Socialistët e Gjirokastrës dhe të Vlorës votojnë sot delegatët

March 5, 2016 11:20

Socialistët e Gjirokastrës dhe të Vlorës votojnë sot delegatët

Në rajonin Vlorë-Gjirokastër po votohet për zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë socialistët në kongresin e 19 marsit. Votimet kanë nisur në orën 09.00 dhe do të përfundojnë në orën 17.00.

Procesin e votimit në Vlorë po e ndjekë nga afër edhe vetë kryeministri, njëherazi deputet i Qarkut të Vlorës, Edi Rama.

Socialistët e Vlorës do të votojnë për 44 delegatë për Kongresin e 19 marsit, ku do të ketë një barazi gjinore absolute, 22 gra dhe 22 burra. Ndërsa në Gjirokastër do të votohet për 14 delegatë.

Nga 14 delegatët, edhe në Gjirokastër barazia gjinore është 50% burra dhe 50% gra.

Raportohet se në Bashkitë Gjirokastër, Memaliaj dhe Këlcyrë, ka patur probleme me listat e anëtarëve të PS, të cilët nuk kanë gjetur emrat e tyre, por që është zgjidhur menjëherë dhe nuk ka patur kontestime të mëtejshme.

March 5, 2016 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*