Shifrat e OECD dhe Gallup: Vlerësimi i publikut shqiptar për Shëndetësinë dhe Arsimin, në rritje. Rezultojmë më jetëgjatët në rajon

July 10, 2020 09:28

Shifrat e OECD dhe Gallup: Vlerësimi i publikut shqiptar për Shëndetësinë dhe Arsimin, në rritje. Rezultojmë më jetëgjatët në rajon

Një ditë më parë, “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) publikoi një raport të detajuar i cili skanon arritjet e çdo vendi në pothuajse çdo fushë, nga ekonomia, tek drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi e shumë të tjera.

Në përpilimin e raportit, OECD është mbështetur në tre burime të dhënash. Në të dhënat e grumbulluara në mënyrë të pavarur, statistikat zyrtare si dhe në sondazhet e kompanisë  “Gallup International”, që analizon përceptimin publik për shumë elementë kyç.

Duke vlerësuar ndryshimet 10-vjeçare, në fushën e shëndetësisë, OECD vlerëson se:

“Në vitin 2019, mesatarisht 52% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor raportojnë se janë të kënaqur me cilësinë e sistemit shëndetësor në vendin e tyre. Kjo është më e lartë se 44% e vitit 2009, por ende më e ulët se mesatarja e vendeve të OECD (69%)”.

Vlerësimi pozitiv i sistemit shëndetësor varion nga më e larta 57% në Kosovë në 46% në Maqedoninë e Veriut, niveli më i ulët.

Raporti tregon se në krahasim me vitin 2009, në Shqipëri ndryshimi është thelbësor. Nëse 10 vjet më parë vetëm 32% e shqiptarëve shpreheshin të kënaqur me sistemin shëndetësor të vendit të tyre, në vitin 2019 janë 53% e shqiptarëve që shprehen të kënaqur me shërbimin që marrin. Në total, ndryshimi është prej 21%.

Ndërkohë, në këtë dekadë, në vende si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vlerësimi për sistemin shëndetësor ka pësuar regres, me përkatësisht 7% dhe 5%.

Sistemi shëndetësor luan një rol kyç edhe në pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje. Një foshnje e lindur sot në Shqipëri do të jetojë mesatarisht 78 vite, gjatë të cilave do të gëzojë shëndet të plotë për 69 vjet (rreth 80 nëse është femër dhe rreth 76 nëse është mashkull).

Kjo është jetëgjatësia më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe me një ndryshim prej plot 6 vitesh mesatarisht, me vendin e fundit që është Kosova.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është ajo që analizon vlerësimin e publikut për arsimin.

Bazuar në të dhënat e “Gallup” për 10-vjeçarin e fundit, OECD vlerëson se: “Më shumë se gjysma e qytetarëve të rajonit janë të kënaqur me standartin e ofruar nga sistemi arsimor. Megjithatë, gjatë një dekade vlerësimi për arsimin ka rënë në shumicën e vendeve me mesatarisht 7%”.

Shqipëria është përjashtimi i vetëm, duke qenë i vetmi vend në rajon ku vlerësimi për arsimin është rritur në 59%, një përmirësim prej 10 pikësh.

l.h/ dita

July 10, 2020 09:28
Komento

7 Komente

  1. Çikllopi July 9, 15:04

    Po pse s’e dinë këta gallofët e GALLUPIT -por jo të SHQUPIT, që neve e kemi shëndetësinë FALAS. Në arsim kemi Turin, Hasanin, Hyseni, Aqifin. Dhe kështu bëji të fala këtyre statistikave pasi dimë të gënjejmë mjaft bukur me to.
    E them dimë si të genjejmë se është një libër i Huff Durell – “How to lie with statistics” (për juve që s’dini). Por duke qenë se na mjafton një llaf i Hasanit në arsim apo një heqje shpretke “falas” nga Hyseni dhe infermier Aqifi, i përshëndesim këta të Gallupit, duke i lënë shëndenë gjer në takimin e rradhës! (Pasi neve ecim me mentalitetin që s’na gjen gjë, s’ka gjë, s’i bëri gjë (shprehje spitali kjo), hajt se këtu jemi, po ku i kuptonii juvee këto që ne jemi shumë mirë).

    Reply to this comment
  2. xxx July 10, 09:53

    “lajmet” qe botojne kalamajte e DITAs gazetare e redaktore me jete interneti 🙂

    Reply to this comment
  3. ypsiloni July 10, 13:25

    dy nga sektoret qe vuajne shume keq me 30 vjet qe gjoja demokraci (diktature e rinovuar) skandal ne te dyja keto sektor jemi ne

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi July 10, 14:17

    Natyrisht, pergjigjet mbi arsimin jane pozitive, sepse arsimi po bie dita me dite poshte e me poshte, dhe kjo u mundeson nxenesve dhe studenteve te marrin deftesa dhe diplloma me sa me pak mundim! E si te mos jene ata perhere e mw tw kenaqur me kwtw gjendje rehatie!?!

    Reply to this comment
  5. Arben July 10, 15:18

    Nga fitorja në fitorje

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic July 10, 19:29

    Shendetsi falas e kishim nje here dhe nuk e deshem. Tani ta mbajm me shendet, kete qe kemi.
    Ju kujtohet Ylli Vejsiu ku thoshte”Ne kapitalizem edhe zogu kendon me para.”
    Tani juve doni edhe kapitalizem,pore edhe kapitalizem me ligjet e Xhaxhi Enverit Harrojeni keto.!

    Reply to this comment
  7. Krist July 10, 19:36

    Dikur,ne kohen e Dulles,kur mileti nuk kishte buke,qumeshtin e merrje vetem po te shkoje ne oren dy te nates,mishin,vezet,djathin,gjalpin e merrnim me tallona,Sofokli Lazeri,na vjen prej botes se madhe me cmimin nderkombetar te vendit te ushqyer me mire,ne bote.Kjo diplome qe na solli Sofokliu (jo ai i Greqise se vjeter,por ai i Enverit),i eklipson te gjitha sondazhet e halldupeve e OECD dhe Gallupeve qe na tregoni ju ,me siper.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim