Sondazhi i IPR/ E majta fiton zgjedhjet me 51 %, Elbasani fitohet 8 me 6

Redaksia Online June 17, 2013 20:53

Sondazhi i IPR/ E majta fiton zgjedhjet me 51 %, Elbasani fitohet 8 me 6

Sondazhi i IPR Marketing, i fundit për këto zgjedhje, arrin përfundimin se më 17 qershor, koalicioni i majtë ka 51 përqind, kurse koalicioni i djathtë ka 45 përqind. Në këtë mënyrë është ngushtuar diferenca mes dy kampeve, pasi më përpara, koalicioni i majtë ishte tetë pikë përpara, tani është gjashtë pikë përpara.

LSI ka 5.7 përqind, kurse FRD merr 2.5 përqind, duke njohur të dyja si parti rënie të lehtë.

Sondazhi i kompanisë IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora News, për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, që ka shumë ndikim në rezultatin zgjedhor, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 51 përqind, kurse koalicioni i djathtë merr 45 përqind.

Në total koalicioni i majtë merr tetë mandate në Elbasan, kurse koalicioni i majtë merr gjashtë mandate. LSI merr një mandat brenda koalicionit të majtë.

Sondazhi nga kompania IPR Marketing është realizuar me një mijë të pyetur në Elbasan dhe 1500 të pyetur në rang kombëtar. Sondazhi është realizuar përmes telefonatave. Marzhi i gabimit është 2.5 përqind. Sondazhi është realizuar në datat 13- 15 qershor dhe nuk ka matur ndikimin që do ketë në Elbasan hapja e tunelit që lidh këtë qark me Tiranën.

Në total janë femrat më të pavendosura, pasi 50.6 përqind e tyre nuk e kanë vendosur votën.

Kurse sa u përket moshave, janë të rinjtë ata që janë deri më tani më të pavendosurit.

Në total 46.6 përqind e moshës nga 18 deri në 34 vjeç thonë se nuk e kanë vendosur votën e tyre.

Ndërkohë janë 31.8 përqind e moshës nga 35 deri në 54 vjeç që nuk janë të vendosur akoma. Ndërsa ata që janë mbi 55 vjeç, janë më të vendosurit, pasi vetëm 22 përqind e tyre janë të pavendosur.

Nga të pavendosurit, 19.1 përqind kanë votuar në vitin 2009 për Partinë Demokratike, kurse 10.6 përqind kanë votuar për Partinë Socialiste. Ndërkohë 67.4 përqind e të pavendosurve nuk kanë votuar në vitin 2009

Redaksia Online June 17, 2013 20:53
Komento

16 Komente

  1. safiri June 17, 21:26

    po kjo ferma ç’do ketu se s’e kuptoj. Hiqeni se late nam. Kjo e ilustron lajmin???

    Reply to this comment
    • ALMA June 18, 00:03

      FITORJA E SE MAJTES NE ELBASAN NUK DISKUTOHET, DO TE JETE NJE FITORE E MADHE SIC DO TE JETE NE GJITHE SHQIPERINE NGA VERIU NE JUG!

      Reply to this comment
    • BESMIRI June 18, 00:04

      Jam i sigurte qe qytetaret e Elbasanit do te bejne zgjedhjen e duhur do te votojne Partine Socialiste me 23 qershor sepse e dine edhe ato se eshte e vetmja shprese per te ndryshuar vendin.

      Reply to this comment
    • SONI June 18, 00:06

      BRAVO ELBASANI EDHE NJE HERE TJETER TREGOVE SE DI TE BESH ZGJEDHJEN E DUHUR, DI TE ZGJEDHESH TE MIREN NGA E KEQJA, E DI MIRE QE DUHET VOTUAR PARTIA SOCIALISTE!

      Reply to this comment
    • LEZHA CITY June 18, 00:08

      JO VETEM NE ELBASAN DO TE FITOJE E MAJTA POR NE GJITHE SHQIPERINE NGA VERIU NE JUG SEPSE SHQIPTARET E KANE KUPTUAR MIRE SE CILA ESHTE PARTIA QE NA JEP SHPRESE PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE

      Reply to this comment
    • gjyshja June 18, 07:26

      Fitoren e Partise Socialiste as qe e diskuton njeri,ajo madje do jete nje fitore me shifra me te thella se ne sondazh.Edhe per Elbasanin rezultati i PS me mandat deputetesh do jete edhe me i thelle.Populli i Elbasanit por edhe i gjithe Shqiperise eshte ekstremisht i pakenaqur nga ky regjim mbytes i Saliut.

      Reply to this comment
    • fino alla fine June 18, 07:35

      Saliu eshte i marrë fund,kete te diel ai do marre edhe goditjen finale nga populli.Votat kunder tij do vershojne lume ne cdo cep te shqiperise.E katandisi kete vend simos me keq kjo monster ndaj askush nuk e qas me kete qeveri te tij,nje qeveri hajdute nje qeveri qe vret edhe njerez madje.PS merr e vetme 74 deputete,pasi te gjithe do votojne PS.

      Reply to this comment
    • gigi buffon June 18, 07:42

      Ky sondazh ka marshin e vet te gabimit.Ka pasur njerez qe nuk jane prononcuar por qe tendenca e tyre eshte te votojne majtas per faktin se vendi po kalon nje gjendje tejet te veshtire,pra nje njeri i logjikshem do te ishte per rotacion si shkak i keqqeverisjes 8 vjecare.Gjithashtu PS kesaj radhe do marre edhe ato vota te shperndara ne 2009 neper partite opozitare te cilat me pas i derguan ato tek Saliu,prandaj kesaj radhe opozitaret do votojne vetem PS.

      Reply to this comment
      • MALAGATA June 18, 09:47

        FITORJA E SE MAJTES ESHTE E PADISKUTUESHME!!
        NUK KA SALI BERISHE TA NDALE RILINDJEN!!
        TA LARGOJME KOMUNISTINE FUNDIT!!

        Reply to this comment
  2. Erti June 17, 21:49

    Fitooooore Fitoooore

    Mirupafshim Katragjyshi

    Reply to this comment
    • gertjan June 18, 07:31

      Nje gje eshte e sigurt rrëzimi i Saliut.Te gjithe ne zgjedhje ne 23 qershor te votojme masivisht kunder kesaj qeverie.Fitorja e opozites edhe me e thelle.madje PS e vetme do marre mbi 70 deputete.Ndryshe nga 2009,ne 23 qershor i gjithe populli i cili eshte pro rrëzimit te kesaj qeverie do votoje PS e vetem PS,asnje force tjeter qoftë kjo edhe opozitare.

      Reply to this comment
    • sh.taras June 18, 07:49

      Popull jemi te vetedijshem se me 23 qershor Saliu do humbe,humbja e tij eshte e pashmangshme.Mirpo qe kjo te realizohet me se miri ne populli opozitar i shumte ne numer per 1001 arsye duhet te veprojme ne kete menyre diten e zgjedhjeve.E para,duhet te shkojme te gjithe ne votime madje te marrim edhe nje person me vete dhe e dyta duhet te votojme vetem nr. 29 pasi vetem PS eshte opozita e vertete ajo qe per hir te pushtetit nuk ben pakte e pazare.E provuam ne 2009 teksa Iliri i coi votat tona te majta tek Saliu,nuk duhet perseritur me ky gabim.

      Reply to this comment
  3. Aldi June 17, 21:53

    Nje saktesim redaksise heren e kaluar diferenca ka qene 7 %

    Reply to this comment
  4. Boca June 17, 21:57

    A NUK ESHTE TURP QE AKOMA GJYSMA E POPULLSISE VOTON NJE KRIMINEL! Nuk u lodh ky popull budalla me nje te semure qe ka 22 vjet qe tall b…. me jeten dhe atdheun tone?
    Si mund qe pas gjithe ketyre qe kemi perjetuar akoma njerezit mendohen, ke te zgjedhin? Ti thuash njerezve ja ujku dhe te pyesesh ku jane gjurmet, vetem nje budalla i lindur e ben. Te votosh akoma pseudodemokratet mafjoze e kriminel eshte turp per cdo njeri. Dhe te tille nuk jane vetem Saliu, por e gjithe qeveria dhe parlamenti i tij.

    Reply to this comment
  5. Blendi June 18, 05:49

    Keto sondazhet tek ne jane kot. Nuk ben dot parashikime ne Shqiperi, ku njerezit kane frike te flasin se terrorizohen nga pushteti, ku ata detyrohen te votojne me force per qeverine dhe ku marzhi i gabimit eshte me i vogel se marzhi i vjedhjes se votes nga Sala!

    Megjithate rezultatet sec bien edhe ere manipullim. Ne fillim thuhet qe diferenca ne vote midis kampeve eshte e madhe, pastaj vjen e zvogelohet me kalimin e kohes deri sa ne finish del i pari Sala. Pra nje trend qe ne pergjithesi ne boten e qyteteruar eshte normal, kjo pasi ne fund te fushates mobilizohen ne pergjithesi pjesa gri e elektoratit, pra te pavendosurit deri atehere.

    Ky lloj trendi nuk mund te jete normal tek ne, ku kjo pjese gri pothuaj mungon. Njerezit e dine prej kohesh nese do te votojne edhe ne kete rast per ke force politike. Prandaj edhe rezultatet e sondazhit me duken si manipulime qe duan te perligjin ne fund nje fitore te mundshme (te vjedhur) te Sales, sipas Motos: e tregoi edhe sondazhi qe qeveria ia doli ne finish si ne te gjithe boten demokratike.

    Tung,
    Blendi

    Reply to this comment
  6. kevi June 18, 13:30

    E sigurte qe ne Elbasan e majta mer 8 mandate, sepse Elbasni me shume se cdo qytet tjeter mbeshtet Skuadren e Rilindjes sepse kerkon me shume investime per Elbasnin me shume punesim qe ky qytet te mas vazhdoi akoma te jete qyteti me papnuesin me te madhe ne shqiperi. Rilindje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*