SONDAZHI i dytë i Kult: PS merr 41%, PD merr 30% dhe AK është pranë 15%

Erion HABILAJ February 4, 2013 13:20

SONDAZHI i dytë i Kult: PS merr 41%, PD merr 30% dhe AK është pranë 15%

Fondacioni Kult me qendër në Tetovë ka publikuar sondazhin e dytë të realizuar në Shqipëri, duke arritur në përfundimin se Partia Socialiste ka thelluar diferencën me Partinë Demokratike.

Kështu, nëse zgjedhjet do bëheshin sot, PS do merrte 41 përqind të votave, kurse PD vetëm 30 përqind.

Ajo që bie në sy është pozicioni i mirë i AK, që i afrohet 15 përqindëve në këtë sondazh.

“Nga data 22-31 janar, zhvilluam sondazhin e dytë të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.

Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza: 1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim, u përzgjodh anëtari i familjes që kishte datëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqësuese të moshave.

Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%,” thanë përfaqësuesit e fondacionit Kult.

Në sondazh janë bërë pyetje edhe për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe 61 përqind e shqiptarëve janë pro bashkimit, përpara se vendi të hyjë në BE.

 

 

Erion HABILAJ February 4, 2013 13:20
Komento

2 Komente

  1. lena December 15, 21:55

    Kam pershtypjen se ky sondazhi eshte i paguar nga AK-ja… rezultatin e PS e kuptojme qe eshte perpara PD-se por te mendosh se AK del 14 perqind duket ca si teper…. gjithsesi zgjedhjet jane afer dhe do e shohim.. nje gje qenka e sigurt qe meta dhe berisha dhe gjithe soji i tyre nuk e kapkan dot PS-se ne zgjedhje….

    Reply to this comment
  2. ciupatriot February 4, 18:33

    qe ak del para pd as qe mos e vini ne dyshim, por ps nuk i afrohet dot parti se e ka treguar veten si parti mjaft e pjekur dhe gati te marre ne dore shqiperine dhe te ndreqi tere paudhesite qe ka bere ky dreq qe ka 8 vjet ne pushtet dhe dreqi kuptohet qe ka per habitat ferrin.prandaj dhe shqiperia po perngjan me te dita dites. por do vije ndryshimi amen dhe per shqiptaret e vuajtur me ne fund dhe dreqin do e hedhim te jetoje i vetem ne ferrin e tij. ps eshte e vetmja rreze drite e shprese e vertete qe do ndryshoje realitetin e pashprese te hidhur vrer qe ka lene pas ky demon antishqiptar(edhe ne fytyre demon tamam duket)_

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*