Sondazhi: A është jeta më e mirë apo më e keqe se 50 vjet më parë?

December 7, 2017 15:40

Sondazhi: A është jeta më e mirë apo më e keqe se 50 vjet më parë?

Pesëdhjetë vjet më parë, bota ishte një vend shumë ndryshe nga sot. Në vitin 1967, Lufta e Ftohtë ishte e tensionuar, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me trazirat e mëdha, lufta në Vietnam po përshkallëzohej dhe Izraeli luftonte Luftën gjashtëditore me fqinjët e saj.

Në ato ditë, dikush që shkonte për të punuar nuk rrethohej nga njerëz që ndiznin telefonat e tyre dhe vendosnin kufje në vesh, ndërsa diçka si interneti ishte plotësisht përtej logjikës njerëzore.

Qendra Kërkimore Pew kohët e fundit ka anketuar 43,000 persona në 38 shtete nëse jeta është më e mirë sot se 50 vjet më parë.

Hulumtimi gjeti se vendet që janë pozitive për gjendjen e tyre ekonomike kanë tendencë të jenë më optimiste sot se 50 vjet më parë.

Kjo mund të shihet në Indi, e cila ka parë që ekonomia e saj po zhvillohet me shpejtësi në vitet e fundit. 17 për qind e njerëzve në Indi thonë se gjërat janë më të këqija se në vitin 1967 ndërsa 69 për qind mendojnë se gjërat janë më të mira.

Koreja e Jugut dhe Japonia, dy vende të tjera që kanë pësuar transformime masive ekonomike në 50 vitet e fundit, janë gjithashtu shumë pozitive.

Në Shtetet e Bashkuara, gjërat janë më të zymta, ku 41 për qind e njerëzve ndjehen më keq sot. Franca dhe Italia janë gjithashtu negative, ndërsa 46 dhe 50 për qind e të anketuarve ndjehen më keq tani sesa në vitin 1967 respektivisht, raporton SCAN.

 

December 7, 2017 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*