Sondazhi i KE: Shqiptarët, populli më mosbesues ndaj njëri-tjetrit në Europë

May 25, 2018 09:48

Sondazhi i KE: Shqiptarët, populli më mosbesues ndaj njëri-tjetrit në Europë

 

“Burri kur jep fjalën therr djalën”, “Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then”.

Prej shekujsh besa e shqiptarëve ka qenë një nga karakteristikat kryesore, që ka kushtëzuar dhe zhvillime të rëndësishme historike. Por, tashmë karakteristika e besës është kthyer në një mit. Realiteti qëndron ndryshe, teksa nga anketa për Cilësinë e Jetës së Europës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rezulton se shqiptarët janë populli më mosbesues i Europës.

Në anketën e zhvilluar për Cilësinë e Jetës nga Komisioni Europian një seksion të veçantë e zinin edhe çështjet e besimit dhe tensionet sociale. Duke filluar që nga marrëdhëniet ndërpersonale dhe deri tek ato institucionale si qeveria, parlamenti, sistemi ligjor apo media, shqiptarët janë shprehur mosbesues (besim i ulët).

Për  pyetjen A mund të thoni se pjesa më e madhe e njerëzve mund të besohen apo se nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm në marrëveshje me njerëzit?”,  Shqipëria shënoi pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 5.2 pikë, ku rekordin për besimin ndaj njërit tjetrit e kanë Danimarka dhe Finlanda. Në rajon, pas nesh, më pak besim tek njërit tjetri e kanë maqedonasit, me 3 pikë dhe më të lartë turqit, serbët e malazezët. Interesante është që në rastin e Shqipërisë, besimin më të ulët e shfaqin ata që janë në punë (2.3), ndërsa të papunët priren të besojnë më shumë tek njëri-tjetri (2.5).

Problemet me besimin shkojnë përtej marrëdhënieve ndërpersonale. Mosbesimi është i lartë edhe te institucionet. Edhe për sa i përket besimit te parlamenti, Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.6 pikë.

Sistemi ligjor gjithashtu ka reflektuar mungesë besimi. Në  të gjithë Europën, shqiptarët kanë treguar se kanë besimin më të ulët, me 2.7 pikë.

Ndryshe nga sa më sipër, për sa i përket besimit në media, edhe pse më i ulët se mesatarja europiane, ai është më i lartë se në vendet fqinje si Maqedonia dhe Greqia, ku janë shënuar pikët më të ulëta në Europë. Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë, ndërsa mesatarja europiane shënoi 4.8 pikë.

Besimi në polici ka shënuar 5.6 pikë, më ulët se mesatarja e europiane prej 6.4 pikësh. Vendet si Finlanda, Danimarka apo Austria reflektojnë besimin më të lartë në polici, ndërsa më të ulëtin Maqedonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Ndër vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Maqedonia dhe Shqipëria kanë reflektuar besimin më të ulët ndaj qeverisë. Në Maqedoni besimi në qeveri shënoi 3.5 pikë, ndërsa në vendin tonë 3.8 pikë. Besimi është shumë më i lartë në vendet e tjera të rajonit, madje më lart se mesatarja e Bashkimit Europian. Në Serbi, besimi te qeveria shënoi 5.1 pikë, në Malin e Zi 5.3 pikë, ndërsa në Turqi besimi te qeveria shënoi 6.2 pikë.  I ulët ka qenë besimi edhe tek qeverisja lokale, ku në Shqipëri shënoi 3.9 pikë nga 5.6 që është mesatarja e BE-së.

Për sa i përket besimit në sistemin bankar, Shqipëria ka të njëjtin nivel si mesatarja e Bashkimit Europian me 4.9 pikë. Vendet kandidate kanë reflektuar besim të lartë tek bankat krahasuar me vendet anëtare të BE-së që u prekën më së shumti nga kriza financiare e vitit 2009 si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia.

Kënaqësia me gjendjen aktuale të ekonomisë  është e dyta më e ulët në Europë, me 3.1 pikë. Më e ulëta është në Greqi, shteti që ka kaluar një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, me 2.4 pikë. Në Shqipëri, besimin më të ulët e kanë të papunët, me 2.9 pikë.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016- mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista./ Monitor

l.h/ dita

May 25, 2018 09:48
Komento

6 Komente

  1. Dash May 25, 10:07

    Presim komente expertesh…kam peshtypjen se me te pakenaqurit jane ata qe jane me mire ,,….te cuditshem , ne konfuzion total ???

    Reply to this comment
  2. Arberi May 25, 10:21

    Sic thuhet ne rezultatet e anketes, besimin me te ulet ndaj njeri tjetrit e shfaqin personat qe jane ne pune.
    Kapiteni i mire duket ne furtune, thote nje fjale, dhe ketu tregohet qarte karakteri i shqiptareve. Shto ketu edhe nivelin mesatar te te ardhurave qe as minimal nuk mund te konsiderohet gje e cila e shton presionin dhe tabloja kompletohet.
    Sa per fjalen jashte cdo aresyeje qe shqiptari therka femijen kur premton dicka, ndoshta do ishte me e pershtatshme fjala tjeter:

    Burri qe eshte burre, kurre nuk thote kurre ….

    Reply to this comment
  3. Achaia May 25, 11:19

    Shumë e vërtetë,këtë e vërteton fare thjeshtë duke ndjekur fushatën publicitare të Albtelekom.

    Reply to this comment
  4. Pabesia filloi me ishKomunistin “doktor professor “ Berishen May 25, 11:54

    Besa u they Atje ku ka lindur ne Tropoje.Ne vitin 1992 e mori per siper Sali Belisha me tropojanet e vet. Pastaj u pasta me Xhuvelin dhe shoket e tjere, Pastaj u be fenomen mbar kombetar. Pastaj mbas pabesise u instalua hajduteria dhe mashtrimi,vjedhja . U ngriten ne institution nag Pd dhe klanet e saj Lsi Meta nag Skrapari hajduti me cizme Ka 27 Vjet we pabesia,baza e pamorlashme e qeverive te pas 1990 eshte cimentuar nag kriminelet politikane ! Vetem nee diktature Ligjore e miratuar me refendum popullor mund ta rrezoje sitemin e kalbur moral she kriminal mafios the politikaneve shqiptare the sotem, Jane the gjithe te pabese the pandershem me detyren we u besotted nga populism! Si Mund to besohet shteti ketyre politikaneve kriminel ?! Faktet jane kokeforte nuk mungojne per 27vjet tranzicion !

    Reply to this comment
  5. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni May 25, 14:07

    Koncepti i beses ekziston vetem ne shoqeri ku mbizoteron pa-besia.

    Shoqeri te tilla me baze klanore, si burim kryesor jetese kane plackitjen e cila shkakton nje zinxhir vrasjesh midis klaneve rivale.

    Per te evituar vrasjen nga anetaret e klanit rival meshkujt vete-burgosen neper kulla ngujimi, por here mbas here u duhet te dalin perkohesisht nga ngujimi per te kryer disa rite kulturore, si p.sh. varrosjen e nje pjesetari te familjes, dhe ne funksion te ketij “arm-pushimi” te perkohshem eshte shpikur koncepti i “beses”. I ngujuari i lyp “besen” klanit me te cilin eshte ne gjak qe te mos e vrasin gjate kesaj periudhe te shkurter.

    Keshtu qe besa eshte nje dritare e perkohshme normaliteti ne nje bote anormale.

    Ndersa shprehja “kur Shqiptari jep fjalen, therr djalen”, i perket nje kulture ekstremisht te kundert, ku mbajtja e fjales cohet ne ekstrem.

    Reply to this comment
  6. Kasandra May 25, 18:52

    Çfarë tregojnë sondazhet evropiane!?
    Sondazhet evropiane janë të pafuqishme dhe bëhen të pabesueshme kur mohojnë vlera historike shqiptare si “Besa” dhe “Besimi” me interpretime jashtë sferës së veprimit të tyre. “Besa” dhe “Besimi” i shqiptarëve vazhdojnë të jenë në fuqi edhe sot në kohët moderne si fortesë e ligjeve. Besnikëria e palëkundur e popullit shqiptar dhe e drejtuesëve të tij ndaj partnerëve tanë të mëdhenj apo të vegjël është një nga treguesit se “Besa dhe Besimi” nuk kanë qenë mit, as nuk janë mit, por një kod i jetës morale dhe juridike shqiptare brenda dhe jashtë territoreve shqiptare, p.sh., besëlidhjet shqiptare për çlirim kombëtar dhe shoqëror e vërtetojnë këtë që sot përgojohet nga ca aparatçik për të zhvlerësuar përpjekjet mbarëshqiptare për realizimin e ëndërrës tonë më të madhe, bashkimin e trojeve shqiptare brenda kufijëve tanë etnikë. Kurse Evropa e shkeli premtimin e saj për vetëvendosjen e popujve pas Luftës së Dytë Botërore dhe sot e shtynë krijimin e një mundësie të tillë. Rezultatet e këtij sondazhi dhe deklarata skeptike e Z. Gunther Khrishbaum janë parathënia e moshapjes së bisedimeve me BE-në në Qershor. Shtyrja dhe ngadalësimi i integrimit në BE nuk i ndihmon shqiptarët e coptuar në gjashtë shtete të përparojnë dhe u jep të drejtën të vazhdojnë pa pushim rrugën historike alternativë me mjetet që ofron koha.
    Fatkeqësisht sondazhet evropiane duket sikur bëjnë bilancin e punës pas rënies së “dominosë” shqiptare. Rënia qe fatale, u rrafshua çdo gjë e mirë dhe e bukur. Forcat e ngritjes së rendit të ri demokratik me ndihmën dhe këshillat e aleatëve të tyre të huaj e vazhduan shkatërrimin ekonomik dhe shoqëror edhe më pas. Kush i përkrah edhe sot ata?! Evropa bën deklarata dhe sondazhe që tregojnë varfërimin e mëtejshëm dhe pakësimin e shqiptarëve dhe hesht për faktorët historikë që e përkeqësojnë këtë gjendje nën goditjen e faktorëve keqdashës të brendshëm e të jashtëm. Arsyet politike dhe teoria e dështuar e shtetit shumëkombësh nuk i zgjidh padrejtësitë kombëtare në rastin e Ballkanit. John Kerry ka thënë për konfliktin Izrael-Palestinë më 28/12/2016 se nëse nuk ndërhyn kur e di situatën… që sjellë konflike më të mëdha, e lejon atë të përshkallëzohet, se “Tani është koha të ngrihesh për çka është e drejtë”. Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*