Socialistët pse kaq trima vetëm me… socialistët?!

Arben Duka September 8, 2015 14:58

Socialistët pse kaq trima vetëm me… socialistët?!

(Si një editorial)

 

Në fillim Doshi dhe Frroku,
dhe tani Prenga i Laçit,
nga vllezërit e tyre ujq,
shpejt ndjenë forcën e kërbaçit!

Dihet zelli kundër shokëve,
asnjë gjë s’është e mistershme,
përjashtim e arrestim,
në mënyrë të menjëhershme!

Deklarata radhë-radhë,
në kulm të hipokrizisë,
duan të na thonë që janë,
kampionët e drejtësisë!

Imuniteti si rregull,
s’është shumë problem që të hiqet,
po përjashtimet pritet,
gjersa të mbarojnë gjyqet!

Brënda orës vllezërit-ujq,
me dënimin më të skajshëm,
po larg qoftë sikur këta,
të na dalin të pafajshëm?!

Nuk do bëj sot historinë,
kush i futi-si i futi,
thjeshtë po shoh-se në parti,
ata kishin shokë-muti!

Është puna më e lehtë,
që me votë të të fundosin,
si s’doli njëri të thosh:
“Presim gjyqin dhe vendosim!”

Doshit-Prengës edhe Markut,
në sekondë u vunë pishën,
po pse s’janë kaq energjikë,
dhe me kriminel Berishën?!

Bën shumë mirë që prek ekstremin,
me të tijtë Njeriu i Gjatë,
po pse s’këmbëngul që të shkoi Basha,
me patjetër në gjykatë?!

Vetëm me ish “miqtë” e tij,
duket se bën kapedanin,
po përse s’këmbëngul tek Llalla,
për Boden dhe për Imamin!

Për ish “miqtë” e tij në çast,
në trikëmbësh hedh litarin,
po vëndin përse s’e tund,
për 21 Janarin?!

Për të gjithë skotën e majtë,
Saliu është palo burrë,
po ai njerëzit e tij,
nuk i ka lëshuar kurrë!

Kur i fut njerzit në valle,
duhet të mendosh për prapa,
e pastaj del e më hiqesh,
dhe më katolik se Papa!

E dimë që këta të gjithë,
Rama i ka promovuar,
ndaj heshtja në këtë rast,
do qe një veprim i zgjuar!

Heshtja do të qe për të,
sot veprimi më i zgjuar,
se sa qëndrimi ekstrem,
qartësisht i stërsforcuar!
Unë shkruaj dhe këtë vjeshtë,
bëj atë që kam në dorë,
po asnjë i majtë i thjeshtë,
s’ka pse të ndihet fajtor!

As Partia Socialiste,
s’ka pse ndihet hiç fajtore,
se të liqtë e të liqve,
janë në Shtëpinë Qëndrore!

Me PS s’kam parasysh,
Një Grup Parlamentar,
por veç bazën heroike,
ku janë mijëra luftëtarë!

Unë kam qënë mes luftëtarëve,
që ditën e parë-në nisje,
baza do shpëtojë PS-në,
nga e gjithë kjo rrokullisje!

Baza është det i partisë,
e kam thënë dhe tjetër herë,
pisllëqet dhe mbeturinat,
në brigje duhet t’i nxjerrë!

Arben Duka September 8, 2015 14:58
Komento

16 Komente

  1. LOVE September 8, 16:40

    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahahahhahah
    filloi nga idioteralet tani
    “Po po partia jote te arreston se ke bo faj ”
    ai qe te rreh te do ….i keni mesime te vjetra keto
    a te thashe une qe do tu dali pija shpejt ?? a te thashe prit shtatorin ???

    te dilte ndonjeri kunder 1 te partise ??? ahahhaha ,kur keni dale ndonjeher kunder ju ??
    te kam thene qe delet ruhen nga ujku [saliu] po eshte ramiu ashtu bariu qe i ther 😛
    lapidare eshte ajo shprehja e vjeter nga anet e mia
    “tu kesh miq te prishni pune ,tu kesh armiq te ….
    lere Saliun ,se te kam thene une ,ta ka thene dhe ai qe me Piktorin fiton gjithmone
    merru me bazen ,therrisni Birone , dhe dergojeni ne kopshtin zoologjik apo ne ndonje muze prehistorik ,opo lereni te bunkeri …ashtu Surreli ,mblidhuni shpejt ,se Saliu nuk fal askend
    lereni ate komitetin qendror ,ku me unitet firmosni te arrestoni Saliun ,se keshtu me letra i arrestoni te gjithe juve ,po treni i Saliut ju la shendene ..
    Partine shoke ,partine …ruani unitetin 😛
    duket absurde ,e di ,sidomos per mentalitetin e rilindioteve ,
    por kete keni te vetem alternative

    merrini mendim gjyshe Negjmijes kesaj radhe 😛

    Reply to this comment
    • hajdari September 9, 12:00

      Piktori njihet si njeri frikacak dhe i pabese. Kishte ardhur koha qe Duka t’ja “kendonte” edhe kete avaz…

      Reply to this comment
      • LOVE September 9, 12:46

        @hajdar
        ouuuu sa avaze ka kenduar e do kendoje Duka
        eshte histori e gjate qe une te ta spjegoj
        Duka e do Piktorin aq sa une dua Envorrin ….
        po e kane semundje dashurine per udheheqesin keta
        “ne dhe bar hame po armikut nuk i gjunjezohemi”
        problem ngelet se kur ven ne krye keta horra
        ne ikim perpara si …gaforrja

        Reply to this comment
  2. katarakti September 8, 20:19

    Nuk ke çfare te thuash. Kjo eshte e verteta. Me te vetet Rama eshte shume kerkues, deri despot.Ndofta deri i pabese. Por me opoziten eshte “pule”. Mire e ke trajtuar kete dukuri o Arben Duka. Sot lexova qe disa deputete socialiste kerkuan arrestimin e Berishes. Por Rama, Ruçi dhe te tjere ishin kunder! E verteta eshte, sipas mendimit tim, se tani eshte disi vone. Duket se pasi i ka marre perpara, PS-ja po perpiqet te shpetoje duke arrestuar Berishen. Kete gje duhet ta kishte bere qe ne 6 muajt e pare kur mori pushtetin. Ose Rama duhet te spjegoje zyrtarisht dhe publikisht se perse nuk po ve drejtesine ne vend per Berishen, Lulin, Paloken, Imamin etj etj. Qofte edhe vetem per 21 Janarin. U vrane 4 vete? Ishin terroriste, apo demonstrues paqesore?! O Rama o Berisha duhet te pergjigjen para gjyqit per gjakun e derdhur ne bulevard…

    Reply to this comment
  3. [email protected] September 8, 20:21

    More Arben Duka ,djali ,
    mos bej sikur s’kupton
    Rama nuk eshte aq idiot ,
    qe shoket e tij arreston !

    Duhet shahun ta luash mire,
    ne kohe dhe oren e duhur,
    qe punen te beje drejtesia ,
    ta pastroje nga cdo’ pluhur!

    Ai i di se nuk kane faj,
    shoket e tij te llogores
    por ,ben gati situaten ,
    per ata te nevojtores !

    Reply to this comment
  4. Mark .uk September 8, 20:44

    Katarakti:Nuk eshte Rama po prokororia ajo qe vendos o secretar me kater klas.o puka shoo e lesho lopen

    Reply to this comment
  5. lato September 8, 21:04

    Kur u godit ne Tropoje makina e Hajdarit,nga Laci ne Fushe kruje, Hajdari zbrazi 7 karikatore.Jo t`i hiqnin imunitetin,por policia socialiste u akuzua se kishte qelluar Hajdarin.Edi Rama do te pesoje si Fatos Nano,kur u fsheh ne Maqedoni.Nuk ruhet uku me kone!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 September 9, 01:19

    Nje kryetar I PS as I majte e as I djathte,nje huligan qe ka kerkuar nxjerrien jashte ligjit te Ps,nje lypes I bulevardeve te parisit qe u vendos nga aleanca Berisha Ruci nje krye te ps.Nje huligan me popullin e vet dhe PS e i pabythe Ndaj opzites.
    Rama ka marre kazmen nje dore per te shkateruar Ps dhe popullin.E konsideroje nje horr qe e ka vendin me banken e te akuzuareve ndersa per mashtrues besoj se eshte I papare.
    Ps duhet ta largoje kete murtaje nga kryesia dhe rradhet e saj.Rama dhe Berisha Jane fatkeqesi kombetare dhe do te luftojne kunder popullit Sa te jene nje politike
    Rama eshte bashkepuntor nje krim me Berishen.Me vonesat e qellimshme te Rames per reformen be drejtesi e per te goditur nje koke mafien Berishiane I jepet kohe mafies te mbuloje zullumet.
    Duhet qe Horri nje krye te Ps te zeje karrigen e vet nje PD.

    Reply to this comment
  7. Askushi September 9, 01:36

    Nje gje nuk kuptojne keta te pergjeruarit ndaj PS qe po te jesh pa shkolle, sikunder qe jane, nuk gjykon dot punet e shtetit,por gjykon vetem punen per kulloten e lopeve.
    Rama, Ruci dhe ndonje tjeter e dine se nuk kane asnje arsye ligjore per te arestuar Berishen. P.sh. Ata protestuesit e 21 Janarit, nuk ishin paqesore, por ishin vandale qe me bomba molotov,dhe forcerisht shkyen deren e nderteses te kryeministrise. Ata te shkretet u nxoren ne prite nga vete Rama, me qellimin e vetem qe te kishte ndonje te vrare qe te permbysej Qeverija.
    Prandaj faji ishte i Rames qe e planifikoi dhe e beri dhuneshme protesten e 21 Janarit. Rama e di kete prandaj nuk mer asnje nisme apo veprim per te ndeshkuar Berishen.
    Mendoni nje cast: po sikur te sulmohej ne ate menyre Shtepija e Bardhe, cdo te ndodhte?
    Ka ikur koha kur antaret e Byrose politike apo antaret e KQ te PPSH denoheshin me pushkatim ose me burg ne baze te letrave ” te iniciuara nga baza”.
    Ne se Berisha ka bere gabime ne 8 vjet, Rama ne dy vjet ka bere 8 here me shume te tilla.

    Reply to this comment
    • Tani.deutschland September 9, 07:19

      Ouuuu mire ata ishin te dhunshem ne bulevard ne janar 2015, po ata te shtatorit te 1998 qe bridhnin me tanke Sa paqesore ishin me shoku?

      E verteta eshte qe ne shqiperi duhet ndryshuar populli, ose duhet pritur dy gjeneracione qe te ndryshohet mentaliteti i njeriut te ri socialist te Enverit dhe Nexhmies.

      Sa per dijeni ne kete gjenerate pra njriun e ri socialist ben pjese dhe Saliu dhe Edvini.

      Reply to this comment
  8. Socialisti bythpambuk September 9, 03:35

    Socialiste ,
    Largoni sa me pare Rame psikopatin dhe servilin e kryetareve Gramoz Ruci , qe te shpetoje Partia Socialiste .

    Reply to this comment
  9. Çarli September 9, 08:09

    Çlironi PS nga i Gjati sa me shpejt !

    Reply to this comment
  10. petrika September 9, 10:11

    Dua ti them atij askushit,qe nuk eshte gje tjeter vecse nje bythlepires i Berishes,nje mashtrues dhe ginjeshtar,sepse me 21 janar nuk pati asnje bombe molotov,por ti ndoshta nuk ke pare ndonjehere bombe molotov,prandaj flet percart.Ne Itali dhe ne vende te tjera,protestuesit,kane hyre ne parlament dhe nuk ka ndodhur asgje,asnje plagosje,kurse ketu ,Berisha me Lul Bashen,moren kater jete njerzish me duar ne xhepa dhe plagosen dhjetra te tjere e deri tani nuk u ka hyre asnje gjemb ne kembe.Ta dish mire o shpirt kazme,se ata kater te vraret,kishin njerez,kishin femije,nena ,baballare,motra e vellezer,kishin popullin qe perfaqesonin,prandaj ata nuk mund te harroen kurre dhe vrasesit nuk mund tja hedhin pa u ndeshkuar.

    Reply to this comment
    • Shahisti September 10, 10:05

      …o pidhika, meqe ata kater te vraret kishin kalamaj, nena e baballare, perse nuk ndejten ne shtepi mire e bukur?

      Reply to this comment
  11. tomsojeri September 9, 10:12

    Nuk ka zgjidhje ! Partia qe zgjodhem te na perfaqesoj,te na ver nderin ne vend te na cliroj nga tradhetia,krimi e korupsioni,te denoj fajtoret e te ver drejtesi ne kte vend ku po sundon klasa e hajduteve dhe mekatareve,nuk esht ajo qe na perfaqeson ma ! Kryetari i saj na doli nje zhgenjim i madh por ky perfaqeson ter PS, si rjedhim edhe ter antaret e saj jan te pafuqishem te cojn deshiren , fjalen e nderin ton ne vend ! Nuk votuam kte parti sepse tjeter ftyr na tregoi e tjeter ftyr ka ! Edi Rama dhe ai tjetri dallkauku i perhershem Ruci,nuk jan zeri jon ! Na tradhtuan na genjyen ndyrazi pra pergjegjesia esht e ter PS !Kur erdhe ne krye te PS qe ngjante me nje anije qe po fundosej nga sherri Nano—Meta ,sherr per korupsion baza te besoi Edi Rama e te zgjodhi ne krye te saj ,tani pse hesht ? Nuk shikon baza se cfar yrneku vuri ne krye ?Nuk shikon baza se kujt po i sherben ky mashtrus frikacak apo pazarxhi i felliqur? Pra nuk jeni pa pergjegjesi ne kte “gates” te poshter ! Mos u beni dele si ata te PD qe i beri Saliu bisht qeni e jan ber te ter te neveritshem ! Kjo PS ,me kte kryetar, esht e destinuar te mbaroj dhe mos u cudisni nese ky ,kte qellim ka, prandaj sa esht shpejt akoma ,hiqeni qafe,e nxirni dike qe te di te mbaj llaf e te mos jet brekdhjer! Nuk do ju falet heshtja sepse ky popull i lemerisur do e bej vet ate qe sjeni ju ne gjendje te beni ! Na ka tradhtuar ,na ka mashtruar e po bashkpunon kunder nesh dhe jush ………

    Reply to this comment
  12. astrit September 10, 07:11

    Nje miku im qe po i qahesha dikur per qeverisjen e PD, mbasi i miratoi ato qe i thosha une me tha, ti nuk e di se sa te gjate e te prehte i kane lene thonjte keta qe do vine, do rrjepin çte mundin nga ato qe kane lene keta te PD dhe ska burre nene ti dali para ketyre shpellareve te majte. Dhe ai miku im i vyer kishte pasur te drejte ne nuk dime se kete qajme me perpara. E rama po korr ate qe mbolli, e ka aq shume per te korrur se se vete mendja ne ara e Berishes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*