SOCIALE / Biznesmeni i turpëruar kujtohet që ka lënë pa ngrënë pengjet në bodrum

May 30, 2018 17:40

SOCIALE / Biznesmeni i turpëruar kujtohet që ka lënë pa ngrënë pengjet në bodrum

 

SELENICË – I nevojiteshin dëshpërimisht tre ditë pushime, por nuk kishte kaluar as dita e parë në qetësinë dhe flladin e Radhimës, kur 37 vjeçarit Lelo Zarari nga Selenica befasisht iu kujtua se ishte larguar pa marrë asnjë masë për tre pengjet që kishte në bodrumin e shtëpisë.

“Uë uë ça koktrashi që jam ore”, deklaroi në panik biznesmeni ish skafist për reporterët lokalë, “ma kishte dhënë fiksimi për t’u shplodhur ca ditë, sa harrova fare të porosis ndonjë mik a vlla, që të shkojë t’u hedhë ndonjë gjë për të ngrënë atyre të treve”.

Meraku i Zararit u shtua, kur iu kujtua që njëri prej pengjeve merrte rregullisht doza insuline kundër diabetit.

“Lashë koqen e namit, si mund të lihen pengjet ashtu”, reflektoi Lelo Zarari, “i mendoj tani të vetmuar dhe të trembur, në errësirë, me sahanin bosh dhe tasin e ujit të zbrazur, pa e ditur nëse do kthehem prapë apo kam ikur për fare… Paskam qënë kafshë fare”.

Zarari mendoi se ishte koha t’i telefononte dikujt për të kontrolluar situatën.

“Nuk dua ta pësoj si vitin e kaluar, kur i harrova dy pengje pas një mullari me kashtë në mes të vapës, se b…ime donte plazh. Kur u ktheva, ishin bërë si stafidhe”, tha Zarari me pamjen e njeriut  të pjekur që tashmë ka nxjerrë mësime.

“Kto janë gafa vlla. Nuk dua ta pësoj si një kolegu im biznesmen, që donte të jepte një apartament me qira në Fier dhe harroi se kishte brenda disa thasë hashash dhe pesë kallashë,” shtoi ai mendueshëm.

 Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike pro biznesit

May 30, 2018 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*