Sondazhi: 78% e qytetarëve të Tiranës nuk u besojnë gjykatave

November 22, 2017 15:32

Sondazhi: 78% e qytetarëve të Tiranës nuk u besojnë gjykatave

 

Një sondazh i kryer nga PNUD tregon se shqiptarët sa më shumë kontakte kanë me gjyqësorin, aq më pak besim kanë te drejtësia.

Sondazhi i kryer mbi një kampion prej rreth 1.800 personash sjell në vëmendje se 78% e banorëve të kryeqytetit nuk kanë besim te gjykatat.

“I pyetem njerëzit nëse kanë besim te sistemi i drejtësisë dhe shifrat janë shumë të mëdha. rreth 70% e të anketuarve thanë se nuk e kanë besim te sistemi.

Rreth 78% e të anketuarve në Tiranë u përgjigjën se nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë. Të njëjtën përgjigje kanë dhënë edhe rreth 74% e të anketuarve në zonat jashtë Tiranës. Dhe të shohim një prej rezultateve më interesantë dhe të çuditshëm të sondazhit.

Mendohet gjerësisht se njerëzit nuk i besojnë sistemit pasi nuk e njohin, por e vërtetë është e kundërta. Sa më shumë e njohin sistemin, aq më shumë qytetarët nuk i besojnë atij.

81% e personave që kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë, nuk kanë besim te ai.  Ndërkohë që shifra e atyre që nuk kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë por shprehen mosbesues ndaj tij është 66%,” tha Sinisha Miatoviç, përfaqësues i PNUD

Sondazhi i PNUD ka qëllim të masë aksesin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, veçanërisht atë të shtresave në nevojë.

Gjetjen e tij do të merren parasysh në projektligjin për ndihmën juridike, i cili do të kalojë se shpejti në Kuvend.

November 22, 2017 15:32
Komento

6 Komente

  1. mira November 22, 16:19

    Ne gjykatat shqiptare fiton paraja.

    Reply to this comment
    • spata November 22, 19:01

      mira . Nuk duhesh ta dish pse fiton paraja .Fajin e ka Hasan Zyko Kamberi . E mesuan politikanet e pushtetater se cfare eshte paraja dhe skan ndermend ti largohen vargjeve te Hasanit .Thone qe Sali Digjitali eshte kushuriri i 15 nga gjyshja i Zykos .
      Kujte ti besosh sot . Te gjithe jane bere si jeniceret e perandorise Osmane .

      Reply to this comment
  2. enter"" November 22, 16:52

    22% e tiranes jane avokatet vete, ata po I besojne. Pse jo, e kane ndertuar vete mashtrimin

    Reply to this comment
  3. sapa November 22, 16:56

    Ato 22 perqind jane njerez te prokuroreve dhe gjykatesve hajdute.Dhe keshtuplotesohet 100 perqindshi i qelbesirave.

    Reply to this comment
  4. Na munde Enver ! November 22, 17:11

    78% e qytetarëve të Tiranës nuk u besojnë gjykatave nuk ka rendesi ne se eshte e vertete apo jo
    .
    ajo qe ka rendesi eshte se 100% e shqiptareve nuk i besojne me politikes dhe ambasadave..mike qe bejne ligjin
    .
    jam po aq i sigurte qe mbi 80% e shqiptareve vlersojne me shume kohen e enver hoxhes ( vlersim-jo rikthim) se kete porno-politiken e sotme ku gjithe politikanet dhe paria e tiranes jane koqeprere dhe ju kane instaluar vrimen e Rites
    .
    Te behet gjuetia e shtrigave ndaj gjykatave (dhe mire bejne) para monstrave berish-basha eshte me keq se 7 prilli 1939 apo 2 prilli 1991

    Reply to this comment
  5. Arben November 22, 17:52

    SI KESHTU DMTH 22% U BESOJNE????!!!

    FATKEQESI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*