Sokol Hazizaj: Ky parlament nuk e ka tagrin për Reformën në Drejtësi

November 20, 2015 19:54

Sokol Hazizaj: Ky parlament nuk e ka tagrin për Reformën në Drejtësi

Juristi i njohur Sokol Hazizaj ka folur rrallë në këto kohë, por gjithnjë duke përdorur argumente shumë logjike për mbarëvajtjen e procesit të Reformës në Drejtësi. Për të, Drejtësia duhet të jetë në shërbim të qytetarit shqiptar dhe këtu mbyllet postulati, ndryshe nga si po veprohet. “Draft-reforma në Drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit”, thotë duke theksuar se duhej të ishte publiku aktori i fundit që duhej ta vlerësonte.

Megjithatë, krahas argumenteve të tij, ai shtron dhe një përcaktim, sipas të cilit ky parlament nuk e ka tagrin të merret me kushtetutën, derisa flet vetë që është i inkriminuar.

“Në kuptimin kushtetues, për shkak të asetit të madh ligjor që ka Kuvendi i Shqipërisë, është dhe duhet të jetë faktori kryesor i reformës, por për shkak të vet perceptimit të tij si organ i kriminalizuar, kam opinionin që ky institucion e ka humbur të drejtën e inicimit apo linçimit të këtij procesi”..

Nëse do t’ju bëja një pyetje thjesht teknike në malin e procesit që quhet Reformë në Drejtësi: Nga do t’ja fillonit Ju personalisht reformën dhe nga mund të fillohet?

Hazizaj: Përpara se t’i përgjigjem pyetjes, sqaroj se koncepti im mbi drejtësinë lidhet ngushtë me raportin që krijohet në mënyrë të vazhdueshme midis të Drejtës si koncept ligjor, si ligj i shkruar dhe vlerësimit që ligjbërësi dhe ligjzbatuesi ka mbi të, duke mos e konsideruar Drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit. Në këtë kuptim, çdo reformë nuk mund dhe nuk ka se si të jetë qëllim në vetvete i vetëm dy kategorive të sipërcituara. Padyshim formatimi të drejtës shkruar dhe zbatuar, ekspertimi, shpjegimi apo sqarimi i rregullave ndodh dhe duhet të trajtohet nga ligjbërësi dhe ligjzbatuesit, por interesi thelbësor për të marrë këtë shërbim është i individit dhe shoqërisë.

Po në këtë kuptim, sqaroj se draft-reforma në Drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit. Koncepti im mbi Reformën në Drejtësi bazohet në faktin se porta e vërtet nëpër të cilën kalon dhe duhej të kalonte era e saj është publiku dhe shërbimi ndaj tij, arsye kjo për të cilën reforma duhet të filloj nga të drejtat materiale,  civile, penale, administrative etj, të cilat kanë nevojë të përmirësohen në mënyrë themelore. Përpos këtij ndryshimi konceptesh materiale, padyshim do të dilte nevoja dhe e ndryshimeve kushtetuese.

Për të njëjtën arsye dhe motiv, por parë në vështrim tjetër, theksoj se provokimi i ndryshimeve apo përmirësimi i cilësisë së koncepteve të së drejtës materiale, sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së vendimeve të gjykatave. Sqaroj se perceptimi e ulët i publikut për drejtësinë nuk vjen shumë nga shkaku i vonesës së vendimit, por nga mungesa e arsyes ligjore për të dhënë një vendim të drejtë etj. Thënë më troç, e drejta e individit në vendin tonë nuk ka pengesë themelore procedurën, por vendimin e gjykatës, arsyetimin e dobët të tij, mungesën e argumentit brenda vendimeve të gjykatave, cilësia e dobët e tyre, terminologjia e varfër dhe  pamundësia e palëve për të shkuar te vërtetësia e provës. Ndonëse strategjia e reformës nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin e cituar më sipër, shkaku themelor i reformës kjo duhet të ishte.

Përpos dy dimensioneve të sipërcituara, produkti do të ishte reformimi i institucioneve, që nuk ka lidhje me emrat, por me përgjegjësinë e tyre ndaj shërbimit. Bazuar në analizën e funksionimit të koncepteve të reja të së drejtës materiale, gjetja e rrugëve më të shpejta për të dhënë drejtësi efektive e prodhon vet detyrimin dhe përgjegjësinë, cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, duke ndryshuar dhe defekte procedurale në funksionimin e gjykatave dhe ndryshimin e tyre, apo dhe gjenerimin e gjykatave të reja”.

A mundet që me këtë nivel korrupsioni dhe degjenerimi që ka Drejtësia shqiptare t’ia dalë Reforma?

Hazizaj: Nuk ka gjë që nuk rregullohet, në se ideja mbart në vetvete idealizëm, dëshirë dhe vullnet për të ndryshuar. Perceptimi mbi Drejtësinë e korruptuar vjen nga njëra anë për shkak të defekteve të sipërcituara të gjyqësorit dhe varfërisë konceptuale dhe materiale (si e Drejtë) në shërbimin ndaj publikut, dhe nga ana tjetër për faktin se ligjbërësit dhe zbatuesit e konsiderojnë drejtësinë jo si lojtar në vlerësimin mbi të drejtën ligjore dhe morale, apo si shërbim ndaj publikut, por si privilegj të tyre ndaj publikut dhe të drejtës tyre. Rikonceptimi i pavarësisë së organeve të Drejtësisë vjen si domosdoshmëri kur ndryshon kjo mënyrë e të konceptuarit. Sa kohë politika me qëllim ose jo, nga padija ose jo, përdor, pengon apo intimidon institucionin për ta vendosur në shërbim jo të individit qytetar, por në shërbimin e saj, këtu në vendin tonë nuk do të kenë kuptim institucionet. Për këtë arsye, rregullimi ligjor i vendit, përgjegjësive dhe të drejtave ligjore të çdo institucioni, jo vetëm të organeve të drejtësisë por dhe të organeve të tjera ligjzbatuese, do ta bënte të pashmangshëm reformën institucionale, duke sjell nga njëra anë rritjen e përgjegjshmërisë së çdo organi ligjzbatues ndaj urdhërime ligjore të gjykatës, dhe nga ana tjetër rrit shpejtësinë procedurale të gjykimit duke sjellë uljen e nivelit të korrupsionit.

Cilat janë subjektet që do ta bëjnë këtë Reforme sipas jush?

Hazizaj: Në kuptimin kushtetues, për shkak të asetit të madh ligjor që ka Kuvendi i Shqipërisë, është dhe duhet të jetë faktori kryesor i reformës, por për shkak të vet perceptimit të tij si organ i kriminalizuar, kam opinionin që ky institucion e ka humbur të drejtën e inicimit apo linçimit të këtij procesi. Pra ekziston një handikap shumë i madh midis cilësisë së përfaqësimit dhe aspiratës së deklaruar. Edhe në se do të ndodhë e kundërta, gjë të cilën nuk e besoj, ato pak ndryshime që do të ndodhin, do të deklamohen si produkt shumë i rëndësishëm, por thelbi nuk do ndryshojë asgjë, në mos e kundërta.

Në këtë kuptim, kur organi ligjvënës është vetdeklaruar jo legjitim, i inkriminuar, do të ishte më me vlerë gjetja e një vullneti politik dhe institucional tjetër, qoftë dhe i imponuar nga faktorë të tjerë për të ndryshuar një kuorum ligjesh mbi mënyrën e funksionimit të organeve ligjzbatuese. Ndërsa sa i përket Reformës në Drejtësi, do të ishte me vlerë thjeshtëzimi i marrëdhënieve midis faktorëve dhe aktorëve në Drejtësi, duke organizuar një pyetësor apo rrugë më të thjeshtë komunikimi ndaj tyre mbi çështjet objekt pengese apo të kundërtën në funksionim e të Drejtës dhe organeve të Drejtësisë. Padyshim kjo do të garantonte edhe reflektimin e publikut mbi çështjet e drejtësisë. Organizimi i këtij meeting relation nga çdo institucion në pjesën takuese të veprimtarisë ligjore të tij, si Kuvendi me përfaqësuesit e tij, Këshilli Ministrave, Ministria e Drejtësisë, organet ligjzbatuese që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtën e shtetasve, aktorët në Drejtësi, publiku nëpërmjet testimeve, do të bënte të mundur vet përcaktimin qartazi të udhërrëfyesit të këtij procesi, në mungesën e rolit të Kuvendit të Shqipërisë./BIRN

November 20, 2015 19:54
Komento

2 Komente

  1. Barboon November 20, 21:00

    Sokoli i Partise.Me kujton Kac Islamin apo Skender Gjinushin, ky ish komunist i gatuar nga PPSH.

    —————
    Ne e dime se ky parlament i perlyer ne krim e korrupsion smund te mendohet ose te lejohet te kryeje reforme ne drejtesi.Eshte Hipokrizi, turp dhe imorale.

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani November 21, 19:49

    Ke te drejte barboon se me kryekriminel dhe hajdut bagdadi si saleshqenserbi nga shpella e Viçidolit nuk mund te behet reforme ne drejtesi.Ai i ka shtremberuar te gjithe kelyshet e tij ne kallepin e krimit dhe hajduterise me vulen e sypeshkaqenit dhe mikut Fazlliç me damke.Prandaj edhe duhet larguar nga parlamenti kryekrimineli,ketu jemi dakord.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*