Skocia pret Kombëtaren, McLeish: Skuadër me lojtarë të rrezikshëm

September 9, 2018 21:42

Skocia pret Kombëtaren, McLeish: Skuadër me lojtarë të rrezikshëm

Përfaqësuesi skocez Alex Mcleshi ka dhënë vlerësimin e tij maksimal për kuqezinjtë e Panuccit, fill pas marrjes të tre pikëve në “Elbasan Arena” me Izraelin.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamo, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara.

Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin e Zvicrën, dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët. Mundësinë e kemi”, u shpreh Alex McLeish.

Sfida e së hënës mes Skocisë dhe Kombëtares në “Hamden Park” është e para në historinë e këtyre dy skuadrave.

s.a/dita

September 9, 2018 21:42
Komento

1 Koment

  1. Attenzione Attenzione . Shqiponjat ne Qiellin Skocez . September 9, 23:02

    Me shume se 2 – Gola nuk ju shenojne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*