SOCIOLOGËT / Rikthimi i ish-ministrave të Ramës në jetën e egër, shumë i komplikuar dhe traumatik

January 11, 2019 03:20

SOCIOLOGËT / Rikthimi i ish-ministrave të Ramës në jetën e egër, shumë i komplikuar dhe traumatik

 

TIRANË – Sociologë, biologë shqiptarë dhe specialistë të jetës së egër po shprehen gjithnjë e më të shqetësuar mbi procesin e vështirë dhe delikat të rikthimit në habitatin natyral, të plot 8 ministrave të saposhkarkuar të qeverisë së Tiranës.

Sipas sociologut Taqo Mishmashi përveç simptomave standarde të dridhjes së duarve, ecjes në rrugë duke parë me frikë rreth e rrotull dhe kruarjeve të pakontrolluara, ish zyrtarët e lartë kanë probleme me sjelljen standarde të vdekatarëve të zakonshëm.

“Incidenti më i hasur në pacientë të tillë është harresa permanente e marrjes së parave me vete. Çuarja nga kafja pa futur dorën në xhep, përkundrazi, duke pritur që dikush t’u japë një zarf, është një episod i zakonshëm në raste ish ministrash të vërejtura në Panama, Bolivi, Bjellorusi etj,” thotë dr. Mishmashi.

Momente të tjera të sikletshme mund të jenë nuhatja e atmosferës orë e çast, në kërkim të ajrit të kondicionuar; apo rendja më kot drejt të njohurve të vjetër që u kthejnë shpinën, ashtu siç këta bënin sikur nuk i njihnin kur ishin në detyrë, etj, etj.

Nuk përjashtohen simptomat më akute të mospërshtatjes me statusin e ri.

Për shembull, Damian Gjiknuri mund të vijë vërdallë me jelek të verdhë dhe kaskën e muratorëve në kokë, në kërkim të ndonjë shiriti për të prerë apo të ndonjë ndërtimi për të inspektuar.

Por problemi më i madh, thotë biologu Nue Kërbishtja, është pikëpyetja nëse flora e dëmtuar shqiptare i ka kapacitetet për të absorbuar 8 ministra njëherësh, pas dhjetra e dhjetra drejtorëve, oficerëve të policisë, shefave të çdo niveli, që shteti i ka derdhur pa asnjë kontroll në mjedisin e lodhur social.

“Sado pemë të mbjellë Erion Veliaj, ndotja është tejet e madhe,” thotë me skepticizëm Kërbishtja, “sepse kryeministri edhe nëse largohet, shkon e shkarkohet në Surrel, por këta vjen e na i hedh mu në mes të Tiranës”.

“Unë shpresoj që të paktën Niko Peleshin ta zbresë diku afër Korçës, ku natyra nuk është kaq e dëmtuar,” shtoi biologu me përvojë.

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike mjedisore.

January 11, 2019 03:20
Komento

3 Komente

  1. Astrologu-X January 11, 06:00

    Mos jua qani hallin kaloresve qe ju varen kembet! Rama do ti ktheje ne qeverisje ne menyra te tjera te gjithe ish-ministrat dhe sociologet e leshit te eger do te mbeten me gisht ne goje per parashikimet e tyre idioteske. Keshtu menduan sociologet e leshelise dhe shqupise per protestat e studenteve dhe Rama i la me gisht ne b.the.

    Reply to this comment
  2. xxx January 11, 10:09

    Qe te ambientohen me realitetin duhet te patjeter te marrin edhe kolltukun pas bythe

    Reply to this comment
  3. Dashi January 11, 17:23

    hahahaha sa qenkan trash ministrat!!!! Keta edhe ne Alaska t’i cosh, nuk i gjen gjo, bile aty jan tamam ne mjedisin e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*