SMS-të zbuluan Zekria Qazimin, rekrutues për ISIS dhe lidhjet me imamin shqiptar Genci Balla

May 21, 2016 11:49

SMS-të zbuluan Zekria Qazimin, rekrutues për ISIS dhe lidhjet me imamin shqiptar Genci Balla

Imamin nga Gjilani, Zekria Qazimi, 36 vjeçar, ishte zbuluar përmes mesazheve të telefonit dy vjet më parë në aktivitetin e tij për rekrutimin e të rinjtve kosovarë në organizatën terroriste ISIS. Angazhimi i tij në rrjetin e dergimit të kosovarëve ishte zbuluar tek sa i shkëmbente me bashkëpunëtorët e tij dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Kjo zgjati plot dy vjet, deri në momentin që Qazimi u arrestua. Ai kishte lidhje edhe me imam jashtë Kosovës. Qazimi nuk ka fshehur tendencen e tij radikale as gjatë ligjerimeve në xhami. Ky imam kishte dyshohet bashkëpunëtorë të rëndësishëm edhe imamin nga Shqipëria, Genc Ballën, dhe Rexhep Memishin nga Maqedonia.

Të dy këta imamë janë dënuar nga organet e drejtësisë në vendet e tyre, me akuzat se kanë dërguar qytetarë në grupet radikale të cilat veprojnë në Siri dhe Irak. Lidhjet e imamit Zekria Qazimi me këta dy imamë të dënuar vërehen se imamët, Balla dhe Memishi, ishin ftuar disa herë që të ligjërojnë në tribunat të cilat i organizonte imami i xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan, shkruan sot gazeta ‘Zëri’.

Prokuroria kishte dëshmi se imami Qazimi dhe ata nga Shqipëria e Maqedonia kishin bashkëpunuar edhe në veprimtarinë e tyre kriminale për të nxitur të rinjtë të nisen për në xhihad. Të premten, së bashku me imamin më të përfolur kosovar janë dënuar edhe Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi, të gjithë për veprat penale që kanë të bëjmë me “Rekrutim për terrorizëm” dhe “Pjesëmarrje në grupe terroriste”.

May 21, 2016 11:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*