Sondazhi II i Piepolit: E majta fiton 60 %, Rama lideri më i besuar

June 5, 2015 18:48

Sondazhi II i Piepolit: E majta fiton 60 %, Rama lideri më i besuar

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, pro koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votonin 60 % e votuesve me të drejtë vote. Ky është një nga konkluzionet e sondazhit të dytë të bërë në bashkëpunim mes Institutit italian Piepoli dhe A1 Report. Sondazhi i Institutit italian Piepoli në bashkëpunim me A1 Report është bazuar në anketimet e 800 votuesve në rang kombëtar dhe 500 votuesve për bashkinë e Tiranës më 28 maj. Sondazhi i parë i bërë publik më 20 maj nga A1 Report nxirrte fitues të majtën në rang kombëtar me 58.5 %, ndërsa në kryeqytet fitues dilte Veliaj me 52 %. Anketimet për sondazhin e parë janë bërë më 15 maj.

Sondazhi II: Bie pritshmëria për punë nga kryebashkiakët, rritet furnizimi me ujë

Krijimi i vendeve të reja të punës është pritshmëria më e madhe kryeqytetasve për kryebashkiakun e ri. Por në krahasim me sondazhin e parë, kjo pritshmëri ka rënë me 2 pikë të cilët i kanë shkuar në rritjet pritshmërisë për furnizimin me ujë. Ky është konkluzioni pas anketimit të bërë në lidhje me pyetjen se cilat janë problemet më të mëdha që presin qytetarët nga Kreu i ri i Bashkisë. Pas vendeve të punës kërkohet ulje e ndotjes e më pas shkolla e çerdhe.Ndryshimet e tjera për pritshmërinë ndodhen në tabelën e mëposhtme.

Sondazhi II: Nëse zgjedhjet do të ishin sot, e majta fiton me 60%

Duke bërë edhe një krahasim me zgjedhjet e 2013­s dhe me sondazhin e parë, rezultatet e dyta të anketimit të Institutit italian Piepoli nxjerrin si fitues të majtët me 60 %, ndërsa të djathtët do të merrnin 38 %. Sipas sondazhit të dytë e majta jo vetëm që njeh rritje në krahasim me vitin 2013, por rritet me 1.5 pikë edhe në krahasim me sondazhin e parë të realizuar më 15 maj dhe i bërë publik më 20 maj në A1 Report. E ndërsa e majta rritet në krahasim me sondazhin e parë, koalicioni i djathtë njeh ulje me 1.5 pikë.

Besimi te liderët, sondazhi II:  Rritet besimi te Rama e Bashab

Kryeministri Rama është lideri ku kanë besim pjesa më e madhe pas qytetarëve shqiptarë, të cilët janë pyetur për të 4 emrat. Pas Ramës renditet Meta, Basha dhe në fund Berisha. Ajo çfarë dallon nga sondazhi i parë është rritja e besimit për kryeministrin Rama dhe kreut të PD me 3 pikë, ndërsa Berisha dhe Meta kanë qëndruar në njëjtin nivel besueshmërie. Pëlqimi si lider, Sondazhi II: Rama 27 pikë para Bashës Një tjetër pikë ku është ndalur Institutin Italian Piepoli gjatë sondazhit në Shqipëri është edhe vlerësimi për kreun e qeverisë dhe të opozitës, ku dukshëm Rama ka më tepër vlerësime. Por ndryshe nga sondazhi i parë Basha ka një vlerësim në rritje duke ngushtuar nga 28 pikë diferencën 27 me Ramën.

Sondazhi II:

46 % e të anketuarve sërish vlerësim të dobët për kreun e PD 46 % e të anketuarve të Institutit Italian Piepoli e kanë vlerësuar si të dobët punën e Bashës në krye të opozitës. Mdryshimi i vetëm nga Sondazhi i parë është se është ulur me 1 % numri i të anketuarve që e kanë vlerësuar si të mjaftueshme punëne mërë dhe është rritur me 1 % vlerësimi për punë pozitive në krye të PD. 27 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 24 % prej tyre e kanë vlerësuar si të mirë. Ndërsa 3 % e të anketuarve nuk kanë dhënë opinion.

Sondazhi II : Rritet vlerësimi i punës për kryeministrin Rama

Pyetja e parë të cilës i janë përgjigjur të anketuarit e Institutin Italian Piepoli ka qenë vlerësimi për punën e bërë nga kryeministri Rama në këto 18 muaj qeverisje. 53 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si një punë të mirë, 21 % mjaftueshëm, 25 % si punë të dobët. Krahasuar me sondazhin e bërë publik më 20 maj, Rama është rritur me 2 % të njerëzve që kanë vlerësim të mirë të punës së tij.

June 5, 2015 18:48
Komento

4 Komente

  1. Zogu June 5, 18:59

    Lum ai qe e beson……! Ne keto vitet e fundit jemi varferuar dita dites por besimin tek lideret tane te shtrnjte si Berisha Rama Meta Basha nuk e kemi humbur asnjehere. Perkundrazi i vleresojme ata si lideret qe ju kemi besuar jeten e femijeve tane,hahahahahaha….! Kur e mendoj edhe nje here nuk eshte fare per te qeshur por eshte per te qare me lot !

    Reply to this comment
  2. info-analitike June 5, 19:17

    Tani i paska ardhur radha Bolinos te mbushe kutite se perndryshe i thote “ciao” fondeve dhe favoreve qeveritare.

    Reply to this comment
  3. robert June 5, 19:18

    E di qe e ke mire ti Zogu i Kur…..s

    Reply to this comment
  4. aqo June 6, 03:54

    O Robert,shikoi emrin ” zog” dhe vari qillon,kur thote labi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*