SOCIALE / Ish-shoqja gojëndyrë e gjimnazit lufton për të drejtat e grave

February 4, 2018 20:14

SOCIALE / Ish-shoqja gojëndyrë e gjimnazit lufton për të drejtat e grave

Ish-shoqja juaj e klasës në gjimnaz, e cila nuk linte rast pa tallur dhe ofenduar vajzat e tjera, dhe që ty personalisht të ka etiketuar me afeksion si “kukumjaçkë”, sapo ka shkruar në Facebook një status të ndjerë për unitetin dhe mbështetjen që femrat duhet t’i japin njëra-tjetrës, bëjnë me dije Gojët e Liga.

“Dje organizuam një seminar shumë të bukur, ku unë me motrat e mia të Tiranës dhe rretheve, diskutuam sesi gratë dhe vajzat duhet t’i gjenden në çdo rast njëra-tjetrës”, thoshte statusi i vajzës së dikurshme që nuk linte dobësi pa u vënë në dukje vajzave me syze të trasha, atyre të shkurtra, ose të varfra, ose që vinin nga fshatrat.

“Kurajo motra, duhet ta ngremë zërin për veten tonë, ndryshe shteti nuk kujtohet për femrën shqiptare”, vazhdonte mesazhi i asaj që dikur kurdisi një thashethem aq të ndyrë për mësuesen kujdestare, sa këtë të fundit e transferuan.

Ish-shoqja juaj e gjimnazit, me të cilën t’i shoqëroheshe vetëm e vetëm për t’i shpëtuar gojës së saj të ndyrë dhe shpifjeve që mund të ta nxinin jetën, në shkollën e lartë i quante rregullisht “prostituta” femrat e kursit, “b…çe” ato të viteve më të ulëta dhe “baxh…lla” të gjitha ato që guxonin t’i kthenin fjalën.

Në të njëjtën kohë ish-shoqja filloi gradualisht të angazhohej me një shoqatë jo dhe aq fitimprurëse për mbrojtjen e grave, drejtueses së të cilës i drejtohej me “o yll që shndrit”, “zemër, shpirt” dhe madje “femrat me bagazhin tënd e kanë vendin në Kongresin Amerikan”.

Ish-shoqja padyshim nuk e pa të arsyeshme të sqaronte se seminari për të cilin bënte fjalë në statusin e FB, ishte pjesë e një projekti të BE-së prej 130 mijë eurosh për mbrojtjen e grave të dhunuara psikologjikisht.

“Ejani të enjten tjetër, motrat e mia, në konferencën që do organizojmë për femrën shqiptare në karrierë”, përfundonte statusin ish-shoqja e klasës, për të cilën ti ke dëgjuar zëra se mund të bëhet zv.ministre.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që tek-tuk duhet marrë seriozisht.

February 4, 2018 20:14
Komento

3 Komente

  1. burbuqe February 6, 03:53

    Titulli i ketij shkrimi me kujtoj nje nxense te klases se gjimnazit ,nuk linte njeri pa shar dhe ofenduar , vajza e gjore vinte nga nje familje si ta themi jo mire nga ana ekonomike dhe te gjitha ato qe kalonte ne shtepine e saj mendonte se ishin fajtor te gjithe, Nga kishte deshire te shkonte ne unversitet por ne vertet nuk ishte nxense e mire ne trurin e saj kujtonte se fajin e kishin mesueset qe nuk i vinin 10 dhe nxenset e 10 ve e nuk e ja mernin , ,Mendoj se duhet te futej ne sulm.j nuk linte mesuese pa ofenduat kush kishte paraitje e niste ne zyren e drejtorit dhe te nendrejtorit me buzekuq dhe gjoja ato delnin pa te kuq , nje tjeter e rrihte burri sa e degjonte tere pallati , nje tjeter e kimis nuk kishte lene shoqe pa ndare ne universitet, Nga inati qe kishte me mesuesen e letersis solli dy djem per ta ofenduar rende , klasa jone ishte ne katin e pare e ishte klase vizatimit.Dhe pa piken e turpit, mbase dhe nga frika solli prinderit ne shkolle gjoja se ishte e pa fajshme ,njeri nga ata banonte tek pallati i saj ,Se ku ishte zene me nje djale nga klase parelele me kujdestari te V,M rastesisht degjoi se ai kishte shoqeri me nje vajze , vinte vajzat e klases se saj per ta share vajzen duke bertitur SA I MIRE ESHTE FILANI duke thene emrin e atij djalit, Nga cmirat qe kishte per vajzat e klases perpiqej tu vinte djem te ngacmonin, arriti te bente nje incidet me njeren brenda shkollen dhe tjetren jashte mureve te shkollen ,Pikerishte ishte kjo qe shperndante lajmin e dini ca ndodhi dje . Besoj qe zoti tu japi denimin edhe sot ketyre njerezve

    Reply to this comment
  2. burbuqe February 6, 03:54

  3. Adi February 18, 04:22

    Une e di kush eshte ka bere gjimnzin ne fier ne 82-86 ne kujdestarin e k,k

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*