‘S’mbaj mend çfarë kam bërë’, gjykata lë në burg një nga autorët e grabitjes në Fier

March 26, 2018 10:14

‘S’mbaj mend çfarë kam bërë’, gjykata lë në burg një nga autorët e grabitjes në Fier

Nuk mbaj mend asgjë për ngjarjen dhe jam i shokuar. Kështu ka deklaruar nga spitali i Fierit Arben Muça, një prej autorëve të tentativës së grabitjes së banesës së Minella Muçës.

Atij i është caktuar avokat kryesisht Ardjan Abazi, dhe prokurori Çlirim Sino ka kërkuar masë sigurie arrest me burg, e miratuar nga gjyqtarja Igerta Hysi.

35-vjeçari Muça ndodhet në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga policia gjatë tentativës së grabitjes, rreth orës 03.00 të mëngjesit të së premtes.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë Xhuljano Sollaku, 20 vjeç.

o.j/dita

March 26, 2018 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim