Sllovakia nuk ka ndërmend ta pranojë Kosovën shtet

March 31, 2014 19:50

Sllovakia nuk ka ndërmend ta pranojë Kosovën shtet

“Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshoj pozicionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qasja jonë mbështetet në deklaratën e Parlamentit sllovak nga marsi i vitit 2007 në lidhje me zgjidhjen e statusit të provincës serbe të Kosovës”, kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, Boris Gandel.

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi se shteti sllovak brenda pak javësh mund ta njoh Kosovën, zëdhënësi Gandel ka pohuar se shteti i tij nuk është në garë për ta njohur pavarësinë e vendit tonë pa e bërë një gjë të tillë të gjitha vendet e BE-së.

“Ne nuk duam të marrim pjesë në garën drejt njohjes, pa njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së”, ka theksuar Gandel

Ai ka shtuar se Sllovakia megjithatë mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ne nuk duam të krijojmë një vrimë të zezë në Ballkan dhe se qasja e jonë mbetet pragmatike. Ne vazhdojmë të përkrahim perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën”, ka përfunduar shefi i diplomacisë sllovake, Boris Gandel.

March 31, 2014 19:50
Komento

9 Komente

  1. Eli April 1, 12:32

    Kujt i plasi trapi , vazhdoni me Putinin se vetem ai ua kendon kengen.

    Reply to this comment
  2. Pilo Shpiragu April 1, 13:21

    Foli nje fshatar nga fshatrat qe rethojne Cekine

    Reply to this comment
  3. Asnjeanesi April 1, 14:12

    He more Eli dhe Pilo , mbaruam se shari e mallkuari fqinjet , tani u hodhem ca me larg . Kushedi ku do ta mbajme vrapin keshtu si e kemi zene , sa me shume armiq te kesh , aq me mire eshte . E kemi provuar per 50 vjet rresht , kur beme armiq gjithe Boten .

    Reply to this comment
    • loni April 1, 16:28

      kur sote qe i beme te gjithe miq e ndritem me mirqenie dhe me respekt me keto shtete qe i qan shpirti me shqiptaret,me sa po kuptoj gjate ketyre 23 vjete pluharizem,konkluzjoni po del se dulla kishte me se te drejte qe nuk u pajtua me askend me keto shtete qe i dhemb shpirti per shqiperine dhe per shqiptaret,sa per kujtese per ty o Asnjeansi per miqte tane,italia si mbeshtetesi me i afert i shqiperise,mbyti anijen me shqiptare ne vitin 1997 qe kishte ne bord me shume se 30 femije,mos harrojme se kur italia fashiste kapitulloje ne luften e dyte boterore 1943,gjermania naziste i quajti dezertore dhe urdhri nga hitleri ishte pushkatimi i te gjitheve ushtareve dezertore italiane,qe shqiptaret i fshehen ne shtepite e tyre duke rrezikuar jeten e tyre,dhe mbas luftes kur i hypen anijeve te tyre per tu kthyer ne itali therrisni VIVA ALBANIA,por kjo u shperblye nga italianet ne viti 1997 me anijen qe mbyten,miku tjeter ,greqia nje vend fashist qe i ka denuar gjithmone shqiptaret me vdekje,per greket nje shqiptar i mire eshte i vdekur,kjo eshte miqesia jone e rradhes kur partia naziste greke agimi i arte denojne shqiptaret me vdekje,kjo parti eshte dale nga vullneti i popullit tone mik grek me 1 milion vata pro,miku tjeter i rradhes,serbia nje vend armik shekullor kundrejt vendit tone,populli serb shqiptaret i konsiderojne si tabela qitje,miku tjeter,canadaja e pa shqiperine si gjahun e vete,ne bashkpunim me disa shqiptare tradhetare dhe pa gjak shqiptari te veshur me kostumin e politikes ,rrjepin naften tone pa paguar asnje taks per buxhetin tone,miku tjeter,britania e cila shqetesohet me 47 shqiptare klandestin dhe i kthen mbrapa ne vendin e tyre,dhe per ironi te shqiptarit shoqerohen edhe nga ministri angles pergjate fluturim drejt vendit tone,duke pare qe anglia mban cdo lloj kombi tjeter pervec shqiperise,dhe gjuha rraciste e kryeministrit angles per statusin e shqiperise,miku tjeter,franca nje shtet pro rus,nje shtet qe gjithmone e ka pasur ne sy shkaterrimin e shqiperise bashke me angline,mos harrojme se ne vitin 1912 ishin saksjonet anglo francese qe copetuan shqiperine duke i bere qefin miqve te rusise grekut dhe serbit,miku tjeter i rradhes,amerika per gjate gjithe ketyre 23 vjet llafe boshe dhe asgje realitete,ceku i bardhe apo shqiperia europjane ishin thjesht vetem nje SHOW i papame,asnje kontribut apo infestim per shqiperine nga miku jone me i ngushte,pervec se ndertuan fabriken e vdekjes gerdec,mos te harrojme se fabrika ne gerdec u ndertua nga nje firme amerikane,pa permendur mbeshtetjen qe i dha saliut kur vrau 4 shqiptare te pafajshem ne mes te tiranes,dhe amerika i ferkoi supet kriminelit sali me fjalet e medha,BRAVO O BURRE SHTETI jemi ne ketu,miku i rradhes,danimarka apo vendet nordike qe nuk duan ta dine ku bie shqiperia dhe jo me ndonje kontribut nga keta miq te medhej per shqiperine,miku i rradhes,hollanda me nje gjuhe prej rracisti tregoi sesa shume mik jane me ne kur ishte per statusin ne dhjetor per shqiperine,nje gjuhe urretje kundrejt shqiperise nga ky mik i lene jasht shqiperise nen sundimin e komunizmit,miku rradhes,turqia nje perandori mesjetare e cila gllaberoi shqiperine per 500 vjet rrjesht,dhe duke vazhduar po me te njejte model duke ngritur kolegje fetare qe jane ne favor te prapambetjes tone fetare dhe duke na kthyer nga indetiteti shqiptare,ne indetitetin islamik,miku dhe vellezrit mysliman,arabia qe e ka pare shqiperine mbas renjes se komunizmit si nje fole per terroristet islamik qe dalin nga ky vend per te sulmuar evropen krishtere,si armiq te myslimanizmit,nuk me vjen keq qe hajne koken me njeri tjetrin por nuk me pelqe qe ky miku jone arab ta shfrytezoje shqiperine tone si nje baze terrori qe na ule te gjithe atonomine tone si shqiptare qe jemi,miku i rradhes,rusia nje shtet qe sa here ka dashur rremuja ne ballkan si viktime ka gjetur shqiptaret,duke perkrahur serbet me shprehjen shqiptaret tabele qitje,miku tjeter,maqedonia qe sa here i skadojne fisheket,per te mos i hedhur ne koshin e plerave vrasin barinjte e farfer shqiptare,per austrohungarezet kam nje simpati pak te vecante per kontributin qe i kane dhene shqiperise per mbrojten e trojeve shqiptare,por e theksoj,jo se na donin ne shqiptaret por sepse nuk donin ndonje zbritje te skllaveve ne adriatik,mgjth kan dhene kontributin e tyre per mbrojtjen dhe njojen e shqiperise,kina ngel nje nga shtetet me mike per ne shqiptaret gjate shekullit 20,ishte i vetmi shtet qe na ndihmoi pa asnjelloj medyshje,kontributi kinez gjate sundimit kines ishte me i paster nga te gjithe miqte tane rreth e rrotull z Asnjeasni,konkluzjoni del qe dulla kishte shum te drejte kur thoshte qe shqiperia nuk ka miq te sinqert dhe une i hap te drejte,historia e ketyre 23 vjet pluharizem tregoi se miqte e vertete te shqiperise jane imagjinare,e harrova gjermani naziste qe kur nuk i kerkoi te falur popullit shqiptare per krimet qe i shkaktoi,prandaj me mire te izoluar dhe ne harmoni sic ishim,sesa gjasme jo te izoluar me tela me gjemba si dukur nga vete ne,por kete rradhe te izoluar pa tela me gjemba por nga miqte tane qe mbas 23 vjeteve ne jemi perseri te izoluar,mos harrojme sesa shume shqiptare kan vdekur duke kerkuar te largohen pergjate ketyre 23 vjeteve me skafe drejt mikut tone te dashur italise apo greqise,ku ishte kontributi i ketyre miqve perendimore?qe edhe ne vitin 2014 24 vjet mbas renjes se komunizmit endra jone nuk eshte plotesuar,prandaj keta nuk jane miq,keta jane armiq,jo me gjuhen e armeve,por me gjuhen e mashtrimit dhe te rracismit,sepse si miq te shqiperise qe jane,po te flisnin ne gjuhen e armeve do ofendonin autoritetin e tyre qe po sulmojne nje shtet te keputur qe nga koha e ilireve,MIQTE TANE JANE IMAGJINARE,MBASE UFOT?

      Reply to this comment
  4. Asnjeanesi April 1, 21:47

    Si s’ke pertuar a derrezi , qe ke broçkullosur nje mal me budalliqe .

    Reply to this comment
    • loni April 1, 23:25

      nuk merzitem une per te mbushur mendjen disa idjotve shqiptare qe kenaqen kur i japin nje gote qumesht me teper,kjo teprica e qumeshtit nuk jepet falas,po nuk dhe ndonje gje ne kembim sic eshte tradhetia e shqiptarit si puna jote qe shqiperia ka plot miq,budalliqet te duken ty o njeri i trashe,un ti kam permendur te gjitha keto per te thene sesa shume na duan miqt tane,si italianet dhe greket qe na duan fort,njeri na mbyt ne det,,,ITALIANET,,,kurse tjetri na vret neper burgje apo neper rruge sikur te jemi kafshe pylli,,,GREKU,,,ky eshte realiteti o njeri gjumi.

      Reply to this comment
  5. Asnjeanesi April 2, 11:19

    Vazhdimisht e deri tani , kemi degjuar male me sharje , fyerje , mallkime per greket e per sllavet , por qe e paskemi armik edhe Italine , vetem nga Loni prej Betoni po e degjoj . More distributor urrejtje , po italianet na jane ndodhur te paret kurr qoftelargu Sali per tre here rresht i vuri zjarrin Shqiperise . As qe numurohen vaporet me ndihma e parate qe ka paguar e na i ka falur Italia per ne . Ne Itali , jetojne 523.700 shqiptare prej mese 20 vjetesh , nje pjese e mire , jane bere nenshtetas italiane dhe megjithe prezantimin shume negativ dhe problemet pa fund qe i krijuam Italise me invazionin tone , ata na trajtuan , na pranuan , na integruan , dhe ndoshta mund te them , se italianet jane populli me pak racist e me human i planetit . Italianet , edhe na kane pushtuar me 1939-ten , por per kater vjet qe ndenjen , ndertuan Shqiperine e tere me rruge , ndertesa , institucione e infrastrukture , qe shqiptaret , as i kishin enderuar gjate 500 vjetesh erresire otomane . Shqiperia komuniste e me pas , edhe ete pak kulture e morri nga Italia fqinje . Po ç’te thuash , na paska edhe ca individe si ky fare Loni , qe i fusin ne te njejtin thes tere popujt , e na i prezantojne si armiq , a thua se Shqiperia nuk mund te roje pa armiq imagjinare .

    Reply to this comment
  6. kris April 2, 12:16

    DIplomatet shqiptare duhet te sqarojne se cfare vrime perfaqeson sllovakia

    Reply to this comment
  7. baba nga durrsi April 2, 12:20

    Italia eshte shteti me i afert dhe mik i shqiperise, do ishte turp dhe pabesi te mohoej ky fakt, na eshte gjendur prane sa here kemi qene ne MERDA, dhe kam qene gjithmone i sigurte qe ne nuk vdesim kurre per buke sepse per 4 ore vijne vaporret me buk nga italia(faktet i kemi) Nga ana politike ITALIA e ka mbeshteur gjithnje vendin tone dhe po permend vetem 2 fakte: presioni qe beri ish ministri i jashtem LAMBERTO DINI ne vitet 2000 kurves FATOS NANO duke i thene -rruga per evrope kalon nga ROMA dhe jo nga athina sic kishte marre kursin politika e asaj kohe! rasti i dyte eshte qe ndoshta jo shume e dine qe FRANCO FRATINI ish minister i jashtem ne 2011 ka luftuar shume,lobuar, per heqjen e vizave per ne ,per statusin, etj etj. prandaj me te matur ne gjykime kur bie fjala per italine! Edhe dicka te fundit: kur arriten refugjatet e pare ne itali ne vitet 90 populli italion ka kontribuar shume per ushqim,veshmbathje,sistemim,etj etj sepse shteti italjan u gjend komplet i pa pregatitur ndersa greku kryente operacine te tipit fshesa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*