Sondazhi i Eurovizion-it, “Përrallë” e Eneda Tarifës më e votuara

February 15, 2016 22:12

Sondazhi i Eurovizion-it, “Përrallë” e Eneda Tarifës më e votuara

Një sondazh paraprak i 9 këngëve të përzgjedhura nga Eurovizion, ka renditur në krye të listës Eneda Tarifën me “Përrallë”.

Nëntë këngët e renditura në faqen zyrtare të Eurovizionit do të jenë në një garë paraprake mes tyre deri më 28 shkurt në orën 16:00, ku mbyllet edhe procesi i votimit, për të zgjedhur më të pëlqyerën sipas sondazhit.

Kënga e Endeda Tarifës deri më tani kryeson sondazhin, e pasuar nga kënga e Austrisë, Zoe- Loin d’Ici.

“Përralla” e Tarifës, e orkestruar nga Shpëtim Saraçi dhe me tekst e kompozim të Olsa Toçit, arriti të triumfojë kundrejt shumë këngëve të tjera të prezantuara në edicionin e 54 të Festivalit në RTSH dhe do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në maj 2016, në Suedi.

sondazhi

February 15, 2016 22:12
Komento

4 Komente

  1. Adi February 16, 12:47

    mesoni te shkruani shqip, pastaj na jepni lajme

    Reply to this comment
  2. perkthyesi February 16, 13:56

    Deri sa do pritet te shkruhet bukur e qarte gjuha jone e bukur shqipe? Sa per kengen qe i beni reklame, dua te them, se keshtu u tha dhe u fol per kengen e vitit te shkuar, por perfundimin e dine te gjithe, Kenga e Tarifes, ne kendveshtrimin tim, eshte shume e dobet, dhe mundesia e zenies se nje vendi nderi eshte pothuajse zero! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  3. Lida al February 16, 14:34

    Edhe une me ty jam Adi. Ku i gjejne keta gazetare qe nuk njohin rregullat e drejtshkrimit? Cfare kane studiuar e ku? Cdo dite gazetat tona e pothuaj gjithe media nuk shkruajne me standartin drejtshkriomor te gjuhes sone. Le fjalet e huaja qe kane vershuar si kurre ndonjehere. Duajeni gjuhen shqipe, te dashur gazetare, analiste e punonjes te mediave. Mbrojeni, ruajeni,pasurojeni ate se eshte detyra juaj, sot e pergjithmone. Ecni ne gjurmet e Rilindesve tane te medhenj

    Reply to this comment
  4. Mona February 16, 15:14

    Ti e bere edhe lajmin per kengen tone vjet. Pa filluar festivali i dhate vendin e pare, pastaj nje turp me vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*