Socializmi shqiptar dhe Perëndimi

August 11, 2017 13:32

Socializmi shqiptar dhe Perëndimi

Prof. Fatos Tarifa

Studimi teorik i problemit të legjitimitetit të të ashtuquajturit “socializëm real” në Europën Lindore është sot, më shumë se kurrë, në kohën e duhur. Pas një çerek shekulli nga transformimet epokale që ndodhën në vendet e këtij rajoni, është më e lehtë që regjimet e përmbysura të analizohen sot në mënyrë më të ftohtë e më racionale.

Vitet e para pas përmbysjes së regjimeve komunistë u karakterizuan nga një triumfalizëm politik, që i zhveshi këta regjime tërësisht nga çdo lloj legjitimiteti e kompleksiteti social. Ata u panë thjesht si e kundërta e demokracisë, lirisë, legjitimitetit dhe zhvillimit që shpresohej se do të arrihej me përmbysjen e tyre. Ata u reduktuan thjesht te zgjedha që perandoria e keqe sovietike, apo një grusht diktatorësh në këto vende, u kish imponuar popujve të mirë të Europës Lindore. Për pasojë, edhe vetë Lindja u trajtua shpesh si një entitet ahistorik dhe homogjen, duke i injoruar diferencat mes vendeve të ndryshëm, si dhe ndryshimet historike në çdo vend të veçantë në periudha të ndryshme.

Me këtë studim, Fatos Tarifa në mënyrë bindëse e sistematike hedh poshtë këtë kuadër semplist duke analizuar legjitimitetin e regjimeve socialistë në Europën Lindore. Tarifa sjell në vëmendjen e kërkimit shkencor mbi shoqëritë e tipit sovietik konceptin tejet kompleks e të neglizhuar të legjitimitetit, të cilin, jo vetëm e shtjellon teorikisht shumë qartë, por edhe e aplikon me sukses në analizën e regjimeve socialistë në vendet e Europës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky studim i Prof. Tarifës është një arritje për t’u vlerësuar në fushën e studimeve sovietologjike pasi ai, për nga cilësia, jo vetëm krahasohet, por ndoshta edhe i tejkalon disa nga veprat më të mira e më të njohura të autorëve perëndimorë në këtë fushë. Kjo shpjegohet edhe me faktin se Tarifa ofron një kombinim të mjeshtërisë analitike me eksperiencën e tij individuale në Shqipëri, në periudhën e regjimit socialist, çka u ka munguar shumicës së autorëve perëndimorë që kanë shkruar për Europën Lindore.

Studimi i së kaluarës sonë “socialiste” shërben mjaft mirë për të kuptuar edhe të tashmen tonë “demokratike” dhe analiza që Prof. Tarifa i bën krizës së legjitimitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri hedh dritë mjaft mirë në krizën që kalon sot sistemi ynë demokratik. Ky studim mund e duhet të shërbejë si një pikënisje dhe të frymëzojë të gjithë ata studiues shqiptarë, të cilët dëshirojnë ta njohin më mirë të kaluarën dhe të tashmen tonë. Tarifa u jep studentëve dhe studiuesve shqiptarë një aparat konceptual dhe një analizë mjaft e sofistikuar, që shërbejnë jo vetëm për të kuptuar më mirë natyrën e regjimit komunist, tashmë të përmbysur, por edhe sistemin e sotëm demokratik.

Dr. Blendi Kajsiu

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Lufta dhe atmosfera pas përfundimit të saj

Nuk ka dyshim se pjesmarrja dhe roli udhëheqës në luftën kundër fuqive të Boshtit shërbeu për partitë komuniste në vendet e Europës Lindore jo vetëm si një burim prestigji politik dhe si një argument dhe faktor i rëndësishëm për marrjen e pushtetit (në Shqipëri dhe në Jugosllavi ky ka qenë madje faktori vendimtar), por edhe si një nxitës i fuqishëm për t’u paraqitur si shpëtimtarë të kombit dhe si forca e vetme legjitime që meritonte të merrte e të ushtronte pushtetin politik pas vitit 1945. Siç ka shkruar sovietologu i njohur amerikan, Alfred Meyer, “Kudo në Europën Lindore, partitë komuniste dolën nga lufta me një lloj prestigji dhe fuqie që nuk e kishin pasur kurrë më parë dhe me një imazh që e kishin fituar nga roli i tyre udhëheqës në luftrat guerrilase dhe nga martirizimi. Në fakt, kudo në Europë (dhe jo vetëm në Europë), partitë komuniste, pas luftës, mund të pretendonin me sukses se ishin parti patriotike. Në këtë kuptim, komunizmi ishte bërë i respektueshëm”.[1]

Është me interes të merret në konsideratë klima politike dhe morale e periudhës që pasoi menjëherë mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Jan Gross i përshkruan këtë atmosferë dhe ngjarjet që u zhvilluan në të si “revolucionare”, që dalloheshin për një “mbështetje të rëndësishme e spontane si për angazhimim intensiv të përkrahësve entuziastëve”.[2] Ishte pikërisht kjo atmosferë, sipas tij, që “bëri të mundur disa gjëra, të cilat, në kushte të tjera, do të kishin kërkuar një kohë shumë më të gjatë për t’u realizuar”. Gross nuk bën fjalë vetëm për një grup të  vogël “revolucionarësh profesionistë e të përkushtuar”, por edhe për një grup të konsiderueshëm të rinjsh entuziastë, që ishin të gatshëm të punonin me orë të zgjatura dhe me energji të jashtëzakonshme në emër të së ardhmes së ndritur që regjimet e reja premtuan për të gjithë”.[3]

Shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare, i ka përshkruar me shumë vërtetësi atmosferën në të cilën komunistët shqiptarë morën pushtetin në vendin e tyre, si dhe procese të ngjashme që ndodhën në vende të tjera të Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Ballkan, prandaj, më poshtë, citoj një pasazh të gjatë prej tij: “Kur Shqipëria…në nëntor të vitit 1944 hyri në diktaturë me këmbët e veta, kjo hyrje ishte vërtet si në festë….Një atmosferë festive mbretëronte kudo….Ana tjetër e tablosë: drama e të përmbysurve, shpronësimet, gjyqet, burgjet, pushkatimet, dhuna që sa vente zinte rrënjë, mbulohej nga zallahia e festës. Dhe kjo ishte e kuptueshme përderisa festa e komunistëve shqiptarë ishte e lidhur me një festë botërore: fashizmi po rrokullisej në humnerë. Komunistët shqiptarë ishin në anën e fitimtarëve. Ata…ishin në një front me BRSS, SHBA, Anglinë….Dukej se askush nuk mund t’i gjykonte fitimtarët. Ata ishin me të vërtetë me fat….Por shansi i tyre shtohej nga simpatia që zgjonin qysh në pamjen e parë: shumica e partizanëve ishin të rinj, elegantë, një pjesë e madhe ishin studentë të gjimnazeve. Kishte midis tyre profesorë e studentë që, pasi kishin ndërprerë studimet në Romë, Vienë apo Paris, kishin ardhur për të luftuar, djem idealistë pasanikësh, që të magjepsur nga idetë komuniste kishin mohuar prindër e pasuri; së fundmi, me ta qenë bashkuar priftërinj e klerikë të feve të tjera. Një faktor me peshë të veçantë në krijimin e simpatisë ishin vajzat. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë merrnin pjesë në luftë mijëra vajza të reja, shumica nën njëzet vjeç….Ishte vërtet diçka e re, që i bënte të besueshme premtimet e komunistëve, se ata luftonin jo vetëm për çlirimin e vendit, por edhe për ndërtimin e një bote të re. Kështu, fatmëdhenj si përherë, komunistët…dolën më të fortë dhe më simpatikë. Kalorës të lirisë, ata u bënë njëkohësisht kampionë të liberalizmit, të një jete të bukur….Nuk mund të bëhet asnjë shpjegim i asaj çka ndodhi më pas në Shqipëri…pa këtë fillim. Shumica e personazheve të kësaj feste ishin në atë kohë njëzet vjeçarë….Gjithë jeta e tyre, dashuria, lumturia, fëmijët i kanë rrënjët aty. Qofshin ata që u ngritën në poste të larta, qofshin të tjerët që mbetën të thjeshtë, madje edhe ata që u dënuan më pas, u lidhën me atë stinë nga një nostalgji e pashërueshme. Për shumë prej tyre ora mbeti në vend”.[4]

Në veprën e tij tashmë klasike Rendi politik në shoqëritë në ndryshim, Sammuel Huntington pohon se partitë komuniste në vendet e Europës Lindore arritën të hedhin rrënjë të thella në popullsitë e tyre dhe se, në fakt, ishte për shkak të aftësisë së elitave komuniste, që ata arritën shumë shpejt të vendosnin regjime të reja funksionale dhe legjitime mbi bazën e pjesmarrjes së gjerë masive mbi gërmadhat e regjimeve të diskredituara.[5] Megjithë antagonizmin e tij të hapur ndaj regjimeve komunistë, Huntington i rendiste Bashkimin Sovjetik dhe vendet socialiste të Europës Lindore krahas vendeve liberale perëndimore, si shtete efektivë dhe legjitimë. Ai shkruante: “Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik kanë forma të ndryshme qeverisjeje, por në të tre këta sisteme qeveria qeveris. Çdo njeri prej këtyre vendeve është një bashkësi politike me një konsensus dominues në popull përsa i përket legjitimiteti të sistemit politik. Në secilin prej tyre, qytetarët dhe udhëheqësit kanë një vizion të përbashkët mbi interesin publik të shoqërisë, si dhe të traditave e parimeve mbi të cilat bazohet bashkësia politike”.[6]

Ndonëse të gjitha qeveritë komuniste të Europës Lindore u shndërruan në qeveri autoritariste shumë shpejt pas marrjes së pushtetit, për një kohë të gjatë pas mbarimit të luftës pretendimi i tyre për autoritet mbeti i bazuar mbi rezistencën dhe triumfin e tyre në luftën anti-fashiste nacional-çlirimtare. Me kalimin e kohës, sidoqoftë, ky pretendim u bë më shumë abstrakt dhe më pak bindës për qytetarët e thjeshë.

Socializmi dhe Perëndimi

 

Çështja e legjitimitetit të sistemit socialist është trajtuar nga shumë autorë të njohur perëndimorë, si Daniel Chriot, Walter Laqueur etj., në kontekstin historik të një sërë avantazhesh relativë që u duk se ky sistem kishte ndaj Perëndimit gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, si dhe gjatë periudhës që pasoi Luftën e Dytë Botërore. Chirot, fjala vjen, vë në dukje se, “nga mesi dhe fundi i viteve 1940, të paktën në radhët e kuadrove e të një numri të konsiderueshëm idealistësh të rinj, komunizmi kishte një shkallë të konsiderueshme legjitimiteti, edhe atje ku ishte vendosur me forcë, siç ndodhi në të gjithë Europën Lindore. Në fund të fundit, kapitalizmi dukej se ishte paraqitur dobët në vitet 1930, demokracitë liberale europiane kishin bërë pak për ta ndalur Hitlerin para se të ishte tepër vonë dhe Stalini ishte shfaqur si një udhëheqës që e kishte shpëtuar Bashkimin Sovjetik. Pretendimi se marksizëm-leninizmi ishte vala ‘progresive’ dhe e pashmangshme e së ardhmes nuk dukej edhe aq i pamundur. Në fakt, nga këto premtime ishin joshur shumë intelektualë kudo në Europë, në Lindje e në Perëndim. Në vetë Bashkimin Sovjetik, si dhe në Kinë pas vitit 1949, komunizmi përfitoi nga arritjet e dukshme nacionaliste që i ishin atribuar atij. Të huajt ishin mposhtur dhe ishte venë në vend madhështia nacionale. Megjithë problemet e shumta me të cilat përballeshin këta regjime, vihej re qartazi një rritje ekonomike dhe një progres i jashtëzakonshëm”.[7]

Shumë autorë perëndimorë gjykojnë se çështja e legjitimitetit të regjimeve komunistë në Europën Qednrore e Lindore duhet vlerësuar në kontekstin historik të një sërë avantazhesh relative  që kishte rendi sovjetik ndaj Perëndimit gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, si dhe gjatë periudhës që pasoi Luftën e Dytë Botërore. Daniel Chirot, fjala vjen, vë në dukje se, “Nga mesi dhe fundi i viteve 1940, të paktën midis kuadrove dhe një numri të konsiderueshëm idealistësh të rinj, komunizmi kishte një shkallë të konsiderueshme legjitimiteti, edhe atje ku ishte vendosur me forcë, siç ndodhi në të gjithë Europën Lindore. Në fund të fundit, kapitalizmi dukej se ishte paraqitur dobët në vitet 1930, demokracitë liberale europiane kishin bërë pak për të ndalur Hitlerin para se të ishte tepër vonë dhe Stalini ishte shfaqur si një udhëheqës që e kishte shpëtuar Bashkimin Sovjetik. Pretendimi se marksizëm-leninizmi ishte vala “progresive” dhe e pashmangshme e së ardhmes nuk dukej dhe aq i pamundur. Në fakt, nga këto premtime ishin joshur shumë intelektualë kudo në Europë, në Lindje e në Perëndim. Në vetë Bashkimin Sovjetik si dhe në Kinë pas vitit 1949, komunizmi përfitoi nga arritjet e dukshme nacionaliste që i ishin atribuar atij. Të huajt ishin mposhtur dhe ishte venë në vend madhështia nacionale. Megjithë problemet e shumtë me të cilët përballeshin këta regjime, ekzistonte qartazi një rritje ekonomike dhe një progres i jashtëzakonshëm”.[8]

Një numur studjuesisht perëndimorë mendojnë, gjithashtu, se legjitimiteti i shtetit sovjetik në periudhën mes dy luftrave botërore dhe i shteteve komunistë të Europës Qendrore e Lindore pas Luftës së Dytë Botërore u forcua mjaft edhe nga përkrahja e një numri intelektualësh e shkrimtarësh të shquar perëndimorë, si Henri Barbuse, George Bernard Shaw, Lion Feuchtwanger, Sidney dhe Beatrice Webb, Romain Rolland, Thomas Mann, Theodore Dreiser dhe Albert Einstein, si dhe e një pjete të përfaqësuesve të marksizmit perëndimor, sidomos atij francez. Duke shpjeguar se përse intelektualët perëndimorë e legjitimuan sistemin sovjetik, duke zbuluar në të “transparencë dhe një fytyrë njerëzore”, madje edhe “standarde perëndimorë të lirisë dhe demokracisë”, historiani i shquar amerikan, Walter Laqueur, shkruan se: “Në fillim, komunizmi perceptohej si një lëvizje radikalisht socialiste (pra humaniste), anti-imperialiste, madje pacifiste, që aspironte ndërtimin e një bote të re mbi rrënojat dhe pabarazitë e botës së vjetër. Fillimisht, mbështetja erdhi pothuajse krejtësisht nga e majta, nga liberalët socialistë dhe radikalë. Por, ndërkohë që pushteti sovjetik u bë më shtypës dhe ndaloi të gjitha grupet majtiste në Bashkimin Sovjetik, duke syrgjynosur, burgosur ose ekzekutuar udhëheqësit e tyre, social-demokratët perëndimorë, disa prej të cilëve kishin qenë instinktivisht antikomunistë qysh në fillim, më në fund i kthyen shpinën Bashkimit Sovjetik”.[9]

Michael Fitzpatrick e ilustron idenë e mësipërme me shembullin e një konference ndërkombëtare kushtuar paqes, organizuar nga Partia Komuniste e Britanisë së Madhe, në Sheffield, në nëntorin e vitit 1950.[10] Në një kohë kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e  saj, kur rivaliteti dhe gara për armatim bërthamor mes dy superfuqive të globit ishin në kulmin e tyre dhe kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin angazhuar në një luftë proksi në Kore, lëvizja komuniste ndërkombëtare bënte fushatë për paqe. Konferenca në fjalë, në të cilën nobelisti Frederic Joliot-Curie nuk mundi të marrë pjesë për shkak se iu refuzua viza, u ndoq nga shumë personalitete të shquara në atë kohë, ndër të cilët bënte pjesë edhe Pablo Picasso.

Shqipëria dhe Jugosllavia

 

Është fakt se shumica e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, me përjashtim të Jugosllavisë, të Shqipërisë pas vitit 1960, dhe diçka më pak të Rumanisë në vitet 1970 dhe 1980, u bënë pjesë të perandorisë së re ruse, me një sovranitet edhe më të kufizuar në periudhën kur në krye të Kremlinit sundoi Brezhnjevi. Kështu, pushteti i elitave komuniste sunduese në këta vende u kufizua nga pushteti i Bashkimit Sovjetik mbi to. Pushteti i tyre ishte në një masë të madhe dhe ne një kuptim shumë real pushtet sunduesish vasalë. Në emër të “internacionalizmit proletar”, Moska kërkonte nga regjimet komuniste të Europës Lindore pëlqim dhe varësi absolute prej politikave të saj.

Në Shqipëri, një vend i cili u çlirua pa ndërhyrjen e Ushtrisë së Kuqe, komunistët e morën pushtetin pa ndihmë nga jashtë, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me regjimin e Ahmet Zogut 20 vite më parë. Kjo është e vërtetë edhe për Jugosllavinë, sepse, megjithëse trupat sovjetike marshuan përmes Beogradit, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia nuk ishte nën pushtimin sovjetik. Bruce Cumings vë në dukje se, nga të gjithë revolucionet komuniste që u kryen në Europën Qendrore e Lindore, vetëm në Jugosllavi dhe në Shqipëri marrja e pushtetit nga komunistët u realizua përmes një procesi vërtet revolucionar.[11] Robert Daniels u referohet Shqipërisë dhe Jugosllavisë si vende që i përkisnin modelit marksist-leninist “lindor”, ose modelit të “Botës së Tretë”, si një kombinim mes luftës guerrilase dhe një nacionalizmi revolucionar.[12]

Si në Shqipëri, ashtu dhe në Jugosllavi, komunistët përbënin forcën e vetme politike që e kundërshtoi pushtimin fashist nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fund të saj. Ata organizuan dhe drejtuan lëvizje të fuqishme partizane, ndërkohë që forca të tjera politike—çetnikët në Serbi, në Main e Zi dhe në pjesë të tjera të Jugosllavisë, ustashët në Kroaci dhe ballistët e legalistët në Shqipëri—bashkëpunuan me fashistët italianë dhe me nazistët duke u mundur bashkë me ta. Robert Tucker, i referohet luftës civile mes komunistëve dhe Guomindanit në Kinën e viteve 1947-1949 si një shembull i ngjashëm.[13]

Fryma partizane e kohës së luftës dhe aspekti nacional i saj krijuan, si në Jugosllavi, edhe në Shqipëri, parti komuniste të forta dhe të mbështetura gjerësisht nga masat e popullit. Përveç kësaj, vakumi politik që u krijua në këta vende pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kontribuoi në mënyrë vendimtare në marrjen e menjëherëshme të pushtetit nga komunistët. Këtu duhen mbajtur parasysh gjithashtu edhe personalitetet karizmatikë të Titos dhe të Enver Hoxhës, gjë që, sidomos në periudhën post-revolucionare që pasoi mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e një bazë të qëndrueshme për legjitimitetin dhe autoritetin e tyre politik. Weber-i i kushtonte mjaft rëndësi rolit të karizmës në periudha post-revolucionare.

Këta faktorë patën një rëndësi shumë të madhe si në krijimin e bazës së legjitimitetit për regjimet komunistë të Josif Broz Titos dhe të Enver Hoxhës, ashtu dhe në përcaktimin e rrugëve të tyre të pavarura ikonoklastike gjatë dekadave që do të pasonin.[14] Siç ka vënë në dukje Milovan Djilas, “atje ku një revolucion komunist ka arritur fitore në mënyrë të pavarur, është e pashmangshme një rrugë zhvillimi e veçantë dhe e dallueshme”.[15] Një numur autorësh të tjerë, theksojnë të njëjtin argument për regjimet komuniste të Kinës, të Vietnamit e të Kubës, të cilët, në krahasim me regjimet e tjerë komuniste në Europën Qendrore dhe Lindore, kishin më tepër legjitimitet, pasi ishin krijuar nga revolucione të brendshëm, me një shkallë të lartë pjesëmarrjeje të masave popullore.

Shënime dhe referenca

[1] Alfred Meyer, “Legitimacy of Power in East Central Europe”, në S. Sinanian, I. Deak & P. Ludz (eds.), Eastern Europe in the 1970s (New York: Praeger, 1972), f. 53.

[2] Jan Gross, “Social Consequences of War: Preliminaries to the Study of Imposition of Communist Regimes in East Central Europe”, Eastern European Politics and Societies (1989), 3, 2: 213.

[3] Ibid.

[4] Ismail Kadare, Albanian Spring: The Anatomy of Tyranny (London: Saqi Books, 1995), 152-155.

[5] Samuel Huntington, Political Order in Changing Societies (New Haven: Yale University Press, 1968), ff. 315, 335.

[6] Ibid, f. 1.

[7] Daniel Chirot, “What Happened in Eastern Europe in 1989?”, në D. Chirot (ed.), The Crisis of Leninism and the Decline of the Left (Seattle: University of Washington Press, 1991), ff. 9-10.

[8] Ibid.

[9] Walter Laqueur, The Dream that Failed: Reflections on the Soviet Union (New York: Oxford University Press, 1994).19.

[10] Michael Fitzpatrick, “Why Communism Survived for So Long”, Spiked Review of Books (August 2007).

[11] Bruce Cumings, “Illusion, Critique, and Responsibility: The “Revolution of ’89 in West and East”, në D. Chirot, The Crisis of Leninism and the Decline of the Left, ff. 100-128,

[12] Robert Daniels, The Nature of Communism (New York: Vintage Books, 1962).

[13] Robert Tucker, The Marxian Revolutionary Idea (New York: W.W. Norton, 1969), f. 158.

[14] Maurice Latey, “The General Crises of Socialism”, The World Today (1989), 45, 8-9: 131-134; Misha Glenny, The Rebirth of History: Eastern Europe in the Age of Democracy (London: Penguin Books, 1990).

[15] Milovan Djilas, The New Class: An Analysis of the Communist System (New York: Harcourt Brace Jovanovich, Publishers, 1957).

(Vijon)

August 11, 2017 13:32
Komento

10 Komente

  1. L.H August 11, 13:57

    ‘Pordhe,pordhe moj Dervishe,
    pordhe veshet na gervishte.
    Ti me mire te kishe dhjere
    veshet mos na kishe çjerre’

    Mbaskurantizmit zogolljan e deri ne vitet ’90 per 50 vjet shqipetaret mund te mburren me te vetemin KOMUNIST me origjine shqipetare Antonio Gramshi sot nder me te lerxuarit ne bote nga te kater gjeneracionet si personazh ‘POP’ si Luter kong ,Mrilin Monro.Madona etj…..
    Mund te mburren me riliondasit deri tek Noli Migjerni e tere te rinjte e luftes apo Qemal Stafa ndikuar nga idete komuniste qe propogandoninin idete e revolucioniot francez:LIRI VLLAZERI-BARAZI.
    Mund te mburren me 4-5 intelektuiale perfaqesuar nga Sejfulla Malishova qe kish lexuar e njihte teorine komuniste se sinonim i krishterimit….
    Te konsiderosh dike komunist do te thote ta ngresh ne qiell! ‘Sistemi socialist’ idsh nje pjeseze e te astiuquajtur periudhe tranzicioni pa limit qe tek ne u zbatua qysh ne fillim shume keq jo sipas teorise se baballareve Mark,Engels,Kautski,Breinbshtain e deri tek Lenin apo Trocki po sipas ainjorances e analfabeteve qe nuk perkthenin dot rilinmdasit imagjiono KAPITALION e Marks…

    Reply to this comment
  2. Mali August 12, 04:22

    Titulli nuk shkon. Permbajtja dhe perfundimet qendrojne.

    Reply to this comment
  3. Novruz Taip Vishanji August 12, 05:34

    KARIZMATIK I PANJOHUR

    ishte Enver Hoxha para pushtimit fashist e me vone nazist e deri ne çlirimin e vendit, perfshire edhe luften ndaj bashkepunetoreve “lindore” apo te “botes se trete” kuislingo-antishqiptare me emra ballistesh, zogistesh e social-demokratesh te tipit te cituar nga Michael Fitzpatrck-u i Sheffild-it te viteve 50-te.

    Ishte i panjohur per popullin e gjere sepse, siç mund te ta kete spjeguar Sevua (Tarifa), “llafazani i pa permbajtur” i mire perifrazuar nga Enveri ne veprat e tij, ai (E.H.) ishte gjate gjithe periudhes ne fjale klandestin, edhe kur shkruante ne Zerin e Popullit apo Bashkimi-n, perdorte pseudonim, edhe traktet i firmoste jo me emer, shpesh ne emer te Frontit Demokratik apo te Partise Komuniste.

    Karizma nuk krijohet me fantazma, as per ate mbi 80% te popullsise qe nuk dinte te lexonte e te shkruante ne shqip, qe jetonte ne fshat, e as per pjesen tjeter te popullsise qe jetonte ne qytetet e kohes.

    I njohur per gjithe shqiptaret ishte Fronti Demokratik Nacional Clirimtar dhe Partia Komuniste e kohes, dhe aq. Per me shume njiheshin mire nga shqiptaret, bemat e borgjezise kryesisht feudale, te pasqyruara jo nga shtypi zyrtar i kohes, por nga shtypi klandestin i PK-se dhe Frontit Demokratik, si dhe moria e trakteve te shaptilografuara ne shtypshkronjat klandestine te kohes, dhe po aq domethenes aktet patriotike te guerrilasve e me pas te formacioneve partizane.

    E di ti llapaqeni i Sevos, se ne arkivat e shtetit, gjenden te gjitha traktet e kohes se luftes, nje pjese e te cileve, ne mos gaboj, jane te publikuara ne nje vellim te veçante, ne shqip natyrisht. Aty, duke i lexuar me vemendje, do krijosh mundesine per te arritur te kuptosh, se si e kur “karizmatike” u bene Fronti Demokratik dhe PKSH-ja, dhe jo Enver Hoxha, qe paskerka marre e konsoliduar pushtetin qe ne vitin 1944 me “karizmen” fantazem te tij.

    Eshte emblematik rasti i gjyshit te Mrike Vates (ne art Mimi Kodheli), vetem per te cituar nje shembull, ku ne dy nga traktet e publikuara, demaskohet grabitja e miliona frangave ari, duke spekulluar me grurin e blere nga hambaret serbe, per t’ja shitur shqiptareve me kater pese fishin e çmimit, dhe duke abuzuar me sasine e importuar, ne dem te financave te shtetit post-zogollian te kohes.

    Nuk ishte “karizma” e Enver Hoxhes, qe drejtoi me largpamesi vendin deri ne vitin e mbrapshte 1974, kur antishqiptari serbo-boshnjak Ramiz Alia, duke bashkepunuar me serbo-maqedonasen Nexhmije Xhuglini, arriten ta semurin me diabet (jo melit), per te realizuar planin serbo-grek te eliminimit te tij, dhe kthimit te vendit ne nje drecke te coptuar sipas orekseve te shovinisteve te turnit.

    Behesh qesharak kur kerkon ndihme nga Blendi Zardelia apo me mire Kungulli, qe edhe shqipen e perdor si me te degjuar, apo te renegatit te degjeneruar Kadare, qe na i nxori 60 mije partizanet, si ish studente te kolegjeve italiane, françeze e austriake (!?).

    E di ti realisht sa ishte numuri i studenteve shqiptare, vetem ne Universitetin e Bolognes, 27 per gjithe fillim-vitet e shekullit te kaluar deri ne çlirimin e vendit. Shumezoi keta me pese apo gjashte Universitete te tjera dhe ne numur, nuk i kalojne te 150-200 te tille, Me ndonje rast te rralle, asnje nuk mori pjese ne Luften na-çl te vendit, perkundrazi, ju kundervune Frontit dhe aspiratave per nje te ardhme me te mire te te gjithe shqiptareve. Sepse ishin pjesa me e kalbur e “intelektualeve” te kohes, andaj “karizma” e tyre i shpuri ne pleherishten e historise.

    Ti, birbiluku i Sevo Tarifes, me krizantemine e varrezave gazmore te nje numuri studiuesish te huaj qe kerkon pa shprese tu atribuosh, teori e mendime qe nuk kane te bejne fare me Shqiperine, sepse as e kane njohur e as do mund ta njohin ate (Shqiperine), ne realitetin e saj “si bote e trete” (qesharak deri ne zgermadhje), deri sa miriada e dokumentave historike, nuk do perkthehen ne gjuhet e tyre.

    Sepse ndryshe nga sa ndodhi me perkthimet e “romancave” te Kadarese, me parate e shqiptareve, ne kohen e socializmit real, asnje botues nuk ka interes ekonomik te perktheje p.sh. Traktet e Lufte na-çl shqiptare.

    Por ti, si dobiç i dobishem per antishqiptarizmin, edhe pse percellohesh per te shkruar e folur ne shqip, perfshire studenteve tuaj (te mjeret!), theriti pak trurit dhe behu realist, sepse dokumetat nuk te mungojne. Mirr shembull edhe nga Corbles-i i Laburisteve angleze, qe çuditi boten kur thiri ne ndihme Enver Hoxhen ne shekullin e 21-te.

    Nuk do zgjatem per te te treguar se pse dhe si reformat e ndermarra pas çlirimit ishin dobiprurese per shqiptaret, qe deri pak me pare jetonin te ndrydhur ne kasolle me çerpiç e per dyshek kishin kashten e livadheve te pa punuara e jastek nje cung te shkulur nga rrebeshet e kohes. As per kolektivizimin, as per planet pesevjeçare te kontestuara pafytyrisht nga ata qe i kopjojne deri ne presje ne boten perendimore bashkekohore, as per elektrifikimin e gjithe vendit, as per shkollimin e mbare popullsise, as per trefishimin e popullsise, as per mijera iniciativat mireqenje-sjellese te ndermarra nga pikerisht ai, Enver Hoxha, qe karizmen e fitoi ahere kur i prene jeten ne mes.

    Ishin Ramiz Alia e Nexhmije Xhuglini, qe i dhane fund karizmes se Enverit, pas 74-tres, duke drejtuar vendin ne greminen ku bujton edhe sot, me grabitjen e gjithe pasurise se shqiptareve te krijuar me djerse e sakrifica, te bindur per nje te ardhme me te mire per brezat qe do vijne, duke sjelle amulline, e duke piedestaluar gangstere si Sali Shiqere Mutqenef Berisha me shoke, apo dallkauke hajdute si Ilir Meta, Fatos Nano e i çmenduri me kartele Edi Krista Vares Poetesh Rama e kompani.

    Edhe nje here, Sevo-tarifuc konfucian: mos perdor studime apo thenje te te huajve, duke i kontestualizuar ne realitetin shqiptar, sepse ata as nuk e kane njohur kete vend e as kane per ta njohur siç e njohim ne.

    Reply to this comment
  4. Nadire Vendresha August 12, 10:30

    Habil ke vajtur andej nga kushurinjte tuaj vlonjate qe nuk publikon komentet apo….ke nevoje te te freskoj pak trutharellekun tend?

    Reply to this comment
  5. Rita August 12, 10:36

    Perse gjithe ky mashtrim per te bindur popullin se komunistet shqiptare , lufta kunder okupatorit ,ardhja ne pushtet i okupatorit me emer cuditerisht shqiptaro–sllav ,teoria socialiste u zbatua me te vertete me te njejten kooperim, Se zhvillimi i ngjarjeve e situates ne vendin e shqiponjave ishte gati krejt e njejte si simotrat e vendeve te lindjes !!! Ku jane diferencat ?????? Akuzat me fakte per lufte civile ne te njejten kohe qe zhvillohej dhe lufte per clirimin e vendit nga pushtuesi ????? Apo ajo vjedhje qe ju be klasave te ndryshme ,te pasur e te varfer ,???? E gjithe kjo plackitje pirateske shoqerohej me prerje kokash ,burgime e internime ! Nuk flas per Hungarine apo ish–Cekosllavine por me siguri per ish-Yugosllavine qe keto vjedhje e reprezalje nuk u bene ne popull !! U ndoqen vetem kundershtare te rregjimit e jo vrasje masive pse kishe nje pasuri te rezervuar e te trasheguar ,Per fatin e mire ne Rusi pas dekadash kuptohet e korigjohen gabimet e sistemit socialist duke bere ndryshime e reforma ne ekonomi e duke shpallur dhe fajtorin kryesor per gjendjen e mjere ekonomike te vendit !! Me te drejte Stalini ,dikur fitimtari i luftes u quajt diktator !! Gjirokastriti yne s”ktheu rruge se krimet e vjedhja qe ju krye popullit ishte kolosale e mundesi kthimi jo aq te pamundura se sa frika per nje hakmarrje nga populli qe u zhvat e u vra !! Nostalgjiket mos reagojne se shifrat kane dale se sa kg, e kv, flori jane mbledhur ne popull e sa e sa familje paten nje apo me shume pjestar te vrare apo te burgosur !! Keto pinjolle te diktatures gabojne rende kur krahasojne sistemin diktatorjal te Shqiperise me vendet e bllokut socialist !! Atje ai sistem kishte nje sundim me fytyre njerezore !! Pranohet qe ka diktature te bute e te forte , antinjerezore ,sic e patem ne !!! Nostalgjiket i pyes ,se me kufomen e te ndjerit qe jeta ju shua ne burg mjerisht sistemi yne “”human” c”kishte ???? Pse nuk ja dergonte familjes te kryente ritet e posacme per mmomente te tilla te zeza ??? Por e varroste ne nje grope pa emer .anonim !! Kaq i rrezikshem ishte nje kufome per at sistem “te celikte ku s”i trembej asnje force te huaj ,,as Amerikes madje ” ???? Madje dhe kur i denuari ishte thjesht i denuar ordine !! Guxojne dhe sot te analizojne si nje shtet ligjitim ate sistem sadist , Po ishte legjitim per vete kohen e zgjatjes por i ligjshme me antiligjet qe zbatonte dhe pse shumica e tyre nuk ishin te vendosur ne kushtetute , Mos shikoni jashte kufijve se cfare rhabilitojne e pranojne si te ligjshem ate sistem se kane historine e te drejten e tyre !!! Nuk bejme ne pjese ne ate elite !! Shpirtrat e te ndjereve akoma s”kane marre lehtesim e shpagim e guxoni te quani shtet ligjitim te paligjshmit ?? Ata qe dhe voten e pare e fundit ( me 1991) e moren duke patur kokkurrues veten e tyre ata qe rrafshuan cdo pengese e kundershtim mendimesh !! Shikoni te pastroni politiken e sotme ,te zvogloni korrupsionin e sotem se sistemi i djeshem e ka marre emrin e vulen nga populli !Diktature e shkuar diktature qe ne se kemi nje situate per nje rikthim ( supozim ) do t deshiromin me plot deshire nje okupim te cfaredorshem vec shemtine ,absurditetin ,e diktaturen e gjirokastritit enferr te mos e provjne brezar e ardhem !!!

    Reply to this comment
  6. Rita August 12, 10:44

    Perse gjithe ky mashtrim per te bindur popullin se komunistet shqiptare , lufta kunder okupatorit ,ardhja ne pushtet i okupatorit me emer cuditerisht shqiptaro–sllav ,teoria socialiste u zbatua me te vertete me te njejten kooperim, Se zhvillimi i ngjarjeve e situates ne vendin e shqiponjave ishte gati krejt e njejte si simotrat e vendeve te lindjes !!! Ku jane diferencat ?????? Akuzat me fakte per lufte civile ne te njejten kohe qe zhvillohej dhe lufte per clirimin e vendit nga pushtuesi ????? Apo ajo vjedhje qe ju be klasave te ndryshme ,te pasur e te varfer ,???? E gjithe kjo plackitje pirateske shoqerohej me prerje kokash ,burgime e internime ! Nuk flas per Hungarine apo ish–Cekosllavine por me siguri per ish-Yugosllavine qe keto vjedhje e reprezalje nuk u bene ne popull !! U ndoqen vetem kundershtare te rregjimit e jo vrasje masive pse kishe nje pasuri te rezervuar e te trasheguar ,Per fatin e mire ne Rusi pas dekadash kuptohet e korigjohen gabimet e sistemit socialist duke bere ndryshime e reforma ne ekonomi e duke shpallur dhe fajtorin kryesor per gjendjen e mjere ekonomike te vendit !! Me te drejte Stalini ,dikur fitimtari i luftes u quajt diktator !! Gjirokastriti yne s”ktheu rruge se krimet e vjedhja qe ju krye popullit ishte kolosale e mundesi kthimi jo aq te pamundura se sa frika per nje hakmarrje nga populli qe u zhvat e u vra !! Nostalgjiket mos reagojne se shifrat kane dale se sa kg, e kv, flori jane mbledhur ne popull e sa e sa familje paten nje apo me shume pjestar te vrare apo te burgosur !! Keto pinjolle te diktatures gabojne rende kur krahasojne sistemin diktatorjal te Shqiperise me vendet e bllokut socialist !! Atje ai sistem kishte nje sundim me fytyre njerezore !! Pranohet qe ka diktature te bute e te forte , antinjerezore ,sic e patem ne !!! Nostalgjiket i pyes ,se me kufomen e te ndjerit qe jeta ju shua ne burg mjerisht sistemi yne “”human” c”kishte ???? Pse nuk ja dergonte familjes te kryente ritet e posacme per mmomente te tilla te zeza ??? Por e varroste ne nje grope pa emer .anonim !! Kaq i rrezikshem ishte nje kufome per at sistem “te celikte ku s”i trembej asnje force te huaj ,,as Amerikes madje ” ???? Madje dhe kur i denuari ishte thjesht i denuar ordine !! Guxojne dhe sot te analizojne si nje shtet ligjitim ate sistem sadist , Po ishte legjitim per vete kohen e zgjatjes por i ligjshme me antiligjjet qe zbatonte dhe pse shumica e tyre nuk ishin te vendosur ne kushtetute , Mos shikoni jashte kufijve se cfare rhabilitojne e pranojne si te ligjshem ate sistem se kane historine e te drejten e tyre !!! Nuk bejme ne pjese ne ate elite !! Shpirtrat e te ndjereve akoma s”kane marre lehtesim e shpagim e guxoni te quani shtet ligjitim te paligjshmit ?? Ata qe dhe voten e pare e fundit ( me 1991) e moren duke patur kokkurrues veten e tyre ata qe rrafshuan cdo pengese e kundershtim mendimesh !! Shikoni te pastroni politiken e sotme ,te zvogloni korrupsionin e sotem se sistemi i djeshem e ka marre emrin e vulen nga populli !Diktature e shkuar diktature qe ne se kemi nje situate per nje rikthim ( supozim ) do te deshiromin me plot deshire nje okupim te cfaredor
    shem vec shemtine ,absurditetin ,e diktaturen e gjirokastritit enferr te mos e provojne brezat
    e ardhshem !!!

    Reply to this comment
  7. ELIOT August 12, 11:49

    PRAPE NJE SPIUN I ENVERIT QE NA BEN MORALE … KOMUNIZMIN DIKTTORIAL E QUAN SOCIALIZEM .. MORE SHKOKU LE RROBA DOKU … A E KE TE QARTE NDRYSHIMINE SOCIALES DHE KOMUNIZMT … JO SMA HA MENDJA . NE SOCIALIZEM STE FUT NJERI NE BURG PER NJE MENDIM PER NJE IDE … DHE NJEREZIT E NJHOHIN FJALEN LIBERTE DEMOKRACIE EGALITE … NDERSA NE SOCIALIZMIN E ENVERIT ?????? AS SE NJHTE DHE SKISHIN TE DREHTE TA IMAGINONI…. .. DHE POPULI SHQIPTAR S ISHTE KOMUNIST .DISA KOKA SI QEMAL STAFA MISTO MAME VASIL SHANTO .. KISHIN PAK IDENE … POR JO IDENE ME RRJEP POPULLIN .. JO IDENE ME I FUTUR NJEREZIT NE BURGJE PER DISA MENDIME JO KOMUNISTE … DHE ATO MEDNONI SE POPULLI DO TE JETONTE ME MIRE SE ME ZOGUN ME TURQIT … DHE CFARE BERI ENVERI .. NA IZOLOI NA VARFEROI … DHE PER VET JETONTE SI BORGJEZ .. SI KAPITALIST .. DHE T COBAN SHKO DHE NEJ PRO ME LOOPET ….PRAPEN NEJ DEBILE QE NA CAN TRAPIN ME LLOQE .. NJ TIP I NDYRE QE MUNDOHET TA BEJE MUTIN KOMUNST NE CHOKOLLATA BELGE … DHE I HARRON KRIMET E SOCIALISTEVE KOMUNISTA BURGIMET KOT NGA KOMUNISTA E PA SHKOLLUAR …. SI SKANE TURP KETO TIPA ….. NE GAZETEN PARISIAN KY TIP DO TE QUHEJ NJE BUDALLAH QE SE KA SHOKUN NE BOTE ….. SEPSE BOTA EUROPA I DIN MIRE KRIMET E STALINIT BABAIT TE ENVERIT … BOTA KANE DECUMENTA … DHE UNE I KAM PARE NJA DHJETE HERE NE FRENGJISHTE REALITETIN …. MORE KATUNAR I TRASHE ..

    Reply to this comment
  8. Mehmet Metaj August 12, 12:22

    Çfare eshte ky socializmi shqiptar ? A thua se ne kemi patur vertete nje sistem te stabilizuar socialist kur kete s’e beri dot Rusia etj..keto jane brockulla ala profesorati albanaes pa asnje logjik dhe argument, kjo ngjan aq komike sa vete profesoret tane si autori i ketij pamfleti siocial komunist shqiptar ne kohen tragji-komike te Shqiperise sone te mjere..

    Reply to this comment
  9. Roza August 12, 12:26

    Arrikull me vlera te larta filozofike dhe duhet le lexohet nga intelektuale me nivel te l’arte qe te arrijne te kuptojne thelbin dhe idete e ketij artikulli Madheshtor. Faleminderit gazetes qe boton tr tulle artikuj qe na celin dritare per te qene me realist per realitetin.

    Reply to this comment
  10. antonio salvatores August 12, 15:03

    E nderuara redaksi e gazetes DITA, ju lutem mos botoni artikuj te pa redaktuar, si ky i prof. Tatos Tarifa. Autori, ne kete pjese qe na keni dhene per te lexuar ( se shkrimi mbaron me fjalen: vijon ), per fajin tuaj duket se endet neper faqe te perkthyera,pa sintakse e pa fizionomi mendimi. Persa i takon autorit, do bente mire qe ta lexonte ate qe ka shkruar, para se ta dorezonte ne redaksine tuaj.Persa i perket pjeses interpretuese te riferimeve qe perdor, me le pershtypjen e artkujve te dikurshem te nje tjeter prof. qe ne mos u gabofsha quhet Alfred Uçi. Zoti prof. Fatos ka edhe pasaktesira historike, thote se polaket nuk paskan luftuar gjate luftes se dyte boterore; perfitoj nga rasti ti them se ne Itali bashke me aleatet anglo- amerikane ka qene edhe korparmata e dyte e ushtrise polake 110000 ushtarake qe shkelqyen ne betejen e Montecassino dhe mbeten te vrare 1000 luftetare.Dhe brenda Polonise ka ekzistuar levizja partizane e ushtrise mbreterore dhe vullnetare nga populli qe bene preh edhe per Ushtrine e Kuqe. Persa i perket interpretimeve personale te sistemit komunist ne Shqiperi jam dakord ne vija te pergjitheshme me komentet e mesiperme, prandaj nuk po zgjatem. Kam nje propozim personal per prof. Fatosin, i rekomandoj me modesti, para se te botoje vazhdimin e ketij studimi, ta lexoje edhe njehere dhe po qe se ka maredhenije te mira me prof. Servet Pellumbi, t’ja japi qe ti hedhi edhe ai nje sy(ose po deshi te dyja syte). Veç kesaj mendoj se per te njohur historine e regjimit komunist ne Shqiperi, nuk ka nevoje te hallakatet andej kendej ,me tituj ne inglisht, do t’i mjaftojne, mendoj une, shkrimet e pater Zef Pellumbi dhe te avokat Spartak Ngjela.
    Persa i takon shkrimit shoqerues te prof. Alfred Uçi, verej me keqardhje se eshte per te ardhur keq, edhe ne pleqeri nuk qenka pjekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*