Sondazhi, gjyqtarët deklarojnë se kanë ndërhyrje nga deputetët

February 15, 2015 13:00 Updated

Sondazhi, gjyqtarët deklarojnë se kanë ndërhyrje nga deputetët

Gjyqtarët deklarojnë se kanë ndërhyrje nga deputetë drejtues të pushtetit lokal, si dhe nga avokatët në dhënien e një vendimi. Ministria e Drejtësisë, duke iu referuar sondazhit të bërë në vitin 2012, bën të ditur se vetë gjyqtarët e pyetur janë shprehur se: “Ndërhyrjet më të mëdha me qëllim ndikimin e vendimit të gjykatës vijnë nga avokatët dhe zyrtarë apo drejtues të pushtetit lokal. Në Tiranë kjo ndërhyrje është më e madhe nga deputetë dhe zyrtarë të lartë”. Ndërsa gjyqtarët rendisin si shkaktar kryesor të dështimit të proceseve “apo zgjatjes së tyre mungesën e dëshmitarëve në gjyq dhe mungesën e avokatëve. Po ashtu një vend të konsiderueshëm zënë edhe arsyet që lidhen me boshllëqe ligjore”. Sakaq, gjyqtarët shprehen se vendimet që merren në shkallën e parë janë në një nivel më të mirë gjykimi. Duke shprehur rezerva për vendimet në shkallën e dytë apo dhe në Gjykatën e Lartë. “Gjyqtarët mendojnë se niveli i gjykimit është më i mirë në shkallën e parë dhe më pas përkeqësohet në shkallën e dytë, për të pësuar një ngritje të lehtë në Gjykatën e Lartë”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë.

February 15, 2015 13:00 Updated
Komento

4 Komente

  1. Arben February 15, 14:09

    AMAN ORE, SA PARA U PAGUAN NGA XHEPAT E TAKSA PAGUESVE PER KETE SONDAZH, SE JUA KISHA THENE UNE ME FIRME E ME VULE KETE GJE, PA SONDAZH FARE.

    Reply to this comment
  2. Lul February 15, 14:12

    Keta gjygjtare dhe deputet per gjynafef qe i kan krijuar popullit ju mjafton nje kafaz me tela dhe nje urdher nga Milazim Krasniqi ….dhe pastaj populli buzeqesh dhe ferkon duart e fitores.

    Reply to this comment
  3. feniks February 16, 00:00

    Gjyqtaret mund te thone cfare te duan,perderi sa asnje prej tyre nuk eshte DENUAR PER CDO VENDIM TE P DREJTE TE DHENE NGA ATA e te rrezuar nje shkalle me larte!!!
    Per nje pension te parakohshem ushtaraku, me kane zgjatur gjyqin ne Shkalle te Pare rreth 4 vjet!
    Dhe ne fund gjyqtari Gentian Medja mori nje VENDIM SKANDALOZ,qe vetem nje analfabet mund ta merrte!
    Te shoh se cfare vendimi do marre APELI,per mua!
    Ky gjyqtar,ne se nuk eshte ANALFABET qe te mos dije te lexoje LIGJET DHE VKM-te,me siguri do jete i PA AFTE ose i URREN ISH USHTARAKET!
    Gjyqtare te tille vegjetojne neper gjykata,sepse ata nuk i kontrollon njeri dhe jane bere si PERENDI!!!

    Reply to this comment
  4. siciltechnoplus February 16, 08:49

    Turp ti vije atij gjyqtari qe pohon se i nderhyet. Ne fund te fundit,vendimin e jep vetem ai dhe vendimi,eshte pasqyra e punes se tij.
    Nese do te vleresosh nje gjyqtar,kontrollo bazueshmerine ne ligj dhe ne prova te vendimit qe ka marre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim