‘Smartphone’ më ekonomik në botë kushton 3.5 euro

February 18, 2016 08:00 Updated

‘Smartphone’ më ekonomik në botë kushton 3.5 euro

Revolucion në tregun e celularëve ‘low cost’. Një ndërmarrje e vogël indiane, “Ringing Bells”, ka promovuar një ‘smartphone’ që besohet se është më ekonomiku në botë. Me një çmim 251 rupi (leku vendas, rreth 3.5 euro), “Freedom 251” kushton më pak në krahasim me një ‘iPhone’.

Pajisja, që mbështet rrjetin ‘3G’, ka dy foto-kamera, 8 GB memorie në brendësi, një  ekran 4 inç dhe sistemin operativ ‘Android 5.1 Lollipop’ të ‘Google’.

Çmimi është kaq i ulët, sepse ‘smartphone” përfshihet në një program alfabeti dixhital pas nismës së kryeministrit indian Narendra Modi, i cili kërkon të favorizojë zhvillimin e një ‘smartphone’ social, të pranueshëm për të gjithë.

Indi 1Nuk është hera e parë që institucionet indiane mobilizohen për një gjë të tillë. Disa vjet më parë, është promovuar ‘tablet’-i i ri “Aakash”, i shitur 30 dollarë, i shpërndarë në shkolla dhe në universitete të vendit.

India, me rreth 200 milionë përdorues dhe 1.2 miliardë banorë, është tregu i dytë më i madh për përdorimin e ‘smartphone”-ve në botë pas Kinës. Kjo ka shkaktuar xhelozinë e “big”-ëve të tjerë të teknologjisë, që po përpiqen prej kohësh të prodhojnë variante të tilla.

February 18, 2016 08:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin