I arrestuari për mashtrim trukonte mesazhe telefonike nga djali i Ramës

July 9, 2018 15:36

I arrestuari për mashtrim trukonte mesazhe telefonike nga djali i Ramës

Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Klodian Ciruna.

Vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit mbi 800 mijë euro.

Përdorimi i emrave të drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, apo të djalit të kryeministrit kanë shkaktuar dështimin e skemës së tij të mashtrimit.

Ai u çonte personave që u kishte marrë qindra mijëra euro, mesazhe telefonike gjoja të shkruajtura nga drejtues të lartë të Bashkisë së Tiranës. Për këtë, ai shfrytëzonte kompaninë “call center” që kishte hapur.

Viktimat e Cirunës siguroheshin përmes mesazheve të falsifikuara se strukturat e bashkisë ishin duke përgatitur lejet e ndërtimit.

Për t’u shfaqur akoma dhe më i besueshëm, 41-vjeçari mendoi t’i dërgonte një drejtuesi mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit. Ndërtuesit i premtohej në këtë mesazh dhënia e rikonstruksionit të piramidës dhe të disa rrugëve në kryeqytet.

Ky ka qenë momenti kur ndërtuesi ka dyshuar seriozisht dhe ka informuar me mesazh kryeministrin, i cili i ka pohuar se e gjitha është një mashtrim.

Denoncimi i ndërtuesit për Klodian Cirunën është pasuar edhe nga denoncimi i të tjerë personave, që ishin mashtruar me shuma të konsiderueshme.

Organi i akuzës beson se përveç personave që kanë depozituar kallëzim, Ciruna ka mashtruar edhe të tjerë, të cilët për momentin nuk kanë vendosur ta denoncojnë.

s.a. / dita

July 9, 2018 15:36
Komento

5 Komente

  1. demo July 9, 16:55

    Thashe une:Ky eshte tepke enveri i ri.Kur ishte sekretar i konsullit ne Belgjike,u paraqit tek mbreti Belgjikes si i biri i Zogut. mbreti po pyeste keshilltaret:Ore ka djale mbreti i Shqiperise?Jo i thane ata,eshte beqar.Kopili gjylos u hodh nga dritarja.Po kur shkruante kujtimet:-me pushuan nga puna ne konsullate se me gjeten fotografine e Marksit ne zyre.!!!!50 vjet ne kemi pasur Babalen drejtues shteti,tiran absolut.Dhe kerkojme te hyjme ne Europe!Njeriu i ri i Partise ka lindur hajdut,mashtrues spiun,parazit si Enveri.Te fundit sot jan 30 vjec.Duhen edhe 50 vjet te tjera sa te vdesin fotokopjet e enverit.

    Reply to this comment
    • Debatiku July 9, 17:37

      @demo
      Me sa duket ne kohen e Enverit , ta kane shkerdhyer nanen mire komunistat, se çdo gje me Enverin e lidh.

      Reply to this comment
    • Karaman-lisi July 10, 05:53

      Eh more Demo, demo ziu, me koqe si miu. Pse je katanisur keshtu djali, kur ke pas nje familje shembullore, nje baba qe pallohej tere diten bytheve dhe nje mama qe ta jepte me te paren, se bente kurre dysh fjalen. Ik re demo e bjeri me dore andej nga shqupi, se ke lene edhe Lulken pa pune. Enveri nuk kishte llafe, te shkerdhente cfare kishe po ti dridhje rrugen, nuk falte as njerzit e vet, jo ca koqefishkur si puna jote.

      Reply to this comment
  2. Vlora1912 July 9, 17:33

    @demo loqja.
    Ky eshte njeriu i demokratures. Ne kohen e xhaxhit te pritej lafsha me bicak. Krahasimi i E. Hoxhes me Babalen kete produkt tipik shqupist te ben qesharak dhe te neveritshem ne shemtine tende mendore. Sa me shume zhgarravisni ju fosile te demokratures aq me lart i ngrini vlerat burrit te madh e te lavdishem Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  3. Jimi July 9, 21:23

    I ziu Demo, zavalli Demo!
    Demua kishte nje gomar te cale
    pa kapister pa samar…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*