shkollës”, poshtë të cilit kishte vënë edhe emrin e autorit të tregimit  nga ku ishte mbështetur sadopak që të shkruante dramën në fjalë, ai nënvizon:

“Vite më vonë  ai bashkë me një tjetër shkruan dramën “Dy krisma në Paris” dhe për çudi harruan të bënin të njejtën gjë, kur dukej sheshit se vepra e tyre kishte “huajtur” shumë nga romani i Skifter Këlliçit “Atentat në Paris”, një harresë e pajustifikueshme që shkaktoi reagime në atë kohë”. (Mihal Luarasi, ”Kujtesa që nuk fle,”, shkrime për teatrin dhe arte të tjera, Shtëpia Botuese “Vatra”, 2006 , faqe 215).

Nuk është aspak e vëshirë të kuptohet që autori i këtij artikulli e ka fjalën në këtë rast për Pëllumb Kullën dhe një shok tjetër të tij, sepse vetëm ata dhe askush tjetër janë autorë të kësaj drame.

Siç kam shkruar vite më parë, më vjen shumë keq të shkruaj përsëri për këto plagjiatura, (fjala plagjiaturë, siç vë në dukje Luarasi në këtë artikull, rrjedh nga fjalët latine “plagium” dhe “plagiarius”, që do të thonë grabitje dhe grabitës), grabitje pra, që janë të pashembullta në letërsinë shqipe.

Besoj se P. Kulla do ta këtë lexuar artikullin e lartpermendur dhe shumë domethënës të  Luarasit, në vitet ’60-të edhe pedagog i tij në Institutin e Lartë të Arteve në vitët 60-të dhe pastaj koleg i tij. Si pasojë, nuk e kuptoj se si ky autor i njohur në fushën e letërsisë dhe arteve, të cilit , ndonëse iu dha mundësia të studionte në këtë institut për aktor, (që kurrë nuk u bë i tillë, se nuk tregoi talent, kur nuk duhej të pranohej, sepse sipas regullores nuk kishte mbaruar Liceun Artistik, por Politeknikumin “7 Nëntori”), emëruar së pari  regjisor i Estradës së Vlorës, pastaj të Fierit, ku drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës e transferuan, meqë aparatçikët dogmatikë të Komitetit të Partisë në Vlorë  e luftuan, aq sa aty nga viti 1975 e dërguan për disa muaj të punonte në  prodhim; pastaj përsëri, falë kujdesit të kësaj ministrie dhe miratimit të Komitetit Qendror të PPSH-së, nga gjysma e dytë e viteve 1980, u emërua  edhe  pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, duke qenë edhe bashkëpunëtor i ngushtë i emisioneve humoristike në RTVSH dhe në revistën “Hosteni”,  (fakte që dëshmojnë se “nuk ka vuajtur nga regjimi komunist”), ky regjisor, tashmë pedagog, që pas ardhjes së PD-së në pushtet u zgjodh në organet drejtuese te Partisë Demokratike, për të arritur të bëhej prej saj atashe kulturor në Gjermani, pastaj më 1994 të emërohej edhe ambasador i vendit tonë në… OKB, deri më 1997, (kur nuk kishte përgatitjen më elementare në fushën e diplomacisë), nga ku nuk u kthye në atdhe dhe mbeti në SHBA, siç thanë atëherë – emigrant  politik, pra nuk e kuptoj edhe një herë se përse ky talent  në fushën e humorit të vogël, këmbëngul me të madhe që të mbetet plagjiator, deri në atë pikë, sa pranon që në zërin kushtuar atij në Fjalorin Enciklopedk Shqiptar, siç e pamë më lart, dramën “Dy krisma në Paris” ta mbajë ende si dramë “origjinale”, të shkruar prej tij dhe një autori tjetër.

Por, në qoftë se për Pëllumb Kullën, nuk qenkej  i mjaftueshëm shpjegimi i mësipërm që jep një autoritet i madh i artit dramatik, si Mihal Luarasi, që pohon pra se drama “Dy krisma në Paris” është plagjiaturë, atëherë, me shumë  keqardhje, po e bëj përsëri unë.

Disa nga plagjaturat

Në fillim të vitit 1978, kur po botohej romani im “Atentat në Paris”, dramaturgu dhe aktori i Teatrit Popullor Sheri Mita, me miratimin tim shkroi, një dramë mbi motivet e tij. Dhe duhet thënë të goditur. Por drejtori i atëhershëm i Teatrit Popullor, burokrat dhe i pa aftë, jo vetëm nuk e miratoi, por për “njolla në biografi” e qarkulloi Mitën regjisor në Estradën e Fierit.  Atëherë ai e dërgoi dramën në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Por atje redaksia e dramës nuk e botoi se ishte përshtatje e një romani të sapobotuar. Mita i dëshpëruar më kërkoi se a mund ta shndërronte në vepër origjinale. Ndonëse kjo kërkesë ishte absurde, sepse drama i kishte themelet tërësisht te romani “Atentat në Paris’, pranova. E porosita që të hiqte nga akti i parë figurën e gjeneralit francez, Sarraj, dhe të dy diplomatëve, Santarini, italian, dhe Franulloviç, serb dhe pastaj të ma sillte romanin  që ta rishikoja përsëri. Por këtë ai nuk e bëri kurrë.

Kaluan tre vjet dhe u habita kur dëgjova se Teatri “Bylis”  i Fierit, kishte vënë në skenë dramën…origjinale me titull “Dy krisma në Paris” të autorëve Pëllumb Kulla dhe Sheri Mita dhe se TVSH-ja do ta regjistronte për emisionin “Teatri në ekran”!!! U habita së tepërmi dhe për një arsye shumë të fortë. Së bashku me  një regjisor të njohur në TVSH, më 1981 kishim bërë projektin e një teledrame prej tri pjesësh, prej rreth pesë orësh mbi motivet e këtij romani, aprovuar edhe nga drejtoria e TVSH-së. Mirëpo, duke parë në Fier këtë dramë, drejtuesit e këtij institucioni, pa u thelluar dhe vrarë mendjen shumë, kishin marrë vendimin e mësipërm.

Disa ditë pas premierës së kësaj drame në teatrin “Bylis” të Fierit, Pëllumb Kulla, duke parë reagimin tim, erdhi në Tiranë dhe u takua me mua. Dukej i revoltuar që pretendoja që drama “Dy krisma nëParis” bazohej në motive të romanit tim. I shpjegova se nuk e kisha parë dramën, por më kishte bërë përshtypje se ku i kishte gjetur emrat e dy prej  personazheve të saj- Santarini dhe Franulloviç. Pa iu dridhur qerpiku, m’u përgjigj: “Në Arkivin e Shtetit”.

Qesha  me të madhe për këtë marrëzi dhe i thashë se ata emra i kisha  sajuar unë, ashtu siç ka sajuar, psh., Kadareja  në romanin e tij “Dimri i madh” Besnik Strugën si përkthyes i Enver Hoxhës në Moskë, më 1960. (Më pas vërtetova se as në Arkivin e Shtetit nuk kishte qenë). Shtova se këto personazhe duhej të hiqeshin nga drama, se përbënin plagjaturë.

Nuk e bëri këtë, por emrat e mësipërm i ktheu në… Kazarini e Trifunoviç, sikur të ishin personazhe të krijuara  nga ai. Jo vetëm kaq, por kur iu luta që të më dërgonte një kopje të dramës, më premtoi pa ngurrim, por kurrë kjo dramë, edhe tani që po shkruaj këto radhë, pra gjatë  36 vjetësh, nuk ka rë në dorën time. (Atë pas një viti, pra më 1982 ma dha një aktor i teatrit “Bylis” të Fierit dhe se duke lexuar romanin, disa aktorë  kishin kuptuar mirëfilli se ajo nuk ishte origjinale, por nuk guxonin ta thoshin hapur këtë mendim, nga që i druheshin Kullës, që ishte edhe regjisor i shfaqjes).

Kur lexova atëherë dramën dhe  u habita kur pashë se në të kishte fraza të tëra thuajse  të njëjta me ato të romanit, një pjesë të vogël të të cilave po i rendis më poshtë:

 

Në dramë:

”…U vra një njeri, zotërinj,u krye një krim. Ja krimineli.Përse e bëri këtë, në emër të kujt? Në emër të popullit të tij? Argument qesharak që nuk mundet kurrrsesi të zbutet nga ligjet tona. (faqe 41).

Në roman:

”…U vra një njeri, u krye kështu një krim…Në emër të kujt e bën ai këtë, në emër të popullit të tij? Argument tjetër i pathemeltë. (faqe 358).

Në dramë:

Esati-Mos m’u përdridh ashtu si gocë haremi, po hape atë kamare e jepi llapës.

Pali-Forcart e Bajram Currit pasi dogjëm  kullën tuaj…

Esati-Kullën time?

Pali-Ja telegrami…

Esati-Na sulmuan në Petrelë, Prezë, Shijak.Sulmi qe i befasishëm..Forcat tona u Toptanëve, të dorëzohet Petrela!…Do t’i var të gjithë në litar, do t’i var në trikëmbësh me kokë poshtë. Ah ,Osman Bali,të hëngërsha gurmazin që e nuk u mbajte!.Të vuri përpara Bajram Curri, mor zuzar!.”

(faqe 27)

Në roman:

-Ç’më përdridhesh ashtu si vajzë haremi?…Fol shpejt,- tha  Esat pasha .

-Esat bej,- nisi të lexonte Pal Terka , -forcat e Bajram Currit pasi dogjën kullën tuaj,në Tiranë, na sulmuan në Petrelë, Prezë,Shijak. Sulmi qe i befasishëm.U detyruam të lemë betejën…

-Qafir! – sokëlliu Esat pasha duke i rrëmbyer telegramin Pal Terkës e duke ia bërë copë e çikë,- të lejosh të digjet kulla e Toptanëve …Ç’trim je ti, Osman Bali! Ah, të të kisha këtu, me dorën time do t’i kisha nxjerrë zorrët jashtë.(faqe 57). 

 

Nuk dua të zgjatem, sepse  fraza të tilla, e përsëris, thuajse të njejta, ose të ngjashme me ato të romanit, gjenden edhe në botimin e kësaj drame që ai e dërgoi në Shtëpinë e Krijmtarisë Popullore, sepse Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nuk pranoi ta botonte, sepse ishte bazuar në motive të romanit “Atentat në Paris”. Ato  janë të shumta edhe në pjesën e dytë të dramës, që trajton procesin gjyqësor kundër Avni Rustemit, së bashku me personazhin e invalidit Benua, proces për të cilin nuk ka asnjë dokument në Arkivën e Shtetit, dhe të cilin e kam krijuar në roman me hamendje.

Nuk mjaftoi kjo, por në aktin e parë të  variantit televiziv që vazhdon të shfaqet edhe sot, Pëllumb Kulla futi një personazh të ri, gjeneralin Sarraj, në bisedë me Esat pashën dhe mantenutën e tij, Lizetën, në hotelin “Kontinental”, bisedë që e kisha trilluar unë, kur gjatë takimit tim të fundit me Sheri Mitën, siç përmenda më lart, e kisha porositur që ky personazh të hiqet nga drama, sepse ky ushtarak i njohur francez, në qershor të vitit 1920 ishte me shërbim në Algjeri.

Por Kulla s’e bëri qejfin qeder dhe e pa të arsyeshme ta fuste përsëri në dramën “origjinale”, duke ndryshuar vetëm disa fjalë te dialogëve dhe duke rënë kështu edhe një herë kokë e këmbë në motive të plota të romanit.

Sidoqoftë, duke parë që drama me mangësi të mëdha historike, me personazhe të sajuara, kur mund të përfshiheshin përsonazhe të vërtetë, si gazetarët Gaston Rishar dhe Rene Puo që kanë deponuar në procesin gjyqësor, i pari në favor të Avni Rustemit dhe i dyti kundër tij, në mënyrë pra që kjo dramë e dobët edhe artistikisht me një historian që paraqet ngjarjet e saj, figurë krejt parazite që nuk i shton asgjë kësaj vepre, me tabllonë e parë tepër të gjatë dhe të panevojshme, që i rrëmben thuajse një të katërtën e saj, që të ngrihej në nivel shumë të lartë dhe të mbetej në dramaturgjinë tonë, i shkrova Pëllumb Kullës një letër ku i parashtrova arsyet e mësipërme. Nuk pretendoja të isha bashkautor, por të dy autorët, duke rishikuar dramën, mbi bazën e këtyre sugjerimeve, duhej që ta rishkruanin atë dhe natyrisht të pohonin se ajo ishte bazuar mbi disa motive të romanit “Atentat në Paris”.

Jam i bindur se edhe sot do të kishim një dramë dinjitoze, ashtu siç është edhe sot drama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ose “Kush e solli Doruntinën”, të shkruara  nga Pirro Mani mbi motivet e veprave të njohura me të njëjtin titull të Kadaresë. Por Pëllumbi, i dashuruar pas dramës së tij “origjinale”, nuk mori mundimin të më përgjigjej.

Më 1992 kam takuar në Tiranë Pipi Mitrojorgjin, ish-sekretar i Komitetit të Partisë së Fierit në vitet 1980 dhe kritik i njohur letrar. Edhe ai me keqardhje më ka pohuar se drama në fjalë ishte ndërtuar mbi motivet e romanit tim, por kishte heshtur, sepse me këtë dramë Teatri “Bylis’” kishte fituar çmimin e dytë në Festivalin e Teatrove Profesioniste  të vitit 1981 dhe kjo do të kishte sjellë pasoja të pakëndshme edhe për teatrin në fjalë për Komitetin Ekzekutiv dhe, mbi të gjitha, edhe për komitetin e partisë.

I kam dërguar dhe një material të gjatë, pak a shumë si ky shkrim, edhe Anastas Kondos dhe Dritëro Agollit, atëherë përkatësisht zv. ministër i Arsimit dhe Kulturës dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të dy edhe anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, por asnjeri nuk më pati kthyer përgjigje. Dhe vetëm pas vitit 1990  më shpjeguan se kisha pasur të drejtë, por kishin heshtur…

 

Pasoja të rënda mbi kurrizin tim

Që nga ajo kohë kaluan shumë vjet. Thuajse e kisha harruar këtë veprim të shëmtuar të Kullës. Mirëpo u shkas ai vetë që ta rikujtoj. Dhe ja se si: Më 1999, i ndodhur tashmë në Amerikë, botuesi i gazetës, “Illyria” në Nju Jork, me rekomandimin edhe të një personaliteti të madh të kulturës shqiptare, vendosi të me bënte redaktor i saj.

Pranova që të mbuloj rubrikat kulturore, artistike, sportive, krahas punës si redaktor gjuhësor, sepse niveli i gazetës në këtë drejtim, linte shumë për të dëshiruar. Po, të mos harrojmë se, ndërkohë, pasi kishte zgjedhur  të mos kthehej në atdhe, Pëllumb Kulla, pra ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, kishte gjetur strehë pikërisht në gazetën “Illyria” dhe madje ishtë bërë edhe… kryeredaktor!..

Për çudi, kur unë, për 40 vjet gazetar, (1959-1999), dhe tanimë  i emëruar redaktor, duhej të nisja punë me 15 qershor të atij viti në gazetën “Illyria”, administruesi i saj, me një ftohtësi dhe përçmim që më habiti, sepse e njihja prej vitesh, më njoftoi në telefon se zoti Kulla nuk donte të bashkëpunonte me mua, sepse nuk  dija… anglisht.(?!). Ishte  justifikim krejt qesharak, sepse unë, pa pretenduar se dija anglisht, isha marrë me një metodë për mësimin e anglishtes, aq më tepër kur kërkohej, që redaktori të kishte disa njohuri  të përgjithshme të kësaj gjuhe dhe jo më shumë.

Por problemi ishte se Pëllumb Kulla do të takohej pas gati dy dekadash me atë, “të cilit i kishte përvetësuar materiale pa skrupull”, siç e pamë edhe më sipër nga romani i tij, për t’i  futur, si pa të keq   në dramën e tij “Dy krisma në Paris”. Dhe, të mos harrojmë se disa ditë më parë i pata shkruar një letër ku i thoja që të harronim mëritë e shkuara, t’i jepnim dorën njeri-tjetrit, që të ngrinim nivelin e gazetës.

Kështu me veprime nga më të pashembulltat, ku Pëllumb Kulla gjeti çuditërisht  mbështetje dhe nga administruesi i gazetës, unë nuk munda të filloja punë tek “Illyria”. Në këtë mënyrë u detyrova të punoja për katër muaj si punëtor ngarkim-shkarkimi në një supermarket të  Miçigenit, ku jetoja me familjen dhe ku nga lodhja e madhe nuk më zinte as gjumi, në një kohë që në gazetë do të isha marrë me rubrikat kulturoro-artistiko-sportive, veç redaktimit të saj gjuhësor.

I shkrova letër Kullës, duke i kujtuar se, po të mos ishte Sotir Peci që ndihmoi Nolin më 1906 të punonte në gazetën “Kombi”, ai mbase do të mbetej për shumë kohë sharrëxhi, siç mbeta unë punëtor në supermarket. Nuk mori mundimin të më përgjigjej.

Botova  një sërë materialesh tek “Illyria”, artikuj, portrete si: “Gjuha shqipe dhe shqiptarët jashtë atdheut”, ”Vlerat gjuhësore në veprat e Kadaresë”, “Loroja i topit, Loroja i të gjithëve”, për Loro Boriçin, “E majta e frikshme e numrit 10”, për Refik Resmjen, “Postblloku i pakalueshëm”,  për Besim Fagun dhe  shkrime të tjera kulturore dhe sportive, për të cilat as që më falënderoi.

Një ditë, kur pashë se s’kisha asnjë shpresë që të punoja në atë gazetë, për shkak të këtij qëndrimi keqdashës të ish-ambasadorit tonë në OKB, i shndërruar… në kryeredaktor gazete, nga Miçigani u vendosa në Boston.

Përfundimi

Në janar të vitit 2000 mora vesh se Pëllumb Kulla ishte larguar nga gazeta… E vërteta ishte se niveli i saj kishte rënë. Ndërkohë, rifillova bashkëunimin me “Illyrinë”. Në nëntor të vitit 2004 botuesi i atëhershëm i saj më falenderoi për këtë bashkëpunim dhe më shprehu keqardhjen për gjithçka që kishte ndodhur nga qëndrimi jo dashamirës i Pëllumb Kullës ndaj meje. Madje më propozoi që tashmë të isha gazetar “Illyrisë”, por për arsye vetjake nuk pranova.

Ja, këto janë hije mbi dritëhijet e Pëllumb Kullës, të cilat, kundër dëshirës, jam i detyruar t’ia  zbuloj edhe një herë  lexuesit, pasi lexova që në zërin e tij në  “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” drama “Dy krisma në Paris” qenka origjinale. Sidoqoftë, si koleg-shkrimtar i uroj të shkruajë vepra edhe më të mira, siç ka shkruar, sepse talenti nuk i ka munguar dhe nuk i mungon dhe për këtë e respektoj. Natyrisht e kam fjalën për komedi dhe drama, dhe jo për skeçe dhe rrëfenja, sepse “Shoku Niqifor”, e vetmja komedi e tij, edhe jo e periudhës komuniste, është shumë skematike dhe ndonjë dramë e kohëve të fundit, me sa di, nuk ka pasur jehonë.

Duke përfunduar  i kujtoj  se edhe tani, ndonëse shumë vonë, do të bëjë mirë t’u  kërkojë kanaleve televizive që kur të shfaqin dramën “Dy krisma në Paris”, poshtë emrit të tij dhe bashkutorit tjetër, të vënë: “Dramë mbi motivet e romanit “Atentat në Paris”. Nuk do të më nderojë mua, por vetveten.

December 2, 2017 12:12
Komento

39 Komente

  1. Skifter apo Pellumb ! December 2, 13:17

    Ne fakt te dy keta persona kane qene talente ne kohen e xhaxhit te madherishem njeri komentator sportiv dhe tjetri humorist.

    Me sa lexova ky artikull
    eshte nje akuze shume e rende
    per Pellumb Kullen
    DIPLLOMATI -SHAKAXHI- AZILANT)
    i cili

    -pasi enveri me doren e tij e mori “nga ceta e ballistave” dhe e beri me shkolle te larte…dhe pikerisht ky u be nje nga enverofaget me agersive ne amerike.
    .
    -pikeresht ne vitet e ndryshimit 1991-1992 u be me revanshisti duke nxjerre skece kunder enverit te tipit “nafijes dybegut” dhe per kete emerohen ne dipllomaci nr gjermani dhe pastaj ne OKB
    Do ngelet ne historine e dipllomacise shqiptare si karnavale e saj dhe anglishfolesi me i i neveritur.
    .
    Skandali me i madh i tij eshte heshtja ndaj embargos naftes qe ishte vene nga OKB dhe me e vogla qe duhet teben te bente ishte te jepte doreheqjen dhe te tallte trapin dhe merrej si nekrofag me enverin
    .
    Nuk kam ndonje simpati dhe per Skifterin se te dy u bene enverofages kanibale mbi normen e lejuar por me kete qe ka ndodhur te gazeta ILIRIA ku Pellumbi ka vepruar me keq se nje diktatoruc…..pse akoma shani enverin kur je me keq se ai ?
    .
    Nuk eshte per te qeshur por te dy kane emra kafshes (zogj)

    pra ky artikull eshte nje ndeshje e forte qe po fillon:

    Skifteri vs Pellumbi dhe rezultati dihet..

    .Pellumbi duhet te dorzohet pa kushte..te pakten komentuesin e Dites kohet e fundit rreth 80% e tyre jane kunder kanibalit enverofagos AZILANT PULEUMB KULLA

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes December 3, 14:52

      Nderimet e mia per komentin tuaj!
      Mbasi e lexova artikullin e fluturakut Skifter, pak a shume bera te njejtat reflektime e arsyetime si ato te tuat. Biles dua te shkoj edhe pak me thelle, personazhe si keta dy fluturaket, qe ne racen tone jane me tonelata, perfituan ne kohen e “diktatures”, dhe si servile e karrieriste, ishin keta qe na kercenonin qe te hiqnim antenate TV, apo te qetheshim, ishin keta qe forconin luften e klasave dhe e zbatonin me rigorozitetin me te madh dhe, si te pafytyre qe jane, ishin po keta qe hodhen balte e mut, mbi ate sistem ne kohe te te cilit benin ligjin.

      Reply to this comment
  2. Nero December 2, 14:05

    Ca njerez dine te hane buke ne cdo pushtet. Pellumb Kulla, vete dhe Uran Butka e te tjere jane shembull i qarte i njerezve pa taban, qe i nderrojne ngjyran si mbreti grate.

    Dhe “heshtj” qe permend Skifteri tregon se Pellumb Kulla i kishte krahet me te ngrohte se SKifteri ne kohen e Diktatures kunder se ciles tashti cirret si kukuvajeke.

    Reply to this comment
  3. patriot lumemadhi December 2, 14:08

    A eshte ky rivalitet artistesh, apo rivalitet banditesh? E per çfar rivalizohet deri ne grotesk? Per nje veper “artistike” qe ben fjale per nje shqiptar vrases me pagese qe shtie me patllake ndaj nje shqiptari anadollak. Jeta e veprat e te dyve, ndonse ne drejtime te ndryshme, jane krejt te pa-lavdishme.

    Romani dhe drama ne fjale jane shkruar ne pajtim me historiografine komuniste, jane pallavra anti-historike.

    Reply to this comment
    • I mbytur ne lume December 2, 14:22

      duket qe je lumemadh i mbytur ne cinizmin tend, apo antipatriotizmin tend.?!

      Reply to this comment
      • Gallapi December 3, 16:31

        Jo, mua me duket se ky “lumemadh” nuk është i mbytur në cinizmin e tij, por ai është përmbytur në ethet e kundër shqiptarizmit të papërmirësueshëm shkavello-greko-anadollake-berishist!
        Është diçka e pritshme. Që nga kjo lukuni sojsëzësh, që veprën e lavdishme të Heroit të Popullit Avni Rrustemi, ta konsiderojnë si një “pallave”. Sepse të fajshmit frikësohen me arsye nga dënimi, të cilin me siguri do ta marrin nga gjyqësia e mandatuar nga populli. Sepse, ata e dinë fort mirë, çfarë të “mirash” i kanë bërë dhe që janë të gatshëm të bëjnë për popullin shqiptar, në përgjithësi. Andaj, me plotë arsye edhe jetojnë nën ethe, në pritje të momentit, kur do të u shfaqet përpara ndonjë Avni, për t’ua dhënë hakun që meritojnë!

        Reply to this comment
      • Sejdi Veseli December 3, 16:58

        Jo, mua me duket se ky “lumemadh” nuk është i mbytur në cinizmin e tij, por ai është përmbytur në ethet e kundër shqiptarizmit të papërmirësueshëm shkavello-greko-anadollake-berishist!
        Është diçka e pritshme. Që nga kjo lukuni sojsëzësh, që veprën e lavdishme të Heroit të Popullit Avni Rrustemi, ta konsiderojnë si një “pallave”. Sepse të fajshmit frikësohen me arsye nga dënimi, të cilin me siguri do ta marrin nga gjyqësia e mandatuar nga populli. Sepse, ata e dinë fort mirë, çfarë të “mirash” i kanë bërë dhe që janë të gatshëm të bëjnë për popullin shqiptar, në përgjithësi. Andaj, me plotë arsye edhe jetojnë nën ethe, në pritje të momentit, kur do të u shfaqet përpara ndonjë Avni, për t’ua dhënë hakun që meritojnë!

        Reply to this comment
    • Tartufi December 2, 15:03

      Jane jo vetem pallavra,por jane dhe lamasheri,vetem me
      nje te kaluar,, dylberizmin komunist.,,

      Reply to this comment
      • Ka dale lumi nga Krevati December 2, 18:25

        NE kohen e enverit fjala Dylber ,
        egzistonte vetem tek Bjeleret , Ballistat , Zogistat ,
        dhe Agallaret .

        Sot o Tartuf , eshte Demokracia Amerikane
        dhe ajo europiane qe luftojne per te drejtat
        e DYLBERIZIMIT .
        Ja ti pershembull je Demokrat i Madh

        Reply to this comment
  4. lora December 2, 15:50

    E verteta eshte se patrioti Avni Rustemi e vrau tradhetarin Esat Pasha ne Paris duke shpetuar vendin nga rjepje te tjera kanibaleske te maskarenjeve shqiptare qe luftonin per vete. Kjo s’ka asnje diskutim, kush te doje le te flase, eshte i lire te mbllaçitet, por zenka e Skifterit me Pellumbin eshte prape normale. Nje grabitqar shpend hahet me nje shpend tjeter, ku i pari e meriton skifter, ndersa i dyti mund te jete laraske. Te dy , njeri me i keq se tjetri, kerkojne sot lemosha, se eshte koha qe hahen edhe kuçedrat e jo me shpendet grabitqare.

    Reply to this comment
  5. Lili December 2, 15:54

    Nuk eshte vetem ky qe ka ba plagjatur: sa e sa kane botuar romaneqe ne fakt ishin veprat e njerezeve qe kane pushkatuar,prej kadarese edhe kroniken ne gurr tek te tjeretne vepra shkencore…

    Reply to this comment
  6. Gazmir December 2, 16:23

    Z. Pellumb ka nje tjeter plagjiature shume tipike, fabulen e atij qe bie ne koma ne vitin 1986 dhe zgjohet nga koma ne vitin 1996, pas 10 vjetesh. kush ka pare filmin gjerman Good Buy Lenin me nje grua qe zgjohet nga koma pas renies se komunizmit te realizuar perpara fabules se Kulles shikon qarte qe nuk kane asnje ndryshim, kopje e gjalle.krijuesit kopjojne por kur kopjojne metamo atehere zbehen nga vlerat, nuk i ndhmojne dot as miqte si Bunga.

    Reply to this comment
  7. demo December 2, 19:01

    E ka vjedhur,e ka vjedhur,por nuk e pranon,se eshte hajdut me nam te mire.

    Reply to this comment
  8. info analitike December 2, 20:04

    Jepine shoke ta denojme me vdekje “armikun e popullit” qe i prishi qejfin “kuadrove te partise”! Dita jeni bere per te qare hallin se po ktheheni ne kohen e xhaxhit. Plagjaturat e shokeve te partise nuk ka nevoje te nxirren sheshit, urdheri eshte te nxirren vec ato te armiqve.

    Reply to this comment
  9. shaqo December 2, 22:27

    Si duket te gjithe komentuesit nuk e kane lexuar romanin e S.Kellicit dhe flasin me opinionet e tyre pro-kunder, romani ka per autor vetem Skifterin dhe mbi bazen e tij eshte dramatizuar nga Kulla pa themel.
    Per dijeni edhe Skifteri ka punuar ne prodhim si i thoshin atehere ne uzinen Traktori, ne gjirin e klases punetore, kohe ne te cilen krijoi edhe vepra te tjera artistike. Eshte treguar tolerant me Pellumbin duke pare se Pellumbi qe atehere i kishte krahet e ngrohta dhe Skifteri “edukohej” me frymen e klases punetore.
    E kam lexuar romanin ne fund te viteve ’70 dhe e kam pelqyer pa mase.
    Skifter, ia bere mire qe ia rikujtove Pellumbit dredharak.
    Urime.

    Reply to this comment
  10. Bardhi Tolabi December 2, 22:34

    Te dy lamasher,te dy hajdute,te dy genjeshtare kalibri.Skifteri “vodhi” per te lartesuar emrin e tij.Ke vodhi do te pyese dikush?Po ja,vodhi emrin e sejcilit prej nesh.Me emrat tane,dergonte letra ne TVSH,ne organet me te larta te partise dhe shtetit dhe “mburte” vetveten,si Skifteri nuk ka tjeter,Skifterin,per aftesite e tij te medha dhe i pazevendesueshem.Kur e kapen,e derguan diku per t’u edukuar dhe per t’i erdhur mend.Ky,Pellumbi,”vodhi” biografite e partizaneve dhe komunisteve dhe me emrin e tyre,luftoj klasen e tij te permbysur,i mohoj ata pa ja kerkuar njeri.Cfare pret prej tyre?Ne te vertete,Skifteri,ishte dublant i Ismet Belloves,sepse Anton Mazerekut,nuk i afrohej as tek thoi i kembes.Pellumbin,ose me mire estraden e Fierit te drejtuar prej tij,e pelqente populli dhe partia,sepse i kendonte kenges te partise,kengeve qe kendonte populli kunder ballisto-zogisteve,sepse po t’u “kendonte” ketyre,nuk e di se ku do i kalbeshin kockat…
    Prandaj edhe sot e kesaj dite,teveqelet e tipit te tyre,nuk pushojne se ngreni koken me njeri tjetrin.Keshtu jane mesuar keshtu do te vdesin…

    Reply to this comment
    • "PARA PARTI´´ZONE" December 3, 13:08

      -“Ky, Pellumbi,”vodhi” biografite e partizaneve dhe komunisteve dhe me emrin e tyre,luftoj klasen e tij te permbysur,i mohoj ata pa ja kerkuar njeri .” –
      Un nuk do isha aspak dakord me llogjiken e ktij komenti mbi Pellumb Kullen . – Cilen klase ? Ishte Pellumbi nji perfaqsues i klases Ballisteve ? ishin Ballistet vertet nji Klase ? – E pabesushme ,se me cfar llogjike hecin Autostrades se jetes se tyre shqiptaret ! Nqs Pellumb Kulla vinte nga nji familje psh qe dikur kishte qen perpkrahese e organizates corbes nationaliste te quajtur Balli Kombetare,kjo s’do te thote aspak qe ai ,te vazhdonte mental e jetonte ne boten Balliste ! E para se vet Pellumbi u rrit e shkollua ne nji tjeter shoqeri e cila e shikonte Boten me te tjera sy ,se e shikonin dikur Ballistet etj . Eshte e pamundur ,te pranohet nji llogjike e tille ,te ecurit qorre permes jetes ,nen kte korsi naiviteti njerezor .Un mendoj se jo vetem Pellumbi ka mesuar dicka nga Historia ,si shume te tjere ne kte Bote dhe ka trajtuar me realitet ate ne vepren e tij dhe per kte gje, fitoj vleresimin e shqiptareve . Pellumbi me shume se ju pershtat deshirave te sistemit , u tregua Realist perball historise vs Ballisteve ,Zogisteve e gjithe corbes se asaj lufte idiote . Kur behet fjale per Kombin s’exziston me asnji parti politike ,por te gjitha shkrihen ne nji .Flas per ata qe kane ndjenje Kombetare jo larot patriote . Sa te turbullt qe jeni me aman .Ngelet duke e pare ate jete ,me syzet e injoranteve e pseudopatrioteve ,gabimet trashanike te se cileve jemi duke i ndjere jopak ala sot ne politike e kudo . Vleresohini krijusit ,nqs nuk dini gje tjeter pervecse te peshtyni gazetave .

      Reply to this comment
  11. Albani December 3, 01:07

    Pellumbi i Kulles,
    Sherbetor dhe kaluar sherbetorit te pushtetit komunist. E pranon dhe vete se nuk kishte guxim te shkruante kunder atij regjimit, se nuk donte qe ” ne vend qe te hynte ne dera e shtepise te tij, te hynte ne deren e burgut”
    Ja ta pranojme se eshte keshtu. Po pse lustronte maksimalisht realitetin e asaj kohe? Kur ne nuk kishim te hanim buke apo mish dhe se dyqanet e shtetit ishin bosh, ai shkroi ” Po martojme Malon ” ku dasma behet me dyzet koke dele, me dy orkestra dhe me njezet damixhane me raki”?
    Prandaj nga nje njeri i tille priten jo vetem plagjiaturat, por dhe dalja kunder atyre qe e bene ambasador pa kurfare arsimi perkates dhe pa njohuri dipllomatike”.

    Reply to this comment
  12. Ramadani December 3, 04:10

    Pse e zgjat me kot.
    Hidhe ne gjyq pseudoartistin, HAJDUTIN ,SPIUNIN E ASFALISE, MASHTRUESIN ,AFIJEN dhe dallaverexhiun Pellumb Kulla.
    Ja u lumsha vlonjateve qe e kane debuar nga Vlora kete grekofil te pa bese..

    Reply to this comment
  13. ´(`!´)` December 3, 09:50

    E keqja ne tema te tilla ,akuzash te ndersjellta eshte si gjithmon e meta me e madhe e asaj shoqerie ,ajo ego e pashuar per llapaqeneri te shfrenuar ,per ta shtyre me thell ne cep te bodrumit te akuzuarin , nga Tipa ,
    qe jovetem s’njofin asgje nga e verteta ,e cila shpesh her mundet te interpretohet ne menyren me te cuditeshme nga ajo Bote llapaqenesh ,por qe kta tipa komentuesish ,s’kane asnji lidhje me Krijimtarine ,Teatrin,Dramen ,Humorin etj . Un ,personalishte nuk mundem dot te jap asnji mendim mbi kte akuze ,sepse gjasme “Faktet” e hedhura ktu ,nuk vertetojne plotesishte akuzen e Skifterit vs P.Kulles. Tjete … lexoj ktu nji komentues nen nick-namme Albani ,qe flet mbi Dasmen e Malos e duket qarte se cfar intepretimi i ben pjeses ,me cfar notash e komenton, duke mos kuptuar dot asgje ,Null aftesi te kuptuarit ,te asaj ironie te kohes ,te sarkazmes Kulliane ,ne veprat e tija ( qe per hir te vertetes karakterizpheshin nga nji sarkazem /humor/ironi e pakrahasushme me asnji -ate epoke),qe nuk mundet te kufizohen ne ” Krismat Skifteriane ” ! Veprimtaria e Pellumb Kulles eshte aq e madhe dhe e shtrire ne tematikat e kohes qe zhvilloje ate veprimtari ,sa nuk mundet te injorohet nga ca (elif-matrake) qe kane nji prodhimtari te tepruar jargesh . Mesoni te rrespektoni njerzit Figurat e Artit te cilet bene epoke edhe pse diku personi ,mundet ti ket shkel dikujt ne kallo ne Autobuze .Prandaj po shkon drejt zhdukjes gjithcka ne ate vend ,sepse s’ka te ndalur ligesia e fryma e Djallit qe ka hyre ne cdo detaje te shoqerise asaj shoqerie. E filloni diskutimin si Krijues dhe filloni ta zhvishni e shifni nudo tjetrit ,sepse ju pelqen t’ja shifni te gjitha sheshit ,sepse vet s’keni asgje per ti afruar asaj shoqerie . Jeni te paafte te hyni ne tema e diskutoni ne nivele qytetari te vertete . – Dhe e fundit ,me e rendesishmja eshte ktu ,ne cdo debat te ksaj natyre ,sepse personi qe akuzon si psh (Skifteri – Pellumbin ) se gjasme Pellumbi i paska rrembyer “hakun” nga goja Skifterrit , se asnji nga vet Protagonistet e temes ,nuk del ne shesh te burrave ,si ne gjithe Boten ,por secili qellon me cifte ,e hedh shashka ,i fshehur nga Frengjia e vet ! A thu jane nudo e i tremben daljes nga frengjite ,sepse hm..turperohen ???!

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes December 3, 15:00

      Me falni, mos jeni gje ish sekretari i partise?

      Reply to this comment
      • joFloriri i Krrabes qe beri Ali Baba-n president December 3, 17:06

        floriri Bences;

        pse dukem un vertet si i tille mo flori B ?
        sekretar partie ?
        aaaaaaaaaaaa hahahahahahahah
        dhe hec e diskuto tema te tilla me kta tipa .
        mir qe s’jan te afte ,te kuptojne asgje ,nga ajo qe komentojme ne ktu, por te etiketojne me terma komuniste !!!!!!!!!!
        Jeni vertete per te ardhur sh keq .
        Nji menyre kaq naive e te menduarit con ne prognoza te zymta per te ardhmen e asaj shoqerie .
        Si nuk mesuat njiher jovetem te kuptoni kte Bote ,
        por edhe te diskutoni jashte ngjyrave politike ,realiste .
        Kaq e veshtire te jet vall ?!

        Reply to this comment
        • Dashi December 3, 21:38

          Floririt dhe Jo Floririt: Qetesisht, jua them juve dhe te tjereve se kam lexuar librin dhe kam pare teatrin e ekranizuar. Ngjajne shume mes tyre dhe ky shpendi i eger, Skifteri, ka te drejte ne kete rast ndaj shpezes se bute, Pellumbit. Kush ka informacion per te dyja e kupton menjehere, eshte e thjeshte.

          Reply to this comment
  14. Kur na la shoku Enver December 3, 11:37

    E po le ta trembim Skifteron,
    qe te qetesojme pulat,
    po akuzes se Miha Luarasit, si tja bejme?

    Ka shpifur Skifteri
    a nuk prgjigjet Pellumbi?

    Reply to this comment
    • halleluja... December 3, 13:50

      Kur na la shoku Enver ,

      ngeli pa Dikush-in Shqiperia ,

      qielli rrodhi ne cdo cep te Shqiperise ,

      a thua dicka “Paralajmeroj”/ ndjeu vet Perendia ???

      ( s’kam qen Enverist ,as nen as babe komunist , por lotet NAIV qe rane per ate Diktatore Komuniste s’paskan qen fare pa Vlere )

      Reply to this comment
  15. Ai December 3, 13:39

    Llapaqenit “T T”
    ————————-
    Ti llapaqen qe mbron. Hajdutin Pellum Kulla je me i ndyre nga ai. Soji yte dhe i Pellumb Kulles e mbrojne krimin dhe hajduterine ne Shqiperi, sepse jeni vet kriminel hajdut dhe na beni MORAL ju mbeturinat e Asfalise Greke dhe te ANADOLLAKEVE TURK, qe jeni KOLLONA E PESTE ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  16. Gallapi December 3, 17:00

    Jo, mua me duket se ky “lumemadh” nuk është i mbytur në cinizmin e tij, por ai është përmbytur në ethet e kundër shqiptarizmit të papërmirësueshëm shkavello-greko-anadollake-berishist!
    Është diçka e pritshme. Që nga kjo lukuni sojsëzësh, që veprën e lavdishme të Heroit të Popullit Avni Rrustemi, ta konsiderojnë si një “pallave”. Sepse të fajshmit frikësohen me arsye nga dënimi, të cilin me siguri do ta marrin nga gjyqësia e mandatuar nga populli. Sepse, ata e dinë fort mirë, çfarë të “mirash” i kanë bërë dhe që janë të gatshëm të bëjnë për popullin shqiptar, në përgjithësi. Andaj, me plotë arsye edhe jetojnë nën ethe, në pritje të momentit, kur do të u shfaqet përpara ndonjë Avni, për t’ua dhënë hakun që meritojnë!

    Reply to this comment
    • patriot lumemadhi December 4, 13:40

      Rri mor gabel, dukesh se je i races se vrasesve pas shpine. Avni Rustemi ka qene nje kriminel ordiner, vrases me pagese. Sa heronj ka bere shoku yt enver, e pastaj i vrau dhe i groposi pa nam e nishan? E ke vrare ndonjehere mendjen, se per vrarje ndergjegje nuk behet fjale per ty.

      Reply to this comment
  17. Kris 1 December 4, 02:25

    Urrrrrraaa!Filluan dyluftimin dhe shpendet!

    Reply to this comment
  18. Zino December 4, 05:45

    Gjeta te Fjala e lire nje pergjigje te ketij Kulles kur Skifteri e pat botuar atje kete qe boton tek DITA

    GËNJESHTAR DHE INTRIGANT I PASUKSESHËM, TË NDIHTË ZOTI!
    Mbi brengat historike të Skifter Këlliçit

    Ia kam lexuar edhe më parë atë që sapo ka ripublikuar në “Fjala e Lirë” Kam lexuar dhe një kopje nga ato letrat 13 faqeshe te shumfishuara, që pat dërguar në Lidhjen e Shkrimtarëve, në KQ, në Ministri, në Televizion, në Komitet të Partisë së Fierit…
    Ka një hall të madh ky njeri, dhe asnjëra nga këto organizma që përmenda nuk e ka ndihmuar.
    Vetëm një njeri mund ta ndihmojë Këlliçin! Vetëm unë!
    Dhe nuk është se ky ilaç që kërkon sëmundja e tij mua më kushton shumë. Unë jam marrë me skenën e teatrit dhe estradës dhe kam shkruar per to, drama e komedi strikt origjinale, por edhe kam nxjerrë minerale të çmuara për repertorin e skenës. Kam rrëmihur në humorin popullor, në letërsinë tonë të vjetër dhe të re. Në të gjitha përshtatjet, apo rikrijimet kam shënuar pa asnjë bezdi “sipas përrallave popullore”, “sipas motiveve” të Vath Koreshit, të Agollit, Musarajt, Kallamatës, Buxhelit, Tasim Aliajt, Azis Nesinit” Le t’u hidhet një sy këtyre veprave, apo vepërzave, të inskenuara dhe të përmbledhura në pesë vëllimet me titull “Teatri, kjo lojë magjepsëse.” Në ballë të teksteve aty nuk mungojne shënimet “sipas motiveve” kur eshte rasti. Kjo jo vetëm nuk më prishte punë, por përkundrazi! Shekspiri shkruan per “Hamletin” se e ka nga motive daneze, disa komedi i ka nga perrallat e Ilirise. Dhe bile nuk e le pa shënuar. Dhe mua nuk do te me binte nuri! Dhe as do te më pakësohej honorari!
    Nuk e kisha vështirë të shkruaja dhe emrin e Këlliçit. Në atë kohë ai nuk ishte i sëmurë nga letromania dhe as ma kishte sjellë në majë të hundës, sikurse tani, pas kaq viteshë
    Por nuk e bëra. Nuk e bëra ngaqë drama “Dy krisma në Paris” nuk ka lidhje me romanin e tij të lehtë, mbushur me chansoniers dhe me francezë te panevojshëm. Këtë e kam shpjeguar.
    Tërë inatin ai e ka me mua, dhe kjo mëri nis qëkur Sheri Mita pat libretizuar për skenë romanin e Skifterit. Nuk ia pat pranuar Teatri Popullor dhe pasi ia hodhi poshtë edhe Gjirokastra me Fierin, unë i propozova Sherit që të shkëputej fare nga romani bulevardesk i Këlliçit dhe të nisnim që nga fillimi një dramë dokumentare. Ky ishte kushti im dhe Sheri e pranoi.
    Në zëmëratën e porsabotuar për afro ¾ nuk e ze ne goje te ndjerin Sheri Mita! (Pushoftë në paqë!) Përse? Pse nuk na tregon a e kishe takuar ndonjëherë dhe atë? Ishte gjëja më e natyrshme që duhet të bënte. I ndjeri miku im mund t’i kishte dhëne Këlliçit ndonjë premtim. Unë, jo. Nuk e kisha takuar ndonjëherë. Nuk kisha punë me një vepër që nuk më pat pëlqyer kurrë. Po këtë unë nuk kisha pse ta thoja në shtyp. Unë thjesht e binda Sherin dhe i kthyem kurrizin asaj. Kur Këlliçi e ka botuar këtë zëmëratë “me hije,“ Sheri ishte gjallë dhe nuk mund të gënjente dot, siç do të bënte po ta shkruante tani që ai mungon.
    Zoti Këlliçi, inatin ndaj meje e shpreh lart e poshtë një çerek shekulli pa prerë.
    Në ato pesë kopjet, e letrës 13 faqëshe, pesë herë mund të lexosh të njëjtin budallallëk, tek vinte në dukje plagjiaturat tona të prezantuara si më poshtë:
    “Romani im (i Skifterit, dmth) faqe 127:
    Po Pal Terkën, si e takuat? – e pyeti gjykatësi.
    Rastësisht, – u përgjegj Avniu.
    Dhe këtë revolver e bletë po rastësisht? – vazhdoi me ironi gjykatësi.
    Po. Rastësia është mbret i i botës! – iu përgjigj aty për aty, Avniu.
    Po a nuk ju duket se kjo armë është tepër e madhe?
    Ka njerëz në Paris, që e mbajnë edhe më të madhe!- ia ktheu Rustemi.”
    Vazhdon e shkruan Skifteri:
    “Në dramën e këtyre dy hajdutëve, (Kullës dhe Mitës dmth) në faqe 24, do të gjejmë çuditërisht:
    Gjyqtari: Po Pal Terkën, si e takuat?
    Avniu: Rastësisht,
    Gjyqtari: ( me ironi) Dhe këtë revolver e bletë po rastësisht?
    Avniu: Po. Rastësia është mbret i i botës!
    Gjyqtari; Po a nuk ju duket se kjo armë është tepër e madhe?
    Avniu: Ka njerëz në Paris, që e mbajnë edhe më të madhe!”

    Në librin arkival, në faqen 46, ishte po ky dialog arkival në shqip, me foto të procesverbalit në frëngjisht!
    Dhe ia zbuluan e ia përplasën në fytyrë! Edhe tani, ngaqe ka ngrënë ca dhëmbë për fallsifikimin më lart, nuk e bën më këtë akuzë diletante, por thotë se Sheri Mita, kur e nisi në fillim, u bazua mbi romanin e tij. Gjë që e them dhe unë!
    Dhe e them për të shpjeguar, se po për atë arsye dhe u larguam nga ajo frymë bulevardeske!
    Në fakt për t’u treguar më i gjerë duhet të shënoj se nga romani i tij, botuar shumë kohë përpara versionit tonë kemi ca pika që atij mund t’i duken “të kopjuara”
    Këto janë: Vrasja e Esat Pashës; vendi i ngjarjes- Paris; dhenia e pafajësisë Rustemit; kemi përdorur gjuhën shqipe, pasthirrma dhe shenja pikëzimi, ashu si edhe Këlliçi; emrave serbë u kemi vënë passhtesën viç dhe pazarxhinjve italiane passhtesën ini; kemi vënë majën e penës në fletore ne anën e majtë dhe kemi shkruar drejt skajit të djathtë, njësoj si Skifteri, jo si arabët!
    Këto nuk përbëjnë merita të Këlliçit. Dhe as tonat. Pra nga ana ime është i mirëpritur kushdo që ta vrasë Esatin sa herë të dojë, bile ta vrasë në Paris para hotelit Kontinental, në çdo orë të ditës, me orën e Europës Qendrore.
    Prandaj atë ilaç që kërkon nga unë, ky pacient kronik, nuk do ta marrë!
    Ky publikim tek “Fjala e Lirë” le të jetë klithma e tij e fundit.
    Nuk do ta përmbush dëshirën, Skifter! Të shëroftë Zoti!
    Aaaa, po nuk ta vuri veshin dhe Zoti, siç nuk të dëgjoi Komiteti Qendror dhe Ministria,, Pipi Mitrojorgji, Mihal Luarasi, Marash Hajati, Lidhja e Shkrimtarëve, atëherë për ty nuk ka shpëtim!

    KY SHKRIMI YT ËSHTË NJË GJERDAN ME ALOGJIZMA

    Seriozisht, Këlliç, përse të duhet shënimi “sipas…” mbi një dramë të dobët dhe që t’u bënë plot 35 vjet që këtë shënim e kërkon dhe e kërkon? Dhe më mirë që nuk e ke atë shënim në një vepër mediokre. Cilesimin të dobët, jo dinjitoze dhe gjysmëprofesionale, je vetëm ti, dhe absolutisht vetëm ti, që e bën, por mjafton! Deri sa e quan ti, ç‘duhet njeri tjetër?! Dhe nuk ke faj që bëhesh aq subjektiv. Edhe unë të isha, po të mos më vinin një “sipas” nuk do desha t’ia dija që shfaqja është dhënë me sallën plot 270 herë, që kasetën mëmë ia kanë vjedhur arkivit dhe spekullantët piratë shesin me mijëra kaseta me filmimin e saj, në të katër anët e globit! E ashtu si ti, do thosha edhe po të mos gjeja dot një shkrim të vetëm sharës, kritik, që ta citoja, siç ke cituar ti gjithato marrëzira.
    Po kur ke hallin tënd që nuk po të venë “sipasin” përse merresh me strukturat diplomatike se cilin emërojnë dhe cilin pushojnë nëpër ambasada? Mos u përhap kaq shumë dhe mos vajto për difektet e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare! Vazhdo hallin tënd. Kërko “sipasin” ti! Le të nxjerrin sytë botuesat në Nju Jork dhe le të caktojnë kryeredaktor të “Illyrisë” mua, një njeri që nuk paska qenë gazetar! Merru me “sipasin” ti! Ai ishte problem yt. Vetëm një të pacipi i shkon të thotë një frazë alogjike “ishte detyruar të largohej nga gazeta… para se ta largonin.” Ca më tej thua se me larguan mua dhe administratorin, për shkakun që nuk të pranuam ty! Dhe alogjizmi ulurin, kur dy rreshta më poshtë, thua “Botuesi… më shprehu keqardhjen për gjithçka që kishte ndodhur nga qëndrimi i P. K. dhe administratorit që unë të mos punoja në atë gazetë, të cilët botuesi i kishte larguar mënjëherë.” Menjëherë?! Po a nuk shkruan ti qe “P. K. ishte detyruar të largohej nga gazeta… para se ta largonin?!” Dhe më tutje nonsensi bëhet mal: “Madje botuesi më kërkoi që të punoja atje, kërkesë që nuk e pranova për arsye vetjake.” Të tëra i thua, vetëm arsyet vetjake nuk i thua kur se si shpjegohet kur, ti edhepse gazetar me stazh 40 vjeçar, refuzove drejtimin e një gazete. A thua e gjykove me te rëndësishëm ngarkim shkarkimin në supermarket?!
    Mua më vjen keq për këtë fakt por duke kërkuar “sipasin”, vazhdon dhe shkruan marrëzira, që unë habitem se si t’i botojnë “Botërat” dhe “Kohërat tona!”
    Po ku e paskam gjithë atë hije të rëndë, sa aktorët fierakë të më kenë frikë; Komiteti Ekzekutiv dhe Mitrojorgji e dinë mëkatin tim dhe nuk veprojnë dot; një personaliteti të madh të kulturës shqiptare në botë” (ti bëre ç’është e mundur që ne ta kuptojmë vetë, që ky do të ketë qenë Kadareja!) nuk i ecka llafi te unë dhe një botues i fuqishëm nuk më bindka dot të të marr ty në punë?! Dhe kur ai për këtë mosbindje më ndëshkon, ti e le në baltë se nuk ia pranon ofertën “për arsye vetjake” dhe ia le gazetën në ditë të hallit, edhe pa mua, edhe pa ty!
    Ti je mitoman, Këlliç. Po të ishe ca më kryeunjur nuk do bëje paralelen e Sotir Pecit me Nolin. Se tashmë të gjithë e dijnë që ti vërtet je Nol, por ama ca më shumë se të gjithë, e dijnë se unë nuk jam Sotir Pec!

    GËNJESHTRA E TUA NË SHËRBIM TË INTRIGAVE
    Unë jam transferuar në Akademinë e Arteve në fillim të vitit1991. Ç’lidhje ka kjo me kërkesën tënde që të shënohet “sipas romanit…” ? Nuk ka asnjë lidhje! Por ti, me ligësi, thua që më shpunë atje në vitet ’80! Gënjen, jo se të duhet data, por që të kesh mundësi të thuash citatin “nuk paska vuajtur nga regjimi komunist!” Ti i ke vëërnë thonjëza. Nga e ke nxjerrë atë citat të rrethuar me thonjëza?! Unë kurrë, – e përsëris: kurrë! – nuk kam thënë dhe nuk kam shkruar gjëkundi që kam vuajtur nga regjimi… E këtë e kam evituar në respekt të atyre që kanë vuajtur. Unë vetë nuk kam vuajtur. Përkundrazi! Bile as jam dënuar ndonjëherë si dërgues letrash anonime. Ti, intrigant i ndyrë duhet ta citoje atë më lart në ndonjë letër anonime, se publikisht ti nuk përgjigjesh dot! Ku e ke gjetur?
    Dhe përfundimisht: çfarë lidhje i gjen ti “mosvuajtjes sime nga regjimi komunist” me refuzimin tim për të pranuar një gjë do të ishte fare e lehtë, po të qe e vërtetë?
    Mos u mundo! Nuk do ta shikosh kurrë atë shënim që e kërkon ndër dekada!
    Dhe nuk do të të kthej më kurrë përgjigje, siç nuk të kam kthyer deri tani. E më vjen keq që shkrova kaq gjatë. U këkoj ndjesë lexuesve. Bile duhet ta vija në fillim të shkrimit paralajmërimin për ta, që është mirë të mos e lexojnë këtë sqarimin tim. Kjo përgjigje është vetëm për ty. Dhe të këshilloj edhe ty, të mos lodhesh më me ndonjë shkarashkrim, se nuk do të të lexoj më kurrë. E shumta, do ta thyej këtë betim, po të më njoftojë ndonjëri që t’i i je përgjigjur pyetjes sime të mëposhtëme:
    “Në romanin e ribotuar, Mithat Frashërin, a e ke vënë t’i dalë Avniut në gjyq, si akuzues, (siç e kishe paturpësisht në botimin e parë) apo e ke hequr fare Lumo Skendon? Apo, – mos e dhëntë Zoti!- e ke nxjerrë si mbrojtës? Kjo të dallon ty.
    Ky është morali i fabulës! Dhe ky na ndan ne të dyve, or zotëri! Se Avniu në Paris do të qëllojë përjetësisht mbi ligësitë e kësaj bote!

    Reply to this comment
    • Fieri Krenar December 4, 17:33

      Heshtni sepse Madheshtia e “Replikuesit”
      Ju ben te ndiheni te pasigurt , te penduar per ato vjellje prej pijaneci te pavetedijshem , heshtni sepse keshtu gelltisni gjithcka vollet kunder Madheshtise qe ju meshiroj dhe eshte mire keshtu . Heshtni llapaqen injorante sepse nderoni vehten tuaj . Pellumbi mbetet Kulle e Artit

      Reply to this comment
  19. 2 te krisur ne Amerike December 4, 16:07

    replike me komentuesin zino i zi

    Aspak i nderuar..kam pershtypjen se pas zino-s do jete ndonje pellumb apo xhuliete dhe te duhet nje pergjigje e denje:

    Fillimisht kjo eshte nje “lufte e tmerreshme ne nje gote uji” dhe besoj se 99 % e shqiptareve nuk e kane problem pra nuk i rruhet fare per dy ameriKARET .
    .
    .
    Ajo qe i lidh keto dy persona eshte fakti qe kane qene te deklasuar te shkalles rende dhe u ngjiten ne majat e
    insitucjoneve dhe ishin te nderuar ne ate kohe..
    .
    Pikerisht
    per tu “shfajsuar” per gabimin e tyre ne kohen e Enverit para te perndjekurve politike dhe per te justifikuar “disidencen” ne amerike sidomos ne ambjente makartiste antishqiptare..keto jane treguar me shume se kanibale me sistemin e kaluar dhe pse kane ngrene buke lepurushi..
    .
    Te diskutohen sot keto teme te vdekura…per nje kohe te vdekur bie ere nekrotafio..
    .
    Ne nje kohe qe Shqiperie digjet
    (pembytur nga uji dhe mafja)
    keto 2 kurvat krihen..

    Reply to this comment
  20. IP December 4, 20:14

    A e dini si e larguan Skifterin nga RTV? Skifteri, komentator I jashtem ne radio per sportin, I shkruan nje leter drejtorit te pergjithshem, Thanas Nano, me nje emer te rreme si gjoja nje degjues I zakonshem qe thurte laved per cilesite a Skifterit si komentator. Nuk dihet se si Thanas nano e kuptoi qe letra me lavderime ishte shkruar nga Skifteri vete, per qellime qe kuptohet, e thiri ne zyre dhe I tha pak a shume: Mua do ma hedhesh ti, kujtove ti se une nuk do ta merrja vesh qe ti vete e shkruajte kete pacavure, je I pushuar dhe s’ke per te shkelur me kurre ne Radio. U dergua per riedukim si genjeshtar/mashtrues dhe fitoi statisun e te perdekutuarit nga Partia. Pellumb, te ftoj te shkruash nje skec per kete lloj kategoirie “skifteresh” te kohes se xhaxhit… Kemi shume nevoje te qeshim

    Reply to this comment
  21. Pirati u bë papë December 6, 19:57

    Pavarsisht se çfare shkruajn lexuesit e ketij artikulli, se nuk mund ta di se nese e kan lexuar romani e Skifter Kelliçit, shkruar shume vite me pare se “vepra” e vene ne skene nga fodulli i pashoq Kulla, si veper “origjinale”, ne raste te tilla, me e pakta qe mund te bejne kundershtaret, apo ai qe ka shfrytezuar punen e tjetrit, eshte ndjesa publike, por… dhe demi material. Por ka rrjedhur shume uje dhe bashke me rrenjet, “eshte pastruar” dhe llumi. Sot veshtire se mund te gjesh apo te kerkosh karakter tek njerez “me fame” , qe nuk reshtin te bejne vetmarketing si Kulla por jo vetem. “Atentat ne Paris” apo “Dy krisma ne Paris” bazohen ne nje ngjarje reale historike, pra nuk eshte gjetje e askujt, por shtjellimi, personazhet, mardhenet mes tyre, natyrisht jane si kartmonedhat ne kohen e monizmit qe shkruanin “i paguhen pruresit me te pare”. Skifteri kete duhet ta kishte kerkuar 36 vjet me pare, se sot, kur llumi eshte bere bust, tuxhi vetshitet per flori dhe buadallai ii rendomte kerkon te vetquhet personazh letersie, “Tartuf”dhe plot te tjera si keto, perveçse per mbushje faqesh te gazetave nuk vlejne per ndonje gje. Sepse Kulla e Kashtes eshte blinduar dhe nuk rrezohet kollaj jo nga rrekete e perronjve te Shqiperise por as nga vershimi i …lumenjeve qe dalin nga shtrati. Ajo qe ka rendesi eshte se edhe ne keto trajtime letrare, pavarsisht autorsive, revokohet historia e cila vjen me mesazhin se tradhetare si Esat Toptani dhe pasardhes te tij kane patur dhe do te ken vetem nje fund…Plumbin, por jo nga Skifteri apo Pellumbi qe vjen dhe komenton me nofken “Zino”per te na bindur se eshte “origjinal” ne “vepren” e tij bashke me kete Sheri Miten.Palo njerez dhe kur mendon se keta bythelepires sistemesh dhe gjithfare diktatoresh perfaqesojne diplomacine. Duhte te kesh dy , nje ta mbash dhe nje ta çjeresh pasi te kesh ngrene fasule te myzeqese se Kulles.

    Reply to this comment
  22. Kulla e kashtes ku fshiheshin diversantet December 6, 19:59

    Pavarsisht se çfare shkruajn lexuesit e ketij artikulli, se nuk mund ta di se nese e kan lexuar romani e Skifter Kelliçit, shkruar shume vite me pare se “vepra” e vene ne skene nga fodulli i pashoq Kulla, si veper “origjinale”, ne raste te tilla, me e pakta qe mund te bejne kundershtaret, apo ai qe ka shfrytezuar punen e tjetrit, eshte ndjesa publike, por… dhe demi material. Por ka rrjedhur shume uje dhe bashke me rrenjet, “eshte pastruar” dhe llumi. Sot veshtire se mund te gjesh apo te kerkosh karakter tek njerez “me fame” , qe nuk reshtin te bejne vetmarketing si Kulla por jo vetem. “Atentat ne Paris” apo “Dy krisma ne Paris” bazohen ne nje ngjarje reale historike, pra nuk eshte gjetje e askujt, por shtjellimi, personazhet, mardhenet mes tyre, natyrisht jane si kartmonedhat ne kohen e monizmit qe shkruanin “i paguhen pruresit me te pare”. Skifteri kete duhet ta kishte kerkuar 36 vjet me pare, se sot, kur llumi eshte bere bust, tuxhi vetshitet per flori dhe buadallai ii rendomte kerkon te vetquhet personazh letersie, “Tartuf”dhe plot te tjera si keto, perveçse per mbushje faqesh te gazetave nuk vlejne per ndonje gje. Sepse Kulla e Kashtes eshte blinduar dhe nuk rrezohet kollaj jo nga rrekete e perronjve te Shqiperise por as nga vershimi i …lumenjeve qe dalin nga shtrati. Ajo qe ka rendesi eshte se edhe ne keto trajtime letrare, pavarsisht autorsive, revokohet historia e cila vjen me mesazhin se tradhetare si Esat Toptani dhe pasardhes te tij kane patur dhe do te ken vetem nje fund…Plumbin, por jo nga Skifteri apo Pellumbi qe vjen dhe komenton me nofken “Zino”per te na bindur se eshte “origjinal” ne “vepren” e tij bashke me kete Sheri Miten.Palo njerez dhe kur mendon se keta bythelepires sistemesh dhe gjithfare diktatoresh perfaqesojne diplomacine. Duhte te kesh dy , nje ta mbash dhe nje ta çjeresh pasi te kesh ngrene fasule te myzeqese se Kulles.

    Reply to this comment
  23. asd December 7, 07:22

    Te dyja shkrimet jane pacavure dhe ketu per mua mbaron cdo diskutim ne publik.

    Reply to this comment
  24. demo December 7, 10:14

    Nuk e di cfare vlerash ka pasur Thanas Nano qe e paska perzene nga Radio Skifter Kellicin,por di qe Skifter Kellici eshte histori dhe kulture e gazetarise sportive shqiptare.Mezi prisja te merrja gazeten Sporti Popullor te henen ne mengjes,per te mesuar cfare ndodhte ne Arenen e te medhejve te Futbollit Boteror ne Meksike 1970.Nuk kishte televizion.Rubrika sportive jepte vetem rezultate te thata.Ishte vetem dora e mjeshtrit Skifter Kellici qe na sillte te gjalle Pelen,Zhairzinjon,Riven,Myler.Ishte pasioni dhe kultura e Skifter Kellicit qe depertonte murin gri te Diktatures,per te na sjelle ato emocione te paharrueshme,drejt per drejt,nepermjet Sportit Popullor.Dhe mos thoni qe i shkroi Skifter Kellici keto rreshta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*