Sondazhi, britanikët do të votonin sërish për të lënë BE-në

August 3, 2016 11:40

Sondazhi, britanikët do të votonin sërish për të lënë BE-në

Një sondazh i kryer nga “YouGov” ka arritur në përfundimin se 44 për qind e britanikëve do të votonin sërish për tu larguar nga Bashkimi Europian, nëse referendumi do të përsëritej. Ndërsa 43 për qind u përgjigjën se nuk donin të dilnin nga BE-ja. 30 për qind e të anketuarve ishin të pasigurt ose nuk kanë preferuar që të përgjigjen.

Ky rezultat vjen në një kohë kur në vend është hapur debati nga aktivistët pro BE-së, se britanikët nuk duan ta lënë Bashkimin Europian. Një studim i kryer më herët arriti në përfundimin se mbi 1 milion votues ishin penduar se kishin votuar për tu larguar.

“Daily Express” thekson se këto shifra tregojnë se Britania nuk ka nevojë që të bëjë një referendum të dytë dhe se vendimi i vendit për të rimarrë kontrollin e kufijve të saj dhe për të arritur marrëveshje të reja ekonomike, nuk është lëkundur.

August 3, 2016 11:40
Komento

1 Koment

  1. ??? August 3, 11:46

    44+43+30=113 dhe jo 100%

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*