Soçi, dy medalje ari për të njëjtën garë

February 13, 2014 00:09

Soçi, dy medalje ari për të njëjtën garë

Sllovenia Tina Maze dhe zvicerania Dominique Grisin kanë fituar nga një medalje të artë për të njëjtën garë, në zbritjen e lirë me ski në Soçi, për shkak se e kanë përfunduar atë me të njëjtën kohë, 1’41”57. Një ngjarje e rrallë, në mos unike, ku fituesi nuk është një i vetëm. Favorite ishte Maria Hofl-Riesh, kryesuese e kampionatit botëror, por në fund e mbylli e zhgënjyer, pasi nuk shkoi më lart se vendi i 13-të, ndërkohë që Maze dhe zvicerania e panjohur Grisin hipën së bashku në vendin më të lartë të podiumit. Gjermani 25-vjeçar Erik Frenzel fitoi medaljen e artë në garën e kombinuar, kërcim me ski nga trampolina dhe ecje 10 kilometra me ski. Në garën e 1000 metrave fitoi 32-vjeçari holandez Stefan Grothuis, i cili arriti suksesin më të madh në karrierë, pasi deri dje nuk i ishte afruar fare zonës së medaljeve. Ai mposhti për vetëm katër të qindtat e sekondës kanadezin Denny Morrison. Në rrëshqitje me slitë në program ishte gara e parafundit e Lojërave Olimpike Dimërore të Sochit, sepse në këtë disiplinë jepen vetëm katër medalje, dy për meshkuj e dy për femra. Në fakt të tjerët duket sikur garojnë krejt kot, pasi gjermanët e kanë shumë për zemër këtë sport dhe janë absolutisht padronë të garave me slita. Në garën dyshe për meshkuj binomi Tobias Arlt – Tobias Wendl mundi për 0.5” dy vëllezërit austriakë Andreas dhe Wolfgang Linger, ndërsa më pas me 0.3” diferencë u klasifikuan dy vëllezër të tjerë, dyshja letone Andris dhe Juris Sics.

February 13, 2014 00:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*