Deputeti Gaçi e ka me ministrin Beqaj?

November 5, 2015 12:08

Deputeti Gaçi e ka me ministrin Beqaj?

Është përfolur jo pak dhënia e tenderave një kompanie të vetme nga Ministria e Shëndetësisë dhe po kështu ndodh edhe në ministri të tjera. Opozita i ka denoncuar rastet.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Artan Gaçi thotë se lufta kundër informalitetit duhet të shtrihet edhe tek korrupsioni në tendera. Ai thotë se për 25 vite, politika ka favorizuar vetëm një grup njerëzisht.

“Mund t’i fitojnë të gjithë tenderat, mund t’i fitojnë edhe 10 veta të gjitha tenderat e këtij vendi, por të paktën minimalisht në këto kritere, ku vihen kritere se çfarë ngjyre duhet ta kesh këmishën  që të fitosh tenderin, apo çfarë ngjyre duhet ta kesh kapelën. Mos ketë një kriter që sa % e këtyre parave që janë paratë  e të gjithë shqiptarëve që shteti është investitori më i madh përfundojnë në Shqipëri. Ke njerëz që marrin prej vitesh tendera me qindra dhe miliona euro dhe nuk investojnë në asnjë aktivitet prodhues në asnjë aktivitet turistik, në asnjë aktivitet që gjeneron të mira për vendin”, tha ai për Ora News.

Deputeti socialist Artan Gaçi thekson se qeveria tashmë ka ndërmarrë hapat e parë qe përmes prokurimeve online, t’i japë fund  politikave korruptive me tenderat.

Mos bëjmë sikur nuk jetojmë të gjithë këtu. Ne vazhdojmë të jemi vendi më i korruptuar në Europë dhe kjo qeveri po merr të gjithë iniciativën dhe me investime në fushën elektronike për të minimizuar sa më tepër kontaktin fizik, i cili është një nga burimet e korrupsionit dhe po ashtu për të kaluar online të gjitha shërbimet në mënyrë elektronike për të eliminuar sa më shumë kontaktet që mund të gjenerojnë korrupsion”, shton.

Këto deklarata deputeti Gaçi i bëri pas mbledhjes së komisionit ku u zhvillua një seancë dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila u mbajt me dyer të mbyllura. /Dita/

November 5, 2015 12:08
Komento

1 Koment

  1. Mark uk November 5, 12:12

    E hangre more Gaci,pse flet kur nuk e shoke qe te perkrahin ne PiS e Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*