Sondazhi: 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të emigrojnë

August 8, 2018 16:39

Sondazhi: 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të emigrojnë

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe ANYN (Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri) bënë publike Indeksin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri.

Indeksi është pjesë e Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, i cili do të bëhet publik në 12 Gusht 2018, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë.

Raporti, që u përgatit përgjatë një periudhe dy vjeçare me pjesëmarrjen e mbi 15 organizatave të shoqërisë civile rinore, ngre shqetësimin se Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se Rinia nuk është një prioritet për Qeverinë dhe Bashkitë në Shqipëri.

Sipas Raportit, një ndër sfidat madhore të të rinjve në vendin tonë mbetet punësimi.

Rreth 81% e organizatave Rinore deklarohen se nuk kanë mbështetjen e Qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nxitjes së punësimit të të rinjve. Të dhënat më të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipërinë zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve.

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së! Të rinjtë, përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse është shumë e ulët. Në bazë të Raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore. Referuar këtij raporti të rinjtë, po përdoren vetëm si një sfond politik, nuk kanë pjesëmarrje efektive në

politikë-bërje dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetjes së saj.

Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Edhe pse Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ka ngritur zërin për këtë problem thelbësor, Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria pranuan të caktonin vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri. Me përjashtim të Tiranës, Bashkitë e tjera në vend nuk kanë asnjë zë buxhetor specifik për të rinjtë.

Mbi 80% e të rinjve në mbarë vendin pohojnë se ka një mungesë të theksuar të shërbimeve miqësore dhe cilësore për ta. Këshillimi dhe ndihma psiko-sociale falas për gjimnazistët dhe studentët nuk ofrohet në asnjë qytet të Shqipërisë, ndërsa ky shërbim duhet ofruar në Qendrat Komunitare ose Rinore të Bashkive.

Një ndër shërbimet më të kërkuara nga të rinjtë është edhe Karta e Rinore. Në Qershor 2018, Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri protestoi para Ministrisë përkatëse për këtë çështje.

Ndonëse ky premtim është sanksionuar si në Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë në Shqipëri 2015-2020 ashtu dhe në nenin 100 të Ligjit të Arsimit të Lartë, ai mbetet ende i parealizuar, përfundon njoftimi./Monitor

a.s/dita

August 8, 2018 16:39
Komento

6 Komente

  1. Arben August 8, 17:34

    Me duket cudi e.madhe qe qenkan 30% ata qe nuk duan

    Te ikin, I mendoja 10-15%..

    Reply to this comment
  2. Xha Beqo August 8, 17:42

    Te ikin por do vijne pas 48 oresh me bisht nder shale se ne bote ska expresso dhe makiato dhe Pub-e sic do rinia ne Tirane. Ska baballare qe u fusin 10 mije lekeshen neper xhepa qe ti prishin kafeneve. Ne bote ka pune dhe jo pune shteti sic duan shqiptaret.

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen August 8, 18:22

      Xha Beqo , ke thene plotesisht te verteten . Shikojeni gjarperin “Arben” , qe ne cdo fjale qe nxjerr nga goja , (bile kurdohere ngutet te komentoje i pari ) eshte vetem helm dhe koncentrat antikombetar ! Thjesht gjuha e paguar nga sherbimet e huaja antishqiptare !

      Reply to this comment
  3. sapa August 8, 18:14

    Sa me shume te jetojne jashte ata qe ikin aq me shume krahasojne se si funksjonon shteti jashte dhe si ne vendin e krimit dhe fillon NEVERIA.

    Reply to this comment
  4. Lani August 9, 09:35

    Bota nuk eshte fushe me lule.Jashte shtetit rrezikon edhe depresionin.Po e verteta eshte qe mediat jane ne sherbim te klases se korruptuar politike qe propagandojne zbrazjen e vendit.Megjithate dhe kjo ka anen e saj pozitive qe njerezit qe emigrojne do ta shihin qe jashte askush nuk te dhuron gje.Dhe mbase u hapen syte dhe e kuptojne si qendron e verteta.

    Reply to this comment
  5. Doni August 9, 10:31

    Jashte shtetit lokalet jane bosh.Njerezit nuk rrine neper lokale si te ne.Ata kane probleme boll po i kane pak me te maskuara ndryshe nga ne qe i kemi ne drite te diellit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*