Vuljanic: Qeveria dëgjoi popullin, do ketë ndikim pozitiv te statusi

November 30, 2013 13:04

Vuljanic: Qeveria dëgjoi popullin, do ketë ndikim pozitiv te statusi

Raportuesi i ri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikola Vuljaniç, thotë se shanset që Shqipëria të marrë statusin kandidat janë të mira.

“Disa gjëra të reja kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri. Shqipëria dëshmoi pjekuri politike me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Me gjithë insistimin e SHBA-së, qeveria shqiptare dëgjoi popullin. Refuzimi, do të kontribuojë në vendimin pozitiv të KE-së”, tha Vuljaniç në një intervistë televizive.

Shqipëria refuzoi shkatërimin e mbushjeve kimike siriane pas protestave të hoqërisë civile të mbështetura nga opozita e saporrëzuar nga pushteti.

Kazakistani dhe Sllovakia kanë shprehur pas kërij refuzimi, gadishmërinë për të marrë pjesë në këtë operacion të mbikqyrur nga amerikanët. Pjesa më e madhe e armëve kimike janë lëvizur nga Siria dhe janë bërë gati për transport final brenda 31 dhjetorit sipas programit strategjik, pasi duhen shkatërruar brenda qershorit të vitit të ardhshëm.

November 30, 2013 13:04
Komento

54 Komente

  1. gjergji November 22, 19:38

    ju be qejfi juve te BE-se qe refuzuam SHBA-te ne eeee??? Epo kur ju ndanit Shqiperine ne copa, SHBA-te erdhene mbrojten o skutha qe ua ka gjetur mire emrin ai gjergj Fishta

    Reply to this comment
    • kokpalari i 21 janarit November 22, 20:26

      Mos e hapni me ket muhabet, se iku tani

      Reply to this comment
      • gjergji November 22, 20:35

        do ta hap sa here te me doje qejfi o shoku Sazanit dhe Altin goxhajt

        Reply to this comment
      • kokpalari i 21 janarit November 22, 21:15

        nuk ta kisha me te keq o vlla.. Thjesht thashe, qe iku ai muhabet. Dhe nuk kam asnje simpati per burkratet e Brukselit aq me pak per keta qe u mbaron mbiemri me “vic”

        Reply to this comment
        • beni itali November 22, 21:30

          Ky ishte ai qe tha duhet te arrestohen kryeministra??

          Reply to this comment
          • kokpalari i 21 janarit November 22, 22:03

            Ky i teri

          • yp xhixhi November 22, 23:38

            nuk e marr vesh kete entuziazmin e disa perfaqesuesve europiane per refuzimin e Shqiperise ndaj nje aleati te Natos si SHBA-te. Mund ta di ku fle lepuri?

          • ilirjani November 23, 00:01

            lepuri fle qe kuotat e SHBA-ve ne Europe aktualisht jane cope cope pas skandalit te pergjimit te telefonave. SHBA-te kane spinuar gjithe liderat e BE-se, perfshire Gjermanine. Dhe aktualisht, keta nuk ngopen ta shohin daj semin te varur per gjuhe, pavaresisht se e mbajn veten “diplomatikisht”

          • A November 23, 06:10

            hajd se kemi em ca merremi ne. Ja shikojeni per cfare po luftojme keto dite: Pse ca pleq te rrjedhur kane mbajtur fotografin e Enverit ne varreza??? E kuptoni me sa gjera te medha e te rendesishem merret pulitika jone?? C na duhen cikerrima si armet kimike dhe gjeopolitika neve??

          • gjergji November 23, 11:26

            hahahahaaa, i madh 🙂 I ke rene pike o “A”

          • misha November 23, 11:49

            “Kush leu (lindi) veten e vet pelqeu.”

            edhe puna jone.

          • shqiptar March 27, 09:15

            Te lutem ilirjan……Ku ishte kjo´´kurva plake me floket e thijme´´ne kundershtim te Putinit aman ??????Bene ´´amin´´ sa erdhi amerikani qe i nxorri nga situata.Po kurva kurve do te mbetet sidomos kur kane per te thene dhe keto vicat…
            Pershendetje

      • peqinsi November 23, 05:35

        na rrofte Sazani dhe pastertia e padukshme e Shqiperise se qelbur ne cdo rrugice

        Reply to this comment
    • Populli November 22, 21:04

      Nuk e ka fajin Sazan Argjili për atë çka ndodhi. Mos i jep kaq shumë rëndësi një njeriu pa vlerë. Fajin e ka Rama dhe vetëm Rama! Përse nuk doli kryeministri ta sqaronte pjesën qorre e shurdhe të shqiptarëve, në mënyrë që këta të mos shkonin pas budallallëqeve të Sazes së çjerrë? Faji është i Ramës dhe i askujt tjetër. Me këtë tregoi se ai është i aftë vetëm për fjalime me fjalë të përzgjedhura, ku ia kalon Berishës dhe jo për punë të mira.
      Ju ithtarët e Edit mos u mundoni ta mbuloni diellin me shoshë. Nuk ishte Sazja, por paniku që kaploi një pjesë të shqiptarëve, ajo që i nxori ata në rrugë dhe për këtë ka faj ai që dinte më shumë se kushdo dhe nuk i sqaroi shqiptarët. Prej megalomanisë së tij, Shqipëria humbi një rast të artë që të faktorizohej në probleme tejet të rëndësishme për të gjithë planetin. Po qenka e thënë që ne të meritojmë qeveritarët që i zgjedhim me tam-tame, duke gjykuar se janë më të mirë se të tjerët dhe jo se e meritojnë! Kjo është fatkeqësia jonë dhe jo Sazan Pluhuri!!

      Reply to this comment
      • Gregori November 22, 23:06

        Po sllovaket i sqaroi koke me koke kryeministri i tyre? Ted cojme ca shqiptare te kerkojne transparence ne emer te sllovakeve.

        Reply to this comment
        • Populli November 22, 23:21

          @Gor(i)e

          Qenke fort i mençëm ti! Lum partia për ty dhe lum ti për mendtë e tua.
          Sllovakët ndofta kanë fatin të jenë më të mençëm se ju militantët trupeshq, e kësisoj s’kanë nevojë të sqarohen. “Trangujt” kanë nevojë për sqarim, në mënyrë që të mos dalin rrugëve që të pëllasin “s’i duam armët kimike!” dhe njëkohësisht të bëjnë hosana për “barabain” që “nuk” e la populli t’i sillte… Bën mirë të mos e harxhosh kohën kot nëpër forume, ku, siç duken bathët, nuk thithke asgjë, por të lexosh ndonjë libër mbi drejtshkrimin shqip…

          Reply to this comment
  2. Olti November 22, 19:43

    Nuk ti fal kush gjithe Ato lek!na iku kot ky Shans nga hysteria e njerzve

    Reply to this comment
  3. Illo Foto – NY November 22, 19:59

    Protestat për ndalimin e demontimit të armëve kimike të Sirisë ishin një komedi, që nuk dihet skenari dhe regjizura. Një gjë dihet saktë. Të tërë bisedat që u organizuan në media përbënin një auditor, në shumicën e rasteve jo kopetent. Të tillë ishin edhe disa shkrime të shtypit, por shumë më të përmbajtura. Deklaratat e Lubonjës, të Braçes, Blushit shquhen për mungesë kopetence. Nuk flas për deklaratat e Berishës dhe Bashës që kujtuan se u erdhi zogu në dorë për të rrëzuar Qeverinë, që është e vendosur në rrugën e vështirë të rilindjes së demokracisë dhe të prosperitetit të vendit. Berisha ka kohë që nuk është as mjek as politikan, prandaj nuk ka pse ta dëgjojë kush.

    Në thelb problemi është kimik, por u kthye në banalitet politik. Të pafajshëm ishin vetëm protestusit që u besuan mediave dhe përfaqësuesve të tyre, qe i votuan më 23 Qershor. Sa për fillim, po jap pak të dhëna për kiminë moderne. Babai i kimisë është shkencëtari rus Mendelejev (1834-1907). Ky laurant i çmimit Nobel, hartoi tabelën me emrin e tij. Elementet kimike i bashkojnë peshat atomike dhe valencat. Në kohën e vet Mendelejevi njohu 58 elemente dhe i renditi në kuti. Disa kuti i la bosh dhe këtu qëndron besueshmëria dhe gjenialiteti i tij, sepse pas vdekjes, u zbuluan ata elementë që ai i pat përshkruar me karakteristika të peshës atomike dhe të valencave.

    Industria kimike ushtarake është e bazuar në teorinë e Mendelejevit, sipas të cilës elementet hyjnë në reaksion dhe krijojnë substancë dytësore, disa janë helmuese, që ashtu si u krijuan edhe shpërbëhen në dhoma të veshura me plumb, nëpermjet reaksioneve reversible. Aq agresive sa janë, aq dhe i binden ligjeve të hekurta mendelevjane. Elemente toksike kemi dhe në qelizë, madje dhe në ushqimet tona , por ato u nënshtrohen reaksioneve reversible dhe bëhen të pa rrezikshme. Kjo është e gjitha. Shqipëria ka pasur dhe ka autoritete të fuqishme të shkencës kimike. Mund të përmend: Rustem Buzo, Aleko Xoxa, Nos Nosi, Qevqeb Kambo etj. Këta kanë lënë pasardhës me kulturë kimike më të avancuar, që duhet t’i aktivizonte media për të sqaruar publikun. Ata që u paraqitën dhe folën me kopetencë, kam dyshim se nuk e dinin që në botë ka jetuar Mendelejevi i madh.

    Ajo që dua të nënvizoj është fakti që me refuzimin e programit të OKB-së, për të mos qenë partnerë në asgjësimin e armëve kimike të Asadit, kemi humbur kredenciale morale dhe materiale pa arsye.

    Reply to this comment
  4. pelivan November 22, 20:01

    Ooooo More Popull i genjyer e i zhgenjyer s’di sa here ,edhe te pickuar nga mushkonjat e halmatisura te sali farmakut !… Kini rastin te shihni tani , me syt tuaj te plasur,se si populli sllovak do filloj te “Vdes” klinikisht , nga helmet e Sirtse,(Edhe mire t’u behet), Sepse nuk degjuan ulerimat, apo kujen qe vut ju per keto helme,packa se jetoni mes tyre prej vitesh…

    Reply to this comment
  5. usa November 22, 20:01

    C’na duhet me Sllvakine ne… Ne jena te pasur si Norvegjia. Nuk i pranojn ata, nuk i dum as ne. Ncuk, ncuk. Na bohen duart pis, jemi prej xhnsi mbretnor ne mer vlla, ham qyl pim qyl dhe dum vetem t komandojm.
    Rrnofshin masat proletare ambjentalisto evangjeliste me shokun Edvin Rama ne krye dhe shokun Lule Saliu ne…mes 🙂
    Hajt suksese rilindja

    Reply to this comment
  6. horri bulevardit 2 November 22, 20:06

    Rames i luti bythen vete Obama dhe Kerri, po Rama zgjodhi bazuar ne friken e tij mos humbte pushtetin jo ne bazen e interesit te Shqiperise. Kaq e thjeshte eshte

    Reply to this comment
    • yp xhixhi November 22, 20:09

      shto ketu qe tani Rama eshte angazhuar personalisht per t;ju kundervene pezmatimit popullor ne rritje qe e konsideron kete pune, nje shans te humbur. Shikoni qe ka nxjerr ne media Besnik Barajn (ai qe doli i pari kunder) per te na thene qe “historia e perfitimeve eshte genjeshter”.

      Edhe vete ne intervisten e fundit u perpoq maksimalisht qe te perseriste te njejten ide. U tall me aspiratat proamerikane te popullit shqiptar duke thene qe “shqiptaret jane te dhene pas bixhozit”, po negociatat me amerikanet nuk jane “lojera kumari”.

      Nuk jane “lojera kumari” zoti Rama eshte e vertete. Por nuk jane as “lojera fjalesh” si ato qe beni ju

      Reply to this comment
      • marko November 22, 20:14

        Jam dakord me ju. Edhe ky shou me aksionin “te pastrojme Shqiperine” eshte ne te njejten vazhde. Medemek ne e pastrojme vete Shqiperine me forcat tona. Patetizem.
        Populli do pune dhe buke, keta qelbesira qe bredhim me Q7-a dhe me Mercedesa, nga Berisha, Rama e deri tek me i fundit, i kane zgjidhur hallet e tyre. Po ne te tjeret??

        Reply to this comment
  7. nasruddin November 22, 20:54

    SHQYPTARET DUHET TE HEQIN DORE NGA LETARGJIA E DEMBELIZMIT.

    duke pritur vetem BAMIRESI nga Bota dhe te fillojne te ndertojne jeten e tyre ne baze te punes dhe te prodhimit kombetar. Kjo eshte nje detyre primare e qeverise qe ka ardhur ne pushtet jo per te shitur Vatanin ne tepsi per LEKA bamiresie, por me premtime konkrete per te rimekembur prodhimin dhe ekonomine me reforma efikase per te permisuar gradualsiht standadin e jteses. Nuk ka asgje tragjike dhe kurfare paniku qe Sllovakia mund te kete prnuar parimisht nje pjese te LHL-ve te Asadit dhe ky fakt nuk duhet t’í depresionojne shqyptaret nga lajmet qe enkas perhapen me nje kujdes te vecante nga media per te krijuar psikozen:

    O BO BI CFARE GAMIMI KEMI BERE!

    sepse te gjithe duhet te jemi te bindur se Shqpnia beri shume mire qe i tha JO! kategorike planit te John Kerry-it dhe kjo gje nuk duhet te vuhet asnjehere ne diskutim. Nje vend qe shpreson te jetoje me BAMIRESITE badiava te shteteve te tjera nuk ka shans te mbijetoje ne luften per konkurence ne Boten reale. Se ja mbaruan edhe BADIAVATE, po me pas me cfare do te jetojne shqiptaret pasi te kene helmuar token dhe mjedisin per vite me radhe? Kush turist do t’í afrohej Shqypnise kur LHL-te e Asadit ne sasira te llahtarshme te fillonin te depozitoheshin dhe te asgjesoheshin ne vendin tone te vogel? Sllovakia ka nje teren dhe siperfaqe te pakrahasueshme me vendin tone, por ka edhe nje popull me kulture intelektuale me te larte dhe perseri nuk pranon afrofe tere SASINE 1400 ton te LHL-ve te Asadit ne vendin e vet. Por kjo nuk duhet te krijoje panik dhe shqyptaret te fillojne te vene kujen se ka dale konkurent per “karamelet” badiava te Joh Kerry-it, megjithese nastradini dyshon shume ne vertetesine e lajmit si edhe njeh mire popullin sllovak. Megjithate edhe sikur sllovaket te pranojne nje pjese te LHL-ve kjo nuk ka asgje te keqe, sepse ne fund te fundit JO! e shqyptareve detyroi administraten amerikane te zgjedhe nje variant me te llogjikshem dhe me te parrezikshem.

    Reply to this comment
    • aqif_kopertoni November 22, 21:45

      Pi.dh o nastradin se shfryhesh. C’pune ka dembelizmi ketu mer pall, vec do kishe prfitime strategjike, mbase edhe disa viza per ne amerike si shtet me mardhenie speciale.

      Reply to this comment
      • nasruddin November 23, 05:51

        Or taj, ti prit CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos dhe bamiresite e tjera alla PIRAMIDAT e Saliut ti se vizat amerikane nuk jane per dembela stambolli me beso.

        Reply to this comment
    • Populli November 22, 23:26

      Ngele duke shkruar budallallëqe në forum mor nastradin palla edhe hiç se mëson këtë kodosh shqipe! Nuk është aq e vështirë mor burrë i dheut!

      Reply to this comment
      • nasruddin November 23, 05:55

        Shqypen e paster nastradinit ja kane mesuar te paret e tij intelektuale, patriote te kulluar, ne nje kohe kur te paret e tu o popull debil jetonin ne shpella bashke me bagetine dhe spiunonin njeri tjetrin tek Sigurimi i Shtetit. Prandaj meso pak edukate dhe kulture se nuk eshte kaq e veshtire mor burre i dheut.

        Reply to this comment
  8. Mira November 22, 21:05

    Amerika dhe Rusia ti shkaterrojne ato arme ne oqean, as ne Detin Mesdhe e as ne toke europiane. Vecanerisht larg nga Shqiperia dhe Kosova.

    Reply to this comment
  9. Levizje...unë jam,po ti ku je? November 22, 21:10

    Një grusht i mirë në fytyrat e pista të shqiptareve mospranues zhvillimi! Meritojmë fundmbetjen pasi llumi i mentaliteteve mesjetare shqiptare,nuk lejon kthesat historike; dhe qelbanikët politikanë nuk shohin më larg se hunda e tyre e palarë! Rrembeni kazane e bidonë,kosha e gomarë të pastroni me punë vullnetare jo mbetjet ekologjike,por mutrat tuaja në gojë,politikanë të pështirë!…Dhe ata që pranuan nuk janë teper larg kufirit tonë,por teper lart mendimit të perparimit dhe lirisë se popullit të tyre dhe njerzimit! Fytyra të ndyra, politikanë mutrash!Do t’ju shkaterrojmë me Sovranin e guximshëm dhe do ndërtojmë një Shqiperi dinjitoze! Gijotina e ligjit do tju gris brekët e frikës dhe do t’ju ndëshkojmë për krimet!Dhe ky ishte një krim i perbindshëm!Pergatituni për katastrofën tuaj politike!…

    Reply to this comment
  10. eli November 22, 22:15

    Ti lëvizja :Unë jam po ti ku je sikur ishe kundër në fb kur nxirrje statusin kundra helmeve ,çne që na qenke bërë kaq trim

    Reply to this comment
  11. adri November 22, 22:18

    cfare ti thuash tani politikes se majte dhe te djathte ,sazanit kazanit e legenave ee cfare tju thush ?.haaaaajjjt roo… kuu tiii kee oheeeeeeeeej.

    Reply to this comment
  12. LEVIZJE!..Une jam,po ti ku je? November 22, 23:07

    Eli…e drrjtë,fillimisht kemi patur paqartesi nga mossqarimet e qeverisë dhe mosthirrja e specialisteve,sepse nuk thuhej asgje per mbetjet!Procesin e dinim pa rrezikshmeri,por mbetjet nuk sqarohej ku do mbesnin!Nese mbesin ne Shqiperi jemi dhe sot për jo,por kur u sqarua ditë me vone se mbetjet nuk do qendrojne tek ne,cka këtu frikë? Kush njeh mirë Mendelejevin nuk ka frikë sepse procesi i ndarjes se elementëve nuk ka rrezikshmeri,si e vertetuan dhe shkencetaret,mbetjet po rrezikojnë por ato ikin…cka ketu? Ju të mesoni kimi dhe Mendelejevin do kuptoni dhe ndryshoni,por pjesa e madhe e kundershtareve nuk njeh fare shkencën e Kimisë dhe ndaj humben nje rast të art jo vetem ne para,por strategji politike dhe kerkesat për perparim qe duhej të shtronim! Shume ndryshuan kur mesuan se mbetjet nuk qendronin tek ne! Ju po ta kuptoni,domethënien amerikane pse Shqiperia, do ndryshonit si ne! Tani ju mbetet të thoni:I mjeri popull sllovak si do vdes topa-topa nga amerikanet.Dhe nuk jane larg kufirit tone verior! Ju keni mendimin tuaj dhe e drejte juaja ta mbroni!Ne ndryshuam!…

    Reply to this comment
  13. Eri November 23, 03:31

    Eshte e çuditshme sesi keto lajme bombastike vetem juve dhe gazeta Tema i nxirni. Keshtu ishte edhe me ate planin e famshem 5 pikesh qe i beren shqiptaret te fantazonin se u erdhi parajsa.

    Reply to this comment
  14. nasruddin November 23, 06:18

    PER DEMBELET DEBILE QE E SHESIN VATANIN PER DY ASPRA.

    Nje APEL nga nastradini kunder amoralitetit kombetar qe ka kapluar shqyptaret.

    Nje popull qe humb moralin e tij per te mbrojtur identitetin kombetar dhe e nxjerr Vatanin si nje prostitute ne semafor eshte i destinuar te zhduket gradualisht. Nje popull i cili nuk e nderton jeten e tij mbi bazen e zhvillimit kombetar ekonomik, te prodhimit vendas dhe te punes se vet te perditeshme, por shpreson tek BAMIRESITE e Aleateve Strategjike eshte i destinuar te jetoje ne mjerim dhe skamje. Kjo vlen akoma me teper kur shqyptareve po i ofrohen me bujari BAMIRESI ne kembim te depozitimit te LHL-ve te Asadit me perspektive helmimin afategjate te trojeve shqyptare. Cfare Shqypnie do t’u lene pas femijeve te tyre shqyptaret e sotem? Cfare biznesi do t’u lene pasardhesve debilet qe kane vene kujen dhe po cjerrin faqet dhe shkulin floket duke vajtuar me refrenin e njohur:

    O LE LE!
    O BO BO!
    CFARE GABIMI
    KENA BO!

    Ne kete situate nastradini do te bente nje APEL:

    NGRIJE KOKEN O SHQYPTAR!
    ME VATANIN MOS BEJ PAZAR!

    Le te jemi krenar qe i thame JO! OFERTES SE DJALLIT Kerry-Putin dhe e detyruam administraten amerikane te gjeje nje variant tjeter me te arsyesesm se helmimi i Shqypnise se vogel me demagogji cinike.

    Reply to this comment
    • shqiptar March 27, 09:09

      @ nasruddin
      Me titullin:
      PER DEMBELET DEBILE QE E SHESIN VATANIN PER DY ASPRA.

      E ke shkruar per veten tende besoj se te shkon………

      Reply to this comment
  15. kelcyrjoti November 23, 06:58

    cfar pret Sazan guri urgjentisht te niset ne sllovaki dhe ta shpetoj popullin injorant sllovak

    Reply to this comment
  16. BJORN November 23, 09:59

    Keshtu eshte kur ke kryeminister qe ka frike akoma Sali Gedafin,qe duket qarte ne cdo aspekt .
    Kur akoma si ne kohen e parlamentit te Jozit, Sali Gedafi flet sa te doje dhe kur te doje,pa asnje rregull,kurse ne fakt ai eshte nje deputet i thjeshte,lere me cfar ben mbas shpine. O zoti kryeminister Edi Rama,1milion vota nuk i more per ti dhene liri pa fund Saliut se ai e ka pasur ne cdo rregjim,por per ti kthyer popullit lirine,votet,ligjin.
    Rilindja jote dhe e popullit do te jete kur do te qendroni ne krah te SHBA,ashtu sic premtove
    per nje partneritet po kushte.

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic November 23, 11:19

    SKENARISTET ANTISHQIPTARE ASNJEHER NUK I KAN HJEDHUR ARMET KUNDER SHQIPTARVE.

    Duke lexuar Edith Dirham per levizjne kunder Prince Vidit i cili erdhi ne shqiperi per ti dhen shtetit te ri te sapo formuar drejtim perendimore.Keshtu eshte vepruar me Ballkanin .Edhe Grecia kur ka situar pavarsin ajo kishte te derguar nje Prince Austiak ne fillesat e shtetit te tyre.
    Duka pare qe shqiperia po renditesh shum shpejte ne rrugen e perendimit, armiqt tane tradicional mobilizuan muslimante shqiptar per te lerguar Prince Vidin me qellim se ai ishte i krishtere.
    Ky ishte edhe mekanizmi qe u perdore me fimnes kunder shqiptarve.
    Ne librin e saje “20 vjet ngarres Ballkanike “ Edith Dirham shkruante.:”Kryengritja rebeleve qe pergatitur nga armiqt e popullit shqiptare….. Vetem ateher kuire Grekrit filluan shkatrrimin e plote te myslimanve dhe te fshatrave te tyre,te shoqeruar me cdo lloi mizorie , myslimanet fatezeze te Tiranes kuptuan kurthin ne te cilin kishin rene.”1.
    Sote armet po cmontohen ne Sllovaki.Edhe atje ka jet njerzore pore ata i pranuan se ato jen te domosdoshme per tu demontuar.Populli sllovak eshte nje shtet me i pasuri ne lindje dhe at nuk i refuzuan ,ndersa ne i refuzuam ne nje kohe qe nuk kemi buke per te ngrene. Tani te gjith do ta kuptojme se levizja nuk kishte aspak nivel me te larte se ajo e Haxhi Qamilit.
    Kete e organizuan qarqet antishqiptare dhe ato antiamerikane.
    Para ca kohe ambasadori Amerikan Arvizu pate deklaruar. Ne shqiperi ekzistoin nje sejgment i caktuar antiamerikane.! Shum kush nuk e besonte ose bente pyetje kush duhet te jen keto ose ky sejgmente.
    Ne te vertet ashtu sice thot Kadar “Ra ky more dhe u pame” Edhe ketu ra ky raste dhe ky sejgmente antiamerikasn tashme nxori jo vetem kokes pore edhe bythen.
    E theme kete se keta qe sote e cilesuan ameriken si vrastare te popullit shqiptare deri dje jen cejrrur per Ameriken, per NATON dhe per cdo problem i jane referuar edhe OKB-se.
    Sote te tre keto faktor te rendesishem per kata fare burrash si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe vija politike e tyre nuk done me asnje komente per antiamerikanizmin e tyre.
    Mjafton ti referohemi Berishes gjate fushates elektorale i cili Deklaroi. Berisha.-“Ne se fito zgjedhjet une do te heqe vizat me SHBA.” Pra ku u bazua Berisha per heqjen e vizave.dmth Berisha i dinte mire pese pririoritete qe kishte vene Amerika nje nder te cilet ishte edhe heqja e vizave.Per keta qe per cdo dite na kan ven perpara drejtesin Amerikane Na kan vene per para NATOn dhe OKB-*se sote keta pane me syte e tyre se si keta tre faktore te rendesishem deshen te “vrasin” popullin shqiptar, pore “fale” zgjuarsise” se tyre dhe “shpetoi “populli shqiptar nga L:HL-ja Amerikane.
    Me vjen keq qe edhe Nastradini qenka ne vijen antiamerikane dhe shyqyre qe ndodh dhe ky ne krahe te Berishes dhe Bashes dhe keshtu “Shpetoi” shqiperia.
    Keta antiamerikan nuk e kan vertet merakun se po vdes populli shqiptare.Jo kete e ka provoar te kunderten, keta qe ndertuan Gerdecin dhe qe nuk e “dinin” ase se ku binta dhe vran tra fshatar ku moren 27 jete njerzore dhe 355 te tjer i plagosen sot i qane hallin LHL-se Amerikan.
    Ne te vertet keta qajne nje hall tjeter.Me keto 5-se pririoritet qe jepet OKB dhe Amerika dhe me garancin qe jepnin specialistet e NATOS dhe specialistt tan qe jen te niveli te NATOs shqiperia do te dilte nga humnera ku e lan keta mjera, dhe shqiperia, shume shpejt do te ngjitej ne rrugen e industriaslizimi dhe te bujqesis moderne ku keta mjerat e tradhetar te kombit e shkatrruan per 23 vjet me radhe.
    Ky eshte i tere sikleti dhe ketu flen lepuri dhe jo tek “xhema ” qe bejkan keto LHL-te e Amerikes.Sote kure keto lende te demontohen nga Sllovaket te gjith protestuesit shqiptare do te kuptojne kurthin ne te cilen kane rene, i njejti kurth si ne kohen e Haxhi Qamilit qe larguan Prince Vidin.!Pra skenari i antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit u realizua me sukses nga ata qe populli ilargoi me vote , pore ata perseri nuk i kan hjedhur armet e antishqptarizmit.!

    Reply to this comment
    • nasruddin November 23, 14:55

      O Aliu Firifiu, po je budallepsur fare more Mik diteziu i nastradinit, se Sali Berisha eshte i Partise se Punes, per Lul Bashen nuk e di, por me duket se ngjan shume me Enver Hoxhen prandaj e ka dicka edhe ai nga Partia e Punes, qe masakroi familjen e nastradinit, kur xhelatet e Enverit i thyenin kokckat e trupit babait tone vetem sepse nuk donte te hiqte dore nga kauza per ta bere Shqypnine tone si Evropa Perendimore dhe Amerika e Larget. Bashke me babane tone xhelatet e Partise se Punes me urdher te kryexhelatit Enver Hoxha likuiduan edhe mikun tone te paharruar Loni Adhamin, Sekretarin e pare shqyptar ne ambasaden amerikane ne Tirane ne vitin 1946. Sot ASKUSH nuk kujtohet per atin tone dhe Loni Adhamin, ka vetem nje pllake perkujtimore ne deren kryesore te ambasades ne Tirane qe Avrizuja e sheh perdite. Per ta mbyllur kete muhabet pa kripe fare nastradini te ben te ditur se Saliu me hijen e tij Lul Basha i thane ne fillim PO! LHL-ve te Asadit qe do te helmonin perjete trojet tona dhe me pas kur llapaqenet ne bllogjet elektronike ngriten popullin ne kembe e kthyen mesallen me qellime mashtrimi. Prandaj AMAN mos ja jep Saliun nastradinit se e keni nga soji juaj, nga ai i Partise se Punes, AMAN!

      Reply to this comment
  18. Toni i Madhe... November 23, 12:14

    ç’fare armesh kimike? le ti marre kushdo vetem ne SHqiprine tone te mos perfundojne!.
    Vetem BOMBA ATOMIKE nuk ka plasur ne SHqiprine tone te tjerat kane plasur!
    -psh ujrat e zeza perfundojne ne DET.LUMEJ,LIQENE etj-etj dm th s’ka depurator, dhe me e
    forta kur bie shi periferite i mbulon m…!.
    -ku perfundojne plerat qe mblidhen nepr QYTETE,QYTEZA (fshati i hedh neper kanale,lumej)
    digjen neper periferite e Qyteteve,dmth behet tym dynjaja …. ajri i ndotur…Semundje………!
    -per mos me fol per te tjerat,po e mbyll me MAKINAT,KAMJONET,AUTOBUZAT etj-etj qè
    jane me te vertete KANCERI… i QYTETEVE…!

    Reply to this comment
  19. tanino November 23, 14:13

    ne qofte se i kane pranuar i befshin mire. jemi mesuar gjithmone te bejme gjera me shume leke dhe mundesisht sa me shpejt, psh droga , abuzimet , bixhozi etj pa mare parasysh qe risku eshte shume i larte. beme shume mire qe nuk pranuam keto leke kaq te kollajta sepse vertet risku ishte ne maksimum dhe mendoj se te luash rulete ruse eshte gomarllek. ka ardhur koha te perveshim menget dhe te punojme me djersen e ballit dhe me dinjitet dhe jo te luajme rulete ruse

    Reply to this comment
  20. ardi November 23, 14:41

    Ruset duan ta armiqesojne maksimalisht Europen me SHBA.Kemi lojen e maces me miun qe Putin beri me nje specialist i cili dha te dhena qe SHBA kane pergjuar shtetet e fuqishme Europiane.Tani kemi lojen e armeve ruse te dhena gratis lolos rus te Sirise.
    Shohim qe ruset i kane thene sllavit sllovak me mbiemer edhe i perdorshem ne Shqiperi(Gjirokaster) FICO,te shkoje te takoje shefin e DASH-it aktual,e ti shpreh atij gatishmeri per te pranuar armet kimike.Une akoma nuk e di,se si do te futen kete arme ne territorin sllav te Sllovakise,por dicka e parashikoj qe mbare Europa qendrore do te jete kundra transportit te tyre nga territoret e tyre.Sidoqofte dicka shenohet ne librin e madh te historise :Sllovakia e gatshme te pranoje Karamelen Ruse te veshur me amballazh amerikan.

    Reply to this comment
  21. QEROSI amerikan November 23, 15:09

    Vertet,Sazan Guri,Sali Berisha,Lulezim Basha dhe …nastradini ynë me gomarin e mendjes që ka (mbeshtetjen ne forcat e veta-lufte amerikes shkaterrimtare si enverist) urgjent të nisen në Sllovaki të ngren në këmbë popullin sllovak,të rrethojne e djegin ambasaden amerikane(paralajmeruar në Shqiperi) dhe të mos lejojnë demontimin e helmeve atje,pavarsisht lajthitjeve të kriminalit Obama dhe kryeministrit budalla sllovak! Perpara,donkishotë politikanë me Sancopancon Nastradin hipur gomarlleqeve të mendjes enveriste!…

    Reply to this comment
    • nasruddin November 23, 15:44

      nastradini tek TAJVANI
      kafen pin tek FILXHANI
      dhe qan hall ktij VATANI
      se mileti asht si HAJVANI
      po vun boll nga PISHMANI
      don me shit SHQYPNINE
      si kurva nderin e SHPINE
      deri kur kshtu SHQYPTAR
      do te hiqesh n’toke ZVARRE?

      Reply to this comment
  22. L. November 23, 18:00

    Edhe ndihmën që dha Daja?…

    Nastradin,mos ja fut pordhës,
    Mos krrakarit, si zog i sorrës,
    Boll ne hëngrëm bar jeshil,
    Mbetëm gjëmb pa drandofil!..

    Se,dikur,mirë,ish Enveri,
    S’kishte krip,mungonte sheqeri,
    Kish të mira,kish të këqia,
    Mbyllur ish gjithë Shqipëria!…

    Po tani që s’është Enveri,
    Është dhe kafja dhe sheqeri,
    Ka makina, kurva, drogë,
    Bën, në rrugë,po deshe,pordhë!…

    Gjithandej ka edhe helme,
    Smogu duket lart në ledhe,
    Ka, c’nuk ka liri e fjalës,
    Hiq dhe brekët, bieri pallës…

    Ja, posht urës, tre putana,
    Shkundin mënat,tundin thana,
    Gjer në zyra, prezervativi,
    Shqyhet suma, lozet pi…dhi!…

    Dhe s’pranohet demontimi,
    Kur pas natës, vjen agimi,
    Hapet puna,kërcet paraja,
    Plan Marshall,na e dha Daja…

    Do cmontohen ca raketa,
    Ndarë helmet në paketa,
    Mbeturinat i merr Daja…
    Na pastron dhe nga tymnaja…

    Na lejon ti vëmë ca kushte,
    Kombin mund ta benim nuse,
    Mund të zgjidhnim Camerinë,
    Të perndritnim Shqiperinë!

    S’do Saliu nuk do as Luli,
    S’do Memia,as Flamuri,
    Kanë marrë urdhra,kanë dhe huqe,
    Shkelin dhe vijën e Kuqe!…

    Dhe mes tyre,Sazan Guri,
    “Po pranuam kercet huri,
    S’ka c’na duhet Amerika,
    Amerika është vet frika!…”

    Del me ta dhe Nastradini,
    Na këndon si gjeraqini,
    Une kam vuajtur,prej Enverit,
    Por ish burr,mjalt i sheqerit!

    Se nuk donte Amerikën,
    Vec Ai i futi frikën,
    E perzuri,dinte helmet,
    Kam porosi:”T’i japim shqelmet!”

    Mbushur sheshet me protesta,
    Ca te drejta,ca të genjeshtra,
    Protestuan,nuk i vrau shteti,
    Si ,dikur,u vra mileti!…

    Vec kjo gjë doli e mbarë,
    Se,të tjerat,ishin varr…
    U gropos ardhmeria,
    Per cudi tha “jo” Greqia!…

    Iku plani,vdiq Marshalli,
    Prap me bar,mbeti digani,
    Pluhur rruga,arka bosh,
    Mbeturinat s’ven në kosh!

    Nuk ka punë,as mos kërko,
    Luajmë gjithë ditën domino,
    Edhe bukën blejmë me listë,
    S’ka më bar as dhe mbi plis…

    Oh, ju lumtë,politikanë,
    Kot dhe drita, në tavan,
    Se ka rreze,helme,gaz,
    Mbushur vendi me maraz!…

    Dhe një ndihmë që solli Daja,
    E shkelmuan pordhët e mëdhaja,
    Iku plani,tek Sllovaku,
    N’varrin tonë mungon kapaku!…

    Reply to this comment
  23. nasruddin November 24, 14:45

    O Arbeno Duka POETIKU
    si Vezhgues ANTIPATIKU
    ju ka kap PISHMANLLIKU
    qi LHL-te prej DAJLLIKU
    si bonbona BUDALLALLIKU
    do t’i haje SLLOVAK-MIKU

    nastradini tek TAJVANI
    kafen pin tek FILXHANI
    pyet:
    pse kshtu milet HAJVANI?
    asht idhtue si PISHMANI?
    byth shet te AMERIKONI?
    s’do me ja dite nga VATANI?

    nastradini tek TAJVANI
    kafen pin tek FILXHANI
    per ket MILET-HAJVANI
    apelon:
    ngri koken o SHQYPTAR!
    me Vatanin mos bej PAZAR!
    leri JOSHJET e PUTIN-RUSISE
    me TUNDIME te BAMIRESISE
    bonbone t’helmume te SIRISE
    si premtime tinzare t’BEGATISE

    futju punes o SHQYPTAR!
    qe t’nderoje Bota MBARE!

    pune pune NATE E DITE
    mos besoni tek BESTYTNITE!

    Reply to this comment
  24. Mos u kruaj November 24, 17:49

    nastradin! Nuk dua te fyej, por nga menyra se si shprehesh dhe kembengul , ose je nje dallakuk qe te jane ndryshkur akrepat (kudo qe ato i ke duke filluar nga truri) ose je nje misionar antshqiptar qe kerkon te maskohesh me slogane nacionaliste.

    Reply to this comment
    • nasruddin November 24, 21:44

      O shoku nuk e ke gjetur se cfare eshte nastradini sepse:

      nstradini qete ri tek TAJVANI
      s’do me ja dite nga HAJVANI
      nga hajvani dje ENVERIST
      sot ast bo krejt IMPERIALIST
      bythen shet asht bo LEKIST
      hiqet misionar NACIONALIST
      nastradini qete ri tek TAJVANI
      kafen qete pin tek FILXHANI
      i gezohet mjaft DEMOKRACISE
      si ilaci universal i ARMIQESISE

      Reply to this comment
  25. mustafa November 30, 18:58

    o te mjer shqiptaresh po ju perkujtoi sikur te na pyesnin neve kosovareve do ti pranonim shum me qejf bile do ti qonim ne veri te kosoves dhe nuk do kishte nevoj per shkatrrimin etyre po do tjua a hidhnim dhendurve serb te shqiperis e maqedonas do te ishim nje shtet i fuqishem atomik

    Reply to this comment
  26. mustafa November 30, 19:02

    prandaj kosova shqiptare qe sipas shumices se juaj qe i quanii turq arab taleban qeqen e sdi qka tjeter dijm ne me te vertet se qka esht miqesia me shtetin e drejt te fort dhe mik i madh i shqiptarve e nuk do ja kthejm me te keqe mikut tone Amerikes jemi me proamerikanet e rruzullit toksor ne kosovaret dhe do ta qonim ne dridhej ballkanin edashur te juaj me serb maqedon malazez grek e dreqer

    Reply to this comment
  27. Lululemon Canada March 27, 01:13

    The finalists will be judged by 28 cleantech venture capitalists, investors, and serial entrepreneurs who collectively manage $3.5 billion in clean technology investment. Winners in the 10 Later Stage Award categories will be receive international investment exposure.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*