Sondazhi i IPR: Koalicioni i majtë merr 46 %, koalicioni i djathtë 44 %

May 2, 2013 21:29

Sondazhi i IPR: Koalicioni i majtë merr 46 %, koalicioni i djathtë 44 %

Sondazhi i parë për këto zgjedhje është prezantuar nga IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët e kanë ndjerë shumë krizën ekonomike. Po ashtu shumica e tyre janë të pakënaqur me qeverisjen.

Ndërkohë vetëm 28.9 përqind thonë se zgjedhjet do i fitojë koalicioni i Berishës. Kurse 45.6 përqind thonë se do fitojë koalicioni i Edi Ramës. 24.9 përqind thonë se nuk e dinë.

Ndërkohë koalicionin e majtë e votojnë 46 përqind, kurse koalicionin e djathte 44 përqind.

PD është me një pikë përpara PS-së. LSI merr 5.5 përqind, kurse FRD dhe AK marrin nga 4.8 përqind.

 

Rezultatet për votimin

Koalicioni i Edi Ramës- 46.0 përqind

Koalicioni i Sali Berishës- 44.0 përqind

 

PS-36.0 përqind

LSI-5.5 përqind

PSD-1.0 përqind

 

PD- 37 përqind

PR- 1.5 përqind

PDIU- 1.5 përqind

 

FRD- 4.8 përqind

AK- 4.8 përqind

 

Në krahasim me 4 vjet më parë, si jetohet

50.6 përqind thonë se jetohet më keq.

20.3 thonë se jetohet më mirë.

27.3 përqind thonë se janë në të njëjtën mënyrë.

 

Problemet më urgjente në Shqipëri

65.5 përqind thonë papunësia.

33.2 përqind thonë korrupsioni.

24.6 përqind thonë zhvillimi ekonomik.

24.6 përqind thonë varfëria.

20.2 përqind thonë rrogat dhe pensionet e ulëta.

19.5 përqind thonë shëndetësia.

 

Në drejtim të bashkimit me Kosovën:

65.5 përqind janë pro.

29.1 përqind janë kundër.

5.6 përqind thonë nuk e di.

 

Ju do preferoni që mes Shqipërisë dhe Kosovës të kishte:

61.1 përqind duan një integrim të fortë ekonomik dhe doganor.

27.1 përqind duan një shtet federativ/bashkim.

11.8 përqind thonë se nuk e dinë.

 

Sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet pjesë e BE?

51.8 përqind thonë se është shumë e rëndësishme.

32.1 përqind thonë se është e rëndësishme.

10.5 përqind thonë se është pak e rëndësishme.

4.2 përqind thonë se nuk është aspak e rëndësishme.

 

Si e vlerësoni punën e qeverisë në fushën e politikave ekonomike

48.2 përqind e vlerësojnë negativisht.

33.9 përqind e vlerësojnë pozitivisht.

14.1 përqind as pozitivisht, as negativisht.

3.8 përqind nuk e di.

 

Si e vlerësoni punën e opozitës nën drejtimin e Edi Ramës

Pozitivisht- 31.5 përqind

Negativisht- 37.2 përqind

As pozitive, as negative- 21.1 përqind

 

Kush do fitojë zgjedhjet e ardhshme?

Koalicioni i Sali Berishës- 28.9 përqind.

Koalicioni i Edi Ramës- 45.6 përqind.

Nuk e di- 24.9 përqind

 

May 2, 2013 21:29
Komento

12 Komente

  1. kris May 2, 21:38

    Shikoni ministrate deputetet e PD.Genjeshtare qe nuk u ben syri terr, njerez pa pike personaliteti,hajdute me cizme,servile te dores se pare.me vjen keq per Kadillin,gjysherit dhe prinderit i kish njerez te larte qe kurre nuk lejuan te keqperdoreshin.Njerez te kohes se Berishes.

    Reply to this comment
  2. iliri May 2, 22:20

    Me gjithe perpjekjet e sondazhisteve te Rames nuk po del dot te fitoje Rama.
    Kete sondazh e ka porosite Rama por nuk po i del llogarija mire rrezikziut
    Realiteti do dale qe PD do fitoje te pakten 8% me shume se Ps si koalicione

    Reply to this comment
  3. Elisi May 2, 22:30

    SONDAZHI eshte i komisionuar nga SALI Berisha sepse heren tjeter do te dali qe PD del perpara. Kjo eshte enjejta skem si ne 2009 kur heren e pare i jepet avantazh opozites qe te krijohet besueshmeri dhe me pas del qeelimi i vertet qe eshte legjitimi i vjedhjes se zgjedhjeve permes hutimit me sondazhe te manipuluara.

    Reply to this comment
  4. Lam Kreka May 3, 00:39

    i nderuari moderator,publiko edhe sondazhin e “Balkanweb”

    Reply to this comment
  5. Lam Kreka May 3, 00:41

    I nderuari moderator,publiko edhe sondazhin e “Balkanweb” por.edhe te tjere nese ka!

    Reply to this comment
  6. china May 3, 04:45

    Ora News eshte televizion me orientim te hapur proqeveritar.Edhe une si Elisi kam dyshim se do ndodhi e njejta gje si ne 2009.Per mua PD nuk mer as 25% te votave.Po pergatitet vjedhje e madhe dhe zgjedhjet do jene me probleme.ZOTI NA RUAJT

    Reply to this comment
  7. elio May 3, 06:02

    Ky sondazh eshte qesharak, me keq se ata te zaloshnjes…Nashi na doli Televizioni Ora dhe Instituti IPR (kush eshte ky institut???) i Ylli ndroqit, qe na tregon se me ca telefona do beje sondazh…..pa, absolutisht , asnje lloj profesionalizmi…qesharak…

    Reply to this comment
  8. BAY AREA Ca. May 3, 06:55

    Sondazhi eshte i pa sakte. Nuk perfshihet pyetja kryesore qe eshte : Sali Berisha dhe stafi i tij me mitingash te PD, a do t’i vjedhin zgjedhjet ?. Kjo pyetje qarteson te gjithe procesin e votimit dhe kush eshte fituesi i tyre.

    Reply to this comment
  9. Daniel May 3, 07:44

    Shqiperia eshte ne diktature pluraliste. Lufta e re ,e klasave ,kush eshte me PD,ka te drejte pune, ka tmeruar qytetaret,te cilet mendojne dhe hezitojne te dalin hapur ,ne mendimin e tyre. Ndaj ata 44% te djathte qe i dalin sondazhit,do treten pergjysem,e tjeter raporte do te dalin.

    Reply to this comment
  10. Kreshniku i Partise May 3, 07:47

    Sondazhet porositen nga njerezit ne pushtet.Edhe kesaj here te fitoje Sali Berisha dhe pastaj me mire ta haje dreqi kete vend,jo se nuk e ngrene deri tani,por nese e vjedhe edhe nje here pushtetin Sali Berisha, ky popull duhet te marri arratine dhe te zhduket nga ky vend.Vendi ka nevoje per rotacion sidoqe te kete punuar qeveria.E mira eshte qe rotacioni te behet cdo 4-ter vjet,por kur kane kaluar 8-te vjet dhe vendi vec ne tatepjete ka rene ne cdo gje ,rotacioni eshte i domosdoshem.

    Reply to this comment
  11. Dr. John May 3, 08:15

    Rama ka bere nje gabim qe mund ti rezultoje fatal atij vete por edhe PS. Ai duhet te pranonte bashkpunimin me AK sikur edhe jashte koalicionit. Nuk kishte arsye Rama qe ta quante “sorre” shqiponjen. Ai thjesht tregoi frike me sulmin qe filloi ti bente AK. AI thjesht tregoi se paska pasur shume nevoje per disa vota plus nga AK per te garantuar fitoren pa shume telashe. Kur Rama pranoi ti jepte pjesen me te madhe te tortes LSI tradhetare qe e la ate ne opozite per 8 vjet atehere nuk kishte pse ta anashkalonte dhe ta sulmonte AK. Ky sulm nuk ishte ne interes te PS sepse nuk i dihet se cfare behet pas zgjedhjeve. A nuk ishte LSI qe beri koalicion pas-zgjedhor me PD dhe e la Ramen ne opozite? A nuk ishte Rama qe edhe atehere e kujtoi se LSI sdo merrte asnje vote? Por faktet dolen ndryshe nga cfare mendoi Rama. Dhe ja ku jemi te perqindjet tashti. Matematika eshte shkence ekzakte dhe mesa duket Berisha e njihka me mire matematiken se sa Rama, nderkohe qe ky i fundit duhet te kete qene shume i dobet ne matematike ne shkolle. Ata qe e njohin mire matematiken e dine se MINUS e MINUS rezulton ne PLUS. Ose po te zevendesojme PLUS me MIKUN dhe MINUS me ARMIKUN kjo mund te shprehet me popullorce qe ARMIKU i ARMIKUT tim eshte MIKU im. Keshtu meqe AK e shoqeroi qe ne lindje kauzen e vet me luften pa kompromis kunder Berishes atehere per Ramen AK duhet te ishte partia MIKE. Me sulmin qe filloi kundra AK Rama thjesht sulmoi nje MIK dhe i ra vetes. Per Ramen do ishte taktike me e mire injorimi AK se sa sulmi ndaj saj. Ne kete situate elektorati ose ish-elektorati AK mundet shume mire te rri ne shtepi dhe mos dale fare ne votime sepse AK kishte nje fasho elektorati qe ishin te zhgenjyer nga te dy partite: si nga PD ashtu edhe nga PS pra kunder sistemit qe ngriten keto dy parti. Dhe ky elektorat shpjegohet shume mire ne kete sondazh dhe eshte pikerisht pjesa qe nuk eshte shprehur per asnje koalicion dhe per asnje parti. Pra Rama nuk diti ta luaje mire kete loje. Sondazhet e ardhshme do tregojne me shume.

    Reply to this comment
  12. gjergj paluca May 3, 10:55

    ky sondazh ka si qellim te paraqes gjoja sikur jane afer-afer…. diferenca me gjithe kete rrenim te vendit do jete shume e madhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*