Skuadra kosovare i ofron Suarezit azil sportiv dhe … 1500 euro rrogë

June 30, 2014 15:31

Skuadra kosovare i ofron Suarezit azil sportiv dhe … 1500 euro rrogë

Tabloidi anglez The Telegraph njofton online që skuadra kosovare Hajvalia i ka ofruar lojtarit të Liverpulit, Luis Suarez, 1500 euro për të luajtur në këtë skuadër gjatë periudhës 4-mujore të dënimit të urdhëruar nga FIFA.

Kjo është e mundur, duke qenë se FIFA akoma nuk e njeh Kosovën dhe në këtë mënyrë dënimet e dhëna nga FIFA nuk kanë efekt ligjor në futbollin kosovar.

Xhavit Pacolli, drejtori i ekipit kosovar, është shprehur per Sport Plus, që “duke qenë se Suarez nuk do të luajë për 4 muaj dhe duke qenë se ne akoma nuk jemi pjesë e FIFA-s, kemi një ofertë për Liverpil”.

Ai thotë se do t’i ofrojnë Liverpulit 32000 euro dhe një rrogë mujore prej 1500 euro për Suarez.

Pacolli është shprehur “që ky është maksimumi që ne mund të ofrojmë”.

Hajvalia doli në vend të gjashtë vitin e kaluar.

Pronari i Hajvalisë është këngëtari Meda.

June 30, 2014 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*