SMS e lojtarëve për De Biasin: Ishte një nder, kurrë nuk do të harrojmë

June 14, 2017 17:03

SMS e lojtarëve për De Biasin: Ishte një nder, kurrë nuk do të harrojmë

Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit vijojnë që të shprehin mirënjohjen për trajnerin De Biasi pas largimit nga ekipi kuqezi.
 
Ansi Agolli:
Në 6 vitet tuaja na mësuat shumë, na treguat se forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë te vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar dhe emri juaj qëndron aty me gërma kapitale.

Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë se ç’e gjetët, me pretendime për rezultate më të mira dhe për lojë të bukur. Jam i bindur se për të gjitha këto, shqiptarët do t’iu mirëpresin gjithmonë. Edhe ju jeni njëri prej nesh tashmë. Mirupafshim në rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë. Ishte një nder.

Hysaj: Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip i vogël në një ekip të madh. Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë.

Strakosha: Faleminderit për gjithçka mister. Bëtë një popull të tërë të besonte se ëndrrat mund të bëhen realitet, ndërsa unë personalisht të falënderoj që më dhe besimin dhe mundësinë të debutoja me kombëtaren time.

Andi Lila: Mister, nuk më vjen turp të them se më vjen për të qarë, pasi nuk i kam pëlqyer asnjëherë ndarjet. Të falënderoj shumë për gjithçka bëre për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar. Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në një Europian dhe të nderoja vendin tim. Do të jesh gjithmonë në zemrën time.

Cikalleshi: Kush të ka njohur s’do të të harrojë kurrë. Kush do të të harrojë, s’të ka njohur kurrë me të vërtetë. Nga thellësia e zemrës, faleminderit mister

June 14, 2017 17:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*