Sllovenia voton: Edhe një problem tjetër për BE?

June 3, 2018 11:13

Sllovenia voton: Edhe një problem tjetër për BE?

 

Sllovenia është anëtare e BE dhe NATO-s, ka si monedhë euron, dhe në vitet e fundit të krizës së migrimit në Ballkan i mbajti lart vlerat europiane. Por tani drejtimi i erës duket se po ndryshon. Një problem i ri për BE?

1,7 milionë votues sllovenë votojnë të dielën për parlamentin e ri slloven. Sipas të gjitha sondazheve, partia opozitare konservatore, SDS del fituese. Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa për zgjedhjet në Slloveni, theksohet debati në Slloveni për rrezikun e “orbanizimit” të vendit. Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të demokratëve konservatorë sllovene, SDS. Ai ka qenë i ftuar nga partia sllovene, si idol i kreut të partisë SDS, Janez Jansa. Politikanët e qendrës dhe të majtë nuk lodhen me paralajmërimet për një “orbanizim” të Slloveinsë.

Orban me konceptin e tij të “demokracisë iliberale” do t‘u mësojë sllovenëve mbrojtjen pa kompromis nga refugjatët, luftën kundër shoqërisë civile dhe pengimin e punës së organizatave jo-qeveritare, thekson dpa. Kështu një kryetar i mundshëm i një qeverie konservatore, Janez Jansa do ta afronte Slloveninë me vendet e Vishegradit. Që tani shtetet e bashkuara aty, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria i shkaktojnë dhimbje koke Brukselit. E tronditur partia Desus pjesëmarrëse në qeveri paralajmëron sllovenët nga një “model hungarez”.

Fitues pa partnerë?

Programi për politikën e brendshme i partisë konservatore, SDS duket se pritet mirë nga shumë votues sllovenë: ulje tatimesh, reduktim i burokracisë shtetërore, ndalim i mbulimit të fytyrës. Por Jansa (që ka qeverisur në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013) duket se ka për të pasur vështirësi në gjetjen e një partneri për krijimin e koalicionit qeverisës. Sepse shumica e partive, sipas gazetës më të rëndësishme slloveme “Delo” kanë tradicionalisht një “refleks anti Jansa”. 59 vjeçari është një figurë e kontestuar që nga fillimet e pavarësisë së Sllovenisë dhe ka luajtur një rol në disa afera korrupsioni si në blerjen e disa armatimeve ushtarake apo shitjen e truallit.

Gazeta sllovene “Dnevnik” shikon politikanin e ri, Marjan Sarec si “kurorëzues”, pra që mund të ketë një rol të rëndësishëm në krijimin e koalicionit të ardhshëm. Ekspertët janë të mendimit, se 40 vjeçari, ish-komedian dhe kryetar bashkie më qëndrim të majtë e të qendrës mund të kapë vendin e dytë me 16% të votave. Në vendin e tretë sondazhet nxjerrin socialdemokratët me 14% dhe në vend të katërt partinë e kryetarit aktual të qeverisë, Miro Cerar, SMC. Krijimi i qeverisë sllovene këtë herë duhet se nuk ka për të qenë i lehtë./DW

 

a.s/dita

June 3, 2018 11:13
Komento

1 Koment

  1. Walter June 3, 21:23

    Çfare jan keto “vlera Europiane” qe Po Na I shisni si pordh me rigon?

    Kush jan vlera Europiane? Te shkaterrohet Europa me influxin Arabo-Afrikane?

    Atehere keto jan vlera anti-Europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*