14 SHTATORI / Vigjilja e një grushti shteti, orët përpara sulmit mbi Kryeministrinë

September 13, 2015 13:32

14 SHTATORI / Vigjilja e një grushti shteti, orët përpara sulmit mbi Kryeministrinë

PJESA II E INTERVISTËS ME IZET HAXHINË:

Një sentencë e vjetër filozofike thotë që “vijimësia është gogoli i mendjeve të cekëta”.

Ka prej nesh që lodhen shpejt nga kërkimi i së vërtetës. Ka të tjerë (dhe këta janë më dinakë) që sugjerojnë të mos meremi me krimet e së shkuarës se ka krime të sotme plot.

E vërtetë është. Por këta bëjnë sikur “harrojnë” që pikërisht krimet e pandëshkuara të së shkuarës janë arsyet e krimeve të sotme.

Dhe krimet e pandëshkuara të së sotmes, do jenë arsyet e krimeve të së ardhmes. Sepse një popull që harron, pëson. Dhe një krim që nuk ndëshkohet, do përsëritet.

Aq më tepër të ngulitet kjo bindje duke lexuar këtë pjesë të dytë të intervistës së Izet Haxhisë.

Personazhet e përmendura janë ende politikanë aktivë dhe sot….

 

(Vijon nga numri i kaluar)

– Izet, sot (dje më 12 shtator 2015) u përkujtua si zakonisht dita e vrasjes së Azemit. Në vendin ku ai u vra bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule krerët më të lartë të PD-së, përfshi Berishën. Çfarë mendon ti kur sheh këtë ritual të përvitshëm?

– Ritual të përvitshëm të hipokrizisë…. Unë me veten time mendoj dhe pyes çfarë ndjen Hjeksi i Hajdarit, Sali Berisha kur ven ato lule e përkulet përpara atij që në të gjallë e përdori dhe poshtëroi siç din vetëm ai. Edhe vdekjen ia përdori për qëllimet e tij antishtet e antishqiptare, edhe pasvdekjen ia përdori.

Berisha nuk e ka dashur kurrë Azemin dhe e kundërta. Por Berisha në periudha të caktuara është munduar dhe e ka përdorur Hajdarin që në afrimin e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit dhe themelimin e PD-së dhe më pas uzurpimin e saj dhe të PD-së. E ka hedhur poshtë kur nuk i është dashur më. E ka poshtëruar duke i hequr imunitetin. Nuk i ka dhënë asnjëherë ndonjë post që Azemi e dëshironte shumë. Me të gjitha këto zullume që rëndonin mbi Hajdarin, Berisha e dinte që një ditë hakmarrja e Azemit do binte mbi të.

Fakt është se para vrasjes së Azemit autoriteti i Berishës në PD ishte në nivele të ulta dhe ai i Hajdarit po rritej dita-ditës, falë manovrave të tij dhe heroizmave të rreme. Berisha e kuptonte që Hajdari ishte rreziku më i madh për postin e tij në PD, sepse ata të dy vinin nga e njëjta dorë apo derë: ajo e Ramiz Alisë dhe Sigurimit.

Hajdari për Berishën vlente vetëm si “i vdekur heroikisht” që t’i shërbente atij pas vdekjes. Me këtë shpjegohet përse në rreth tetë vite i vetmi program elektoral i Berishës dhe e vetmja propagandë fitimprurëse për të ishte vrasja e Hajdarit dhe zbulimi i saj.

Me këtë kuptohet përse ndodhi 14 shtatori dhe përse zgjati shumë pak ëndrrra e Berishës për pushtet, përse u sulmua shteti i lodhur më 14 shtator, kush e ideoi dhe kush e zbatoi atë skenar të grushtit të shtetit.

azem-sali– Kush? Dje e lamë bisedën te momenti i vrasjes së Azem Hajdarit, rreth orës 21 e 10 minuta të datës 12 shtator…

– Ja si kanë rrjedhur ngjarjet. Pasi është thirrur Azemi në zyrën e Berishës, sepse në atë moment ka qenë tek zyra e Linda Ihsanit për të treguar për vizitat e takimet e tij në Fier, në këtë moment në zyrën e Azemit bëhet një telefon nga Bujar Daja, i cili përdorte një telefon portativ, ky person ka qenë një punonjës i SHIK-ut të Gazidedes mesa e di unë në anën tjetër të telefonit. Në zyrën e Azemit, i cili në këtë moment ishte thirrur në zyrën e Berishës, del Fisnik Sina që kryente detyrën e këshilltarit të Azemit dhe nga ana e Bujar Dajës i thuhet se thuaj Azemit që është një makinë e dyshimtë me targa vlore para PD që ka pothuajse një orë që rrin e parkuar aty. Fisnik Sina shkon në zyrën e Berishës ku ishte dhe Azemi dhe thotë për telefonatën që kishte ardhur. Berisha i drejtohet Azemit: Shko e zgjidhe këtë problem Azem. Azemi, edhe për t’u dukur para Berishës si një kompentent për sigurinë dhe trim del menjëherë nga zyra e Berishës dhe shkon tek zyra e vet ku nga sirtari i tavolinës nxjerr pistoletën ‘Zastava’ dhe monton silenciatorin. Duke dalë nga zyra e tij komunikon me Sali Lushën që po bisedonte në korridorin e katit të dytë me Genc Pollon për çështjen e një makine të humbur të një mikut të Gencit. Azemi i drejtohet Saliut (Lushes) që merr kallashnikovin se ka një makinë bombë përpara PD.

Këtu duhet të bëjmë një sqarim të vogël: Azemi, pavarësisht se zbatonte urdhrat e Berishës, nuk besonte tek ai dhe pasi ka dalë nga zyra e tij, duke zbritur shkallët ka marrë në telefon një person të regjistruar me emrin “Jovanoviç” nga Fieri, me emrin Ismet Jovani. Ismeti ishte mik me Nehat Kullën, por edhe përdorej nga Azemi për të marrë të dhëna nga Nehati, pasi Nehati ishte mik me Feriz Kërnajën, i cili ishte njeri i besuar i Haklajve. Azemi mund ta ketë pyetur këtë person që a kanë ardhur Haklajt në Tiranë apo jo. Akuza ndaj meje ka qenë që gjoja unë e kam marrë në telefon Hajdarin dhe e kam nxjerrë në prite. Kjo është arsyeja e zhdukjes së telefonit celular të Azemit nga aleancat e përjetshme të klanit të krimeve e të mosndëshkimit të tyre në Shqipëri. Ky telefon është marrë nga punonjës të policisë e prokurorisë që ka bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe i është dorëzuar ministrit qe ka ardhur pas Perikli Tetës dhe ky eshte Petro Koçi. Unë i bëj thirrje Petro Koçit që të tregojë të vërtetën në lidhje me celularin e Azemit.

– Ju kini theksuar vazhdimisht se nuk kini qenë i interesuar për vrasjen e Azemit…

– Po unë nuk kam menduar të kem ndonjëherë post as të bëhem kryetar i PD-së. As Eduard Selami nuk mendoj se ka qene i interesuar për këtë vrasje, sepse në atë kohë ishte në Amerikë. As Tritani nuk kishte këllqe për këtë punë… E kush ishte i interesuar për therorë e heronj që t’i përdorte pastaj për interesat e veta? Kush ishte në pikën zero të karrierës së tij politike, kush rrezikonte postin e tij të përjetshëm në krye të çiflikut të tij, PD-së, përveç Berishës?

 

– Vetë Berisha e ka akuzuar Hajdarin në të gjallë si “njeri të sigurimit” packa se pas vdekjes e quajti “hero të demokracisë”. A është i tillë për ju?

Nuk ka nevojë të argumentoj se kush ishte Hajdari. Emri i tij është identifikuar se mbreti i kaosit në Shqipëri. A është Azemi “hero i demokracisë”? Pyetje me vend.

Le të kthehemi pak në retrospektivë dhe tek njofja ime për Hajdarin. Dihet që me Hajdarin jemi nga e njëjta krahinë. Kur ka qenë në Tropojë Azemi ka qenë i njohur si një njeri me probleme, por që gjithmonë i shpëtonte ndëshkimit nga organet e pushtetit socialist qe nuk të falnin për asgjë. Çuditërisht Azemi falej e ndihej i sigurt në prapësitë e tij të shumta, që fillonin me vjedhjet e të gjithë kotecëve të pulave në Izeti 1qytetin Bajram Curri e fshatrat përreth tij, në zënkat e dallaveret e shumta që ai bënte në vijimësi, deri te shkuarja e tij në fakultet nga shkolla e natës, që ishte një shpërblim nga organet e atëhershme të partisë. Në vitin e tretë të fakultetit Azemi bën kërkesën për pranim në parti si kandidat, por ngaqë ishte kontigjent i Sigurimit, nuk pranohet, pasi anëtarët e partisë e kishin të ndaluar të ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Të vijmë tani tek lëvizja e studentëve të Dhjetorit ’90, ku Hajdari u emërua nga partia dhe organet e saj të dashura të Sigurimit si lider. Azemi nuk mund të ishte një lider i studentëve dhe nuk u bë i tillë asnjëherë, për disa arsye..

E para, nuk kishte jetuar kurrë në qytetin “Studenti”, aty ku nisi dhe u poq kjo lëvizje. Ai ishte një student që lëvizte me pistoletë me leje dhe në shoqërinë e tij nuk kishte studentë, por oficerë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ai ishte i përgatituri i organeve të Sigurimit për t’u vënë në krye të kësaj lëvizjeje dhe për t’i ulur vlerat kësaj lëvizjeje dhe për ta kontrolluar atë. Azem Hajdari ishte një student që kishte njohje me Xhelil Gjonin e pinte kafe me të. Por tani Xhelili e shan dhe thotë që ishte i të nëntëdhjetë e nëntave se shiti partinë dhe organet e sigurimit.

– Sidoqoftë ai njihet si njeriu që udhëhoqi lëvizjen studentore…

– Shiko, nga njerëz të tillë çfarë nuk pret. Ai që është i mësuar të spiunojë e tradhtojë, nuk e ka për gjë të shesë edhe patronët e tij dhe për këtë Azemit nuk duhet t’i hamë hakun. Ai shiti edhe lëvizjen e studentëve duke u vënë për të ndihmuar që të vijë në krye të PD-së Berisha me kompani apo të dërguarit e Ramizit. Vetë ngjarjet e mëvonshme treguan që ata që nuk ishin emisarë të Ramizit u shkëputen nga PD dhe vazhduan lëvizjen studentore të dhjetorit me grevën e urisë dhe rrëzimin e statujës së Enverit, grevë që vrau përfundimisht frikën ndaj diktaturës dhe shkëputjen e shtetit nga kulti i Enverit. Azemi u mor me trafiqet e të gjitha llojeve, nga i naftës e deri tek i drogës. Unë e kam dëshmuar në intervistat e ,ëparshme tek ju se veset e tij të ulëta arrinin deri në përdhunimin e femrave që i shkonin në zyrë për t’i kërkuar ndihmë për punë. Azemi urdhëronte shkatërrimet, djegiet, për hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë e ujësjellsave.

Ç’lidhje kishte Azemi me Ahmet Krasniqin, ministrin e Bukoshit që u vra një javë më vonë në Tiranë?

– Azemi gjithmonë është munduar të përfitojë nga ndjenjat edhe naive të shqiptarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë dhe të dashurisë se tyre pa kushte ndaj atdheut mëmë. Por Azemi ka patur një nuhatje të madhe për lekun dhe kur mësonte që dikush zotëronte shuma të mëdha lekësh bëhej menjëherë mik me të. Krasniqi, duke qenë një ministër i Mbrojtjes së qeverisë në ekzil të Bukoshit, zotëronte edhe shumat e përdorte paratë që nevojiteshin për trafikun e armëve që do armatosej ushtria e Bukoshit, por që ato armë nuk i përdori asnjëherë në luftën për çlirimin e Kosovës por vetëm në grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Vrasja e Krasniqit është bërë nga kosovarë që dihen me emër e mbiemër dhe nën vëzhgimin e SHIK-ut të atëhershëm. Se cili ka qenë motivi, nuk më takon mua ta them. Ta thonë e zbulojnë organet përkatëse.

– Kthehemi tek situata në PD pas vrasjes së Azemit dhe të nesërmen. A u përgatit grushti i shtetit që do të ndodhte të hënën, më 14 shtator apo ishte spontane ajo që ndodhi ?

– Pas vrasjes së Azemit kanë filluar menjëherë telefonatat e pandërprera që donin të dinin e mësonin, kuptohet nga të njohur, miq e simpatizantë të PD-së. Kur kam shkuar të nesërmen në mëngjes tek selia e PD-së kam mësuar shumë hollësi e të dhëna për atë që kish ndodhur atë natë të 12 shtatorit para dhe brenda PD-së. Pas kthimit nga spitali ushtarak ku ndodhej trupi i pajetë i Hajdarit, Berisha ka mbledhur rreth tridhjetë persona eksponentë të PD-së dhe u ka thënë që kjo është një vrasje shtetërore e bërë nga Nano dhe duhet të hakmerremi me çdo çmim. Që atë natë është bërë futja e armëve brenda në selinë e PD-së dhe shumica e këtyre armëve janë marrë nga persona që banonin tek pallati i INSIG-ut, ku kontribuesit kryesorë me armë kanë qenë ushtarët e FARK-ut të Bukoshit.

Azemi i vrare– Pra, kishin filluar përgatitjet e grushtit të shtetit?

– Po, më 13 shtator është bërë prova e 14 shtatorit. Në 14 janë sulmuar në mënyrë të organizuar Kryeministria, e cila mbrohej nga disa ushtarë të lodhur e trembur të Gardës dhe nga disa pjesëtarë të forcave speciale që nuk kishin as motivin, as dëshirën për të mbrojtur asgjë, vetëm për të ikur si shefi i tyre Nano. Janë djegur shumë makina të ministrave, në mes tyre edhe ajo e Arben Imamit.

– Në këto kushte ka ndodhur ikja e kryeministrit Fatos Nano. Dini gjë se si ka ndodhur ajo?

Sipas atyre që kam dëgjuar në ato ditë Fatos Nano është kërcënuar apo detyruar të iki në fshehtësi. Në PD ëm thanë që i eshte derguar me zv.kryrministrin Kastriot Islami nje plumb. Kaçi i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë plumbin Fatosit në mënyrë simbolike, që donte të thoshte se mesazhi i tyre është që po nuk u largove do të vritesh. Dhe Fatosi që atë natë është larguar dhe është gdhirë në Dajt. Të nesërmen, pak para se të fillonte mësymja kundër Kryeministrisë, ka marrë rrugën e arratisë, pa pritur ceremoninë e varrimit të Azemit. Për këtë më mirë pyesni ish-ministrat e Nanos dhe ata që kanë qenë pranë tij në atë kohë.

– Po në kampin e PD-së çfarë ndodhte?

– Kur u pa që qeveria thuajse nuk ekzistonte dhe nuk kishte as dëshirën dhe as guximin të përplasej me turmat e armatosura të PD-së, kjo gjë na trimëroi edhe më shumë neve dhe në radhë të parë Berishën që filloj të lëshoje ultimatume 24 orëshe për Nanon dhe qeverine.

Filluan edhe përgatitjet për të nesërmen që do shënonte për neve fundin e socialistëve dhe të Nanos. U bënë edhe furnizime të tjera me armë e municione, sepse duhet të ishim të përgatitur “për ditën e madhe të fitores”. Në krye të këtij organizimi kuptohet ishte “marshalli” Berisha, që duket se kishte kaluar shpejt pikëllimin për vrasjen e “heroit të demokracisë”. Filloi të thurë ëndrrat e kthimit në fron.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Nesër do të lexoni:

Gjithçka ndodhi në 14 shtator 1998, varrimi i Azem Hajdarit dhe grushti i shtetit.

Pushtimi i Radio-Televizionit, protagonistët dhe çfarë ndodhte realisht në PD

Roli i ndërkombëtarëve për qetësimin e situatës kush është shqiptaro-amerikani që e këshilloi Berishën të tërhiqej…

September 13, 2015 13:32
Komento

30 Komente

  1. lato September 13, 04:15

    Cfare rrace lepujsh jane keta socialistat,i ka tmerruar Berisha qe kelyshe!

    Reply to this comment
  2. aqo September 13, 05:01

    Perfundimisht plumbin e ka marre me vehte Kaci I Zi I vici-dolasit

    Reply to this comment
  3. METEH September 13, 06:11

    Izet Haxhia eshte burim i pashtershem dijesh.Ai duhet te bei prekurorin ne kete vend.Por fatkeqsia eshte se ai nuk po pyetet dhe PD ka heshtur,ndersa i merr intervista policit qe eshte ne arrati-Zagani.Ky eshte turpi i drejtesise ne kohen tone.Dhe kjo sa te jete gjall dhe ne politike Saliu. Pse nuk kan folur Petro Koçi dhe Kaç (tradhetar) Islami ?

    Reply to this comment
  4. majmun luli September 13, 07:08

    pse nuk thoni qe saliu i ka ber zbor ps dhe ku ka qen ne pushtet dhe ku ka qen ne opozit por e cudishme saliu dhe sot po ju ben zbor sosjalisteve dhe sosjalistet rin si merhuma para sali serbit. cfar thot saliu bejn sosjalistat saliu po i shan me liber shtepie edi ramen dhe edi rama ri gatitu para sali serbit dhe nuk i thot gje, dhe ca presim si popull ne kur ps ka tmer na sali berisha dhe as behet fjal fare qe edi rama ta coj krimet e saliut ne prekurori

    Reply to this comment
    • mbreti Gent September 13, 09:04

      Ka arësye që rrinë si merhuma e pula të lagura.Janë të zhytur në krim ekonomik,kanë vjedhur e vazhdojnë të vjedhin parat e popullit,prandaj edhe Sala luan me ta si macja me miun.

      Reply to this comment
      • Pilo Lala September 13, 14:38

        juve qe ju ka zene meraku, te jeni te sigurte qe Sali Berisha do arrestohet me ndihmen e FBI.
        Problemi eshte qe ta cojne ne Gjyqin e Hages, sepse prokuroret dhe Gjyqtaret e Shqiperise jane emeruar nga Berisha, dhe nuk e denojne dot.

        Reply to this comment
  5. KORÇARI September 13, 09:23

    Sala ju ben zbor sepse j’a u di te pa larat te gjitheve, prandaj nuk eshte ne burg sot,Sale me shoke do shkoje ne burg vetem kur ne pushtet te vije nje BURRE si Enver Hoxha psh qe s’kishte frike.

    Reply to this comment
  6. LILOLABJA September 13, 09:49

    Keta, ishin ai biçim politikanesh, qe i hanin buken dhe i permbusnin kupen elektoratit te majte.Keta jane shume me te rrezikshem se dhe Saliu, jane ata qe kane 25 vjet qe e kane mbajtur kete kriminel me oksigjen .Populli Saliun e hante me buk si ne 97-ten ,por keta bir kurvash e kthenin prape ne politike. PS duhet te pastrohet nga keto plehra qe jo pak deme i kane shkaktuar PS prandaj sot gjendet elektorati i majte ne 100 parti fale ketyre larove qe e shperfytyruan te majten ,nga keta kemi peshqesh LSI- e ku ta di une çte tjera parti kane lulezuar nen emrin e te majtes qe vetem te majte nuk jane .Mbaroni pune me keta per te pastruar gjithe politiken .

    Reply to this comment
    • Pilo Lala September 13, 14:39

      Kjo eshte e sakte Lilo.
      E vetmja gje qe duhet te thoshje ne fillim, eshte denimi Berishes, pastaj pastrimi PS nga te gjithe ata qe e percane.

      Reply to this comment
  7. .. September 13, 10:10

    Hajde hajde mafjes se Sali mafjozit do ti kishte patur zile dhe vete Totò Riina ne kulmin e lavdise se vete…!Me ben nje gje pershtypje si ka mundesi qe pas plot 25 vjeteve “demokraci ” vjedhjesh,vrasjesh, plackitje e rrembime akoma ky popull nuk u ngop me keta kriminel si te djathte dhe te majte qe nga salla e parlamentit pasurohen,drogohen dhe tallen ne emer te atyre qe ju japin voten!

    Reply to this comment
  8. belo September 13, 10:42

    Ne takimin e ketyre pisave,me te qeshur jane bythelepiresit:Frangaj-kryetar,Shkullaku-N/Kryetar,Çili-Kryetar i Mbikqyrjes dhe Fevziu-N/Kryetar i Mbikqyrjes!!! Monstra-te gjithe!

    Reply to this comment
  9. Mëno September 13, 10:43

    Mire e ke moj sjhoqja “Lilolabja” po kujt po ja thua. Edi Rames? A ka ne realitet parti socialiste? Ajo ekziston vetem ne mendjen dhe vendimet e Rames. Te tjeret kane vdekur me kohe. Degjohet nga nje here vetem Braçia, por edhe ate e mbysin. Pra Partia Socialiste eshte vetem nje detashment i PD i drejtuar nga trimi Rama. Rama eshte ai bashkiaku qe e njehe mire leverdine ekonomike te vendit te punes, prandaj krimi dhe korupsioni vegjeton pambarimisht. Keto drejtoreshat injorante qe ai emeron, nuk jane nga padia, por se ashtu i intereson. Ne emer te padies zhvillohet me sukses te plote korrupsioni. Shikoi ministrat socialist. Ngjain me shum,e me mumje muzeu, qe nuk flasin, nuk degjoin, nuk shikoin e nuk veproin. Duhet qe te tundet e shkundet Z. Rama. Vetem ai di te beje hartime, premtime, fjalet te bukura qe ne fund dalin broçkulla. P.Sh. qeveria e “nderuar” e Rames ndan ca pare per veteranet me rastin e nje pervjetori. Ministria e “nderuar” e kryeministrit Rama per kulturen ja kalon ato fonde PARTISE BALLIT kOMBETAR.

    Reply to this comment
    • Pilo Lala September 13, 14:47

      Kjo eshte e sakte Lilo.
      E vetmja gje qe duhet te thoshje ne fillim, eshte denimi Berishes, pastaj pastrimi PS nga te gjithe ata qe e percane.
      Sa per Edi Ramen, eshte Edi qe e drejton Partine shume mire.
      Fakti qe PS drejton Qeverine dhe Shtetin, dhe Bashkite, tregon qe PS eshte e forte dhe e organizuar.
      PD eshte parti e zuzareve, krimineleve, te paafteve, te pabeseve.
      Te shikojme se cfare do behet me ikjen e Lulit mbas 2 vjeteve, sot per sot ata jane ne rrenim.

      Reply to this comment
  10. = September 13, 11:01

    hic mos u habit ! Ky popull brekdhjer,i percar,ambicioz spiun qe blehet me nje thes miell ,ka mbi kok “qeleshen” qe ju pelqen, se ka 30 vjet qe nga njeri qelbesir tek tjetri perplasen,nga nje hajdut te tjetri ju rjepin lekuren ,e cfardo mashtrusi rrugac tallet me ta ,e mend nuk ven ! Pse rastesi te duket ty kjo gjendje e ky injorim? Na kan mar vesh tani, miqt dhe armiqt , te medhej e te vegjel,te brendshem e te jashtem !”Puno fatkeq e ha barkdreq” Ushqejm kriminel,tradhtar e mashtrusa e keshtu do vazhdoj kjo pun e hic mos genje veten ! Na mbeti vetem te ham veten me dhemb, nje pjes e vogel qe ju ka mbet pakez dinjitet e nje pjes tjeter po mer ruget per kurbet qe te mos shohin ftyren e ktyre gangstereve qe sbesoj se me te ndyr te prodhoj nje atdhe ! Historit e Izetit ,me kta emra qe perfaqesojn ndyrsillikun me te madh historik te ktij kombi,jan pasqyr e jona ! Vetem nje “Avni Rustem” ishte, esht dhe do mbetet i vetem dhe i paharuar,sepse vetem po lindi bark nene shqiptare nje te till ,shpeton ky komb…………..

    Reply to this comment
  11. beni September 13, 11:11

    Sa te ket beqir fevziun e ate zvendsin e papes frangaj zor se e cojn sali malokun ne burg!

    Reply to this comment
  12. Mondi September 13, 11:39

    Po te arresthet Berisha ne Shqiperi fillon lufta civile

    Reply to this comment
  13. askushi September 13, 13:58

    gjithçka qe thote Izeti sot jane te verifikueshme, pasi jane realizuar me fakte, mjere ky popull qe rri akoma ne koma!

    Reply to this comment
  14. izet nastradini September 13, 14:39

    diqka nuk kuptoj une ktu mir qe kjo gazetaria normal qe kshi tipash si izet Haxhia don me mbush gazeten po populli qe beson ket kokerr mashtrusit pse nuk tregon izeti per vllan e vet isamedinin qe bente kontrabant armesh ne kosov e poshtersirat e veta qe ka ber ne qdo vend shikohet qart qe izetit i intereson te flas vetem kundra berishes se ja ka nzi jeten me te drejt jeton ne turqi lava pjats vellezerit ika ne belgjik .si vjen turp pale i thot azemit hajdut pulash .ti ke gisht ne vrasje te azemit edhe do vdesesh si qen ne turqi me ate jet koti qe ke aty

    Reply to this comment
  15. Lini September 13, 15:01

    Izeti meqenese di shume e thote pak le te na tregoje se ku ishte “ku ishte vrima e miut” qe u fsheh apo u strehua Sali kryekrimi ne 1997 e pas ketaj dalin te gjitha keto mynxyre e zullume qe i jane bere e i behen ketij vendi te nemur e populli qorr qe e kane kane futur ne nje rreth “horrat” dhe i kush del prej tij vritet!Keto jane si ato serit e telenovelave Turke qe jane pa fill e pa fund ku vetem regjzori eshte i njejte ndersa aktoret nderohen sipas regjise!

    Reply to this comment
  16. sala September 13, 15:16

    sa i lumtur eshte Armando ne foto Kurse rri me nerva se nuk eshte ne pushtet as sala e as fatosi

    Reply to this comment
  17. ILIR META ISHTE IDIOT DHE I TILLE DO NGELET...POR PLOT ME LEKE September 13, 17:04

    po mire mer shtet shqiptar…duke pasur parasysh gjithe keto fakte nga truproja personale e sale bej lopcarit…qe mund te jene ndoshta edhe te sajuara…nuk merret nje vendim apo nje urdherese ..

    Reply to this comment
  18. ILIR META ISHTE IDIOT DHE I TILLE DO NGELET...POR PLOT ME LEKE September 13, 17:13

    po mire mer shtet shqiptar…duke pasur parasysh gjithe keto fakte nga truproja personale e sale bej lopcarit…qe mund te jene ndoshta edhe te sajuara…nuk merret nje vendim apo nje urdherese ..qe te ndalohet saliu per tu marre ne pyetje…?jane 25 vjet…qe nuk duhen menjanuar..duhet thelluar ne keto vite per te pare ate qe su be ..edhe pse mund te behej dhe te gjendet shkaku…pastaj llogarit edhe ca vrasje te dyshimta…duhet sqaruar gjithshka….se ky lopcar ky doc i docerve nuk duhet ta kaloje lehte per ato qe kane ndodhur…ishte kryetar shteti…!!!!!ka pasur pergjegjesi pothuajse direkte …asgje sbehej pa urdherin e tij…arrestojeni kete kurve politike…bejini gjyqin sic duhet..azemi ishte nje kepucar i thjeshte ..spiun i sigurimit ..qe ne 8 dhjetor e vune ne krye te nje levizjeje..qe meritonte nje lidership ndoshta me te mire…e kam njohur personalisht azemin ne naten e 8 dhjetorit 1990…peme pa kokrra..por ate nate ishte i vetmi(cudi me te vertet)..qe fliste pa iu dridhur qerpiku..ishte gjithshka e pergatitur…nejse ska rendesi kjo…rendesi ka qe saliu ..duhet gjykuar dhe nqs ky shtet ka koqe ..duhet ta arrestoje…se cfare mendojne tropojanet..kujt i plas bytha!!!

    Reply to this comment
  19. Ibrahim Kelmendi September 13, 19:10

    ***
    Z. Izet Haxhia duket se ka fol kuturu lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Citoi:

    „Vrasja e Krasniqit është bërë nga kosovarë që dihen me emër e mbiemër dhe nën vëzhgimin e SHIK-ut të atëhershëm. Se cili ka qenë motivi, nuk më takon mua ta them. Ta thonë e zbulojnë organet përkatëse.“

    I bie që edhe Izeti i ditka vrasësit “kosovarë”, me emër e mbiemër dhe paska fakte se vrasja qenkësh bërë nën vëzhgim të SHIK-ut. Kjo është akuzë e rëndë dhe një shtet funksional do të duhej ta hetonte këtë akuzë.
    Më ngjan se edhe Izeti për këtë vrasje ka fol kuturu, duke qenë i ndikuar në dezinformatat që kanë shpërndarë ata që kanë prodhuar mjegullnajë për qëllime të ndryshme, varësisht nga interesat e secilit.
    Intervistuesi do të duhej të insistonte në konkretizim të insinuatave që ka bërë Z. Izet Haxhia.
    Mund që do të bëjë konkretizime radhën tjetër.
    Gjithsesi meriton falënderime për informacionin e konkretizuar që po ofron, të cilin vetëm Kryeprokurori i përgjithshëm nuk po do ta shfrytëzon për të rinis hetimet në bazë të këtyre të dhënave të reja, siç ndodh në të gjitha shtetet ligjore të botës.

    Reply to this comment
    • Shkelzen Bajraktari September 13, 21:55

      Nje saktesim i vogel eshte bere jo nga shqiptare banore te Republikes se Kosoves (ish-krahina socialiste autonome e Kosoves) por nga shqiptare shtetas te FYROM-it.

      Reply to this comment
  20. Luan Rukaj September 13, 20:03

    Pa rëzuar Edi Ramën krahu i djathtë i Sali Berishës nuk dënohet kurrë as Sali Berisha as Lulzim Basha as Ilir Meta…

    Reply to this comment
  21. s.. September 14, 07:53

    Ky Saliu eleminoi A.Hjdarin edhe ky nje rrugaq anti shtet .Por SALIU vendin e ka ne Burg te perjetshem per vitet qe I kan ngelur.

    Reply to this comment
  22. nukdumbanane.com September 14, 09:10

    kaçi Zi

    Reply to this comment
  23. emigranti September 14, 09:33

    Keto te dy jane me te vertete shkatrrimtaret e Shqiprise dhe meritojne burgim te perjetshem.U shofte Fara e tyre.Nje ndihme te madhe ka dhene dyshja servile Frangaj, Fejziu. Popull mos i shikoni kurre emisionit e Klanit sepse kurr nuk thone te verteten, genjejne gjithmone dhe bejne Politiken e qeveriset. Duke pare keto emisione i keni pasuruar keta qe bejne si Radio te prishura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin